MOS U ZEMËRO!

MOS U ZEMËRO!

0 1598

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أ َنْ رَجُلًا قَالَ لِلنَّبِيِّ : أَوْصِنِي. قَالَ: “لَا تَغْضَبْ”، فَرَدَّدَ مِرَارًا، قَالَ: “لَا تَغْضَبْ”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رق م:6116].

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut :

‘Më këshillo!’ I Dërguari tha: ‘Mos u zemëro!’ Ky rikërkonte disa herë, porse i Dërguari gjithnjë i thoshte: ‘Mos u zemëro!’

E shënon Buhariu [numër 6116].

Dobit e Hadithit:

  1. Çka është zemërimi ? – Pejgamberi alejhi selam, na ka treguar se është gacë që shejtani e hedh në zemrën e birit të ademit dhe zemra e tij vlon, për këtë arsye fytyra skuqet dhe damarët e qafës dalin jashtë.
  2. Ndalohet zemërimi dhe ajo përfshin dy gjëra: a) ndalohet çdo gjë që të afron deri tek hidhërimi, b) ndalohet të zbatosh atë të cilën nxitë hidhërimi.
  3. Kujdesi i sahabëve (radijAllahu anhum) për të marur atë që sjell dobi.
  4. Bashkëbiseduesit i drejtohesh me fjalë që përputhen me gjendjen e tij.
  5. Ndalimi i sjelljës së keqe nënkupton urdhërimi i sjelljës së mirë.
  6. Frenimi i zemërimit dhe ilaqi i saj është me fjalë dhe vepra:

a) Ilaqi me fjalë: Kush ndjen zemërim le të thotë EUDHU BILAHI MINESHEJTA NIRAGJIM (Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar).

b) Ilaqi me vepra: Nëse është në këmbë të ulet, nëse është ulur të shtrihet, të mer abdest ose të largohet nga vendi ku është zemëruar

7. Zemërimi i cili lejohet dhe urdhërohemi me të është hidhërimi kur nëpërkëmben    dispozitat dhe kufitë e Allahut, duke mos tepruar në realizimin e saj e të arrihet hidhërimi i tij.

Përgatiti: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM