THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 26

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 26

0 1239

1. “Jeta është sipas fundit të saj dhe vepra është sipas përfundimit të saj. Kush e prish abdesin para selamit (në namaz), është e pavlefshme ajo që ka kaluar nga namazi i tij. Kush e prish agjërimin para perëndimit të diellit, agjërimi i tij është humbur (i prishur). Si dhe kush vepron keq në fundin e jetës së tij, do ta takojë Zotin e tij me atë gjendje.” – Imam Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

2. Një njeri i tha Sufjan Eth-Theurit, Allahu e mëshiroftë: “Më këshillo!”

I tha: “Puno për këtë botë aq sa ke për të qëndruar në të, si dhe puno për ahiretin (botën tjetër) po aq sa ke për të qëndruar në të. Dhe paqe!” – [El-Hilje (e përpunuar), 400/2]

3. Nga porositë e Lukman Hakimit drejtuar birit të tij: O biri im, dy gjëra mos i përmend asnjëherë:

•Keqbërjen e njerëzve ndaj teje;

•Bamirësinë tënde ndaj njerëzve.

4. “Çdo begati që nuk të afron kah Allahu i Madhëruar është bela.” – Ebu Hazim El-E’arexhi, Allahu e mëshiroftë

5. “Morali i mirë i zmadhon veprat edhe nëse janë të vogla, ndërsa e keqja e saj (moralit) i prishë veprat edhe nëse ato janë të mëdha. Është transmetuar në hadith: “Vërtetë morali i keq i prishë veprat ashtu siç uthulla e prishë mjaltin.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

6. “Mexhliset (ndejat) e Pejgamberit salAllahu alejhi ve sel-lem, me sahabët (shokët) e tij ishin mexhlise të dhikrit (përkujtimit të Allahut), inkurajimit dhe frikësimit, ose të leximit të Kur’anit, ose me atë që Allahu i kishte dhënë atij prej urtësisë dhe këshillës së bukur dhe i mësonte me atë që ju bën dobi në fe.” – Ibn Rexheb El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë.

7. Nuk është ruajtës i Kur’anit ai që i ruan shkronjat, por është ai që qëndron në kufijtë e tij.” –Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM