MEDITIME KURANORE – 115

MEDITIME KURANORE – 115

0 1187

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t’u ditur te Allahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se Allahu është furnizues, mbizotërues.” (Hadid; 25).

Ka rregulla se si të triumfoj e vërteta. Ajo nuk ndihmohet të fitoj me injorancë dhe me epsh e padrejtësi. Ajo(e vërteta) ndihmohet me dituri, drejtësi dhe urtësi. E kush nuk ngadhnjen me të vërtetën mos ta fajsoj askë pos vetes së tij, ngase problemi është tek thirrësi apo personaliteti i tij e jo tek haku (e vërteta).

Muhamed el Gazali

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).” (Hadid; 13).

Metodologjia e tyre(e munafikëve) gjithnjë ka qenë mi tradhëtu muslimanët në dunja dhe shpërblimi do të jetë sipas llojit të veprës. Nuk do gjejnë dritë por do gjejnë para vetes së tyre zjarr.

Shejh Dr. Nasir Ibn Sulejman el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.” (Hadid; 6).

Nëse realisht e beson fuqishëm këtë porosi Kuranore, a thua vallë guxon të mbash në gjoksin tënd gjëra që nuk i do Zoti yt!? Po të ishe musliman si duhet, nuk ka mundësi ta bësh një gjë të tillë! Andaj, fillo pastro gjoksin tënd nga syefaqësia, urrejtja ndaj muslimanëve, xhelozinë, mllefin, ngase dihet fare mirë që Allahu Din çdo gjë që ke në gjoksin tënd.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Hadid; fq 373

4. Allahu, xhele ve ala, ka thënë; “S’ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe sinqerisht japin për hirë të Allahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.” (Hadid; 18).

Për t’u realizuar ky premtim i Allahut, duhet plotësuar patjetër dy kushte; 1. Sinqeriteti me Allahun (kryerja e veprës me sinqeritet) dhe 2. Pasimi i sunetit (të kryhet vepra sipas udhëzimeve të resulullahut, salallahu alejhi ue selem). Kurse ai që bën syefaqësi në vepra, ai nuk bën pjesë dhe është larg këtij premtimi Hyjnorë!

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Hadid; fq.392

5. Ibrahimi alejhi selam, tha; “E me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. (Merjem: 4).

Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, ka thënë; “Dmth, jam krenarë dhe i lumtur për lutjem time drejtuar Ty edhe nëse nuk më dhuron atë që kërkoj në lutje.” Ed durrul Menthur; 5/480

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM