NJOHURI KURANORE – 33

NJOHURI KURANORE – 33

0 1465

1. Fjala e Allahut; “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen.” Është cekur në Kuran tre herë?

– Në suren Ali Imran, ajeti nr.185; “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen diten e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”

Në suren El Enbija, ajeti nr.35; “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.

Dhe në suren El Ankebut, ajeti nr.57; “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.”

2. Fjala e Allahut; “Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.” Është cekur në tre vende në Kuran?

– Në suren Ali Imran, ajeti nr.136; “Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe Xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.”

Në suren Zumer, ajeti nr.74; “E ata (të Xhennetit) thanë: “Falënderuar qoftë Allahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtë”.

Dhe në suren Ankebut, ajeti nr. “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan.”

3. Dy ajete janë të ngjajshme plotësishtë me njëri tjetrin në suren el Bekare, ceki?

– Ajeti 134 dhe 141; “Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.”

4. Fjala e Allahut; “Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.” Sa herë është përmendur dhe në cilën sure?

– Në suren el Mureslat, 11 herë.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja : Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 878

0 1087