MEDITIME KURANORE – 190

MEDITIME KURANORE – 190

0 521

1. Suksesi i vërtetë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ إِنِّي ظَنَنْتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيَهْ فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ. فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ

“Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!” Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një Xhennet të lartë.” (El Hakah; 19-22).

Kur korrë sukses njeriu, ai ndjen kënaqësi dhe lumturi të madhe. Medito rreth kësaj thirrje që u cek në ajet; “O ju, qe, lexonie librin tim!” Kjo thirrje bëhet me zë shumë të lartë nga gëzimi i madh, duke thënë; “Ejani pra, që të gjithë ju lexojeni librin tim të suksesit! Shembull edhe në dunja kur dikush korrë sukses, me gëzim të madh ju drejtohet familjarëve dhe shokëve; Ja pra, ejani dhe shikojeni e lexojeni suksesin tim të lartë! E para dhe kryesorja në ahiret, kurse e dyta shembull nga kjo dunja!

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Hasedi dhe msyshi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ. وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ

“E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i qmendur! Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).” (El Hakah; 51-52)

Pra, e shikonin me ngulm nga xhelozia dhe urrejtja e madhe që kishin për të. Në këtë porosi Kuranore ka argument se goditja e msyshit dhe ndikimi i tij tek njeriu është realitet, pra ndodh me caktimin e Allahut, xhele ue ala.

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah Tefsirul Kuranil Adhim; 8/201

3. Morali i lartë i resulullahut , salallahu alejhi ue selem! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (El Kalem; 4).

Morali i resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , ishte Kurani. Si në lexim ashtu edhe në meditim të Kuranit, si në praktikim të urdhërave Kuranore ashtu edhe në ndalesat e tij. Ishte thirrës për në rrugën e hajrit, këshillonte robërit e Allahut dhe ka shumë e shumë mirësi të tjera të resulullahut, salallahu alejhi ue selem që i zotëronte ai!

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava ve mekalat el muteneviah; 9/17

4. Shembuj Kuranor! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; أَفَمَنْ يَمْشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِ أَهْدَىٰ أَمَّنْ يَمْشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

A është më i udhëzyar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?” (El Mulk: 22).

E ceku Allahu si shembull jobesimtarin i cili ec në fenë e tij të devijuar ashtu siç ecë njeriu në rrugën e cila ka ngjitje në lartësi dhe pastaj ka ulje. I tilli nga lodhja, ngutia dhe pakujdesia ai rrëzohet dhe përmbyset për toke me fytyrë. Çdoherë që rrëzohet dhe qohet për ta vazhduar rrugën të tillit prap i ndodh e njejta gjë.

Hashijetul Xhemel Alal Xhelalejn; 4277

5. Munafikët! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.” (Munafikun: 9).

Allahu na tërhjek vërejtjen nga munafikët, munafikët të cilët janë neglizhentë ndaj përmendjes së Zotit të tyre. Kjo është prej veçorive të tyre. Mu për këtë arsye të përmendurit e shumtë të Allahut është mbrojtje nga munafikllëku.

Ibn Kajimi, rahimehullah El Vabil Es Sajib; fq.110

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM