Kërko

zekati - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 2134

Pyetja: Cilat janë ato pesë fjalë që Allahu i shpalli Jahjas (alejhi selam)

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.

Harith el-Esharij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu i shpalli Jahjas të birit të Zekerijas pesë fjalë, që me to të veprojë e t’i urdhërojë beni israilët të veprojnë me to, sikur ai (Jahja) u vonua, e i erdhi Isau e i tha: Allahu të ka urdhëruar me pesë fjalë që të veprosh me to e t’i urdhërosh beni israilët të veprojnë me to, ose do i informosh ose i informoj unë. AI tha: O vëlla! Mos vepro ashtu sepse kam frikë nëse ti më paraprin me këtë, unë të injorohem ose të ndëshkohem. Tha: Kështu që i tuboi beni israilët në xhaminë e Kudsit saqë u stërmbush, e u ulën në ballkone, ai iu drejtua atyre e ua tha:

Allahu ju ka shpallur pesë fjalë që unë të veproj me to dhe urdhëroi beni israilët të veprojnë me to, e para është;

Të mos i bëni shirk Allahut, sepse shembulli i atij që i bën shirk Allahut është si shembulli i atij që bleu një skllav me pasurinë e pastër të tij, qoft ëme ari apo argjend, e më pas e strehoi në një shtëpi e i tha atij: puno  dhe fitimin ma jep mua, ai punonte por që fitimin ia jepte dikujt tjetër jo zotëriut të tij. Kush do dëshironte që robi i tij të vepronte kështu.

Ju urdhëroi të falni namazin, e nëse jeni në namaz mos shikoni anash, sepse Allahu kthen fytyrën e Tij kah fytyra e robit të Tij në namaz përderisa ai nuk shikon anash.

Ju urdhëroi që të agjëroni, sepse shembulli i atij është sikur njeriu në një grup njerëzish që mban me vete një enë me misk, që të gjithë entuziazmohen me erën, e era e agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se era e miskut.

Ju urdhëroi të jepni zekatin, e shembulli i tij është sikur njeriu që e kishte robëruar armiku të cilit ia kishin lidhur duart në fyt dhe e sollën që t’ia prejnë kokën, e (zekati) tha: Unë jap shpagim për të me pak e me shumë, kështu e shpëtoi atë prej tyre.

Ju urdhëroi ta përmendni Allahun, e shëmbulli i atij është sikur njeriu të cilin armiqt e ndjekin me shpejtësi saqë arriti ai tek një fortifikatë, kështu mbrojti veten e tij prej tyre. Kështu robi nuk mund ta mbron veten prej shejtanit përpos se me përmendje të Allahut.

Hadithin e shënon Tirmidhiu, Nesaiu një pjesë të tij, ibn Huzejmeh në sahihun e tij, ibn Hibani në sahihun e tij, Hakimi dhe ka thënë: Hadithi është autentik sipas kushteve të Buhariu dhe Muslimit, Albani e vlerësoi sahih.

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

0 7520

Pyetja: Pyetja ime ka të bëjë për suret e ajetet të cilat i dëguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i lexonte çdo ditë; a është e vërtetë se ato janë suret; Isra, Sexhde, Mulk, Zumer, Hadid, Hashr, Saf, Xhumuah, Tegabun, Eala, Ihlas, Felek, Nas, Kafirun, si dhe ajetet: Ajeti Kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare, ajetet e fundit të sures Ali Imran gjatë zgjimit, kjo që e përmenda deri tani a është e saktë? Nëse janë të sakta shpresoj të shtoni argumente që t’i përhapim ato në mesin e muslimanëve e të ngjallim sunetin e profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), po edhe nëse ka të tjera, i përmendni edhe ato?

Përgjigjja: Lavdërimi i takon Allahut.

Së pari:

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shpeshtonte leximin e Kuranit gjatë natës e gjatë ditës, e zgjaste namazin e natës, ka ndodhur që në një rekat të lexonte suren Bekare, Ali Imran dhe Nisa, siç e shënon Muslimi me numër (722).

Kështu edhe Buhariu  me numër (5027) shënon hadithin e Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”

Dy:

-I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte para gjumit çdo natë dy suret; suren Sexhdeh dhe suren Mulk. E shënon Tirmidhiu me numër (2892) hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se: i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk flinte deri sa të lexonte “Elif, Lám, Mîm. Shpallja e këtij Libri.” (Sexhde) dhe “Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti.” (Mulk).” Shejh Albani e vlerësoi sahih në (Sahih sunen Tirmidhi).

-Njashtu nuk flinte deri sa të lexonte suren Isra dhe suren Zumer. E shënon Tirmidhiu me numër (3405) hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se: i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk flinte deri sa të lexonte suren Zumer dhe beni Israil (Isra). Shejh Albani e vlerësoi sahih në (Sahih sunen Tirmidhi).

-Dy suret e fundit (Felek dhe Nas): e shënon Buhariu me numër (5017) hadithin e Aishes  se; i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kur afrohej të shtrihej në shtrat për çdo natë, bënte bashkë dy duart, i fryente dhe lexonte: “Thuaj! Ai Allahu është Një” (Ihlas), “Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit” (Felek) dhe “Thuaj: “I lutem dhe i mbështetem Zotit të njerëzve” (Nas).” E më pas fërkonte me dy duart aq sa mundte prej trupit të tij, duke filluar që nga koka e fytyra, e në pjesën e përparme të trupit, kështu vepronte tri herë.”

Suren Kafirun: e shënon Ebu Davudi me numër (5055) hadithin e Fervete ibn Neufel, që e përcjell nga babai i tij se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha një ditë Neufelit: “Lexoe “Thuaj! O ju të cilët jenë jobesimtarë” (Kafirun) dhe kur të përfundosh bjer të fleshë, sepse kjo sure është pastrim nga shirku.” Shejh Albani e vlerësoi hadithin -sahih- në librin e tij (Sahih sunen Ebu Davud)

Suret Hadid, Hashr, Saf, Xhumuah, Tegabun: e shënon Tirmidhiu hadithin e Irbad ibn Serijeh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte “Musebihatet” (sh.p. janë suret të cilat fillojnë me fjalën –Subhane-) para se të shtrihej dhe thoshte: “Në këto sure ka një ajet që është më i vlefshëm se njëmijë ajete.”

Ky është një hadith i dobët, e vlerësoi të dobët shejh Albani në (Daif Tirmidhi).

Ajeti Kursij: e shënon Buhariu me numër (3275) hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “Më aurotizoi i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ruaj Zekatin e muajit të Ramazanit, e më erdhi një njeri i cili filloi të vidhte nga ushqimi e unë e kapa atë, e i thash: Do të të dërgoj tek i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), -deri në fund të hadithit- tha: Kur të afrohesh afër shtratit lexoe ajetin Kursij, do të kesh mbrojtës prej Allahut e nuk do të të afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes”, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të i tha Ebu Hurejres: E tha të vërtetën gënjeshtari, ai ishte shejtan.

Dy ajetet e sures Bekare: e shënon Buhariu me numër (4008) dhe Muslimi me numër (807) hadithin e ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Dy ajetet e fundit të sures Bekare, kush i lexon në çdo natë i mjaftojnë.”

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është thënë: fjala e tij (i mjaftojnë) domethënë: në vend të namazit të natës, të tjerët kanë thënë: nga shejtani, e të tjerë: nga sëmundjet. Por, ka gjasa që t’i përfshijë të gjitha.” Përfundoi nga libri (Sherh Muslim; 6/92).

Ajetet e fundit të sures Ali Imran, gjatë zgjimit nga gjumi: e ka shënuar Buhariu me numër (992) dhe Muslimi me numër (763) hadithin e Kurejbit nga ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre), i cili i kishte treguar këtij se; kishte fjetur një natë tek Mejmuneja, që ishte tezja e tij, u shtrira në pjesën horizontale të jastëkut, e i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) me familjen e tij u shtrinë në anën vertikale, fjeti deri sa erdhi mesnata –apo afër mesnate- më pas u zgjua duke fshirë jgumin nga fytyra e tij, dh elexoi dhjetë ajete nga sureja Ali Imran, më pas u ngrit i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e morri një enë të varur, morr abdes, në formë shumë të bukur, më pas u ngrit dhe u fal.”

-I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nxiste të lexohet ajeti Kursij pas çdo namazi: e shënon Nesaiu në (Sunen el Kubra; 9848) hadithin e Ebi Umames (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush e lexon ajetin Kursij pas përfundimit të çdo namazi farz, nuk e epengon hyrja në xhenet përpos vdekjes.”

Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ky hadith është transmetuar nga Ebu Umameja, Ali ibn Ebi Talib, Abdullah ibn Omer, Mugirah ibn Shu’beh, Xhabir ibn Abdullah dhe Enes ibn Maliku, dhe në të gjitha këto transmetime ka dobësi, mirëpo nëse të gjitha i bashkojmë me njëra tjetrën, duke pasë parasysh rrugët e ndryshme të transmetimit dhe nxjerrjes të hadithit, aludon se hadithi ka një bazë dhe nuk është hadith i shpikur.

Më kanë informuar se shejhu jonë Ebul Abas ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk e kam lënë pas çdo namazi.” Përfundoi nga libri (Zadul Mead; 1/294).

-Kështu ka nxitur të lexohen sureja (Felek dhe Nas) pas çdo namazi: e shënon Ebu Davudi me numër (1523) hadithin e Ukbeh ibn Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “Më urdhëroi i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) që të lexoj “muavidhatet” (Felek dhe Nas) pas çdo namazi.” Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Sahih sunen Ebu Davud).

-Njashtu porosiste që të lexohen në mëngjes e në mbrëmje; Abdullah ibn Hubej (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Thuaj: “Thuaj! Ai Allahu është Një” (Ihlas), dhe dy “muavidhatet” (Felek dhe Nas), në mbrëmje e në mëngjes nga tri herë, të mjaftojnë nga çdo gjë tjetër.” E shënon Tirmidhiu me numër (3575) dhe e konsideroi sahih.

Kjo ishte e tëra që arritëm ta përmbledhim nga suneti profetik rreth leximit të ajeteve e sureve të Kuranit gjatë natës e ditës.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 845

عَنْ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ قَالَ: “أُمِرْت أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَشْهَدُوا أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ، وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ؛ فَإِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ عَصَمُوا مِنِّي دِمَاءَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ إلَّا بِحَقِّ الْإِسْلَامِ، وَحِسَابُهُمْ عَلَى اللَّهِ تَعَالَى”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:25]، وَمُسْلِمٌ [رقم:22].

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë e tyre, përveçse me të drejtë të Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu.”

E shënojnë Buhariu [numër 25] dhe Muslimi [numër 22].

Dobit e hadithit:

1. I dërguari i Allahut urdhroheshte ashtu siç urdhëroheshin të tjerët.

2.Veprat janë pjesë të imanit.

3.Islami garanton gjakun dhe pasurinë e muslimanve.

4.Dita e gjykimit do të jetë dita që njerëzit do të llogariten për qëllimet dhe veprat e tyre, kurse në jetën e kësaj bote njerëzit llogariten vetëm për veprat që i shfaqin me gjymtyrët e tyre.

5.Gjykohet një person si musliman nëse shqipton shehadetin, fal namazin dhe jep zeqatin.

6.Xhihadi në kuptimin gjuhësor është: përpjekje dhe mundë.

Xhihadi terminologjik: Dhënia e përpjekjës mundit nga muslimanët në luftë kundër epshit, shejtanit, mosbesimtarëve, hipokritëve dhe mëkatarëve duke pas parasysh kushtet dhe dispozitat.

  1. Xhihadi është obligim kolektiv (farzi-kifaje) me tri kushte:

Kushti i parë: Xhihadi nën ombrellën e prijësve musliman qofshin ata të drejtë apo mizorë.

Kushti i dytë: Përgatitja e duhur për t’u ballafaquar me armikun.

Kushti i tretë: Të kërkuarit leje nga prindërit.

– Kurse në tri raste bëhet obligim individual (farzi-ajn):

  a.Nëse është prezent në luftë.

  b.Kur e okupon armiku ndonjë vend nga vendet e muslimanëve është obligim individual për çdo musliman ta mbron dhe ta largon armikun nga vendi i tij. Kurse muslimanët në përgjithësi obligohen t’ju ndihmojnë atyre poqëse banorët e atij vendi nuk kanë mundësi ta largojnë armikun nga vendi i tyre.

  c.Nëse prijesi bën thirrje dhe obligon masën për xhihad kundër armikut.

8.Gradat e xhihadit në rrugën e Allahut janë:

  Grada e parë: Xhihadi me epshin dhe ai është katër lloje:

  a.Xhihadi me dije.

  b.Xhihadi me vepër.

  c.Xhihadi në thirrje.

  d.Xhihadi me sprovat.

  Grada e dytë: Xhihadi me shejtanin dhe ai është dy lloje:

  a.Xhihadi ndaj dyshimeve të shejtanit që i hedh në besim.

  b.Xhihadi ndaj epsheve të shejtanit që i hedh në zemër.

  Grada e tretë: Xhihadi me mosbesimtarët dhe munafikat dhe ai ka katër shkallë:

  a.Xhihadi me zemër.

  b.Xhihadi me gojë.

  c.Xhihadi me pasuri.

  d.Xhihadi me dorë.

