MEDITIME KURANORE – 195

MEDITIME KURANORE – 195

0 315

Edukata e hyrjes në shtëpitë e të tjerëve (2)!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَإِنْ لَمْ تَجِدُوا فِيهَا أَحَدًا فَلَا تَدْخُلُوهَا حَتَّىٰ يُؤْذَنَ لَكُمْ ۖ وَإِنْ قِيلَ لَكُمُ ارْجِعُوا فَارْجِعُوا ۖ هُوَ أَزْكَىٰ لَكُمْ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

“Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t’u jepet leja, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. Allahu di çdo gjë që veproni ju.” (Nurë; 28).

Disa dobi nga ajeti;
1. Përsoshmëria e legjislacionit Islam, që na thërret ta respektojmë njëri tjetrin në mënyrë maksimale.
2. Duhet që të kthehet mbrapa dhe mos të bëhet nervoz atij të cilit i thuhet kur troket në shtëpinë e dikujt; Kthehu mbrapa, ngase nuk mund të pranojë musafir tash apo sot.
3. Mosteprimi dhe mosinsistimin i tepër në marjen e lejes për ty hyrë si dhe zemërgjërësia nëse i thuhet mos hyrë, sot nuk mund të pranojmë musafir apo nuk jemi në disponim.
4. Mos u hidhëro ndaj atij që nuk mund të të pranoj musafir ndonjëherë.
5. Veprimi i gjitha këtyre udhëzimeve Kuranore është ndershmëri për muslimanët.
6. Arsyeto dhe mirëkuptoje atë që i ke trokitur në derë për të hyrë tek ai dhe ai nuk ka mundur të të pranoj për shkaqe dhe arsye të tij personale.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM