MIRËSI ËSHTË SJELLJA E MIRË

MIRËSI ËSHTË SJELLJA E MIRË

0 1408

عَنْ النَّوَّاسِ بْنِ سَمْعَانَ  عَنْ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: “الْبِرُّ حُسْنُ الْخُلُقِ، وَالْإِثْمُ مَا حَاكَ فِي صَدْرِك، وَكَرِهْت أَنْ يَطَّلِعَ عَلَيْهِ النَّاسُ”.
رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:2553].
وَعَنْ وَابِصَةَ بْنِ مَعْبَدٍ  قَالَ: أَتَيْت رَسُولَ اللَّهِ فَق ﷺ َالَ: “جِئْتَ تَسْأَلُ عَنْ الْبِرِّ؟” قُلْت: نَعَمْ. فقَالَ: “استفت قلبك، الْبِرُّ مَا اطْمَأَنَّتْ إلَيْهِ النَّفْسُ، وَاطْمَأَنَّ إلَيْهِ الْقَلْبُ، وَالْإِثْمُ مَا حَاكَ فِي النَّفْسِ وَتَرَدَّدَ فِي الصَّدْرِ، وَإِنْ أَفْتَاك النَّاسُ وَأَفْتَوْك”.
حَدِيثٌ حَسَنٌ، رَوَيْنَاهُ في مُسْنَدَي الْإِمَامَيْنِ أَحْمَدَ بْنِ حَنْبَلٍ [4/227]، وَالدَّارِمِيّ [2/246] بِإِسْنَادٍ حَسَنٍ.

Nevas ibn Semani, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mirësi është sjellja e mirë e mëkat ajo që të bren në zemër dhe nuk dëshiron të ta shohin njerëzit.”
E shënon Muslimi [numër 2553].
Ndërkaq Uabisa ibn Mabedi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, rrëfen: “Vajta tek i Dërguari i Allahut ﷺ i cili më tha:
“Erdhe të më pyesësh për mirësinë?’ Po, – i thashë. Më tha: “Pyete zemrën tënde. Mirësi është ajo me të cilën të qetësohet shpirti dhe zemra e mëkat ajo që të bren në shpirt dhe ta ngacmon kraharorin, edhe nëse njerëzit të thonë ndryshe.”
Hadith hasen. E kemi transmetuar nga musnedët e dy imamëve: Ahmed ibn Hanbelit [4/227] dhe Darimiut [2/246], me zinxhir të mirë transmetuesish (isnad hasen).

Dobit e Hadithit:
1) Vepra të mira e të këqija kryhen në raport me Allahun e madhëruar dhe me krijesat e tij.
2) Besimtari i cili ka zemër të pastër e të shëndosh, e brenë mëkati në shpirt.
3) Besimtari e uren një mëkat, i cili shfaqet e bëhet në pranin e të tjerëve.
4) Mirbërësit i qetësohet shpirti e zemra, pasi që i kryn e i realizon ato vepra.
5) Mëkat është ajo e cila e brenë shpirtin, e nguron gjoksin e vepruesi e uren shfaqjen e tij.
6) Lejohet ti referohemi zemrës për fetva e gjykim në rast se plotësojmë tri kushte:
a)Në rast se nuk ka myfti, i cili është i ditur e dhënë për gjykim.
b)Në rast se qështja është e pa qartë dhe e dyshimt.
c) Në rast se personi është i përqëndruar në fe e i drejt.

Pershtati Vedat Skenderi

HADITHI I NJËZET E SHTATË

GJITHASHTU NË ALBISLAM