NJOHURI KURANORE – 32

NJOHURI KURANORE – 32

0 1997

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E nuk janë të njejtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmët djeg. E prej secili ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i bani; e, i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju falënderoni.”

Çfarë është për qëllim me fjalën e Allahut; لَحْمًا طَرِيًّا “ju hani mish të freskët.”?

– Është për qëllim peshku dhe balenës (pra; mishi i tyre).

2. Fjala e Allahut; “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut.” Është cekur në dy vende në Kuran?

– Në suren et Teube, ajeti nr.32; “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.”

Dhe në suren es Saf, ajeti nr.8; “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.”

3. Në cilën sure Allahu është betuar pesëmbëdhjetë herë?

– Në suren esh Shemsë.

4. Cilat janë dy suret që përfundimin e kanë të njejtë, pra përfundojnë me të njejtin ajet?

– Sureja el Hakah dhe sureja el Vakia, përfundojnë dyjat me këtë ajet; “Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar.”

5. Dy ajete Kuranore përfundojnë me shkronjën Sh (ش )?

– Ajeti i parë i sures Kurejsh; “Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!”

Dhe ajeti i pesë i sures el Karia; “Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.”

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 878

0 1087