NDALESAT E IHRAMIT

NDALESAT E IHRAMIT

0 1641

Pas veshjes së ihrameve, haxhiu duhet të largohet nga ndalesat e posaçme, të cilat quhen mëkate të ihramit.

Përderisa të mos lirohet nga Ihrami, i ndalohen haxhiut gjërat që vijojnë;

1. Mardhëniet seksuale, fjalët e ndyta dhe polemikën(grindjet).

2. Gjuetia e egërsirave në tokë.
Haxhiut gjatë ihramit i ndalohet të gjuajë shtazë të egra tokësore, ose ti tregojë dikujt se ku ndodhet shtaza ose ti tregojë se si mund ta gjuajë shtazën në fjalë.

3. Veshja e këmishës, pantollonave, kapeles apo çfardo lloj veshje të qepur.
Veshja e çorapave, rrobave të çepura.

4. Mbulimi i fytyrës dhe i kokës
Muhrimit nuk i lejohet ta mbulojë fytyrën dhe kokën

5. Përdorimi i aromave në veshje, trup dhe përdorimi i mjeteve aromatike gjatë pastrimit.
Muhrimi obligohet tu shmanget të gjitha llojeve të aromave gjatë ihramit (misk, parfym, sapun, shampon, deodorant, palloma të lakta me erë, dezinfektues, etj).

6. Rruajtja e kokës dhe mkekrrës apo edhe shkurtimi i tyre.
Muhrimit i ndalohet shkurtimi i qimeve dhe flokëve.
(Qoftë mjekrrës, kokës, organeve gjenitale, ndërsjetllave, gjoksit, këmbëve, etj).

7. Prerja e thonjve.
Muhrimit nuk i lejohet që vetes dhe dikujt tjetër tia presë thonjtë.

Përmblodhi dhe Përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Ndalesat
Obligohet largimi i tërësishëm i tyre, disa prej tyre nëse veprohen haxhi bëhet i pavlefshëm, disa prej tyre nëse veprohen lihet mangu haxhi, por plotësohet me therrjen e kurbanit(si shpagim për ndalesën e bërë).

GJITHASHTU NË ALBISLAM