SHENJA E PESTË: LUTENI ALLAHUN TË PËRULUR E NË HESHTJE

SHENJA E PESTË: LUTENI ALLAHUN TË PËRULUR E NË HESHTJE

0 1371

Prej shenjave të suksesit për një njeri është kur ai i lutet Zotit Bujar, Madhështor, dhe atë në çdo çast e në çdo moment, Allahu është Ai i cili thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” Bekare, 186

Vërtet ky është njeri i suksesshëm, i cili i shpeshton lutjet drejtuar Allahut, e që ai t’ia qëllojë momentit të përgjigjjes së lutjeve, kështu fiton atë që ka kërkuar, e gëzohet me gëzim që nuk përfundon asnjëherë.

Kur Allahu i Gjithëdijshëm ia hap njeriut derën e lutjes, vërshojnë mbi të të mirat e bereqetet nga çdo vend.

O ti njeri:

Kush të pengon nga lutja drejtuar Allahut?

Kush ndërhyn mes teje dhe Zotit?

Sikur i gjithë njerëzimi të tubohen që të të pengojnë nuk do t’ia arrijnë, sepse dera është e hapur mes teje dhe Zotit, nuk ka pengesë e as që ka nevojë për përkthyes!

Të vërtetën e ka thënë i dërguari ynë (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “Duaja është ibadet.” E shënon Ebu Davudi, Tirmidhiu, nga Numan ibën Beshir.

Ky është profeti i dashur e i mëshirshëm që i lutej Zotit për veten, për familjen e tij, për shokët, umetin, e gjithë njerëzimin, saqë Allahu atij i thotë: “andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, Allahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.” Fatir, 8

I suksesshëm është ai i cili përkujdeset për kohët e namazit, shfrytëzon shanset, dhe e përcakton qëllimin e tij duke u lutur për veten , familjen e tij dhe gjithë umetin, për sukses, udhëzim dhe përmirësim.

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: saherë që robi tregohet i përulur, i varfër dhe i nënshtruar ndaj Allahut, do të jetë më afër, më i ngritur dhe më i nderuar tek Allahu, kështu që njeriu më i lumtur është ai që kryen më tepër adhurime: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” Araf, 55.

Të meditojnë rreth kësaj lutje Kuranore të robit të suksesshëm: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.” Ahkaf, 15.

Mësoe këtë lutje, dhe mësoja atë familjarëve, atyre që i do, do të arrish mirësi dhe shpërblime të mëdha.

Për shkak të një lutjeje të dalur nga zemra hapen dyert e qiellit, arrin suksese njeriu, fiton dhe ndjek rrugën e drejtë, e qëndron stabil deri në vdekje.

Sa të varfër janë bërë të pasur për një lutje që ia ka drejtuar Allahut, apo është lutur për të dikush.

Sa njerëz që kanë patur vështirësi, e që Allahu ua ka larguar atyre vështirësitë pasi që pas saj kishte përulje ndaj Zotit, lutje e lot.

Sa prindër janë furnizuar me fëmijë të mirë, e që pas tyre qëndronte lutje.

Sa bukur që është kur njeriu i ngreh duart kah qielli duke e lutur Allahun e plotfuqishëm, i Cili i përgjigjet lutjeve, i Cili vepron çfarë të dojë, e kur i parashtron Atij kërkesën me përulje, e modesti, me frikrespekt e nënshtrim, ngaqë Ai i përgjigjet lutjeve dhe i plotëson të gjitha kërkesat, i largon brengat dhe mërzitë, andaj:

Përgëzohu!

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Allahu është i turpshëm dhe bujar, turpërohet që kur njeriu t’i zgjatë duart drejt tij, e t’ia kthejë ato të zbrasta.

Ai është më Bujari, nga Ai duhet të shpesojmë, vallë ku janë ata që luten që kërkesat e tyre të plotësohen?

Ebu Hurejra transmeton se: “Kush dëshiron që Allahu t’i përgjigjet atij në momente të vështira, le t’i shpeshtoj lutjet në rehati.”

Atëherë le ta mësojmë lutjen si ibadet.

Ngrihu në errësirën e natës, qëndro duke kërkuar e i përulur para Zotit, përgjigju Atij që pyet:

A ka kush kërkon që t’i jap?

A ka kush lutet t’i përgjigjem?

A ka kush kërkon falje që ta fal?

Ka mundësi që të arrish pranimin , mirësinë, suksesin e udhëzimin.

Të vërtetën e ka thënë Omer El Faruku kur tha: unë nuk brengosem se si do të jetë përgjigjja, por brengosem se a do të lutem.

Ataja (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kurdoherë që Allahu ta mundëson që me gjuhën tënde të lutesh dije se Ai dëshiron të të jep atë që ti e do, pa marr parasysh sa janë qëllimet e kërkesat e tua.

Duaja është çelës i çdo mirësie që e arrin njeriu në dynja e ahiret, atëherë le t’i përkushtohemi këtij çelësi, sepse ashtu hapet dyert e përfitimit të të mirave dhe zbritjes së mëshirave.

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Duaja është një prej shkaqeve më kryesore për largimin e të këqijave dhe arritjen e dëshirave, duaja është armik i sprovës, e shtyen dhe e shërron, e pengon dhe e largon apo e lehtëson, duaja është arma e besimtarit, e kur së bashku me duanë prezenton edhe zemra, bashkohen të dyja, dhe qëllojn kohën kur pranohen lutjet, me frikërespekt e me përulje, me modesti dhe me nënshtrim, me kthim kah kibleja, e me abdes, duke ngritur duart, e duke filluar me lavdërime ndaj Allahut me falënderime ndaj Tij, e më pas me salavate e selame mbi të dërguarin Muhamed (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), e më pas e paraqet në lutjen e tij dëshirën dhe kërkesën, duke iu përgjëruar Allahut me emrat dhe atributet e me njëshmëri, e së bashku me duan e tij jep edhe ndonjë lëmoshë, kjo lutje nuk do të refuzohet.

Që tani të themi: O Zot, këroj prej Teje suksesin, kërkoj prej Teje lehtësimin, sepse s’ka fuqi e as ndryshim pos prej Teje, Ti je Mëshiruesi Mëshirbërësi.

O Allah më jep sukses dhe mbarësi në fjalët dhe veprat e mija, më ruaj nga gabimi e rrëshqitja, Ti je më i mëshirshmi.

Nuk e dijmë se kur hapet dyert e qiellit, duhet të vazhdojmë me lutje në çdo çast e në çdo moment, që ndoshta arrijmë fitore me një lutje të begatë.

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT – SHENJA E PESTË: LUTENI ALLAHUN TË PËRULUR E NË HESHTJE

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM