NJOHURI KURANORE – 42

NJOHURI KURANORE – 42

0 593

1. Kush u betua në këtë mënyrë; وَتَاللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصْنَامَكُمْ بَعْدَ أَنْ تُوَلُّوا مُدْبِرِينَ

“Pasha Allahun, posa të largoheni ju, unë kam për t’ia bërë atë që duhet statujave tuaja!”

– Ibrahimi, alejhi selam.

2. Cili pejgamber u lut kundër popullit të tij me këtë lutje; َ رَبِّ انْصُرْنِي عَلَى الْقَوْمِ الْمُفْسِدِينَ “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”

– Luti, alejhi selam.

3. Dy pejgamber janë vëllezër edhe babai i tyre është pejgamber?

– Ismaili dhe Is’haku (babai i tyre Ibrahimi) alejhimu selam.

4. Cilët janë dhjetë netët të cilat janë përmendur në Kuran?

– Dhjetëshi i parë i Dhulhixhes.

5. Cilën sure i nxiti gratë i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , që ta mësonin?

– Suren Nurë.

6. Çfarë është për qëllim në ajetin Kuranor ; إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ ” Vërtet dredhia juaj është e madhe!”

– Është për qëllim dredhia dhe kurthet e grave.

7. Për cilin ajet tha Ibn Abasi, që është më i miri?

– Fjala e Allahut; إِنَّ اللَّهَ لَا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ ۖ وَإِنْ تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِنْ لَدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا ” S’ka dyshim se Allahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.” (Nisa; 40).

8. Kush urdhëroi numërimin e ajeteve Kuranore dhe shkronjat?

– Haxhaxh Ibn Jusuf eth Thekafij.

9. Kur zbriti Kurani?

– Në natën e Kadrit në muajin e bekuar të Ramazanit.

10. Prej cilit vend fillon tavafi në Qabe?

– Prej gurit të zi.

11. Në cilën sure cekën poetët dhe cilësitë e tyre?

– Në suren Shuara.

12. Cili popull i vendosnin gishtat e duarve në veshët e tyre për mos ta dëgjuar thirrjen e pejgamberit të tyre?

– Populli i Nuhit alejhi selam.

13. Sa persona u vërsulën ta mbysin Salihin alejhi selam dhe e therrën deven e tij?

– 9 persona.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 888

0 1096