MEDITIME KURANORE – 188

MEDITIME KURANORE – 188

0 460

1. Edukimi i fëmijëve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ السَّعْيَ قَالَ يَا بُنَيَّ إِنِّي أَرَىٰ فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ فَانْظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِينَ

“Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!” (Safat; 102).

Medito rreth tregimi të Ibrahimit alejhi selam me djalin e tij. Medito se sa ka vlerë dhe rëndësi ta shoqërosh djalin dhe djali të të shoqëroj ty në punë, tubime, etj. Një veprim i tillë nga babai zakonishtë ngërthen pastaj tek djali respektë, ndëgjim ndaj urdhërave të babait. Mu për këtë arsye tha djali i edukuar, Ismaili alejhi selam, kur babai i tij, i tha që duhet ta therr kurban, tha; “O babai Im, vepro atë që urdhërohesh.”

Zadul Mesir; 4/60

2. Vlera e meditimit të Kuranit! Kush e mediton Kuranin duke kërkuar rrugët e udhëzimit tek ai, të tillit do t’i qartësohen rrugët e udhëzimit nëse e mediton Kuranin dhe porosit e tij.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah El Vasitije; fq.8

3. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Allahu na ka urdhëruar në librin e Tij me durim të mirë, me këshillim të mirë dhe me distancim (largim) të mirë. E kam dëgjuar hoxhën tim Shejhul Islam Ibn Tejmije, duke thënë; 1. Durim i mirë është ai në të cilin nuk ka ankesë.
2. Këshillim i mirë është ai i cili nuk ka qortim e dënim dhe
3. Distancim i mirë është ai i cili nuk ka lëndim.”

Ibn Kajimi, rahimehullah Medarixh es Salikin; 2/160

4. Pasuria hallall! Përgëzim për ata që ecin, udhëtojnë, bëjnë tregëti për ta fituar rizkun(furinizimin) dhe pasurinë hallall;

وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ

“Dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e Allahut.” (El Mudethir; 20).

Ibn Ashuri, rahimehullah Et Tahrir Vet Tenvir; 29/266

5. Vlera e namazit të natës! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

إِنَّ نَاشِئَةَ اللَّيْلِ هِيَ أَشَدُّ وَطْئًا وَأَقْوَمُ قِيلًا

“E s’ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjlë më e qartë.” (El Muzemil; 6).

Namazi i natës është mjet kryesor i ruajtjes së hifzit të Kuranit dhe përsëritjes së tij si dhe mbrojtës i harresës së Kuranit (memorizimit të tij). Gjithashtu, namazi natës është mjet kryesor i cili lehtëson dhe shton më shumë meditimin e porosive Kuranore.

Ibn Ashuri, rahimehullah Et Tahrir Vet Tenvir; 29/246

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM