Kërko

zekati - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 697


Mr. Nusret RAMADANI
Hixhreti konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Islam, pas Kur’anit dhe Miraxhit, është pika e kthesës dhe ajo që quhet në gjuhën moderne civilizimi Islam. Këtë shkrim jam munduar që ta degëzojë në dy pjesë; qasja primare e titullit që konsiston me atë që duhet të informohemi se pikërisht, ata që emigruan dhe ishin pjesë e Hixhretit në kohën e Profetit alejhi selam, ishin: diplomat të theksuar, mendje të ndritura, njerëz që posedonin vyrtyte të larta të moralit, të urtë, dhe besnik.
Profeti Muhamed a.s ishte njeriu i parë që i dha botës një koncept diplomatik, që në momentin sa ishte në Mekë, edhe gjatë periudhës së migrimit (hixhretit) dhe qëndrimit të tij në Medinë. Këta burra të mirë, prej momentit që bënë Hixhret dhe e lëshuan Mekën, Meka nuk arriti që të zhvillohet dhe të ketë progres në shumë fusha, porse prezenca e këtyre mendjeve të ndritura në Medinë, e bëri që Medineja të lulëzoi dhe të avancohet pasi i vendosi themelet e shtetit dhe startoi diplomacia e shokëve të profetit Muhamed alejhi selam hovshëm, me në krye me Profetin.
Vendet e zhvilluara sot, në kohën tonë që po jetojmë, i mbledh mendjet e ndritura, të kualifikuarit, njerëzit që kanë dije dhe urtësi, intelektualët, i mbledh njerëzit që kanë përgaditje shkencore, prandaj, një pjesë e të rinjëve në vendet tona Ballkanike, që mbarojnë studimet e tyre, nuk e gjejnë veten e tyre për të kontribuar në vendin e vet, ndoshta edhe nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë, çka ndodhë me ta?! Bëjnë hixhret, dhe e lëshojnë vendin e tyre, dhe shkojnë në ndonjë vend të huaj, ku ju ofrohet mundësia për ta demonstruar talentin, ju ofrohen kushtet dhe akomoditeti, ju vlerësohet profesioni, dhe kështu bëhet pjesë integrale e atij vendi. Shtetet e varfura, për çdo ditë janë duke i humbur shtresën intelektuale, kjo është një problematikë që fillimisht duhet të menaxhohet mirë duke filluar nga institucionet shtetërore, me qëllim që të ndalohet ky hixhret për këta njerëz!
Këta mendje të ndritura të sahabeve e kan realizu Hixhretin, këta e kanë prodhu Hixhretin, andaj dhe hixhreti bëri revolucion edhe në diplomaci, ngase paraprakisht arritën me u liru prej bestitnyve, u liruan prej adeteve dhe zakoneve të kota që mbizotëronin në Mekë. Emancipimi i tyre diplomatik dhe i njohjes së rrethanave dhe realitetit në Mekë, ishte cilësia e tyre, ata filluan rregullimin e raporteve për brenda gadishullit arabik, ngaqë në atë periudhë në afërsi të qytetit Medine jetonin një numër fisesh çifute të njohur si Benu Kureidha, Benu Nadir, Benu Kainuka, po edhe nga fisi i njohur i Ensarëve, Ews dhe Hazrexh. Në këtë kohë ishin evidente mosmarrëveshjet dhe problemet e asaj kohe të llojit politik, social, kulturor, sociologjik dhe jetësorë, mes emigrantëve dhe mbështetësve të Profetit Muhamed a.s. Kështuqë pritej një qasje diplomatike e Profetit Muhamed a.s. kundrejt këtyre sfidave dhe grupeve në fjalë, ishte nevojë imediate të intervenoi drejtëpërsëdrejti Profeti Muhamed a.s. që të formuloi një koncept diplomatik për ti rregulluar marrëdhëniet në mes tyre, dhe për të kapërcyer kontradiktat që ishin prezente. Marrëdhëniet mes fisit Ews dhe Hazrexh mes tyre nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mes tyre në përgjithësi dhe hebrenjëve, mbi të gjitha edhe ajo miqësi paraprake historike në luftë që ishin dhe kishin grindje e cila ende ishte e dukshme në sjellje dhe marrëdhënie diplomatike të tensionuara mes tyre, dhe se reflektohej shpërndarja gjeografikisht e popullsisë së këtyre grupeve, dhe secili grup prej tyre jetonte në vendbanime të caktuara të tyre, dhe që ishin shumë larg ndaj njëri-tjetrit, gjendja e sigurisë së tyre ishte shqetësuese.
Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i Ensarëve të Medines e pranuan Islamin, me diplomacinë që e artikuloi në formë shumë të mirë Profeti Muhamed realizoi rregullimin e marrëdhënieve midis muslimanëve dhe hebrenjëve dhe në këtë mënyrë dhe u krijua traktati i Medinës.
Diplomacia praktike e Profetit Muhamed nënkupton nënshtrim i plotë ndaj Zotit fuqiplotë, krijimi i paqës, drejtësisë, barazisë, siguria e jetëve dhe mbrojtja e të dobtëve dhe pakicave, konsolidimi i shtetit brenda dhe diplomacia aktive me sundtimtarët dhe mbretërit jashtë vendit. Mbi këtë koncept platforma diplomatike e Profetit Muhamed a.s mbulonte të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut përfshi këtu si: mbrojtja e të krishterëve, liria e adhurimit dhe lëvizjes, liria për të caktuar gjykatësit e tyre dhe për të mbrojtur pronat e tyre, përjashtimi nga shërbimi ushtarak dhe e drejta e mbrojtjes në kohë lufte.
Në funksion të ndërtimit të rendit shoqërorë, Profeti Muhamed a.s. jepte këshilla, alternativa dhe sqaronte parimet mbi të cilat ndërtohet siguria dhe harmonia ndërnjerëzore, si dhe orvatej në realizimin e integrimit të muslimanëve në veprime konstruktive, duke u larguar nga çdo destruktivitet eventual nga e kaluara, e cila shkaktonte çrregullime në shoqëri, por dhe e devijon qenien njerëzore. Në takimet që kishte me të zgjdheurit, dhe të emëruarit si ambasadorë nëpër vende të ndryshme, i këshillonte Profeti Muhamed alejhi selam dhe iu jepte disa informacione që paraqesin pasqyrën historike, gjeografike dhe orientimin politik të atij vendi dhe populli.
Për shembull; Muadh ibën Xhebeli llogaritet si një ndër ambasadorët e parë të shtetit të Medines, gjegjësisht i Profetit Muhamed a.s. dhe ishte prej shokëve të njohur të Profetit, ishte një ndër shkruesit e shpalljes, i dijshëm dhe i arsyeshëm.
Krahas edukatës fetare që e mori pranë profetit Muhamed, ishte i njohur dhe i dalluar me dituri. Për këtë profeti Muhamed në një rast tha: Muadhi, njeriu më i ditur për gjërat e lejuara dhe të ndaluara (në jurispudencën islame), dhe se do të jetë udhëheqës i njerëzve të ditur në parajsë (xhenet). U caktua që të angazhohet si ambasadorë në Jemen, ku do ta përcjellë mesazhin dhe platformën e profetit Muhamed a.s. Ndër porositë që profeti Muhamed a.s. ia dha Muadhit ishte mbjellja e optimizmit dhe shpresa tek njerëzit, duke i thënë: “Lehtëso dhe mos vështirëso, përgëzoi njerëzit dhe mos i largo, dhe kujdes që mos të mashtrohesh pas luksit, se robërit që kanë devocion ndaj Zotit nuk jepen pas luksit, vërtetë, ti do të shkosh te një popull që kanë kulturë dhe religjion tjetër, janë të krishterë, fillimisht thirri të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet dikush tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i tij, nëse ata e pranojnë këtë, e që llogaritet faza e parë diplomatike, atëherë tregoju se Zoti ua ka bërë obligim ritualin e lutjes (Namazin), gjithashtu dhënien e zekatit (një pjesë e pasurisë që u meret të pasurve dhe u shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve) dhe ruaju lutjes së atij që i bëhet e padrejtë, për shkak se ndërmjet tij dhe Zotit nuk ka pengesë” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Amr ibën el-Asi, emri i tij është lakuar edhe kur nuk ishte musliman, njeri tejet i mençur, madje pseudonimi i tij ishte ‘më i zgjuari i arabëve’ politikan i zhdërvjelltë dhe i aftë, diplomat i theksuar, që e përdornin kurejshitët e Mekes në situata të vështira dhe kritike në periudhën kur ishte opozita e profetit Muhamed alejhi selam, është dërguar disa herë për negociata të ndryshme tek Nexhashiu për emigrimin në Etiopi (Abisini) me qëllim kthimit të njerëzve në Mekë, i dinte rrjedhat dhe zhvillimet politike që ndodhnin në atë periudhë.
Negocimi llogaritet në shumë raste si forma më e rëndë në diplomaci, dhe për detyra të vështira dhe probleme të mëdha e përdornin Amër ibën el-Asin për zgjidhjen e çështjeve, nëse në zhargonin e diplomacisë do e quanim si negocuesi dhe ambasadori jo rezident, ose ministër pa resor.
Në një periudhë ishte guvernator i kalifit të dytë Omer ibën Hatabit, në Egjipt. Gjatë mandatit të tij po e veçoj këtë ngjarje për të cilën del në pah, drejtësia dhe kodet juridike të Kushtetutës së Medines.
Amri në Egjipt organizoi një garë kuajsh ku mori pjesë dhe djali i tij, i cili e humbi garën që bëri me një të ri kopt (të krishterët e Egjiptit). Prej mërzisë së humbjes djali i guvernatorit e goditi me kamxhik rivalin e tij duke i thënë: le të jetë mësim kjo, që të mos garosh me djalin e një fisniku. Kopti, për këtë shkoi të ankohej tek Kalifi në Medine, i cili e mori përsipër që të hulumtoi dhe verifikoi këtë rast. Kur u vërtetua se kopti ishte goditur me pa të drejtë dhe është fyer, kalifi Omer dërgoi menjëherë emisar në Egjipt dhe urdhëroi Amrin së bashku me djalin e tij të paraqitem tek ai urgjentisht. Kur arritën, Omeri i dha koptit një kamxhik dhe i tha ti qëllojë po aq sa ishte qëlluar.
Në prezencë të guvernatorit, kopti filloi ta godasë djalin e tij derisa u realizua ndëshkimi i merituar. Më pas Kalifi iu drejtua guvernatorit me këto fjalë: O Amër, që kur i keni kthyer në robër, njerëzit e lindur të lirë?
Xhafer ibën ebi Talib, i njohur në histori si shokë i profetit Muhamed a.s. (Xhafer ettajjar), kushëriri i profetit, dhe vëllau i kalifit të katërt Ali ibën ebi Talibit, në moshë më i madh se vëllau i tij Aliu, edhe pse në islam hyri më vonë se Aliu.
Në njëfarë renditje historike që është bërë mendohet të jetë muslimani 32 me numër. Ishte nga muslimanët e parë që emigruan drejt Etiopisë, pasiqë situata në Mekë u rëndua shumë.
Mbreti i Etiopisë Nexhashiu, ishte njeri që nuk gjykonte pa dëgjuar, kërkoi të takohet personalisht me delegacionin e muslimanëve.
Grupi i muslimanëve që ishin aty, pas konsultimit që kishin ranë dakord që ambasadori dhe zëdhënësi i tyre të jetë Xhafer ibën ebi Talib, ngase ishte njeriu që i ngjante profetit Muhamed në dukje, në moral dhe urtësi.
Njeri i ekuilibruar, karizmatik, orator i shquar, dhe diplomat i suksesshëm që do ti realizonte kërkesat politike të muslimanëve.
Pasi u takua me Mbretin sy në sy pasi e përshëndeti i tha: O mbret i drejtë, ishim njerëz që jetonim në injorancë, adhuronim idhuj, hanim ngordhësirën, bënim imoralitet, i forti e munde gjithmonë të dobëtin, nuk e trajtonim mirë komshiun, derisa Zoti dërgoi mes nesh një person që ia njojim familjen, sjelljen dhe besnikërinë, e ai na ftoi ta adhurojmë një Zot, të braktisim besimet e para, të flasim drejtë, të mbajmë amanetin, të mbajmë lidhjet familjare dhe farefisnore, të mos derdhim gjakun, të mos bëjmë imoralitet, ashtu siç na urdhëroi që ti kryejmë dhe obligimet tona përballë Zotit (Kushtet e Islamit).
Kur ne i besuam këtij njeriu, populli ynë na u vërsul dhe na sulmuan si egërsira, na keqtrajtuan, e profeti ynë na tha që të vijmë në tokën tënde, se ti je një mbret që në tokën tënde nuk bëhet padrejtësi.
Me pak fjalë, ka bërë prezantimin diplomatik dhe ka përshkruar vendin e tij në formën më të mirë të mundshme. Mbreti u mahnit nga prezantimi që bëri Xhaferi, dhe tha a ke diçka nga libri që i ka zbritur profetit tuaj, atëherë Xhafer ibën ebi Talib filloi ti lexojë mbretit disa pjesë nga Kaptina Merjem, ku mes të cilave përmendet historia mahnitëse e rrënqethëse ku Zoti tregon për Merjemen, Nënën e profetit Isa a.s. gjithashtu përmendet Isai a.s. dhe gjithë familjen e tij.
Kur ndëgjoi Kuranin, filluan ti rrjedhin lotët, u emocionua, dhe të gjithë patriarkët që e rrethonin filluan të qajnë. Dhe mbreti tha: Shkoni se në tokën time nuk mund të ju prek kush sa të jem unë gjallë, atëherë muslimanët u qetësuan dhe shkuan të lirë në shtëpitë e tyre.
Nëse analizohet ngjarja e Hixhretit të Profetit Muhamedit alejhi selam dhe shokëve të tij prej A-ja e saj e deri tek ZH-ja e saj, nuk do të gjenim një moment të vetëm që të thuash po sikur ta kishte bërë kështu, apo ta kishte bërë edhe ktë do të ishte më mirë, nuk ka arsyetim njerëzorë që nuk e ka ndërmarë Profeti Muhamed alejhi selam në ngjarjen e Hixhretit.
Hixhreti në vete nuk paraqet vetëm fenë, ai është udhërrëfyes për të drejtat juridike, udhërrëfyes për zhvillimin e një diplomacie aktive dhe serioze e ndërtuar nga parimet e drejtësisë, stimulon për të drejtat kulturore, qytetare, dhe humane. Dallimi mes një populli përparimtar dhe një populli të prapambetur mishërohet në faktin se hixhretin e përkthen në ligje dhe rregulla që duhet të rrespektohen dhe aplikohen në jetën e përditshme. Diplomacia dhe bashkëbisedimi me tjetrin është imperativ, në librin e shenjtë Kur’anin në disa raste e kemi në formën e domosdoshmërisë, e në disa raste të tjera në formën e së preferuarës bashkëbisedimin me të tjerët. Ajo që duhet ditur se Kurani kujdeset edhe për nivelin e diplomacisë dhe dialogun me tjetrin, Allahu thotë në Kuran: “Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më e mira…” (Kur’an, Nahl 125)
Në Islam kemi referencë të qartë ideologjike, që edhe nëse hasim në mospajtime dhe polemika ato mbesin brenda boshteve, bazave dhe aksiomave të kësaj reference, mospajtimet dhe divergjencat janë natyrshmëri por kjo nuk duhet të reflektoj në përçarje dhe ndasi.
Po e ilustroi me një shembull nga historia islame, një nga themeluesit e Mez’hebeve (shkollave jurideike islame) imam Ahmed ibn Hanbel tregon se në një kohë erdhi një studiues i islamit për të më informuar rreth librit të tij të rij, dhe se e kishte titulluar “Libri i mospajtimeve” (Kitabul ihtilaf, ar.), atëherë imam Ahmedi e këshillon që ta ndryshojë këtë titull të mospajtimeve me (Kitabu essiah, ar.) libri i zemërgjërësisë, porosia e këtij shembulli qëndron në ate se mospajtimi nuk nënkupton kundërthënie, e as nuk nënkupton armiqësi në mes dijetarëve, por me këtë nënkuptohet zemërgjërësia dhe univerzaliteti i jurispudencës islame. Vazhdimësia në urtësi dhe këshillë është e nevojshme pa marrë parasysh se sa i gjërë është hendeku i mospajtimeve, idetë dhe analizat nuk piqen nëse ato nuk i përtypin gjuhët e debateve. Me diplomaci të mirëfilltë ne i ndriçojmë pikët e errëta dhe këto ndriçime formojnë vizione diplomatike të përbashkëta.

0 3219

Hadithe të Pejgamberit lidhur me agjërimin 1/2

HADITHI 1:

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kur vjen ramazani, dyert e xhenetit hapen, dyert e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët prangosen” (Muslimi)

HADITHI 2:

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Natën e parë të muajit ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, dyert e Zjarrit mbyllet dhe nuk mbetë asnjë derë hapur, dyert e xhenetit happen dhe nuk mbetë asnjë derë mbyllur dhe një thirrës thërret: o ti që do të mirën, nisu! O ti që do të keqen, ndalo! Allahu do zgjedh kë do të lirojë nga Zjarri edhe atë për çdo natë.” (Tirmidhiu, Albani e vlerëson si hasen)

HADITHI 3

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “ Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër, ramazani deri në ramazan i shlyejnë gjunahet mes tyre përderisa qëndrohet larg mëkateve të mëdha.” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 4

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush agjëron ramazanin me besim të plotë dhe me shpresë në shpërblimin e Allahut, i fallen mëkatet që ka bërë në të kaluarën” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 5

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush nuk braktis fjalët e kota dhe të punuarit me to, Allahu nuk ka nevojë prej tij që ai të braktis ngrënien dhe pierjen” (Buhariu)

HADITHI 6

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush falë namazin e natës gjatë ramazanit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i fallen mëkatet që ka bërë në të kaluarën” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 7

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Agjërimi më i çmuar pas ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut muharem dhe namazi më i çmuar pas atij farz është namazi i natës” (Nesaiu, Albani e vlerëson si hasen”

HADITHI 8

Abdullah b. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshminë se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e ramazanit” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 9

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Agjëruesi ka dy gëzime: një gëzim ku bën iftar dhe një gëzim kur do të takohet me Zotin e Tij” (Muslimi)

HADITHI 10

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Është i urryer ai njeri që emrin tim e dëgjon të përmendet e nuk më çon salavat. Është i urryer ai njeri hyn në ramazan dhe del prej tij pa iu falur mëkatet. Është i urryer ai njeri që dy prindërit e tij plaken duke qenë tek aid he nuk hyn në xhenet shkaku i tyre” (Tirmidhiu, Albani e vlerëson si hasen)

HADITHI 11

Sehël b. Sa’d, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “në Xhenet ka një derë që quhet Rejan, nëpër të hyjnë në Xhenet agjëruesit ditën e Kiametit. Pos atyre nuk hyn nëpër të askush tjetër. Do të thuhet: ku janë agjëruesit? Pastaj do të hynë përmes saj dhe kur të hyjë i fundit, ajo derë mbyllet dhe nuk hapet më” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 12

Ebu Seid El-Hudriu thotë: kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu ia largon fytyrën nga Zjarri shtatëdhjetë vite” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 13

Abdullah b. Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “ umreja në ramazan është e barabartë me një haxh” (Buhariu)

HADITHI 14

Abdullah b. Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I Dërguari i Allahu ishte më bujari nga njerëzit, e në ramazan kur takonte Xhibrilin ishte edhe më bujar. E takontë çdo natë të ramazanit dhe dhe ai (Xhibrili) ia mësonte Kuranin, e atëherë ai bëhej më bujar se era e lehtë (që përfshin gjithçka)” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 15

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Allahu thotë: çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është për mua dhe Ubnë do ta shpërblej. Agjërimi është mburojë. Kur dikush nga ju të agjërojë, le të mos flet fjalë të pahijshme e as të mos grindet. Nëse dikush e shanë apo e sulmon, le të thotë: unë jam njeri që agjëroj. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e miskut” (Buhariu dhe Muslimi)

0 1639

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi njeriun më të pastër, ndërmjetësuesin e njerëzimit në ditën e trishtimit, mbi familjen dhe shokët e tij fisnik.

Allahu thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” Sureja Bekare, 183.

E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.” Sureja Bekare, 185.

Allahu i madhëruar na e bëri farz agjërimin, dhe e bëri për ne një stacion për tu furnizuar me punë të mira, të shfrytëzojmë pasionet tona për adhurime, e të afrohemi tek Allahu sa më tepër që të kemi mundësi, e të arrijmë dashurinë e Tij.

Omer ibën Hatabi transmeton në hadithin e njohur të Xhibrilit (alejhi selam) se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Islam është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, në falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin e të bësh haxhin në Qabe nëse ke mundësi të rrugëtosh.

Ebu Hurejra transmeton se një beduin erdhi tek i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e pyeti: Më trego për një vepër nëse unë e veproj hyj në xhenet. I tha: ta adhurosh Allahun dhe mos ti bësh atij shirk, ti falësh pesë namazet farz, të japësh zekatin e detyruar, dhe të agjërosh Ramazanin. Beduini tha: Betohem në Allahut, në dorëne të Cilit është shpirti im, nuk do të shtoj më tepër se kjo e as që do të pakoj. Kur shkoi, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ju tha shokëve të tij: Kush dëshiron të shikojë një njeri nga banorët e xhenetit le ta shikojë këtë.

Të parët e këtij umeti (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre prisnin Ramazanin gjashtë muaj më herët, e pritnin me adhurime, me lexim Kurani, me namaz nate, me shpeshtimin e veprave vullnetare, me dhënien e sadakave e vepra të ndryshme në formë gëzimi dhe feste për afrimin e muajit Ramazan, me një përkushtim të madh të tyre për të arritur fitimin e madh të këtij muaji. Lusim Allahun të na bëjë prej atyre.

Është muaji në të cilin zbriti Kurani, është muaj i pendimit dhe faljes, është muaj i durimit dhe adhurimit, është muaj i shpëtimit nga zjarri i xhehenemit, për vlerën e këti j muaji janë përhapur lajmet dhe janë shpeshtuar transmetimet, Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: Kur të vije Ramazani, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhenehenim dhe prangosen shejtanët.

Të ndëruar, në raport me pritjen dhe parapërgatitjet për muajin Ramazan njerëzit ndahen në tre kategori:

Kategoria e parë:

Këta janë besimtarët të cilët gëzohen, lumturohen sikur të jetë festë e madhe, bile edhe më shumë se sa festë, e shohin si një shansë për të bërë tregti me Allahun, dhe atë për disa shkaqe:

1.Agjërimi për ta është një gjë shumë e lehtë, zemrat e tyre mallëngjehen për të, ngaqë ata janë të mësuar me agjërim, ata gjatë tërë vitit praktikojnë agjërimin, dikush të Hënave e të Enjteve, e dikush ditët e bardha, e dikush ditën e Arafatit, dikush ditën e Ashures, dhe ata shpresojnë në shpërblime të mëdha tek Allahu.

Për këtë agjërimi është i lehtë për ta, dhe secili i cili në vazhdimsi agjëron nafile bëhet i lehtë dhe  i dashur agjërimi farz, është adhurim i lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar.

2.Ata e dijnë se privimi nga kënaqësitë në dynja me agjërim është një shkak për të arritur ato kënaqësi në ahiret, në xhenetet e begatshme aty ku ka kënaqësi që as syri nuk i ka parë, as veshi s’ka dëgjuar për to, e as që njeriu i ka menduar.

3.Adhurimi në zemrat e tyre është gjëja më madhore, ata e kuptojnë vlerën e shpërblimit prej agjërimit, për çfarë ata garojnë dhe shtyhen, ata e kuptojnë dhe janë të bindur se ramazani i shumëfishon shpërblimet, i shton të mirat, për këtë nuk është për çudi pse gëzohen me ardhjen e këtij muaji, për ta muaji Ramazan shëmbëllen si një i dashur i larguar që pritet të kthehet.

Në kategorinë e parë janë ata që e kryejnë agjërimin në formë të rregullt, çdo musliman i moshëritur, i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht, dhe vendas.

Po edhe ata të cilët e ndërpresin agjërimin për ndonjë arsye të pranuar fetare, si: i sëmuri, udhëtari, gruaja me menstruacione dhe me lehoni, shtatëzëna dhe gjidhënëja. E këta kompensojnë ditët e paagjëruar me ditë tjera gjatë vitit.

Dhe të tretët të cilët nuk agjëorjnë dhe nuk i kompensojnë me ditë tjera, por ata janë të detyruar të bëjnë shpagimin e muajit Ramazan, si:plaku i shtyer në moshë dhe njeriu i sëmurë me sëmundje të pashërueshme.

Kategoria e dytë:

Të shkujdesurit, janë grupi  i dhënë pas dynjasë, këta gëzohen me ardhjen e Ramazanit, por gëzimi i tyre dallon nga gëzimi i të parëve, këta nuk gëzohen për diç tjetër por gëzohen se Ramazani është një shans i përfitimit, është shans i tregtimit. E që angazhimi i tepër pas punës bën që të humb namazet ditore, po edhe namazet vullnetare, teravitë, namazin e natës.

Nuk nënkuptohen se ne duhet ta braktisim tregtinë, jo, por, le ti japim vetes sonë diç prej shpërblimit të cilin Allahu e ka përgatitur për ne: “Ajo që e keni pranë vetes aështë e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme.” Sureja Nahl, 90.

Nuk ka fare pengesë nëse angazhohemi, punojmë e fitojmë në kërkim të riskut nëse kjo nuk na preokupon nga ajo që është më me rëndësi.

E as që është muaji Ramazan, muaj i përkujdesit total pas ushqimeve, e ndjekjes së serialeve, e programeve të ndryshme televizive, e as i qëndrimit deri në orët e vona në muhabete e lojra e dëfrime. Ka prej njerëzve që Ramazanin e shndërron në një natë të gjatë, bije të flejë në natëne  fundit të muajit Shaban e zgjohet në ditën e parë të muajit Sheval, e kurse Ramazanin e ka kaluar në gjum, dembeli, dhe përtaci.

Është momenti që të ndjejmë tani keqardhje për humbje të adhurimeve, të adhurojmë Allahun deri në vdekje.

Allahu na ruajt nga gafleti, e që njeriu bëhet gafil herë për shkak shpirtit të tij që e udhëheq në punë të këqija, ose për shkak të shejtanit, ose për shkak të shoqërisë së keqe, për shkak epsheve, kështu atij i ikin adhurimet farze e vullnetare.

Për këtë të nderuar, prej dhuntive më të mëdha për njeriun është që Allahu ti jep atij një shpirt që veten e qorton, për humbjen e adhurimeve, dhe të nxit në arritjen e shanseve të lëshuarar. Dhuntia e dytë është të të jep një zemër që ndjen keqardhje, e që është ksuht prej kushteve të pendimit, e nëse ndjen keqardhje, keqardhja të shtyen fortë drejt pendimit.

Kategoria e tretë:

Ata të cilët janë të pikëlluar për ardhjen e këtij muaji të bekuar, sikur atyre të ju ketë zbritur një bela e madhe, një katastrofë, saqë mërziten, këta janë ata të cilët Kuranin e bëjnë copë copë, këta janë ata të cilët e kanë humbur namazin dhe kanë ndjekur epshet, këta janë ata të cilët i kanë pushtuar shejtanët dhe i udhëheqin epshet, dyshimet ua kanë mbullur sytë dhe zemrat, këta janë prej atyre që e risin çështjen e ibadeteve, atyre u duket gjë e madhe e rëndë, përveç  atyre që kanë frikë Allahun, ata frikohen prej adhurimeve dhe si pasojë vijnë me një mëkat të shëmtuar, dhe e gjithë kjo për shkak të imanit të dobët dhe mos nënshtrimit ndaj Allahut.

Mos veprimi me dituri është injorancë, sikur që është injorancë edhe mungesa e diturise, kështu që injoranca është dy llojësh: injorancë e dijes dhe injorancë e veprës.

Është një frikë e tmershme që të mos përfshihen nga ajeti Kuranor: “Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë. All-llahu do t’i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin. O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.” Sureja Enfal, 22-24.

Dijetari i njohur Abdurrahman Sadij (Allahu e mëshiroftë) në komentin e këtij ajeti në librin e tij “tejsiru kerimu rahman” thotë: dëgjimin që e përmend Allahu në ajet është dëgjimi me kuptim që ndikon në zemër, ndërsa dëgjimi i argumentit do të jetë kundërargument për ta prej Allahut për shkak se ata kanë dëgjuar ajetet, por nuk dëgjuan në formë që t’ju bëjë dobi, sepse Allahu nuk pa hajr tek ata njerëz e që të dëgjojnë (kuptojnë ) ajetet e Tij.

Të nderuar besimtarë: këto janë tre kategoritë e njerëzve në raport me pritjene  muajit Ramazan, secili prej tyre pretendon se ka një farë arsye e që nuk qëndron për ta asnjë arsye, përveç kategoriss së parë, ata me lejen e Allahut janë në mirësi.

Të jemi si shembulli i të parëve tënë që ftonin në mirësi, me dëshirë që të jenë të dobsihëm për të tjerët, duke këshilluar në të vërtetë dhe në durim.

O Zot! Bëje muajin Ramazan shpëtim për ne nga zjarri i xhehenemit, na zgjo nga shkujdesi e pakujdesia, na ndihmo që të shfrytëzojmë kohërat me vepra të mira, furnizim për ne për në ahiret.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1904

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili na begatoi me dhuntinë më të madhe, fenë islame, këtë fe Allahu na e përsosi dhe e plotësoi dhe atë e përzgjodhi si fe për ne, Allahu thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Sureja Maide, 3.

Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përpos Allahut, Ai është Një dhe i pashoq, Atij i takon pushteti, lavdërimi, dhe Ai për çdo gjë është i plotfuqishëm, na ligjësoi fenë për ta ngritur njeriun në piedestale të larta fisnike, virtyte bujare dhe vepra të lavdëruara, Allahu thotë: “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” Sureja Maide, 15-16.

Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Allahu e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë që të mbizotroj mbi të gjitha fetë tjera, me të u udhëzuan njerëzit dhe i nxorri nga errësirat në dritë, erdhë feja e fundit që të plotësohen virtytet morale, sikur që thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Jam dërguar që të plotësoj virtytet morale.”

O Allahu bekoe dhe mëshiroje të dërguarin tanë, familjen dhe shokët e tij.

Të nderuar besimtarë!

Allahu na e ligjësoi këtë fe që të na përmirësojë jetën e kësaj bote dhe që të gëzojmë lumturi në të dy botët, kështu që feja jonë është feja e vetme që realizon lumturinë për individin dhe shoqërinë sepse është fe gjithëpërfshirëse që përshtatet me natyrshmërinë e pastër njerëzore, sepse Allahu i madhëruar është Ai i Cili ka krijuar gjithësinë dhe e di saktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë është e dëmshme për të. “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.

Islami është t’i nënshtrohesh Allahut me bindje dhe ta adhurosh Atë me adhurime dhe me largim prej shirkut dhe ithtarëve të tij.

Islami është feja që e përzgjodhi  Allahu për mbarë njerëzimin, dhe na informoi se Ai nuk do të pranojë asnjë fe tjëtër, Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Surej Ali Imran, 19

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” Sureja Ali Imran, 85

Ndërsa i dërguari i Allahu e definoi islamin, sikur që qëndron në hadithin e Xhibrilit (alejhi selam), me pesë kushtet e tij, kur u pyet: O Muhamed! Më trego për islamin? I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Islami është të dëshmos se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, , të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi të shkosh.” Ai iu përgjigj: Të vërtetën e the. E shënon Buhariu dhe Muslimi

S’ka fare dilemë se islami është feja e vërtetë e zbritur nga Allahu i madhëruar, është metodologji e jetës, e përsosur, kjo fe përbëhet nga ajo që gjendet në librin e Allahut (Kuranin) të cilit libër nuk i vije e kota, është libër i zbritur nga i Urti i Lavdëruari, dhe përbëhet nga ajo që është vërtetuar nga udhëzimi profetik, dhe kjo krejtësisht ndryshe nga metodologjitë dhe fetë tjera. E ndoshta me një pasqyrim të përgjithshëm të këtyre metodologjive të cilat janë prezente tek njerëzit do të na e sqaronte edhe më mirë.

Ligjet prezente në tokë:

Të gjitha ligjet që janë në fuqi –përpos fesë islame- nuk dalin prej njërës prej këtyre tre kategorive:

Një:  Metodologji fetare e deformuar: që në origjinë është hyjnore, mund të ketë edhe libër qiellor të zbritur nga Allahu, por aty ka depërtuar ndryshimi dhe shtrembërimi, fshirja dhe shtimi, kështu që është përzier mes fjalëve të Allahut dhe fjalëve e epsheve të njerëzve, sikur që janë fetë; jahudizmi dhe krisherizmi.

Dy: Metodologji fetare njerëzore: është fe, ngaqë aty manifestohen rite adhurimi, dhe hyjnizimi, që i zbaton njeriu për një hyjni ose për disa prej hynive të pretenduar, qofshin: njeri, gurë, pasuri, epsh, e të tjera. Mund që aty të mos ketë asnjë dobi nga ana e njeriut e as rregulla për jetën e tij, por janë thjeshtë rite të paqarta dhe të frikshme.

Llogaritet fe njerëzore ngaqë është shpikje e njeriut, kështu që s’ka asnjë lidhje me atë që është prej Allahut, sikur që janë: hinduizmi, budizmi, satanizmi, paganizmi, e tjera.

Tre: Metodologji qytetare e pastar njerëzore: që ka të bëjë me rregullimin  e jetës sënjeriut në dynja, kështu duke u kujdesur për dobitë e njeriut sipas rregullave, normave të kësaj bote, është njerëzore ngaqë burimi i tyre është tek njeriu, qoftë individë ose grupe, është rezultat i mendjes së njeriut, pikëpamje dhe përziatje të tij, si përshembull: shekullarizmi, komunizmi, kapitalizmi, ekzistencializmi, e të tjera.

Këto metodologji të cilat janë ende në fuqi në mesin e njerëzve, nuk realizojnë aspiratat e njeriut ngaqë janë të mangëta, mbetet islami i vetëm me cilësitë dhe pastërtinë, me lartësinë dhe përsosmërinë e tij që dallon ga që gjitha metodologjitë dhe fetë tjera, kjo fe ka forcë që të mbetet përherë kundër betejave të ndryshme kulturore, ideologjike e civilizuese, sepse kjo fe mban në vete virtyte që i japin meritë, na mjafton premtimi i Allahut, të Gjithdijshmit, se fundi i takon të devotshmëve, Allahu thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.” Sureja Teube, 32-33.

Ky është një realitet i qartë të cilën e vërejnë edhe disa perëndimorë, të cilët folën me gjuhët e tyre, për të vërtetën të cilën dëshmojnë edhe armiqtë e saj.

Shkrimtari i njohur  Hilaire Belloc ka thënë: nuk më mbetet asnjë pikë dyshimi se civilizimi i cili lidh gjitha pjesët e saja me një lidhje shumë të fortë, dhe mban të gjitha skajet fuqishëm, ajo që bartë me vete besimin (akides), është islami, jo vetëm që e pret një e ardhme e shkëlqyer por do të jetë edhe një rezik i madh për armiqt e tij.

Madhështia e dukshme e Islamit: Këto madhështi janë veçoritë dhe cilësitë që e dallojnë fenë islame nga fetë dhe qasjet (metodologjitë) tjera.

E para: Është fe hyjnore

Islami është feja e Allahut të madhëruar që ai e zgjodhi për krijesat e Tij, e kjo konsiderohet prej veçorive më të mëdha, e çdo veçori tjetër është rezultat dhe fryt i kësaj veçorie.

Është feja që Allahu ia zbriti Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Ai e mori përsipër ta ruan, ta ndihmon, ta triumfon mbi gjitha fetë tjera.

Është fe e Allahut që burim ka Kuranin famëlartë dhe sunetin autentik.

Kurani është fjalë e Allahut e zbritur te Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) , të cilin e ruajti Allahu i madhëruar “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Sureja Hixhr, 9.

Suneti është burimi i dytë, njashtu shpallje nga Allahu i madhëruar sikur që thotë Allahu për të dërguarin e Tij, “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” Sureja Nexhm, 3-4.

Allahu sqaroi përgjegjësinë e të dërguarit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), e që është kumtimi i fesë tek njerëzit, Allahu thotë: “Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.” Sureja Ankebut, 18.

Allahu thotë: “Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin.” Sureja Shura, 48.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është ndërmjetësuesi mes kumtimit të fesë së Allahut prej Allahut deri tek krijesat, e që t’ua sqarojëatyre fenë, Allahu thotë: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut.” Sureja Shura, 52-53.

Një aspekt tjetër se kjo fe është hyjnore; ashtu sikur që është fe që buron nga Allahu, synimi i kësaj feje është arritja e kënaqësisë së Allahut, dhe zbatimi i adhurimeve për hir të Tij, ky synim është edhe shkaku pse Allahu krijoi xhinët dhe njerëzit, sikur që thotë Allahut, “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” Sureja Dharijat, 56-58.

Prej fryteve të kësaj veçorie janë:

1.Islami shpjegon për të vërtetat e mëdha që njeriu nuk mundet t’i njeh ndryshe përveç se përmes shpalljes së mbrojtur, sikur që janë: njohja e Krijuesit, Cilësitë, urdhrat, ndalesat, fillimi i krijimit, dhe synimi i krijimit të njeriut, etj.

2.Është fe e Allahut që është e pastër nga mangësitë, kundërshtimet, prej padrejtësive, është ligj i Allahut të gjithëdishmit gjithinformuarit, i Cili çdo gjë di në tokë e në qiell, Allahu për të treguar madhështinë e fesë dhe pajtueshmërin e ligjeve të Tija thotë: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” Sureja Nisa, 82.

3.Pajtueshmëria e fesë me diturinë e saktë, mendjen e shëndoshë. Është fe që kujdeset për dituri dhe ngrit dijetarët, e nderon mendjen dhe u flet mendjes së të mençurve, Allahu e sqaroi pozitën e diturisë dhe mendjes, dhe pozitën e dijetarëve dhe mendarëe, Allahu thotë: “Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” Sureja Ankebut, 43.

4.Lirimin e njeriut nga adhurimi i njerëzve dhe adhurimi i epsheve, që të jetë i sinqertë në adhurimin e Allahut të madhëruar, të punojë në përputhje me ligjet, udhëzimet, urdhrat dhe ndalesat e fesë.

Kur zbriti fjala e Allahut për jehudët dhe të krishterët “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” Sureja Teube, 31.

Adij ibën Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Ata nuk i adhuronin por kur ata e bënin hallall një gjë edhe ata e lejonin dhe kur ua ndalonin ndonjë gjë ata e ndalonin.” E shënon Tirmidhiu

E sikur që tha Rabi ibën Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) para Rustumit, komandantit të ushtrisë së Kisras: “Allahu na dërgoi që t’i nxjerrim ata që Allahu dëshiron, nga adhurimi i njerëzve në adhurim ndaj Allahut, nga ngushtësia e dynjasë në gjerësinë e saj, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e islamit.”

5.Përgjigjja e nevojave njerëzore, dhe atë duke ligjësuar atë që u bën dobi dhe atë që i përmirëson ata, është fe e Allahut i Cili krijoi njeriun dhe e di çfarë është e përshtatshme për këtë shpirt njerëzor “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.

E dyta: Është fe gjithëpërfshirëse

Allahu ligjësoi fe gjithëpërfshirëse si në dispozitat e fesë ashtu edhe në ligjet e saj, për të gjitha krijesat e Tij, prej xhindëve dhe prej njerëzve, për sjelljet dhe raportet e tyre, kudo që të jenë ata, mbi çdo pjes ëtë tokës dhe ndër secilin qiell, Allahu thotë: “Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” Sureja Nahl, 89

Gjithpërfshirja bëhet edhe më e qartë përmes shpjegimeve të mëposhtme:

1.Është fe për të dy kategoritë e krijesave; xhindët dhe njerëzit, sa i takon për njerëzit kjo është e qartë sikur që kuptohet përmes ajeteve të Kuranit Famëlartë, Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” Sureja Enbija, 107

Allahu thotë: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.” Sureja Araf, 158

Ndërsa sa i takon xhindëve, Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Sureja Dharijat, 56.

Dhe kjo është një skenë nga dëgjimi i tyre për lajmin e të dërguarit të Allahut, dhe shpejtimin që të zbatojnë atë dhe të thërrasin të tjerët, duke bartur me vete kërcënimin dhe përgëzimin, Allahu thotë: “Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!” O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!.” Sureja Ahkaf, 29-32.

2.Është fe gjithëpërfshirësë për çdo kohë, që prej momentit të shpalljes e deri në ditën e Fundit.

3.Është fe gjithëpërfshirëse, për çdo vend, ashtu që nuk është i veçantë vetëm për një krahinë, e as vetëm për një popull, është gjithëpërfshirës për çdo vend, kërkohet që ta [ërqafon këtë fe secili njeri, në çdo vend dhe prej çfarëdo populli, dhe me këtë vërtetphet se muslimani duhet të zbatojë dispozitat e fesë në çdo vend.

4.Është fe gjithëpërfshirëse për të gjitha etapat dhe situatat e jetës së njeriut, edhe për raportet e tija të ndryshme, duke e udhëzuar në atë që i bën dobi, e ngrit, e mbron dhe e udhëzon.

5.Është fe gjithëpërfshirëse për lëvizjet në univers dhe në jetë, kështu i merr në kosnideratë ato lëvizje edhe në dispozitat dhe ligjet e saj, kështu që nuk ndahen dispozitat e fesë nga lëvizjet në univers, qoftë yjet, dita apo nata, i nxehti apo i ftohti, kështu që ekzistojnë adhurime që lidhen me lëvizjen e diellit, sikur që është puna e pesë kohëve të namazit, syfyri e iftari, e adhurime që lidhen me lëvizjen e Hënës, sikur agjërimi, haxhi e të tjera. Të gjitha këto merren në konsideratë për të sqaruar përgjegjësinë dhe rolin e njeriut drejt tyre, për menaxhim dhe përmirësim, ngaqë universi dhe krijesat të githa janë të Allahut: “E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç’ka nën dhe.” Sureja Taha, 6.

6.Është  fe gjithëpërfshirëse për udhëzimin e pikpamjeve të njeriut në konekst të dynjasë dhe ahiretit, janë dy botëra të plota, e njeriu në secilën prej tyre ka hise, kështu që dynjaja është tokëpjellore e ahiretit, aty njeriu mbjell atë që dëshiron ta korë në ahiret, Allahu thotë: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë.” Kasas, 77.

Me këtë vërtetohet se për muslimanin, në çdo çështje të tij dhe për çdo lëvizje të tij Allahu ka zbritur dispozitë dhe gjykim, se feja islame është metodologji e jetës, prek çdo lëvizje të njeriut, me këtë i bëhet replikë të gjithë atyre që kundërshtojnë pikëpamjen islame për gjithëpërfshirjen e saj për të gjitha çështjet e jetës politike, ekonomike, shoqërore, etike e të tjera. Ka prej tyre që shkruajnë artikuj propaganduese si thënia e tyre “Nuk ka politikë në fe, e as fe në politikë”, atyre u thuhet se Allahut i takon çdo urdhër, çdo ndalesë, çdo menaxhim, çdo dispozitë e çdo gjykim “E tërë çështja është vetëm në duar të Allahut.” Sureja Ali Imran, 154.

Allahu thotë “Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim.” Sureja Rum, 4.

Islami në formë të prerë kundërshton ata që marrin fenë me epshe, duke braktisur prej fesë atë që nuk i shkon përshtati me epshin e tij, duke harruar se islami është një, nuk copëtohet, Allahu thotë: “S’ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.” Sureja Nisa, 150-151.

Allahu na urdhëron që ne të hyjmë në islam plotësisht, Allahu thotë: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi).” Sureja Bekare, 208.

Vazhdon  …

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1058

Vëllezër të nderuar!

Biseda jonë në këtë ditë të bukur e të mbarë ka të bëjë me universalitetin e adhurimit në Islam. Meqenëse adhurimi, të dashur miq, nuk kufizohet vetëm në faljen e namazit, dhënien e zekatit, agjërimin e Ramazanit dhe haxhin në Qabe, sepse mejdani i adhurimit zgjerohet duke përfshirë të gjitha aspektet e jetës, prandaj kushtoni vëmendje.

Përkufizimi i adhurimit:

Vëllezër besimtarë, të cilët thirreni në dashuri ndaj profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të: Koncepti i adhurimit në Islam është se: Adhurimi (ibadeti) është një emër gjithëpërfshirës për gjithçka që Zoti i madhëruar e do dhe është i kënaqur, qoftë me fjalët dhe veprat, të jashtme dhe të brendshme.  Ngëerthen në vete nënshtrimin dhe dashurinë më të madhe; dhe ky kuptim gjithëpërfshirës i adhurimit në Islam është përmbajtja e thirrjes së të Dërguarve, paqja qoftë mbi të gjithë, dhe është një nga parimet bazë prej parimeve të shpalljeve të tyre gjatë historisë. Çdo i dërguar ka urdhëruar popullin e tij për adhuri: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!.” (El-Enbija: 25)

Adhurimi është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij:

Të dashur, adhurimi në Islam është një obligim i njerëzve dhe një e drejtë ndaj Zotit të madhëruar; Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Unë po e shoqëroja të dërguarin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të hipur mbi një gomar që quhej Ufejr, dhe ai tha: “O Muadh! A e dini të drejtën e Allahut ndaj robërve të Tij dhe cila është e drejta e robërve të Tij ndaj Allahut?” I thashë: Zoti dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! Ai tha: “E drejta e Zotit është ta adhurosh dhe të mos i bësh shok Atij, dhe e drejta e robërve Zotit: të mos ndëshkohen ata që nuk i bëjnë shok Atij”, thashë: O i Dërguari i Allahut: a t’i përgëzoj njerëzit? ka thënë: “Mos i përgëzo ata, ngaqë mund të i mbështeten kësaj.”[1]

Universaliteti i adhurimit:

Vëllezër të Islamit, kur flasim për kuptimin gjithëpërfshirës të adhurimit, fokusohemi në disa fusha, duke përfshirë:

Fusha e parë: marrëdhënia ndërmjet Zotit të Plotfuqishëm dhe robit të Tij:

Vëllezër në Islam, Allahu i madhëruar na ka urdhëruar që të kryejmë shumë ibadete, më e madhja prej pesë shtyllave që Zoti i Madhëruar na e ka obliguar: Të pohojmë se vetëm Atij, subhanehu, i takon zotërimi dhe hyjnia. Kështu që Ai është i Cili krijoi krijessat që Atë ta njësojnë me ibadet dhe bindje, për këtë ky urdhër përsëritet shpesh në ajete Kuranore:

Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send.” Nisa, 36

O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” Haxh, 77

Pra, bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni!.” Nexhm, 62

Dhe ta nderojnë të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke ndjekur sunetin e tij në ofrmë adhurimi ndal Allahut.

Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët “!.” Ali Imran, 32

O ju që besuat, respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur’anin).” Enfal, 20

O ju besimtarë, respektojeni Allahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja! .” Muhamed, 33

Po edhe falja e namazit që është shtylla e dytë është një prej ibadeteve më të privilegjuara që të afrojnë tek Allahu, njashtu dhënia e zekatit, për këtë shohim që Allahu çdoherë i përmend së bashku adhurimet trupore e shpirtërore dhe ato materiale “Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen.” Bekare, 43

Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek Allahu.” Bekare, 110

S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre.” Bekare, 277

E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin dhe haxhin, ekzistojnë edhe adhurime të zemrës, si dashuria, urrejtja, frika, shpresa, dëshira dhe droja.

Realiteti i adhurimit është dorëzimi i zemrës dhe i gjymtyrëve ndaj Zotit të shtyer nga dashuria dhe nënshtrimi ndaj Tij dhe nga frika nga dënimi i Tij, Ai është i pashoq dhe vetëm Ai është meritor të adhurohet.

Fusha e dytë është marrëdhënia mes njerëzve:

Islami nuk është vetëm mihrab, por është fe dhe jetë, duhet ditur se marrëdhënia me vëllain tënd musliman është adhurim prej adhurimeve më madhështore kur të jetë e sinqertë për Zotin e madhëruar.

Çdo urdhër fetar qoftë ai urdhër prej riteve fetare ose prej gjendjeve tjera të njerëzve, nëse me to kërkohet fytyra e Allahut konsiderohet adhurim, pa marë parasysh se ligjvënësi i ka cakton atij një shpërblim të caktuar ose i vjen urdhri fare pa një shpërblim të specifikuar, dhe kjo është nga mëshira dhe begatia e Zotit, pra një shembull i një vepre e cila shpërblehet, nëse është për hir të Allahut- është hadithi që e transmeton Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: i dërguari i Allahut, (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “për çdo nyje të njeriut duhet dhënë sadaka; çdo ditë që lind dielli të gjykosh me drejtësi mes dy njerëzve është sadaka, të ndihmosh njeriun të hipë mbi kafshën e tij ose t’i ngrejë gjërat e tij mbi të është sadaka, fjala e mirë është sadaka dhe për çdo hap për në namaz është sadaka, edhe largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”[2]

Pra, hadithi përfshinte disa rregulla të mirësjelljes dhe ligjvënësi bëri që kryerja e tyre të konsiderohet adhurim për të cilin muslimani do të shpërblehet nëse do të ketë për qëllim që ta kryen atë vetëm për hir të Zotit të madhëruar, dhe sjelljet e mira konsiderohen gjithashtu adhurim. Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Mos e nënçmoni asnjë vepër të mirë, edhe nëse e takon vëllanë tënd me një fytyrë të gëzuar.”[3]

Prej adhurimit është të duash për vëllain tënd musliman atë që do për veten tënde: Nga Enes ibën Maliku transmetohet se ka thënë: i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Askush nga ju nuk beson derisa të dojë për vëllanë e vet ose për fqinjin e tij atë që do për veten e tij.”[4]

Nga Bera ibën Azib, transmetohet të ketë thënë: e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), duke thënë: “Lidhja më e vyer e imanit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut”.

Fusha e tretë: rregullimi i ambientit jetësor dhe angazhimi për të kërkuar furnizim është njashtu adhurim:

Nuk ka dyshim se adhurimi i Zotit është baza dhe themeli, siç thotë i Madhërishmi:  “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Dharijat, 56

Adhurimi i përmendur në ajetin Kuranor është se njeriu duhet patjetër të vepron dhe të prodhon, në kuptimin që puna e mirëfilltë është rrugë që të shpie drejt lumturisë qoftë për individin qoftë për shoqërinë, rreth kësaj flet fjala e Allahut: “Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” Haxh, 41

Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit.” Kasas, 77

E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” Xhumu’ah, 10

I dërguari i Allahur (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë për rregullimin e mjedisit në këtë botë, siç është: Enesi ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: nëse është duke ndodhur Kijameti dhe në dorën e ndokujt prej jush është një fidan, nëse ka mundësi që të mos ngritet deri sa ta mbjellë atë le ta mbjellë.”[5]

Në këtë hadith ekziston një ekzagjerim në nxitjen e mbjelljes së pemëve dhe gërmimit të lumenjve, në mënyrë që kjo botë të mbetet e banuar deri në fund të afatit, të caktuar dhe të njohur për Krijuesin e saj, ashtu siç ka mbjellë dikush tjetër për ty dhe ke përfituar, ndaj mbjelle për ata që vijnë pas teje për të përfituar, dhe nëse nuk ka mbetur tjetër nga dynja veç një lëng, me gjithë këtë qëllim  nuk bie në kundërshtim me asketizmin.

Vëllezër islamë, këtë botë e kanë udhëhequr pejgamberët dhe njerëzit e drejtë të cilët ishin reformatorë, andaj me ta ka mbizotëruar mirësia, dhe njerëzimi është ndriçuar me urtësinë e tyre, dhe bota ka qenë e lumtur, siç ështërasti me profetin Sulejman (alejhi selam), dhe robi i drejtë Dhul-Karnejni, profeti Jusuf, (paqja qoftë mbi të), sepse ai ishte një zyrtar i madh në shtetin e mbretit të Egjiptit, dhe ai ishte që menaxhonte paratë, dhe me gjithë këtë, ata nuk e harruan Zotin dhe takimin me Atë, e dynjaja nuk i largoi nga puna për botën tjetër, por ata me sundimin dhe profetësinë e tyre ishin ndër robërit më të mirë të Zotit, që i afroheshin Atij, për ta adhuruar Atë dhe për të qenë i sjellshëm ndaj krijesave të Tij.

Përpjekja për fitimin e furnizimit është një adhurim:

Për këtë kuptim flasin shumë hadithe, mes tyre: nga Kab ibën Uxhrah (Allahu qoftë i kënaqur me të)  ka thënë: kaloi pranë Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) një burrë, shokët e të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) e panë fizionominë, dhe aftësitë e tija, saqë ju pëlqeu, ata thanë: O i dërguar i Allahut, nëse ky do të luftonte në rrugë të Allahut? E i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) tha: në rrugë të Allahut nuk ësht ëvetëm ai që vritet? Nëse ai ka dalur për të kërkuar furnizim për fëmijët e tij të vegjël është në rrugë të Allahut, nëse del për t’ju shërbyer prindërve të tij të moshuar është në rrugë t ë Allahut, nëse del për veten etij për ta ruajtur nderin e tij është në rrugë të Allahut, e nëse del për syefaqe e për mburje atëherë është në rrugë të shejtanit. “[6]

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shpjegoi që krenaria për të fituar furnizimin e jetesës,  e për të siguruar kafshatën e tij dhe të familjes është vepër e mirë, duke u përpjekur në adhurim ndaj Zotit dhe duke fituar një shpërblim të madh siç është premtuar; si mbrojtja për të ndihmuar fenë e Zotit, si dhe shpenzimi për prindërit dhe dëshira për të arritur respektin, nderimin dhe bamirësinë ndaj tyre, si dhe për të shpenzuar për veten e tij, e të mos jetë i varur nga njerëzit, dhe të largohet nga kërkimi prej tyre dhe ta mbrojë nderin e tij, e gjithë kjo e shumëfishon shpërblimin dhe e vendos atë në radhët e muxhahidëve të cilët e mbrojnë fenë, pastaj ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) sqaroi përpjekjet e njeriu për lavdi, mburje, krenari, autoritet dhe famë, dhe kështu është puna e mendjelehtëve, injorantëve, të mashtruarve, ndjekësve të shejtanëve, kështu që ai njeri nuk ka asnjë shpërblim për këtë dhe nuk ka shpërblim për punën e tij; Sepse ai nuk e ka për qëllim shpërblimin e Allahut të Plotfuqishëm; Allahu i madhëruar ka thënë:) “Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur, E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i lavdëruar.”. Sureja Isra, 18-19.

Ky ajet flet për hipokritët ata shtireshin se janë me muslimanët dhe luftonin me ta, dhe qëllimi i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse të marrin plaçkën dhe gjëra të ngjashme (të përbuzur) të dëbuar nga mëshira e Allahut të madhëruar; (i lavdëruar) i pranueshëm Allahu i madhëruar, nga Amir ibën Sad ibën Ebi Vekas, nga babai i tij, transmetohet se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “O Sad, për çdo shpenzim që e jep me të cilën ti shpreson shpërblimin e Allahut, vetëm se do shpërblehesh për të, saqë edhe për kafshatën që e vendos në gojëne bashkëshortes tënde”.

Ebu Dheri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton dhe thotë: “Thashë: O i dërguari i Allahut, na e kaluan të pasurit, falen, agjërojnë dhe bëjnë haxh, tha: “edhe ju faleni, agjëroni dhe bëni haxh”, Unë i thashë: ata japin sadaka kurse ne nuk japim, tha: “edhe ju jepni sadaka: të largosh një asht nga rruga është sadaka, të udhëzosh dikë në rrugën e tij është sadaka, të ndihmosh një të dobët është sadaka, të sqarosh për atë që ska aftësi është sadaka, edhe kur të lozësh me bashkëshorten tënde është sadaka, “tha: O i dërguari i Allahut! A edhe shfryrja e epshit tonë shpërblehet? Tha: “Si mendon sikur ta vendosësh në një vend të ndaluar, a do të bësh mëkat?” Unë i thashë: Po. Ai tha: “Pra ju e llogaritni vetëm të keqen, por jo edhe të mirën”[7]

Ai nxiti për punimin e tokës dhe mbjelljen e pemëve për të parandaluar ndotjen, për të shpërbndarë gjelbrimin dhe gjërat e mira. Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo musliman që mbjell një fidan do të llogaritet sadaka për të, edhe për atë se farë vilet prej saj edhe për atë se farë vidhet, farë hanë edhe zogjtë e frë hanë kafshët prej asaj peme.”[8]

Vëllezër besimtarë, universaliteti i Islamit i habiti të pafetë, të mëhershmit dhe bashkëkohorët, është shumë e çuditshme për disa muslimanë që sot të besojnë se feja është e kufizuar në aspekte dhe se i mungojnë aspekte tjera; Muslimi transmeton në Sahih-un e tij hadithin e Selman el Farisijut, (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tha: “Mushrikët thanë: Ky ju mëson juve do gjë edhe për mënyrën si të kryhen nevojat fiziologjike! Unë thashë: Ndërsa ju e thatë këtë, ai na ka ndaluar të drejtohemi në drejtim të Kibles, apo të ia kthejmë shpinën, ose të pastrohemi me dorën e djathtë, ose të pastrohemi me më pak se tre gurë, ose të pastrohemi me  bajgë apo me eshtra.”[9]

Pra, shikoni se si politeistët – dhe në disa transmetime se ata janë çifutë – u habitën nga kjo fe e madhe dhe universaliteti i saj që përfshin gjithçka, derisa u habitën që ai u mësoi atyre se si të pastroheshin? Si të urinojnë dhe si të kryejnë nevojat fiziologjike? I urdhëron që të pastrohen me tre gurë dhe të mos kthehen në drejtim të kibles ose të ia kthejnë shpinën.

Fusha e katërt është universaliteti i adhurimit në trajtimin e jomuslimanëve:

Dhe dijeni, Zoti ju bekoftë, se trajtimi i jomuslimanëve është një akt adhurimi nga thelbi i vetë besimit islam. Duke qenë se bazohet në lidhjet më të forta të besimit, miqësimi dhe armiqësimi, sepse këto dyja janë lidhjet më të sigurta të besimit, bazuar edhe në transmetimin e ibën Abasit që ka thënë: “I dërguari i Allahut, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i tha Ebu Dherit: O Ebu Dher, cilat lidhje të besimit janë më të forta? Ai tha: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! Tha: “Lidhjet më të forta të besimit janë: miqësimi për hir të Allahut, dhe armiqësimi për Allahun, dashuria për hir të Allahut, dhe urrejtja për Allahun e madhërishëm.”[10]

Në du Sahih-et shënohet hadithi i Enesit se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: kush i gjen tre gjëra e shijon ëmbëlsinë e Islamit: ai që Allahun dhe të dërguarin e Tij e do më shumë se çdo gjë tjetër, ta do një person vetëm për hir të Allahut, dhe të urrejë të kthehet në mosbesim sikur që urren të hidhet në zjarr.”[11]

Të jesh i sjellshëm me jomuslimanët dhe të mos i sulmosh ata pa të drejtë është adhurim:

Bamirësia ndaj jomuslimanëve në shoqëritë muslimane është nga mjetet e rëndësishme në thirrjen e tyre, Islami na mëson për  trajtim të mirë ndaj tyre, Allahu thotë:  “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” Sureja Mumtehine, 8.

Mejmun ibën Mehran, i cili tha: “Tri gjëra duhe zbatuar qoftë për të mirin qoftë për mëkatarin: lidhja farefisnore mbahet edhe me të mirin edhe me mëkatarin, amaneti qohet në vend edhe për të mirin edhe për mëkatarin, dhe besëlidhja përmbushet me të me të mirin dhe me mëkatarin.”[12]

Dhe në një transmetim, zinxhiri i transmetuesve të të cilit është gjithashtu i besueshëm, nga Mejmun ibën Mehran, me fjalën: “Ka tri gjëra, muslimani dhe jobesimtari në to janë të barabartë.” Dhe ka thënë: “Dhe kushdo që ka një lidhje farefisnore, le ti mbajë lidhjet me të, qoftë ai musliman apo jobesimtar”[13]

Fusha e pestë: universaliteti i adhurimit edhe në trajtimin e kafshëve:

Vëllezërit e Islamit: Islami është një lidhje ndërmjet njeriut dhe kafshëve: dhe se bamirësia edhe ndaj kafshëve është një nga aktet e adhurimit dhe bindjes që i afrohet njeriu  Zotit të tokës dhe të qiejve dhe një rrugë për faljen e mëkateve dhe gabimeve.

Transmetohet nga Imam Buhariu në Sahih-un e tij nga Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Një njeri, ndërsa ishte duke udhëtuar e kaploi një etje e madhe. Gjeti një pus, zbriti në të dhe piu ujë. Kur doli, pa një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, i cili po e lëpinte baltën nga etja. Ky njeri tha më vete: “Këtë qen e paska kapluar etja sikur që më kishte kapluar mua më parë. Atëherë, zbriti në pus, mbushi këpucën e tij me ujë, pastaj e kapi atë me gojë dhe i dha qenit të pijë. Prandaj, Allahu e falënderoi për këtë dhe e fali atë.” (Shokët e të Dërguarit) Thanë: “O i Dërguar i Allahut, a edhe për kafshë kemi shpërblim?!” Tha: “Në gjithçka që ka mëlçi të lagur ka shpërblim.”[14]

Dhembshuria me kafshët është një akt adhurimi sipas Islamit që sjell shpërblim dhe falje, dhe mizoria ndaj kafshës dhe ashpërsia ndaj saj, që mund të shkaktojë vdekjen e saj, është krim sipas Islamit, për të cilin Zoti do ta ndëshkojë me dhimbje e vuajtje në ditën e Kijametit.

Këtë e sqaroi hadithi i ibën Omerit se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “është ndëshkuar një grua për shkak të një mace, atë e prangosi derisa ngordhi. Asaj i është thënë:  As nuk e ushqeve, as nuk i dhave ujë për të pirë, as nuk e dërgove të hajë nga mbeturinat e tokës.”[15]

O Zot na ndihmo që vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë dhe dhe falje të kërkojmë.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli


[1] E shënon Buhariu (5967) dhe Muslimi (30)

[2] E shënon Buhariu (5/226) dhe Muslimi (1009)

[3] E shënon Muslimi (2626)

[4] Në librin “Xhamiu Sahihajn” (517) (1/85)

[5] Musned (3/191) numër (13004)

[6] Mu’xhem el Evsat (7/56) (6835)

[7] Musned Ahmed (35/291), Bejhakiu (82/6)

[8] E shënon Buhariu (2320) dhe Muslimi (1553)

[9] E shënon Muslimi (262)

[10] E shënon Taberani në Mu’xhem el Kebir (11/215) hadithi me numër (11537)

[11] E shënon Buhariu (21) dhe Muslimi (43)

[12] E transmeton ibën Ebi Shejbeh (32855)

[13] El Mirvezi (137)

[14] E shënon Buhariu (42)

[15] E shënon Buhariu (2/834) me numër (2236) dhe Muslimi (4/1760) me numër (2242)

0 829

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 104.
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 9 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e moralit dhe besimit Islam.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure;
Thuhet se ka zbritur për Ubej Ibn Halefin, për Ahnes Ibn Sherikun.
Gjithasht ka zbritur për Umeje Ibn Halefin, ngase ai kur e takonte resulullahun, e përqeshte dhe e ofendonte atë.
Më pas, Allahu e zbriti këtë sure; Mjerë për çdo përqeshës dhe shpifës.
(El Muharerr el Vexhiz; 5/521 dhe el Xhamiu Liahkamil Kuran; 20/181).
5. Emërtimet e kësaj sure;
1. Sureja el Humeze,
2. Sureja Vejlul likuli Humeze(mjerë për çdo përqeshës),
3. Sureja el Hutameh(zjarri i ndezur fortë).
6. Për çfarë flet kjo sure;
Të përqeshurit dhe tallja me njerëzit, qoftë me fjalë ose me vepra është e ndaluar në Islam dhe është prej mëkateve të mëdha.
Vallë, si mund ta ketë ndërgjegjen të qetë e ti rrij shpirti rehat atij që përqesh të tjerët.
Zakoni i tij është ti dëmtojë muslimanët me fjalë e vepra, duke u mburrur ndaj tyre me pasuri dhe duke i nënqmuar ata që janë poshtë tij.
A nuk e di ai se njësia matëse në peshoren e krahasimeve është devotëshmëria?
A të ka garantuar ndokush që të mbron nga dënimi i Allahut nëse ti i kundërshton urdhërat e Tij dhe largohesh nga rruga e drejtë e udhëzimit.
7. Ndëshkimi i rreptë, i ashpër dhe i rëndë i përket atij që flet për njerëzit, i përqesh dhe tallet me ta.
8. Përfundimi i këtyre veseve të ulëta është hidhërimi i Allahut dhe hyrja në zjarr të Xhehenemit, andaj e kemi obligim të largohemi prej tyre.
9. Banorët e zjarrit nuk aspirojnë të dalin nga Xhehenemi ndonjëherë, Ai është i mbyllur për ta.
10. Të besojmë për përjetësinë e zjarrit të Xhehenemit dhe banorët e tij, jobesimtarët nuk do të dalin prej tij asnjëherë.
11. Të këshillohemi duke i medituar gjendjet e zjarrit dhe shkallës së skajshme të dënimit të tij.
Të marrim mësim prej tij.
Të marrim mësim prej tij, tu bindemi urdhërave e ti braktisim të ndaluarat.
12. Përqeshja, fyerja dhe shpifja ndaj njerëzve është prej mëkateve të mëdha për të cilat Allahu ka përgatitur dënim të dhëmbshëm.
13. Ta dimë se përqeshja, fyerja dhe ofendimi me fjalë ose vepra në drejtim të të dërguarit të Allahut, besimtarëve, të devotëshmëve ose luftëtarëve në rrugën e Allahut është nga veset e jobesimtarëve dhe hipokritëve të çdo periudhe kohore.
14. Preokupimi dhe mburrja md mbledhjen e pasurisë nxit njeriun të bëhet zullumqar dhe të hiqet më i madh se njerëzit e tjerë.
15. Qëllimi ynë në këtë jetë të mos jetë mbledhja e pasurisë, shtimi i saj dhe mburrja me të para të tjerëve.
Por, tërë brenga jonë le të jetë adhurimi i Allahut të Lartësuar.
16. Atij, të cilin e verbëron pasuria, gjërat i kthehen prap, fillon të mendon se pasuria e tij do ti qëndrojë përgjithmonë në këtë botë, duke i harruar pronarët e pasurive që janë shkatërruar më herët, si Karuni e të tjerë.
17. Të besojmë se do të merremi në llogari për çdo vepër që e bëjmë.
Gjithashtu, pasuria që e mbledhim, nuk na garanton përjetësinë në këtë botë e as shpëtimin nga llogaridhënia në Ditën e Gjykimit.
18. Ai të cilit pasuria i verbëron shikimin, do të flaket në zjarrin përvëlues që shkatërron çdo gjë, pasiqë ishte i rrethuar nga shërbëtorë e shërbyes duke menduar se pasuria do të mbrojë nga çdo dëm që i kanoset.
19. Të jemi vigjilentë dhe të mbrohemi nga zjarri i Xhehenemit duke e pakësuar vrapimin pas dynjasë dhe në anën tjetër të garojmë drejt ahiretit.
20. Çështja e këtij zjarri është e madhe.
Ai nuk është si zjarri i kësaj bote, që djeg vetëm atë që është i ngjitur për trupi, e pastaj të fiket dhe të shuhet.
Asesi sështë ashtu, ai është një zjarr i vazhdueshëm, që nuk shuhet fare. Është 70 herë më i fuqishëm se zjarri i kësaj bote.
Me nxehtësinë e tij djeg çdo gjë që ka përpara vetes, zemrat, trupat, etj.
21. Hemzi i referohet gjesteve, përqesh e tall me gjestet e tij, fjala vjen duke e shtrëmbëruar apo ngrysur fytyrën apo duke bërë shenjë me kokë për të parë tjetrin në shenjë përbuzje.
22. Lemzi i referohet fjalëve, duke u marrë me të metat e njerëzve, përqeshja e njerëzve me fjalë, shpifja ndaj tyre, përgojimi, etj.
23. Prej cilësive të shëmtuara është grumbullimi i pasurisë dhe mosdhënia e saj, mosdhënia e zekatit apo lëmoshës.
24. El Hutame, është zjarri i Allahut që ndizet fortë për çdo përqeshës e përgojues dhe për secilin që grumbullon pasurinë dhe pengon mirësitë, zjarri do ti ngujojë ata duke ua mbyllur dyert dhe nuk ka asnjë shpresë që të dalin prej tij.
25. Ky është një ndëshkim i rëndë, nuk dalin prej aty, ky zjarr ka shtylla të tejzgjatura gjithandej, në mënyrë që të mos kenë asnjë mundësi daljeje.

Përgatiti;
Hoxhë Suad Shabani

0 967

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 108.
2. E zbritur në Meke si sure, kurse kuptimi i saj në Medine.
3. Posedon 3 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e besimit Islam, konkretisht falja e namazit, therrja e kurbanit, begatit e shumta që Allahu ia dhuroi të dërguarit të Tij, Allahu e ruan robin e Tij nga dëmet në përgjithësi, më kryesoret; nga dëmi i inatçorëve, kurthagjive, shpifësve, dashakeqësve, etj.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure ishte përshkak fjalës së As Ibn Vailit, kur kishte thënë për resulullahun; Lëreni, mos ia vini veshin, se ai është farësosur, farëshuar, nuk ka trashigimtar. Kur do të vdesë ai, do të harrohet e nuk do përmendet as ai as fjalët e tij.
5. Emërtimet e sures:
1. Sureja el Keuther(Lumi Keuthet në Xhenet).
2. Sureja Ina eatajnakel keuther(Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira).
3. Suraj Nahr(e therrjes së Kurbanit).
6. Përfundimi i atyre që e urrenin dhe nuk e pëlqenin resulullahun është shuarja dhe zhdukja e tyre.
7. Kur dikush e do dikë, e pason atë, madje Allahu e ka bërë kusht të dashurisë së Tij, pasimin e resulullahut.
8. Me familjarët dhe shoqërinë duhet ta kujtojmë vlerën dhe pozitën e resulullahut tek Allahu dhe se sa shumë e ka çmuar Allahu atë.
9. Ai që sjell risi në Fe ose bën ndryshime, ai do të privohet nga prija tek Haudi i resulluahut.
10. Pasoje maksimalisht të Dërguarin e Allahut, që të arrish nderin e kalimit pranë Haudit të resulullahut, i cili rrjedh nga Keutheri.
11. Rëndësia e namazit dhe therrjes së Kurbanit, përmes të cilave më së shumti shfaqet falënderimi i Allahut për begatitë.
12. Të jemi të sinqertë në namazin tonë, të therrim kurbanin vetëm për Allahun dhe ta përmendim emrin e Tij gjatë therrjes.
13. Allahu e ka dalluar resulullahun me shumë gjëra kundrejt profetëve të tjerë. Një ndër to është lumi Keuther më Xhenet.
14. Ai që e urren atë, është privuar e shkëputur nga çdo mirësi, përfundimi i tyre është humbje dhe shkatërrim, edhe nëse përmendet, do të përmendet për të keq.
15. Prej falënderimit më madhështor ndaj Allahut është falja e namazit dhe therrja e Kurbanit.
16. Lidhshmëria e sures el Keuther me surën paraprake “El-Maun”
Kjo sure ka lidhshmëri më të fuqishme me suren paraprake, se ndoshta të gjitha suret e tjera në Kuran.
Në suren “El-Maun”, Allahu, pabesimtarët dhe munafikët, të cilët e mohojnë shpërblimin dhe ndëshkimin e Ahiretit, I dallonte për katër cilësi:
1. për koprraci në ajetin:”ve la jehuddu ala tamil miskin” – “dhe nuk nxit (të tjerët) për ta ushqyer të varfrin”, pastaj
2. për lënien e namazit në ajetin: “El-ledhine hum an salatihim sahun” – “të cilët janë të shkujdesur (të harrueshëm), për namazin e tyre”, pastaj
3. për hipokrizi para syve të botës në ajetin: “El-ledhine hum juraune” – “e që shtiren (sa për sy e faqe para botës)”, dhe, në fund,
4. për ndalimin e lëmoshës, zekatit dhe të ndihmave të tjera në pjesën e fundit të po këtij ajeti të shtatë: “ve jemneunel maun” – “dhe nuk japin ndihmë rasti (apo hua as gjërat më të nevojshme jetësore)!”
Kurse në suren “El-Keuther” Allahu, kundruall këtyre katër cilësive të hipokritëve dhe pabesimtarëve, ka përmendur katër cilësi të Resulullahut,
1. P.sh. në ajetin e parë, i Dërguari a.s. përgëzohet me fjalët “Ne, vërtet të dhamë ty (o Muhammed) shumë të mira”, që do të thotë: Muhammed, mos u bëj koprrac, por jep, sepse Allahu të ka dhënë të mira të panumërta, Allahu që është më Bujari dhe më Fisniku, Allahu që të zgjodhi ty prej tërë njerëzimit si mëshirë për botët.
2. Pastaj, të dërguarin e Vet e porosit të jetë i rregullt në namaz me fjalët: “Fe sal-li”- “Falu!”, kundruall lënies dhe shkujdesit të hipokritëve për faljen e namazit.
3. Pastaj e ka urdhëruar që këtë namaz ta bëjë me sinqeritet dhe vetëm për Zotin “Fe sal-li li rabbike”- “Andaj, ti falu për hir të Zotit tënd” e jo sa për sy e faqe, siç bënin hipokritët,
4. dhe në fund e urdhëron Muhamedin a.s. “venhar!”-“pre kurban!” për të dhënë sadaka mish, pas prerjes së kurbanit, kundruall ndalesës së ndihmës a zekatit nga ana e hipokritëve.
Kjo sure përfundon me fjalët “E, s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”, që do të thotë se pabesimtari dhe munafiku që i ka këto cilësi të këqija, gjithsesi do të vdesë dhe nuk do të mbetet asnjë gjurmë e kujtimit të tij në këtë botë, kurse për ty, o Muhamed, në këtë botë do të mbetet shenja dhe kujtimi i mirësisë, e në Ahiret do të jesh prej të afërmve dhe të shpërblyerve.
17. Transmetohet nga Aliu të ketë thënë se i Dërguari i Allahut e falte namazin e Vitrit me nëntë sure.
Në rekatin e parë këndonte: (El-Hakumu-t-Tekathur), (Inna enzelnahu fi lejletil kadri) dhe (Idha Zulziletil erdu), në rekatin e dytë këndonte: (Ve-l Asri), (Idha xhae nasrullahi vel fet’h) dhe(Inna a’tajnake-l Kevther) kurse në rekatin e tretë këndonte: (Kul ja ejjuhel kafirun), (Tebbet jeda Ebi Lehebin) dhe (Kul Huvallahu ehad)”
3. Sureja “El-Keuther” është sure mekase, e zbritur pas sures “El-Adijat” dhe para sures “Et-Tekathur”.
Ka gjithsej 3 ajete, 10 fjalë e 42 shkronja.
Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 108, kurse në radhitjen e zbritjes është e 15-ta.
18. “Ne, vërtet të dhamë ty (o Muhammed) shumë të mira.”
Kjo sure fillon me një fjali përgëzuese për Muhammedin, alejhi selam nga ana e Krijuesit. Është kjo një fjali aq domethënëse, saqë vështirë është të bëhet ndonjë koment gjithëpërfshirës, meqenëse Vetë Allahu me këtë fjali i ka përfshirë të gjitha kuptimet e mundshme.
Rreth domethënies së fjalës “Keuther”, dijetarët kanë dhënë shumë mendime, madje disa numërojnë 26 sosh, të cilat në përgjithësi flasin për shumë të mira që i janë dhënë Muhammedit, megjithëse kuptimi më i përafërt është ai që e ka zgjedhur Ibn Abasi, sipas të cilit fjala“Keuther” do të thotë “mirësi e madhe, e shumtë dhe e pakufishme”. Transmetime të tilla nga Ibni Abasi përcjellin edhe nxënësit e tij Seid bin Zubejri dhe Muxhahidi, se fjala është për të mira të shumta.
Transmetojnë Buhariu, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Ebu Bishr dhe nga Ata’ë bin Saib, të kenë thënë:
“I kemi thënë Seid bin Zubejrit se disa njerëz thonë që Keutheri është lumi në Xhennet që i është dhuruar Muhammedit, e ai na e ktheu: E kemi të përcjellë nga Ibn Abbasi se lumi “Keuther”, që është në Xhennet, është vetëm një prej mirësive të shumta që i janë dhuruar Resulullahut.
Për këto mirësi dhe për domethënien e mundshme të fjalës “El-Keuther”, Kurtubiu në tefsirin e tij, ndër të tjera, ka shkruar shumë mendime të dijetarëve, (16 sosh), dhe thotë: “Komentatorët në lidhje me këtë fjalë kanë thënë:
1.Fjala “El-Keuther” nënkupton lumin në Xhennet, të cilin Allahu, ia ka dhuruar më të dashurit të Tij, Muhammedit,
Transmetojnë Buhariu dhe Tirmidhiu nga Enesi i cili ka thënë: E kam dëgjuar Resulullahun duke thënë: “Keutheri është një lumë në Xhenet, brigjet e të cilit janë prej ari, buron nga një gurrë margaritarësh dhe smeraldësh, balta e shtratit të tij e ka erën më të këndshme së myshku, kurse uji i tij është më i ëmbël se mjalti.
Ai është më i bardhë se bora dhe kush pi prej ujit të tij, ai kurrë më nuk do të ndiejë etje.”
2. “El-Keuther” është kroi (havdi) i Pejgamberit, nga i cili do të pijë çdo pjesëtar i ymetit të Muhammedit.
Ky është mendim i Ataut, i cili ka mbështetje në hadithin që transmetojnë Muslimi dhe Tirmidhiu, po ashtu nga Enesi, i cili ka thënë: “Një ditë, derisa ishim duke ndenjur me Resulullahun, atë e kaploi një kotje dhe, pasi u përmend (zgjua), ngriti kokën duke buzëqeshur. Çfarë të bëri të buzëqeshje kaq shumë, o i Dërguar i Allahut? – e pyetëm ne. – “Sapo më zbriti një sure, tha Resulullahi s.a.v.s dhe e lexoi atë në praninë tonë: “Inna a’ëtajnakel kevther…”, e pastaj na pyeti: “A e dini se ç’është “Keuther”?
Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë, – ia kthyem ne. – Atëherë i Dërguari i Allahut na tha:“Keutheri është një lumë, të cilin Allahu, ma ka premtuar mua. Në të ka mirësi të shumta.
Ai është kroi-burimi (haudi) tek i cili do të vijnëYmeti im në Ditën e Gjykimit.
Enët (tasat) e tij janë sa yjet (në qiell)…”
3. Keutheri është pejgamberia dhe Libri;- ky është mendim i Ikrimes.
4. Keutheri është Kur’ani famëlartë- ky është mendim i Hasen el Basriut.
5. Keutheri është feja islame – ky është mendimi i Mugires.
6. Keuther do të thotë lehtësimet në Sheriat dhe mundësia e të nxënit përmendsh të Kuranit – ky është mendim i Husejn bin Fadlit.
7. Keuther është numri i madh i as’habëve dhe i pjesëtarëve të ymetit të Muhammedit– ky është mendim i Ebu Bekr bin Ajjashit.
8. Keuther do të thotë altruizëm – ky është mendim i Ibn Kejsanit.
9. Është lavdi dhe ngritja e emrit të Muhammedit: “Ve refa’ëna leke dhikrek” – “Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde” (El-Inshirah, 4)– ky është mendim i Maverdit.
10. Është drita në zemrën e Muhammedit – kështu mendon Xha’fer Sadiku.
11. Keuther nënkupton Shefatin dhe pozitën e lartë të Muhammedit, në ahiret (mekami mahmud).
12. Mrekullitë – ky është mendim i Tha’lebiut.
13. Fjala “La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulul-llah” – ky është mendim i Hilal bin Jesafit.
14. Të thelluarit në çështjet e dispozitave të fesë.
15. Falja e pesë namazeve të ditës.
16. Madhështia (krenaria) e Muhammedit – ky është mendim i Ibn Is’hakut.
Prej të gjitha këtyre mendimeve, më të saktat janë dy mendimet e para, sepse për to ka mbështetje edhe nga vetë fjalët e Pejgamberit,- përfundon Kurtubiu.
Megjithatë, ndër dijetarët bashkëkohorë, Abdurrahman bin Nasir es-Sa’di, mbretëron bindja se të shpjeguarit e Keutherit, vetëm me emrin e lumit apo kroit që i është premtuar Resulullahut, në Xhennet, është shumë pak, në krahasim me të mirat e tjera që i janë dhuruar atij, siç janë, pejgamberia, Kur’ani, ymeti, lartësimi i emrit të tij, Islami, Udhëzimi, Shefati etj. Ky mendim ka mbështetje edhe në komentin që i ka dhënë kësaj fjale Ibn Abasi.
19. Allahu, xhele ve ala, me zbritjen e kësaj sureje, dëshiroi ta qetësonte të dërguarin e Vet, që të mos dëshpërohej se po i vdisnin djemtë, sepse i Larmadhërishmi e kishte dërguar atë si vulë të pejgamberëve dhe i kishte lejuar shefatin-ndërmjetësimin për ymetin e tij në Ditën e Gjykimit.
20. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”
Thamë në fillim se kjo sure ka zbritur në lidhje me As bin Vail es Sehmiun, njërin prej idhujtarëve me qëndrimin më armiqësor ndaj Resulullahut.
Ky ajet kuranor është një fuqizim moral për Pejgamberin, të cilit, sipas vetë urtësisë së Allahut, djemtë nuk i jetonin.
Mirëpo, vdekja e hershme e tyre ishte një pretekst për tallje dhe ironizim të tij nga ana e idhujtarëve, të cilët mendonin se fuqia dhe krenaria e një personi maten vetëm me pasurinë dhe numrin e djemve-pasardhësve.
Ata nuk e kuptonin fare se pas kësaj qëndronte një urtësi e madhe e Allahut, i cili kishte përcaktuar që emri i Muhammedit, jo që nuk do të harrohej, po përkundrazi, kujtimi dhe përshëndetjet e miliarda besimtarëve deri në ditën e Kiametit do të bëheshin vazhdimisht për të.
Emri i tij do të përmendet në fillim dhe gjatë çdo namazi, kur besimtarët qëndrojnë në etehijat, në ezane, në ikamete, kurse armiqtë e tij, si As bin Vaili, Ebu Xhehli, Ebu Lehebi e të tjerë, shumë shpejt do t’i mbulonte pluhuri i harresës, sikur të mos kishin ekzistuar fare, po edhe nëse përmenden, emrat e tyre do të jenë vetëm sinonim i së keqes dhe i errësirës. Të kujtojmë vetëm Ebu Xhehlin, djali i të cilit Ikrime ibn Ebi Xhehl, as nuk donte të dëgjonte për emrin e babait të tij, dhe po t’ia përmendte dikush, bëhej sikur nuk dëgjonte, sepse zemra e tij ishte mbushur me iman dhe dashuri vetëm për Allahun dhe për të Dërguarin e tij-Muhammedin, alejhi selam
21. Andaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe pre kurban!
Ajeti i dytë i kësaj sure është një urdhër i qartë hyjnor drejtuar Muhammedit, alejhi selam, se namazi, therja e kurbanit dhe çdo ibadet tjetër, duhet të jenë thjesht vetëm për Allahun, xhele ve ala.
Do të thotë, o Muhammed, ji i kujdeshëm në faljen e namazeve të detyruara, dhe pre kurban vetëm për Allahun.
Ibn Abasi është i mendimit se këtu fjala është për faljen e 5 namazeve të detyruara, kurse fjala “venhar!”-“pre kurban-flijo”, sipas tij ka për qëllim flijimin në ditën e kurban-bajramit.
Disa nga dijetarët, si Katadeja, Ikrimja dhe Atau, kanë thënë se këtu fjala është për faljen e namazit të kurban-bajramit, pas të cilit pason urdhri për të prerë kurban.
Dihet se para shpalljes së fundit hyjnore, ishte traditë e idhujtarëve që gjatë tavafit rreth Qabesë, t’u luteshin idhujve duke fishkëlluar dhe duke ecur lakuriq.
Pastaj, për hir të tyre, flijonin kurbanë të ndryshëm, që gjoja të arrinin bekimin e tyre. Shumë prej dijetarëve, duke u nisur nga këto tradita të mbrapshta të idhujtarëve, konsiderojnë se ky ajet: Andaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe pre kurban! është një urdhër i qartë se namazi–lutja duhet të jetë vetëm për Allahun, Krijuesin e botëve, sikur edhe flijimi-sakrifica që duhet të bëhet vetëm në emër të Tij, ku besimtari bashkon sinqeritetin me besimin, duke besuar bindshëm se Allahu është Një dhe i pashoq, dhe se vetëm Ai meriton flijimet tona.
Në lidhje me këtë porosi hyjnore kemi edhe një ajet tjetër kuranor, kur Pejgamberi a.s. porositet nga i Lartrmadhërishmi me fjalët: “Thuaj: namazi im, kurbani (flijimi) im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!
Ai nuk ka shok (të barabartë me Të).
Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari (që i nënshtrohem Vullnetit të Tij si) musliman” (El-En’am, 162-163)
22. Përgëzim për Pejgamberin, alejhi selam, se ai do të ngadhënjente ndërsa armiqtë e tij do të pësonin disfatë të plotë.
23. Allahu, xhele shanuhu, e urdhëroi të Dërguarin e Tij dhe krejt ymetin që të jenë të kujdesshëm për namazet dhe për flijimet e tyre, që ato të bëhen vetëm në emër të Allahut dhe të askujt tjetër, sepse në adhurime duhet të ketë sinqeritet, sidomos gjatë namazit dhe flijimit.
24. Prej këtyre dhuntive të shumta që i janë premtuar Muhammedit, alejhi selam, pa dyshim është edhe kroi apo lumi i Kevtherit në Xhennet, nga ujët e të cilit do të shuajë etjen çdo pjesëtar i ymetit të tij.
25. Nderimi dhe fisnikërimi i Pejgamberit, alejhi selam nga ana e Allahut, xhele ve ala, ku i bëhet me dije Resulullahut se Allahu e kishte zgjedhur nga mbarë njerëzimi që të ishte bartës i Shpalljes, dhe se për të ishin përgatitur të mira të pakufishme, si në këtë botë ashtu edhe në Ahiret

