MEDITIME KURANORE – 147

MEDITIME KURANORE – 147

0 893

1. Rreziku i përçarjes dhe largimit nga rruga e drejtë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَهِيَ تَجْرِي بِهِمْ فِي مَوْجٍ كَالْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ابْنَهُ وَكَانَ فِي مَعْزِلٍ يَا بُنَيَّ ارْكَبْ مَعَنَا وَلَا تَكُنْ مَعَ الْكَافِرِينَ

” Ajo lundron me ta nëpër valë si, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: “O djali im, hip nashkë(anije) me ne, e mos u bë me mohuesit!” (Hudë; 42-43).

Ndjekja e rrugës së besimtarëve të devotshëm dhe qëndrimi me ta është rrugë e cila shpie drejtë shpëtimit të vërtetë, qoftë edhe nëse goditen prej sprovave dhe fitneve të ndryshme në këtë dunja, Allahu të tillët i ruan dhe i forcon në dunja dhe ahiret. Kurse, ata që ndjekin rrugën e idhujtarëve dhe munafikëve duke u ndarë nga xhemati i bwsimtarëve, të tillë janë duke ndjekur rrugën e cila shpie drejtë humbjes dhe shkatërrimit, qoftë edhe nëse janë të pasur dhe jetojnë si mbretë në këtë botë.

Fehd el Ujban

2. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Sureja el Mu’minun, fillon; قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ

” Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët”. (El Mu’minun; 1).

Ndërsa përfundon me; إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ

” E mohuesit nuk do të shpëtojnë.” (El Mu’minun; 117).

Sa ndryshim i madh në mes fillimit të sures dhe përfundimit të saj!

Zemahsheriu El Keshaf: 4/373

Medito o rob i Allahut se çfarë i bëri besimtarët që të jenë prej të shpëtuarve, gjithashtu medito edhe ajetet e fundit të kësaj sure që ta kuptosh se përse nuk do të shpëtojnë mohuesit!?

3. Fitnet dhe shkaqet e tyre! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنْبِكَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِالْعَشِيِّ وَالْإِبْكَارِ

” Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.” (Gafir; 55).

Nuk ka mundësi të ndodhin fitnet përpos se duke u larguar nga gjërat që ka urdhëruar Allahu për veprimin e tyre, ndër to; Urdhëri i Allahu për ndjekjen e të vërtetës dhe urdhëri i Allahut për sabër (durim). Pra, fitneja vjen apo ndodh si shkak i lënies së hakut (rrugës së vërtetë) ose lënies së sabrit (durimit).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah El Istikame; 1/39

4. Sprovat janë shkak për vërtetimin dhe forcimin e imanit! Tregimi i besimtarit tek familja e Firaonit dhe gruas besimtare të Firaonit, pra gruja e tij Asia. Janë dy mesazhe madhore për çdo burrë dhe grua; Se mundesh të jesh dobiprurës dhe besimtar i fortë edhe nëse je në një vend plotë mëkate e idhujtari. Le t’i lejm anash ankesat dhe përtaci, le t’i përvjelim krahët dhe t’i rrjekemi punës.

Dr. Muhamed Sejid

5. Frika ndaj Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُتَشَابِهًا مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ

” Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.’ (Zumer; 23).

Kur besimtarët dëgjojnë për zjarrin e Xhehenemit dhe kërcënimit me zjarr, ata frikësohen dhe atyre u rënqethen zemrat dhe lëkurat. E pastaj kur dëgjojnë për Xhenetin zemrat e tyre kënaqen dhe gëzohen.

Ibn Xhurejxhi Fehmul Kuran të el Muhasibij; fq.279

Nga arabishtja ; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM