MEDITIME KURANORE – 126

MEDITIME KURANORE – 126

0 807

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe thuaj: “Falenderuar qoftë Allahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”. (Isra; 111).

Urdhër nga ana e Allahut, xhele ue ala për falënderim ndaj Allahut. Jemi të urdhëruar te shprehimin falënderimin me gjuhë, me gjymtyr dhe vepra(aty ku kënaqet Allahu).

Shejh AbdulKerim el Hudajri

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm, i durushëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)!” (Merjem; 65).

U urdhëra për që të tregohet i qëndrueshëm dhe durimtar në kryerjen e adhurimeve. Ngase, nuk mjafton ta adhurosh Allahun një periudhë kohore e pastaj të stagnosh në adhurimin ndaj Tij. Pra, kërkohet durim në mënyrë që njeriu të qëndroj stabil dhe i qëndrueshëm në adhurimin e Allahut.

Shejh AbdulKerim el Hudajri

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!” (Rrahman; 78).

Pra, arrihet bereqeti në çdo vepër të mirë si shkak i emrit të Allahut. Pra, në çdo gjë që përmendet emri i Allahut, atë e kaplon bereqeti. Nëse përmendet emri i Allahut në ushqim, aty ka bereqet dhe në te nuk ka hise shejtani. Gjithashtu, gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, gjatë rënies në gjumë, etj.

Shejh AbdulKerim el Hudajri

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. Allahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja.” (Bekare; 271).

Vepra e mira sado që bëhet fshehtazi aq më shumë ka vlerë dhe është më afër sinqeritetit. Por, ndonjëherë vepra e bërë haptazi është më me vlerë se ajo fshehurazi, pra varësishtë nga situata dhe rrethanat.

Shejh AbdulKerim el Hudajri

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pra ndiqne fenë e pastër të Ibrahimit.” (Ali Imran; 95) “E ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë.” (Lukman; 15). فَبِهُدَاهُمُ اقْتَدِهْ “Andaj ti merri shembull në udhëzim.” (En’am; 90).

Pra, në të gjitha ajetet kërkohet pasimi i rrugës dhe i fesë së drejtë e jo pasimi i njerëzve dhe personave të caktuar edhe pse këta që u cekën ishin pejgamberët të pagabueshëm. Por, ne marrim mësim nga këto porosi Kuranore që njeriu nuk duhet të pasoj qorrazi asnjë prej njerëzve sado që ai ka arritur lartë me dituri, ne duhet ta pasojmë udhëzimin e tij por jo ta ndjekim atë qorrazi në çdo gjë. Ngase të ardhmen nuk e dijmë askush po që se devijon ai që ke pasuar udhëzimin e tij nga rruga e drejtë t’i mbetesh në atē udhëzim por nëse ke ndjekur atë qorrazi në çdo gjë, frikësohem se do ndikohesh nga devijimi i tij. Ky është një mësim i artë për çdo musliman që të shpëtonë nga pasimet qorrazi, pasimet të cilat shpesh janë bërë shkak për devijimin e tyre nga rruga e drejtë.

Shejh Dr. Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM