NXITJE PËR VEPRA TË MIRA

NXITJE PËR VEPRA TË MIRA

0 2993

O ju njerëz  keni frikë Allahun dhe dijeni se veprat janë arritja e njeriut me të cilat del nga kjo botë, dhe në ato varet udhëtimi i tij në ahiret, i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tre gjëra: Familja e tij, pasuria dhe veprat e tija. Dy prej tyre kthehen dhe mbetet një, kthehet familja dhe pasuria e mbeten veprat”. Mutefekun alejhi.

Vepra është shoqëruesi i njeriut  në varr, kënaqet nëse vepra ka qenë e mirë dhe ndëshkohet nëse vepra ka qenë e keqe, është cekur në hadith se vepra e mirë i vjen njeriut në varr në formë të njeriut me fytyrë të bukur, me tesha të mira dhe me erë të këndshme e i thotë: “Përgëzohu”, i vdekuri i thotë: Kush je ti, fytyra jote është fytyrë e bukur që vjen me hair, e i thotë: Unë jam vepra jote. Ndërsa vepra e keqe i vjen njeriut në formë të njeriut me fytyrë të shëmtuar, me tesha të këqija dhe erë të keqe, e i thotë: Të përgëzoj me diç që do të vjen keq. Kjo është dita që të është premtuar, e i thotë: Kush je ti? Fytyra jote e keqe vjen me të keqe, e i thotë unë jam vepra jote e keqe, ishte i ngadalshëm në respektimin e Allahut e i shpejtë në mëkat ndaj Tij, e Allahu të shpërblen me ndëshkim.

Vepra e mirë është ajo që e shpreson njeriu kur është në agoni të vdekjes, Allahu thotë: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!”

Kjo është ajo që do ta dëshirojnë banorët e zjarrit kur do të hidhen në te. Allahu thotë: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim”. Fatir 37.

Ne nëse meditojmë në Kuranin Fisnik do të gjejmë se Allahu i Lartëmadhëruar na drejton kah veprat në shumë prej ajeteve, ndonjëherë e lidh shpërblimin për vepra si në fjalën e Tij: “dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat”. Jasin 54.

E ndonjëherë Allahu na tregon se Ai i mbikëqyr veprat tona, “Unë jam i dijshëm për atë që ju veproni”

E ndonjëherë na tregon se ka autorizuar për ne melaqe që regjistrojnë veprat tona, Allahu thotë: “Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. Ata e dinë se çka punoni”. Infitar 10-12.

Ndonjëherë na tregon se veprat do të na tregohen ditën e Kiametit, do ti shohim e do ti lexojmë, Allahu thotë: “Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” Zelzele 6-8.

E nga njëherë na tregon se njeriu punon për veten e jo për dikë tjetër: “Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve”. Fusilet 46.

Vëllezër të nderuar

Njeriu nuk ka para vetes shans tjetër për të vepruar pos jetës në këtë botë, sot ka punë e nuk ka llogari e nesër do të ketë llogari e nuk do të ketë mundësi për të vepruar, se jeta e njeriut është e shkurtër, nuk e di fundin e tij, nuk e din në çfarë kohe do të vjen, e nëse vjen nuk vonohet për tjetër herë: “e kur t’u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë”. Araf 34.

Këto ditë të cilat po i jeton o njeri në këtë botë, është shans për ty që nuk vlerësohet me çmim, që po ta din vlerën e saj do ta ruaje vetëm për gjëra që të bëjnë dobi e që do të sjellin ty lumturi të përhershme, e nëse e humb në lojë e shkujdesje do të sjell dënim të përhershëm, atyre që ruajtën këtë botë me vepra të mira u thuhet ditën e Kiametit: “Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”. Haka 24.

E për ata që kanë humb kohën e tyre  me lojë e dëfrim, në gjëra të kota u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues”. Ahkaf 20.

Vëllezër të nderuar

Pengesat në veprimin e të mirave janë të shumta që duhet njeriu të mundohet dhe të lodhet, sepse nefsi i njeriut është që anon kah të këqijat. Ai ndihmohet nga shejtani dhe ushtria e tij, prej epsheve dhe dyshimeve. Ai që kërkon mbrojtje nga Allahu dhe drejtohet në punë të mirë Allahu atë e ndihmon që të mos  e mundin këto pengesa, humben e zhduken para atij. E kush i nënshtrohet epshit dhe është dembel për të bërë punë të mira, ato e mundin dhe i humb atij shansi nga dora e vet, duke mbaruar jeta e tij e ardhja e vdekjes. I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “I mençur është ai i cili e ulë veten dhe punon për pas vdekjes, e i paaftë është ai që vetja e tij e pason epshin dhe shpreson shumë te Allahu”.

Pastaj ka mundime dhe pengesa në veprimin e punëve të mita që duhet njeriu të fillon që herët para se të arrijnë tek ai, si sëmundja, varfëria, pleqëria, vdekja. I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpejtoni në vepra të mira, ngase do të shihni sprova si nata e errtë, në mëngjes zgjohet si besimtarë e zë mbrëmja si jobesimtarë, në mbrëmje është besimtarë e në mëngjes jobesimtarë, e shet fenë për interes të kësaj bote”. E Transmeton Muslimi.

Pra keni frikë o robër të Allahut shpejtoni në vepra të mira para se të vijë vdekja. Allahu thotë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut”. Munafikun 9.

Shejh Salih ibn Feuzan ibn Abdullah Ali Feuzan

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM