MEDITIME KURANORE – 106

MEDITIME KURANORE – 106

0 1131

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf; 18).

Gjuha i posedon dy të meta të mëdha, nëse robi i Allahut shpëton prej njërës e ka vështirë të shpëtoj prej tjetrës. Ato dy të meta janë; E meta e të folurit dhe e meta e të heshturit. Ka mundësi secila me qenë më mëkatare se tjetra në kohërat e tyre.

Ibn Kajimi, rahimehullah Xhevab el Kafij; fq.161

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.” (Kàf; 32-33).

Kush kthehet prej veprimit të mëkatit si pasoj e frikës nga dënimi i Allahut, i tilli llogaritet i penduar. Kush kthehet prej veprimit të mëkatit si pasoj e trupit nga Allahu, i tilli llogaritet i sinqertë. Kush kthehet prej veprimit të mëkatit si pasoj e madhërimit të Allahut, i tilli llogaritet se e ruan besën që ia ka dhënë Allahut.

Ibn Alan, Delilul Felihin; 1/90

3. Nëse muslimani sëmuret, vëllezërit e tij musliman e vizitojnë atë, nëse bëhet i varfër ata i ndihmojnë, nëse ky ju bën mirë ata e falënderojnë, nëse dikush i bën padrejtësi këtij ata i dalin në mbrojtje, nëse ky bëhet i padrejtë ndaj dikujt ata e këshillojnë, krejt këto ndodhin ngase feja e tyre është këshillë dhe urdhërim pêr të mirë dhe ndalim nga e keqja.

A nuk ka thënë Allahu, në suren el Huxhurat, se; “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (na Zoti).” (Huxhurat; 10).

Ali Tantavi, Fusul Fi da’veti vel Islah; fq.89

4. Me të vërtetë Islami nuk e ka lënë në dorën e muslimanit të zgjedh apo jo për bashkimin me vëllezërit e tij në fe. Por e ka bërë këtë bashkim vëllezëror një prej gjërave më madhore dhe parësore të kësaj Feje.

Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (na Zoti).” (Huxhurat; 10).

Ali Tantavi, Fusul Fi da’veti vel Islah; fq.286

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ”E kush i shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim.” (Ali Imran; 185). َ

Rruga për në Xhenet është e vështirë, por nëse tregohesh i durushëm në vështirësitë e saj do të arrish kënaqësitë e përjetshme. Kurse, rruga për në Xhehenem është e lehtë dhe e lezetshme për nefsin, por kur tvjen koha me kalu në botën tjetër, zhduket lezeti i saj dhe lehtësia e saj, pastaj pason mjerimi i përjetshëm.

Ali Tantavi Nur ve hidaje; fq 240

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM