KINI FRIKË ALLAHUN DHE JINI TË SJELLSHËM

KINI FRIKË ALLAHUN DHE JINI TË SJELLSHËM

0 1091

Amanet: kini frikë Allahun dhe jini të sjellshëm.

عَنْ أَبِي نَجِيحٍ الْعِرْبَاضِ بْنِ سَارِيَةَ  قَالَ: وَعَظَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَوْعِظَةً وَجِلَتْ مِنْهَا الْقُلُوبُ، وَذَرَفَتْ مِنْهَا الْعُيُونُ، فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! كَأَنَّهَا مَوْعِظَةُ مُوَدِّعٍ فَأَوْصِنَا، قَالَ: “أُوصِيكُمْ بِتَقْوَى اللَّهِ، وَالسَّمْعِ وَالطَّاعَةِ وَإِنْ تَأَمَّرَ عَلَيْكُمْ عَبْدٌ، فَإِنَّهُ مَنْ يَعِشْ مِنْكُمْ فَسَيَرَى اخْتِلَافًا كَثِيرًا، فَعَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ الْمَهْدِيينَ، عَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ، وَإِيَّاكُمْ وَمُحْدَثَاتِ الْأُمُورِ؛ فَإِنَّ كُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ”.
رَوَاهُ أَبُو دَاوُدَ [رقم:4607]، وَاَلتِّرْمِذِيُّ [رقم:266] وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

Ebu Nexhih Irbad ibn Sarije, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë:
“I Dërguari i Allahut ﷺ na këshilloi me disa fjalë që na i tronditën zemrat e na i përlotën sytë. Atëherë ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, ndaj na porosit!” Ai tha: “Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që jeton më gjatë nga ju do të shohë kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase çdo bidat është lajthitje.”
E shënojnë Ebu Davudi [numër 4607] dhe Tirmidhiu [numër 266], i cili thotë se ky hadith është hasen-sahih.

Dobit e Hadithit:
1) Vlera e këshillës dhe se ajo rëqeth zemrat dhe i rrjedh lotët, e këshilluesi duhet ti zgjedh fjalët e temën që trajton në vendin edhe kohën e duhur.
2) Të kërkuarit porosi, a këshilla nga dijetarët, në raste që ka nevojë ose ndonjë shkak tjetët, p.sh. kur udhëton dikush.
3) Porosia e pejgamberit a.s. i përfshin katër baza:
a) Devotshmëria ndaj Allahut xh.sh.,
b) Dëgjimi dhe respektimi i udhëheqësve,
c) Të kapurit pas sunetit dhe sunetit të halifëve të drejt, Ebu Bekri, Omeri, Uthman dhe Aliu (radijAllahu anhu),
d) Kujdesi nga bidatet në fe.
4) Pohimi i udhëheqësisë së robit.
5) Respektimi i udhëheqësit, ka të bëj me respektin e ligjeve sheriatike të një shteti islam, përderisa nuk është mëkat e të jenë ato ligje në dobin e njerëzve.
6) Edhe halifët kanë sunete e tradita që duhet pasuar, me dëshmin dhe fjalët e Pejgamberit a.s. psh: Ezani i parë ditën e Xhuma është suneti i Uthmanit (radijAllahu anhu).
7) Të kapurit fortë pas traditës e sunetit të Pejgamberit a.s. dhe të halifëve në çdo kohë sidomos në kohët e sprovave.
8) Të gjitha bidatet në fe janë devijim dhe se nuk ka ndahet bidati i mirë e i keq.

HADITHI I NJËZET E TETË

Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM