MEDITIME KURANORE – 191

MEDITIME KURANORE – 191

0 434

1. Shembuj Kuranor! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا ۚ بِئْسَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

“Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e Allahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.” (El Xhumua; 5).

Dahaku, rahimehullah, ka thënë; ” Libra që nuk e di se çfarë ka n’to! As që e di se çfarë janë n’realitet ato! Ky është shembulli që e ceku Allahu në Kuran. Andaj, nëse ju nuk e dini se çfarë ka në Kuran, atëherë edhe ju jeni të njejtë sikurse ata që u cekën më lartë në ajetin Kuranor.”

Ed durrul Menthur; 14/457

2. Shpëtimi nga devijimi dhe dështimi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشْقَىٰ

“Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në botën tjetër)”. (Ta’ha; 123)

Duke medituar këtë porosi Kuranore e pash realitetin se çdokush që e pason Kuranin dhe Suneti si dhe vepron sipas tyre, i tilli do shpëton humbjes(devijimit) në dunja dhe dështimi në botën tjetër, kuptohet nëse jeton dhe vdesë në këtë gjendje.

Ibn Xheuzi, rahimehullah Sajdul Hatir; fq.179

3. Falja e Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِمَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا ثُمَّ اهْتَدَىٰ

“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Ta’ha; 82).

Falja e Allahut arrihet nëse plotësohen këto katër kushte;

1. Pendimi
2. Besimi i fuqishëm në Allahun
3. Kryerja e veprave të mira dhe
4. Përqëndrimi në rrugën e drejtë.

Muhtesar minhaxhul Kasidin; 4/68

4. Mëshira e Allahut! Një njeri e lexoi në prani të Jahja Ibn Muadhit fjalën e Allahut;

فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى

“Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.” (Ta’ha; 44).

Filloi të qaj Jahja dhe tha; O Zoti im! Kjo është butësia dhe mëshira Yte ndaj atij që thotë un jam Zot(fjala është për Firaonin)! E sa e madhe do jetë butësia dhe mëshira Yte ndaj Atij që të thotë; Ti e je Zoti im!?

Tefsirul Begavij; 1/274

5. Veçorit e sureve të Kuranit!

Sureja Ta’Ha ngërthen në veten e saj disa qëllime madhore, nga më kryesoret në të përmendet bazat kryesore të lumturisë së vërtetë, në fillim na sqaroi se Kurani është zbritur për lumturi e jo për të na munduar; ماَ أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى “Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.” (Ta’ha; 2).

E pastaj, na sqaroi në detaje lumturinë, si arrihet ajo, si ruhet. Ceku tre gjërat kryesore të lumturisë: Adhurimin e Allahut, thirrjen në rrugën e Allahut dhe përmendjen e Allahut;

فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشْقَىٰ وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَىٰ

” Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (Ta’ha; 123-124).

Shejh Dr. Muhamed Ibrahim el Hamed

6. Vlera e Kuranit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ماَ أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى

“Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.” (Ta’ha; 2).

Katade, rahimehullah, ka thënë; ” Jo pasha Allahun! Nuk e zbriti Allahu atë(Kuranin) për të na munduar! Por e zbriti mëshirë, dritë dhe urdhërëfyes për në Xhenet.”

Ed durrul Menthur; 5/552

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM