MEDITIME KURANORE – 202

MEDITIME KURANORE – 202

0 323

1. Vlera e meditimit të Kuranit! Kush nuk zotëron dituri, kuptim, devotshmëri dhe meditim, i tilli nuk e ndien aspak ëmbëlsinë e leximit të Kuranit.

El Burhan Fi Ulumil Kuran, të Zerkeshiut, rahimehullah ; 2/155

2. Munafikët! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; مَثَلُهُمْ كَمَثَلِ الَّذِي اسْتَوْقَدَ نَارًا فَلَمَّا أَضَاءَتْ مَا حَوْلَهُ ذَهَبَ اللَّهُ بِنُورِهِمْ وَتَرَكَهُمْ فِي ظُلُمَاتٍ لَا يُبْصِرُونَ

” Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, Allahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin.” (El Bekare; 17)

Kështu është gjendja e munafikëve! U largua drita e imanit nga zemrat e tyre si shkak i nifakut. Dhe u mbushën zemrat e tyre me nxehtësinë e kufrit, dyshimeve dhe hamendjeve.

Ibn Kajimi, rahimehullah El Vabil Es Sajib; fq.54

3. Vlera e përmendjes së Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلَا تَكْفُرُونِ

” Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.” (El Bekare; 152).

Thabit el Bunanij, rahimehullah, ka thënë; Unë e di kur Allahu më përmend? Njerëzit u tubuan afër tij dhe i thanë; Qysh e dinë kur të përmend Allahu ty!? Ai, tha: Kur ta përmendi unë At, më përmend mua, Ai, xhele ue ala!

El Ihja Ulum ed Din, të Gazaliut, rahimehullah; 2/71

4. Ji falënderues ndaj Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلَا تَكْفُرُونِ

” Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.” (El Bekare; 152).

Disa nga të parët tanë kur janë pyetur se çfarë do thotë të jesh falënderues ndaj Allahut; Të jesh falënderues ndaj Allahut do të thotë, të largohesh nga mëkatet. Të tjerët(prej të parëve tanë), për të njejtën pyetje, kanë thënë; Të jesh falënderues ndaj Allahut do të thotë: Të mos i përdorësh begatitë e Allahut si mjet ndihmues drejtë kryerjes së mëkateve.

Ed durrul Menthur; 1/371

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM