SHEMBULLI I MUSLIMANËVE, JEHUDËVE DHE TË KRISHTERËVE

SHEMBULLI I MUSLIMANËVE, JEHUDËVE DHE TË KRISHTERËVE

0 989

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Ebu Musa El- Eshari se I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve slem ka thënë:

)مثل المسلمين و اليهود و النصارى كمثل رجل استأجر قوما يعملون له عملا إلى الليل فعملوا إلى نصف النهار فقالوا : لا حاجة لنا إلى أجرك الذي شرطت لنا و ما عملنا لك فقال لهم : لا تفعلوا أكملوا بقية عملكم و خذوا أجركم كاملا فأبوا و تركوه فاستأجر أجراء بعدهم فقال : اعملوا بقية يومكم و لكم الذي شرطت لهم من الأجر فعملوا حتى إذا كان حين صلاة العصر قالوا : لك ما عملنا و لك الأجر الذي جعلت لنا فيه فقال : أكملوا بقية عملكم فإنما بقي من النهار شيء يسير فأبوا فاستأجر قوما أن يعملوا له بقية يومهم فعملوا بقية يومهم حتى غابت الشمس و استكملوا أجر الفريقين كليهما فذلك مثلهم و مثل ما قبلوا من هذا النور (

“Shembulli i muslimanëve, jehudëve dhe krishterëve është si shembulli i njeriut që i ka marrë disa njerë të punojnë me mëditje deri në mbrëmje. Ata kanë punuar dei në gjysmëdite dhe kanë thënë:

Nuk kemi nevojë ne për pagën tënde të cilën na kushtëzove neve dhe atë që punuam për ty.

Ai u thotë atyre: mos e bëni kështu, vazhdoni ta plotësoni pjesën e mbetur të ditës dhe merrnie pagën të plotë, por ata refuzojnë dhe e braktisin.

Ai merr punëtorë tjerë pas tyre dhe thotë: punoni pjesën e mbetur të ditës dhe për ju do të ketë atë që ua kam kushtëzuar atyre nga paga.

Ata punojnë derisa bëhet koha namazit të iqindisë, thonë: për ty është ajo që kemi punuar dhe për ty është shpërblimi që e ke bërë për ne.

Ai thotë: plotësojeni pjesën e mbetur të punës suaj, se ka mbetur nga dita një pjesë e vogël, por ata refuzojnë dhe ai merr punëtorë tjerë të punojnë për të pjesën e mbetur të ditës dhe ata punojnë pjesën e mbetur të ditës derisa perendon dielli dhe e plotësojnë pagën e dy parive, a kjo është shembulli i tyre dhe shembulli i atyre që e kanë pranuar këtë dritë.”

Ali Shabani

Shtator, 2019

GJITHASHTU NË ALBISLAM