NJOHURI KURANORE – 28

NJOHURI KURANORE – 28

0 1499

1. Cili pejgamber i theu idhujt e popullit të tij në ditën e festës së tyre?

– Ibrahimi, alejhi selam.

2. Cilit pejgamber iu hap pusi zem zem (filloi të dal uji zem zem për her të parë) në mes këmbëve të tij?

– Ismailit alejhi selam.

3. Cilit pejgamber iu spjegua (i doli në shesh) ëndërra pas dyzet viteve?

– Jusufit alejhi selam.

4. Cila sure gjendet në mes sures Saf dhe Munafikun?

– Sureja el Xhumua.

5. Në cilën sure gjendet sexhdeja e parë (sipas radhitjes së mus’hafit)?

– Suren el A’raf.

6. Cili vend është cekur në Kuran i cili gjendet në Egjipt?

– Sina.

7. Një sure në Kuran emërohet me emrin e një njeriut që Allahu i dha urtësi të shumta por nuk ia dha pejgamberëllëkun, cila është ajo sure?

– Sureja Lukman.

8. Cila sure u bë shkak për udhëzimin(pranimin e Islamit) e Omerit, radijAllahu anhu?

– Sureja Ta’ha.

9. Për cilin vend është betuar Allahu në Kuran?

– Meken.

10. Cila sure emërohet me njërën prej shtyllave të namazit?

– Sureja Sexhdeh.

 

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 879

0 1088