MEDITIME KURANORE – 97

MEDITIME KURANORE – 97

0 1162

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju që besuat, frikësojuni Allahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni Allahut! S’ka dyshim se Allahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!” (El Hashër; 18).

Të shikuarit në veprat e kaluara është mjet i cili shpie drejtë falënderimit ndaj Allahut, nëse ke qenë prej vepërmirëve. Dhe nëse ke qenë prej atyre që kanë vepruar mëkate, ky veprim shpie drejtë kërkim faljes dhe pendimit për të kaluarën tek Allahu.

Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.68

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” (El Hashër; 10).

Nuk i njohin fytyrat e tyre, emrat e tyre, as ku e as kur kanë lindur, luten për ta dhe i quajnë, ” O Zot, fali vëllezërit tanë!.”

Dr. Abdullah Belkasim

3. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; ْ”Popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).” (El Mumtehineh;13).

Aq më shumë që kryhen mëkate aq më shumë vulosen ato në zemër dhe e errësojnë atë. Dhe si rrjedhoj, zemra e tillë nuk arrinë ta përceptoj hakun (të vërtetën )dhe përmisimin e Fesë. Njashtu, zemra e tillë e zmadhon vlerën e dunjas dhe e ulë vlerën dhe peshën e ahiretit (botës tjetër ).

Gazaliu, rahimehullah El Ihja; 3/12

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E mos u bëni si ata që harruan Allahun, pra (Allahu bëri që ata) harruan vetveten! Të tillët janë të Fasikët.” (El Hashër; 19).

Njohja e Allahut është prej gjërave më të rëndësishme dhe çelës kryesor i suksesit në davet dhe në komunikim me njerëzit. Kurse, nuk ka dyshim se përtacia ndodh tek shumica e njerëzve ndaj Zotit të tyre duke e harruar Atë i Cili i krijoi ata, andaj si rrjedhoj e saj, në vend se ta adhurojnë Allahun fillojnë ta adhurojnë epshin e tyre.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.307

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur.” (El Munafikun; 4).

Njeriu i cili ka ndërgjegje dhe moral të shthurur, i tilli nuk ka fuqi edhe po t’i vishte pancirat e ndryshëm ose edhe po të bëhej pjesë e mbretërisë së dikujt.

Gazaliu, rahimehullah Hulukul Muslim; fq.90

6. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” (Tegabun; 17).

Në tregun e lëmoshës(sadakasë) shumfishohen shpërblimet, andaj ky tregë është në këto ditë të bekuara të Ramazanit, kujdesu dhe shfrytëzoj në makasimum ditët e këtij tregu të begatë.

Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.51

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM