MEDITIME KURANORE – 187

MEDITIME KURANORE – 187

0 359

1. Vlera e meditimit të Kuranit! Po e deshe udhëzimin, atë e ke në meditimin e Kuranit. Po e deshe diturinë, atë e ke në meditimin e Kuranit.

Ibn Kajimi, rahimehullah Sherh Kaside en Nunijeh; fq.315

2. Kujtoje Allahun kur në rehati, të kujton Ai kur je në vështirësi! Dahak Ibn Kajsi, rahimehullah, ka thënë; ” Kujtoje (përmende) Allahun kur je në rahati të kujton Ai kur je në vështirësi. Junusi, alejhi selam, ishte i sinqertë me Allahun dhe e përmendte Atë shpesh, kur mbeti tek barku i peshkut, e luti Allahun, Allahu, tha; فَلَوْلَا أَنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُسَبِّحِينَ. لَلَبِثَ فِي بَطْنِهِ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

“E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.” (Safat; 143-144).

Kujtoje Firaoni, një zullumqarë, e ka harruar Allahun, por kur erdhi momenti fundosjes në deti, tha; ” Besova”, Allahu, tha; آلْآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنْتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ

“Ti tani beson, ndërsa ma parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!” (Junus; 91).

Andaj, merr mësim dhe mbushe bagazhin me vepra të mira dhe devotshmëri, ngase një ditë do të kesh nevoj shumë për to.”

Ibn Xheuzi, rahimehullah Zadul Mesir; 4/60

3. Vlera e leximit të Kuranit! Pasha Atë që nuk ka zot tjetër pos Tij! Nuk kam parë ilaç më të mirë se leximi dhe dëgjimi i Kuranit për neve që jemi mbuluar me mëkate, për qetësin e zemrës, për lotët e syrit, për frikën ndaj Allahut dhe për realizimin e pendimit.

Ibn Badis, rahimehullah, në tefsirin e tij: fq.39

4. Rreziku i lënies së Kuranit pas dore! Po ta pyesësh çdo musliman; A beson se Kurani është udhërrëfyes, dritë, mëshirë, shërues dhe jetë e zemrës? Do të përgjigjet pa hamendje; Po! Mirëpo, kur e sheh në anën tjetër se shumë prej muslimanëve nuk e njohin Kuranin vetëm se në Ramazan!

Shejh Dr. Omer el Mukbil

5. Vlera e istigfarit! E pyetën Jusuf Ibn Esbatin, rahimehullah, se çfarë lutje bën pasi ta përfundosh leximin e Kuranit (pas hatmes)? Ai,tha: Bëj Istigfar(kërkim falje) tek Allahu, ngase kur ta përfundoj hatmen e Kuranit dhe e kujtoj se prej fillimit Kuranit deri tek fundi i tij ka shumë vepra për t’u futur në praktikë, nga frika se do dështoj të fus në praktik çdo gjë që kam lexuar, atëherë bëj istigfar dhe tesbih Zotit, xhele ue ala.

Ihja Ulum ed Din; 2/55

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM