NJOHURI KURANORE – 30

NJOHURI KURANORE – 30

0 2435

1. Është cekur gomari në Kuran në dy vende, në cilët sure dhe ajete gjendet kjo përmendje?

– Në suren Nahl, ajeti nr.8; “Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.”

Dhe në suren Lukman, ajeti 19; “Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.”

2. Në gjuhën e cilit profet është ajeti Kuranor;

“Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.”

Në gjuhën e Hudit dhe Nuhit alejhimu selam.

3. Gjendja e të djathtëve (es’habul jemin) është përmendur në tre vende në një sure, cke suren dhe ajetet?

– Në suren el Vakia, ajeti; 27,90,91.
Ajeti, 27;
“E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?”
Ajeti; 90 dhe 91;
“Po në qoftë se është nga të djathtët?
Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).”

4. Cili ishte ajeti i fundit që zbriti?

– Fjala e Allahut;

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.”
(Maide; 3).

5. Fjala e Allahut;

“Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).”
Në cilin sure u cek ky ajet duke përmendur edhe nr të ajetit?

– Në suren el Hixhër, ajeti nr.99

6. Fjala e Allahut;

“Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato.”
U cek kjo fjalë e Allahut në dy sure, përmendi suret dhe ajetet?

– Në suren Ibrahim, ajeti nr.24

“Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.”
Dhe suren Nahl, ajeti nr.18

“Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.” (Nahl; 18).

7. Fjala e Allahut;

“Kush vjen me një (punë) të mirë.”
Është cekur në tre sure, ceki suret dhe ajetet?

– Në suren el En’am, ajeti nr.160;

“Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.”
Në suren En Neml, ajeti nr.89;

“Kush ka bërë vepër të morë, ati do t’i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.”
Dhe në suren el Kasas, ajeti nr.84;

“Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa a që paraqitet me punë të këqija, do t’i jepe dënim vetëm aq sa e ka merituar.”

Ali Abdulkadir el Murejshid
Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 878

0 1087