LE TË FLASË MIRË AI QË BESON ALLAHUN DHE DITËN E FUNDIT

LE TË FLASË MIRË AI QË BESON ALLAHUN DHE DITËN E FUNDIT

0 1907

Le të flasë vetëm mirë ai që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ t أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: “مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاَللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيَقُلْ خَيْرًا أَوْ لِيَصْمُتْ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاَللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيُكْرِمْ جَارَهُ، وَمَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاَللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيُكْرِمْ ضَيْفَهُ”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:6018]، وَمُسْلِمٌ [رقم:47].

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”

E shënojnë Buhariu [numër 6018] dhe Muslimi [numër 47].

Dobit e Hadithit:

1) Fjalët ndahen në tri lloje: a) të mira (urdhërohemi me të) b) të këqija (ndalohemi prej saj) c) të kota (është më e dobishme të lihen).

2) Fjalët e mira janë dy lloje: a) të mira në vet fjalën (dhikri, urdhërimi në të mirë) b) të mira në qëllimin e asaj fjale (fjalët që fusin gëzim te bashkëbiseduesi p.sh. interesimi për gjendjen e të sëmuarit etj) …

3) Fqinjësia konsiderohet dhe përcaktohet nga vendi dhe adeti, po ashtu edhe sa duhet të nderohen fqinjët përcaktohet nga adeti dhe vendi përshkak që urdhëri është i përgjithshëm dhe nuk është përcaktuar nga feja.

4) Detyrohemi t’i nderojmë fqinjët.

5) Detyrohemi t’i nderojmë mysafirin me atë që konsiderohet nderim sipas adetit dhe vendit ku jetojnë.

6) Mysafir konsiderohet ai i cili vjen nga jasht vendit dhe të synon ty në vizitë, kuese ai i cili jeton në vendin tënd nuk konsiderohet mysafir, por konsiderohet vizitues.

7) Obligimet ndaj mysafirit janë: a) pritja, b) të ushqyerit dhe fjetja një dite dhe një natë, dhe jasht kësaj konsiderohet mirësi e jo obligim.

HADITHI I PESËMBËDHJETË

Përgatiti: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM