MEDITIME KURANORE – 116

MEDITIME KURANORE – 116

0 775

1. Medito rreth jetës së pejgamberëve të Allahut dhe njerëzve të mirë, do të shohësh mësime dhe suksese të arta në jetën e tyre edhe pse ata nuk ishin prej të pasurëve, në ato kohëra jeta ishte më e vështirë e jo sikur në kohën që jetojmë ne sot. Andaj, kapu fortë pas mësimeve dhe sukseseve të tyre dhe duke medituar fjalën e Isait alejhi selam, i cili tha duke përkshruar veten e tij dhe duke falënderuar Zotin; “(Zoti im) Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë!” (Merjem: 31).

Shejh Dr Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ajo (Merjemja), vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.” (Merjem; 17).

Ajo vendosi perde apo mbulesë ndaj adhuruesve që ishin në Kuds, e çfarë është gjendja e disa vajzave tona të cilat nuk vendosin hixhab (mbulesë) as para të prishurëve në moral!?

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.” (Kàf; 33).

Fudajl Ibn Ijadi , rahimehullah, ka thënë; “Fjala është për besimtarin i cili i kujton mëkatet e tij kur është vetë (në vetmi) dhe bën istigfar (kërkon falje dhe pendohet tek Allahu për mëkatet).”

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah, ka thënë; “Këtu hyn edhe besimtari i cili e përmend Allahun në vetmi(kujton Madhërinë e Allahut dhe takimin me Allahun ) dhe sytë e tij lotojnë.”

Tefsir Ibn Kethir; 7/406

4. Tërheqja e vërejtjes për veprimin e mëkatit dhe rrugët që të shpiejnë në mëkat është e qartë në librin e Allahut; “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat; 12).

Nëse muslimani dyshon apo e paragjykon vëllain e tij, atëherë një gjë e tillë e shpie atë që ai t’ia zbuloj të metat e tij , e nëse ia zbulon dhe ia shpalon të metat e vëllait të tij, atëherë ai e përgojon atë.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 2/121

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe më inspiroqë të bëj vepra të mira.” (Ahkaf; 15).

Nuk u mjaftua me kaq, por tha; تَرْضَاهُ “(Vepra të mira) që i pëlqen Ti.”

Pra, këto janë synime madhore dhe qëllime me sinqeritet ndaj Allahut.

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM