VAXHIBET E HAXHIT

VAXHIBET E HAXHIT

0 1218

Vaxhibet(Obligimet) e haxhit, janë;
1. Marrja e obligimeve të ihramit nga mikati

2. Të kryhet Saji ndërmjes Safas dhe Mervas

3. Të fillohet kryerja e sajit nga Safa

4. Saji të kryhet pas tavafit

5. Tavafi dhe saji të kryhen në këmbë

6. Pastërtia nga hadethi i madh dhe i vogël gjatë kryerjes së tavafit
Haxhiu gjatë kryerjes së tavafit duhet të jetë me abdes dhe i pastër nga xhunubllëku.

7. Gjatë kryerjes së tavafit duhet të jetë haxhiu i veshur si duhet, me vende të mbuluara të trupit.

8. Tavafi të fillohet nga Haxherul Esvedi

9. Tavafi të kryhet ashtu që haxhiut Qabeja ti mbetet nga ana e majtë e tij

10. Pas çdo tavafi të kryer të falen dy rekate namaz
Pas çdo tavafi të kryer rreth Qabesë që përbëhet nga shtatë rrotullime , duhet falur dy reqate namaz te mekami ibrahim

11. Tavaful ifada(zijare) të kryhet në tre ditët e para të Kurban Bajramit

12. Qëndrimi në Arafat deri në perëndimin e diellit të asaj dite.

13. Qëndrimi në Muzdelife pas perëndimit të diellit deri në agimin e asaj dite, por për të moshuarit, të sëmurit, grat, lejohet qëndrimi qoftë edhe për pak kohë.

14. Falja e namazit të akshamit dhe jacisë në Muzdelife në kohën e jacisë, të shkurtuar, të bashkuar, me një ezan dhe dy ikamete.

15. Hedhja, gjuajtëve e gurëve.

16. Çdo ditë gurët të hidhen në kohë të caktuar pa shtyrje

17. Të rruhet koka, të qethen flokët, qoftë edhe pak

18. Therrja e deles nga ana e atij që kryen haxhim temetu apo kiran

19. Radhitja e kryerjes së obligimeve të haxhit

20. Rruajtja e kokës në vendin dhe kohën e caktuar

21. Për atë që jeton jasht kufive të mikatit është vaxhib ta kryejë tavafin lamtumirës

Përmblodhi dhe Përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Vaxhibet
Janë veprime të obligueshme, por moskryerja e tyre nuk e prish haxhin, por e lë të mangët dhe plotësimi bëhet përmes therjes së kurbanit.

GJITHASHTU NË ALBISLAM