MEDITIME KURANORE – 112

MEDITIME KURANORE – 112

0 1074

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase Allahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).” (Enfal; 53).

Argumenton se me të vërtetë Allahu, xhele ue ala, ia humb begatitë dikujt prej njerëzve si shkak i kryerjes së ndonjë mëkati.
Allahu nuk ua humb ndonjë begati askujt derisa ata të bëhen shkaktarë për humbjen e atyre begative si shkak i kryerjes së mëkateve dhe si pasoj vjen dënimi i Allahut duke ua humbur ato begati dhe duke i privuar ata nga ato begati.

El Kusabi , Nuketul Kuran; 1/473

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai.” (Nurë; 35).

Medito! Sa njerëz janë privuar nga kjo dritë e udhëzimit, edhe pse ata janë më të zgjuar(talent) se ti!
Më shumë lexojnë se ti!
Janë më të fuqishëm se ti!
Janë më të pasur se ti!
Megjithatë Allahu të veçoi ty prej tyre me këtë dritë të udhëzimit!
Andaj, kujdesu fortë dhe ruje këtë dritë të udhëzimit që ta ka dhuruar Allahu, derisa të vij dita e gjykimit, edhe pse Allahu edhe pêr ditën e gjykimit, tha: “Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as atta që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim; 8).

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne do t’i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk ekuptojnë ata.” (A’raf; 182).

Sufjan eth Theuri, rahimehullah, ka thënë; “Do t’ia plotësojmë atyre të mirat një pas një dhe do t’i privojmë ata nga falënderimi(ndaj Allahut për ato mirësi-begati).”

Esh Shukr, të Ibn Ebi Dunja; fq.41

4. Medito rreth asaj se si Allahu, xhele ue ala, pasiqë që ceku në ajetin Kuranorë disa gjëra të këqija që vepruan Jehuditë, tha;
E ata që bënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).” (A’raf; 153).
Allahu së pari i zmadhoi të këqijat e tyre e pastaj e pasoi me mëshirën e Tij të madhe që t’ia bëj me dije krijesave të Tij që sado që të këqijat (mëkatet e vepruara) të shumohen dhe të jenë të mëdha, le ta dinë se mëshira e Allahut është më e madhe se ato(nëse ata pendohen prej tyre dhe i kthehen Allahut).”

Tefsirul Kevashij

5. Herem Ibn Hajan dilte nganjëherë në mbrëmje dhe thërriste me zë të lartë duke thënë; Quditem me ata që e synojnë Xhenetin dhe flejnë!? Dhe quditem edhe me ata që i frikësohen hyrjes në Xhehenem dhe flejnë!? Pastaj, lexonte fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?” (A’raf; 97).

Et Tahvif min en Nar; fq.21

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM