NJOHURI KURANORE – 40

NJOHURI KURANORE – 40

0 3451

1. Kush ishin pjestarë të këtij dialogu;

قَالُوا لَقَدْ عَلِمْتَ مَا لَنَا فِي بَنَاتِكَ مِنْ حَقٍّ وَإِنَّكَ لَتَعْلَمُ مَا نُرِيدُ قَالَ لَوْ أَنَّ لِي بِكُمْ قُوَّةً أَوْ آوِي إِلَىٰ رُكْنٍ شَدِيدٍ

Ata thanë: “Po ti e ke të ditur se ne, nuk kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!” Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mij).” (Hudë; 79-80).?

– Luti alejhi selam me popullin e tij.

2. Kush ishin pjestarë të këtij dialogu;

قَالَتْ إِنِّي أَعُوذُ بِالرَّحْمَٰنِ مِنْكَ إِنْ كُنْتَ تَقِيًّا قَالَ إِنَّمَا أَنَا رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَامًا زَكِيًّا

Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!” Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”.” (Merjem; 18-19).?

– Merjemja dhe Xhibrili alejhima selam.

3. Kush ishin pjestarë të këtij dialogu;

قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ إِلَّا مَنْ رَحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِين

Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të Allahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.” (Hudë; 43).?

– Nuhi alejhi selam me djalin e tij.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 888

0 1096