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

0 911

Abdullah ibn Omer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Islami qëndron mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi
Ky hadith është argument i qartë që flet për obligueshmërinë e agjërimit në këtë muaj të Ramazanit, dhe se ky obligim është një nga pesë shtyllat, pjesë madhështore e fesë, Allahu e bëri obligim për njerëzit për shumë urtësi të mëdha, e fshehtësi të çuditshme, i di ato ai i cili arriti t’i njeh dhe nuk i njeh ai i cili i injoroi.
Prej urtësive e fshehtësive të agjërimit është: ky muaj është edukues për njeriun që të qon në vend urdhrin e Allahut, t’i jep përprarsi kënaqësisë së Zotit para dëshirave të tija individuale, për këtë, shumë besimtarë në të kaluarën nuk kanë pranuar ta prishin agjërimin pa pasur ndonjë arsye, përkundër rreziqeve të pushtetarëve.
Prej urtësive të agjërimit është: ky muaj është shkak për ta arritur devothsmërinë, duke respektuar çdo urdhër të Allahut, e duke u larguar prej çdo ndalese, Allahu thotë: “.” Sureja Bekare, 183.
Frytet që dalin nga agjërimi esencën e tyre e kanë nga devotshmëria.
Dhe prej urtësive është se zemra pastrohet për të medituar e për të kujtuar, sepse veprimi i epsheve e ngurtësojnë zemrën, e verbron atë nga e vërteta, ndërsa agjërimi e ruan shëndetin dhe fuqinë e zemrës dhe gjymtyrëve.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

0 1154

عَنْ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ t قَالَ: قُلْت: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَخْبِرْنِي بِعَمَلٍ يُدْخِلُنِي الْجَنَّةَ وَيُبَاعِدْنِي مِنْ النَّارِ، قَالَ: “لَقَدْ سَأَلْت عَنْ عَظِيمٍ، وَإِنَّهُ لَيَسِيرٌ عَلَى مَنْ يَسَّرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ: تَعْبُدُ اللَّهَ لَا تُشْرِكْ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلَاةَ، وَتُؤْتِي الزَّكَاةَ، وَتَصُومُ رَمَضَانَ، وَتَحُجُّ الْبَيْتَ، ثُمَّ قَالَ: أَلَا أَدُلُّك عَلَى أَبْوَابِ الْخَيْرِ؟ الصَّوْمُ جُنَّةٌ، وَالصَّدَقَةُ تُطْفِئُ الْخَطِيئَةَ كَمَا يُطْفِئُ الْمَاءُ النَّارَ، وَصَلَاةُ الرَّجُلِ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ”، ثُمَّ تَلَا: ﴿تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمۡ عَنِ ٱلۡمَضَاجِعِ﴾ حَتَّى بَلَغَ ﴿يَعۡمَلُونَ﴾، ثُمَّ قَالَ: “أَلَا أُخْبِرُك بِرَأْسِ الْأَمْرِ وَعَمُودِهِ وَذُرْوَةِ سَنَامِهِ؟” قُلْت: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: “رَأْسُ الْأَمْرِ الْإِسْلَامُ، وَعَمُودُهُ الصَّلَاةُ، وَذُرْوَةُ سَنَامِهِ الْجِهَادُ”، ثُمَّ قَالَ: “أَلَا أُخْبِرُك بِمَلَاكِ ذَلِكَ كُلِّهِ؟” فقُلْت: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَأَخَذَ بِلِسَانِهِ وَقَالَ: “كُفَّ عَلَيْك هَذَا”. قُلْت: يَا نَبِيَّ اللَّهِ وَإِنَّا لَمُؤَاخَذُونَ بِمَا نَتَكَلَّمُ بِهِ؟ فَقَالَ: “ثَكِلَتْك أُمُّك وَهَلْ يَكُبُّ النَّاسَ عَلَى وُجُوهِهِمْ -أَوْ قَالَ عَلَى مَنَاخِرِهِمْ- إلَّا حَصَائِدُ أَلْسِنَتِهِمْ؟!”.

رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:2616] وَقَالَ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

Muadh ibn Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur me të!, tregon se ka thënë:

“O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Ai tha: “Vërtet ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë vetëm për atë të cilit Allahu ia lehtëson: ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar asgjë në adhurim, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh haxhillëkun.” Pastaj tha: “A dëshiron të të udhëzoj drejt dyerve të së mirës? Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës.” Pastai lexoi: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Kuran 32:16-17) Më pas tha: “A të të tregoj për kreun, shtyllën dhe kulmin e çështjes?” Thashë: “Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi.” Më tej shtoi: “A dëshiron të të tregoj për atë që i mbërthen të gjitha këto?” Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: “Ruaje këtë!” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe për atë që themi u marrkemi në llogari?!” Ai më tha: “Mos të pastë nëna, o Muadh! S’e ditke se njerëzit do të hidhen me fytyrë (në Zjarr) vetëm për shkak të asaj që korrin me gjuhët e tyre?!”

E shënon Tirmidhiu [numër 2616] dhe thotë se ky hadith është hasen-sahih.

Dobit e Hadithit:

1) Interesimi i sahabëve për të nxënë dije, për tu larguar nga zjarri, e për të hy në xhenet.

2) Kush vepron sipas shtyllave të islamit ka për të hy në xhenet.

3) Dyertë e së mirës janë veprat vullnetare, e ato janë agjërimi, lëmosha dhe namazi i natës.

4) Agjërimi është mburojë prej mëkatëve në dynja, e në ahiret është mburojë prej zjarrit të xhehenemit.

5) Lëmosha shlynë mëkatet, e u sqarua në hadith se ai shuan mëkatet siç shuan uji zjarin.

6) Nxitja për namaz nate, e u sqarua në hadith se ai shuan mëkatet siç shuan uji zjarin.

7) Gjëja më kryesore në dynja e ahiret është islami.

8) Namazi është shtylla e fesë e pa shtyllë nuk mund të ketë ndërtesë.

9) Xhihadi është kulminacioni i islamit, për të qenë pozita e muslimanëve në grada më të larta.

10) Zotërimi i gjithë këtyre veprave të mira është ruajtja e gjuhës.

11) Kujdesi nga reziku i gjuhës, dhe se është shkak për të hyrë me fytyra në zjarr të xhehenemit.

12) Mësimi i të tjerve me fjalë e vepra.

13) Fjala “ Mos të past nëna Muadh” këtë shprehje arabët e përdorin për nxitje, e kur dëshirojnë të tregon diçka me rëndësi.

0 1431

1. Sabri gjatë sprovave! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

” Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (Ankebut; 3).

Katade, rahimehullah, ka thënë; ” Që të dallohen të vërtetët nga gënjeshtarët dhe të nënshtruarit nga mëkatarët.”

Ed durrul Menthur; 6/450

2. Shkaqet e qëndrueshmërisë të Fe! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ

” E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e besimtarëve.” (Ankebut; 69).

Abas Ibn Ahmed, rahimehullah, ka thënë; ” Ata të cilët veprojnë sipas diturisë që kanë do t’i udhëzojmë (orientojmë) për në gjëra që nuk i dinin më parë.”

Iktidaul Ilm el Amel; fq.30

3. Xhihadi dhe llojet e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ

” E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e besimtarëve.” (Ankebut; 69).

Ibn Kajimi , rahimehullah, ka thënë; ” Allahu e ndërlidhi udhëzimin e Tij ngushtë me luftën, andaj njerëzit me udhëzim më të plotë janë ata që më së shumti bëjnë luftë. Lufta më obligative për besimtarin është lufta me nefsin (vetveten), pastaj lufta me epshin, lufta me shejtanin dhe lufta me dunjanë.” Kush i lufton(bën xhihad) me këto katër gjëra për hir të Allahut, Allahu do ta orientoj (udhëzoj) drejtë rrugës që Ai e do, pra rrugës drejtë xhenetit të Tij. Kush nuk e fut në vepër luftën të tillit do t’i humb udhëzimi i Allahut aq sa ai e ka lënë anash luftën (as nuk e përmend, as nuk lexon as nuk e fut në praktik e as nuk lakmon për të).

El Favaid; fq.58

4. Lëmosha dhe zekati shtojnë pasurinë kurse kamata e pakëson atë! Nuk ndodh që me fol ajeti Kuranor për kamatën e që menjëher pas saj ose para të mos e cek lëmoshën ose zekatin. Që të na bëj me dije se fitimi real dhe i vërtetë është në dhënien e lëmoshës dhe zekatit e jo tek kamata dhe marrja e saj, ashtu siç mendojnë ata që punojnë me kamat dhe e marrin atë. Allahu, xhele ue ala, e qartëson një gjë të tillë; وَمَا آتَيْتُمْ مِنْ رِبًا لِيَرْبُوَ فِي أَمْوَالِ النَّاسِ فَلَا يَرْبُو عِنْدَ اللَّهِ ۖ وَمَا آتَيْتُمْ مِنْ زَكَاةٍ تُرِيدُونَ وَجْهَ اللَّهِ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُضْعِفُونَ

” Dhe çka të jepni nga pasuria për të shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet te Allahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni Allahut, të tillët janë ata që u shumfishohet (shpërblimi).” (Rrum: 39).

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Shoqëria e mirë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَتَحْسَبُهُمْ أَيْقَاظًا وَهُمْ رُقُودٌ ۚ وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَذَاتَ الشِّمَالِ ۖ وَكَلْبُهُمْ بَاسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِالْوَصِيدِ ۚ لَوِ اطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَارًا وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْبًا

” Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.” (Kehf; 18).

Nëse qeni e ka arritur këtë vlerë të madhe si shkak i shoqërimit të tij me njerëzit e mirë, saqë Allahu e ceku në librin e Tij, Kuranin Famëlartë. E çfarë mbetet nëse besimtari shoqërohet me njerëzit e devotshëm dhe me evlijat (të zgjedhurit) e Allahut.

Tefsir el Kurtubij; 13/232

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË