MEDITIME KURANORE – 176

MEDITIME KURANORE – 176

0 408

1. Adhuroje Allahun derisa të vijë vdekja! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
“Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).” (Hixhër; 99).

Nuk i takon besimtarit pasiqë ka shijuar ëmbëlsinë e imanit në Ramazan të vazhdoj pas tij në mëkate. Mos e le shejtanin në muajt e tjerë ta prishë ëmbëlsinë që e shijove në Ramazan.

Shejh Dr. Abdulmuhsin el Abad

2. Nefsi, nxitës për të keqen! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ النَّفْسَ لَأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ

“Nefsi është shumë nxitës për të keqen.” (Jusuf; 35).

Nga gjërat që më së shumti e dëmtojnë robin e Allahut, është koha e tij e lirë. Nëse ai nuk e shfrytëzon nefsin për të mirë, nefsi i tij do ta urdhëroj për gjëra të këqija dhe për mëkate.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul hixhretejni.

3. Vlera e meditimit të Kuranit! Uthman el Magribij, rahimehullah, ka thënë: ” Le të jetë meditimi yt në krijesat e Allahut për të mar mësim, kurse le të jetë meditimi yt rreth vetes tënde si këshillë për ty dhe le të jetë meditimi yt për porosit Kuranore një meditim i vërtetë.

Sijeru A’lami en Nubelai; 16/321

4. Vlera e meditimit të Kuranit! El Havas, rahimehullah, ka thënë; ” I thash nefsit tim: O nefsi im! Lexo Kuranin sikurse ta kishe ndëgjuar Allahun në çastet kur ka folur(duke lexuar Kuranin). Dhe pas kësaj erdhi ëmbëlsia e leximit të Kuranit!

Sijeru A’lami en Nubelai; 8/180 5.

Ji i kënaqur me fenë e Allahut! Kush nuk e kënaq dhe qetëson veten e tij në këtë dunja me fenë e Allahut dhe urtësitë e Tij, nuk do jetë i qetësuar as në botën tjetër; يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ ارْجِعِي إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً فَادْخُلِي فِي عِبَادِي. وَادْخُلِي جَنَّتِي

“O shpirt i qetësuar!Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)! Hyr mes robërve të Mi! Dhe hyr në Xhennetin Tim!” (Fexhër; 27-30). Andaj, qetësohu në këtë botë në mënyrë që të qetësohesh në botën tjetër.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM