NJOHURI KURANORE – 31

NJOHURI KURANORE – 31

0 1591

1. Fjala e Allahut; “E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu.” Është cekur në dy vende në Kuran?

– Në suren el A’raf, ajeti nr.200; “E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.”

Dhe në suren Fusilet, ajeti nr.36; “E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në Allahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!”

2. Fjala e Allahut; ِ”Dhe që këshillluan.” U përmend dy herë në Kuran, ceki?

– Në suren el Beled, ajeti nr.17; “E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).”

Dhe në suren el Asër, ajeti nr.3; “Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”

3. Çfar kuptimi ka fjala e Allahut; “Që të më adhurojnë(ta adhurojnë Allahun xhinët dhe njerëzit).”

– Pra, ta njësojnë Atë si të vetëm në çdo gjë(në adhurim,etj).

4. Fjala e Allahut; “Shembulli (atributi) i Xhennetit që u është premtuar të devotshëmve.” Është përmendur në dy vende në Kuran?

– Në suren Rra’d, ajeti nr.35; “Shembulli (atributi) i Xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (palatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. ai është përjetim i lumtur i atyre që i shin ruajtur, e pëfundimi i jobesimtarëve është zjarri.”

Dhe në suren Muhamed, ajeti nr.15; “Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?

5. Fjala e Allahut; “Ai është që di të fshehtëndhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i latrësuari.” Në cilën sure gjendet ky ajet?

– Në suren Err Rra’d, ajeti nr.9

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 879

0 1088