NJOHURI KURANORE – 27

NJOHURI KURANORE – 27

0 1649

1. Cili pejgamber do jetë larg(do ikë prej saj) gruas së tij në ditën e gjykimit?

– Luti, alejhi selam.

2. Sa herë është përmendur guri në Kuran?

– 10 herë.

3. Sa herë është përmendur shpella në Kuran?

– 6 herë, të gjitha në suren el Kehf.

4. Sa herë është përmendur këmisha në Kuran?

– 6 herë, të gjitha në suren Jusuf.

5. Çfarë tha Ibrahimi alejhi selam kur e hodhën në zjarr?

– HasbijaAllahu veni’mel vekil (Mua më mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i Mirë).

6. Cili popull i tha të dërguarit të tyre; Ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim Allahun haptazi?

– Benu Israilët i thanë Musait alejhi selam.

7. Ceki tre llojet e sabrit(durimit)?

– Llojet e sabrit janë tre;

1. Sabri në kryerjen e adhurimeve ndaj Allahut.

2. Sabri në moskryerjen e mëkateve dhe

3. Sabri në caktimet e Allahut.

8. Në cilën sure është përmendur shega dy herë?

– Në suren el En’am.

9. Në cilën sure sqarohen dispozitat e niqahut (martesës) me gratë e ithtarëve të librit (krishteret dhe jahudiket)?

– Në suren el Maide.

10. Cilit pejgamber ju llogaritet umeti i tij më i miri umet prej gjithë umeteve?

– Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem!

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 879

0 1088