NJOHURI KURANORE – 26

NJOHURI KURANORE – 26

0 1256

1. Cilin ajet Kuranor ia zbriti Allahu të dërguarit të Tij, Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem! , që e ndaloi të lutet për xhaxhain e tij?

– Fjala e Allahut;

مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَنْ يَسْتَغْفِرُوا لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُوا أُولِي قُرْبَىٰ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ

Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtet ata (idhujtarët) janë banues të Xhehennemit.” (Teube; 103).

2. Cila ishte shkaku i shirkut të parë në ruzullin tokësor?

– Teprimi me njerëzit qofshin ata me pejgamberët e Allahut ose me evlijat e Allahut.

3. Cili ishte adhurimi i parë që iu bë shirk Allahut?

– Duaja (lutja) drejtuar dikujt tjetër jashta Allahut, xhele ue ala.

4. Sa vite ishin njerëzit në Besimin (teuhidin) e pastër?

– 1000 vite.

5. Cili ishte shkaku që populli i Nuhit alejhi selam filluan t’i adhuronin njerëzit e mirë?

– Zhdukja e diturisë dhe injoranca (xhehli) e madhe.

6. Në cilën sure e ka përmendur Allahu më së shumti dënimin?

– Në suren el Bekare, gjithsej 18 herë.

7. Allahu i ka përmendur në Kuran njerëzit që do të kenë dënimin më të dhëmbshëm në ditën e gjykimit, kush janë ata?

– Familja e Firaonit dhe munafikët.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 876

0 1084