  Grada e katër: Xhihadi me mizorët, bidatçitë dhe mëkatarit dhe ai është tri shkallë:

  a.Të ndryshuarit me dorë nëse është mundësija.

  b.Të ndryshuarit me gojë nëse pamundësohet ndryshimi me dorë.

  c.Të urejturit me zemër nëse pamundësohet ndryshimi me gojë.

HADITHI I TETË

Përktheu dhe përshtati: Vedat Skenderi

0 856

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Atë(Kuranin) nuk e prek kush, vetëm të pastrit.” (El Vakia; 79).

Gjithashtu, kuptimet e porosive Kuranore nuk i kupton askush pos atyre që i kanë zemrat e pastërta, e ato janë zemrat e të devotshmëve.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 13/242

2. Ajeti më madhor që ka mundësi të këshillohet me të ngrënësi i kamatës dhe ata që janë dhënë pas parasë dhe dunjas është fjala e Allahut: “Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.” (Bekare; 281).

Dr. Muhamed Rebia

3. Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë; “Kur Allahu e cek në Kuran shpëtimin e ndërlidh ngushtë atë me veprat e të shpëtuarit.”

Fjala e Ibn Kajimit rahimehullah, bëhet e qartë nëse kthehemi në fillimin e sures el Bekare, ku tregon shpëtimin e të devotshmëve, si shkak i veprave të tyre; Besimi në të fshehtën (gajbin), falja e namazit, dhënia e zekatit dhe lëmoshës, etj. Et Tibjan Fi Eksamil Kuran; fq.15

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi.” ( El Bekare; 286).

Erdh shprehja për veprat e mira,”ajo që e fitoi”, ngase ajo është në të mirën e robit dhe ai përfiton nga ajo, kurse për punët e këqija erdhi sprehja, -“atij i bie”,- pra është në dëm robit dhe kundër tij.

Et Tes’hil Liulum Et Tenzil; 1/157

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E vëllai im, Haruni, ësht më orator se unë.” (Kasas: 34).

Nuk mjafton vetëm qëllimi i pastër në thirrjen Islame nga ana e thirrësit por duhet t’i kushtohet rëndësi të veçant edhe formës së thirrjes dhe sqarimit të saj.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1415

عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: “بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ الْبَيْتِ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ”.

[رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:8]، وَمُسْلِمٌ [رقم:16

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Omer ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, haxhillëkun dhe agjërimin e Ramazanit.”

E shënojnë Buhariu [numër 8] dhe Muslimi [numër 16].

Dobitë e hadithit:

  • Shtyllat e islamit janë pesë.
  • Shtyllat e islamit ndahen në dy lloje:

   1.Shtylla që pa një prej tyre nuk ekziston islami:

   a.Dëshmia.

   b.Lërja e namazit në tërësi.

   2.Shtylla që pa të nuk plotësohet islami:

   a.Zekati.

   b.Agjërimi.

   c.Haxhi.

  • Dëshmia përfshin mohimin dhe pohimin:

a.Mohon se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut.

b.Pohon se vetëm Allahut i takon adhurimi.

  • Dëshmia në Muhamedin (alejhi selam) përfshin se ai është i i dërguari i Allahut dhe se është rob i Tij.
  • Kushtet e saktësisë së dëshmisë se është i dërguari i Allahut janë:

   a.Pranimi se është i dërguari i Allahut.

   b.Nënshtrimi ndaj urdhërave të tij.

   c.Largimi prej gjërave që na ka ndaluar.

   d.Mos adhurimi i Allahut në forma tjera, por, vetëm në atë mënyrë si ai na ka mësuar.

  • Namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi janë farz, obligim për çdo besimtar dhe besimtare sipas mundësisë shëndetsore ose ekonomike në bazë të mësimeve të sheriatit, për këta ka urdhëruar Allahu në Kuran dhe i dërguari në hadithe.
  • Ku qëndron dallimi ndërmjet islamit, imanit dhe ihsait:

   1.Nëse përmenden sëbashku:

   a.Islami është veprat e jashtme.

   b.Imani është veprat e fshehta.

   c.Ihsani është shkalla më e lartë e fesë.

   2.Nëse përmenden të ndarura njëra prej tjetrës:

   a.Nëse përmendet vetëm imani nënkupton edhe islamin.

   b.Nëse përmendet vetëm islami nënkupton edhe imanin.

   c.Nëse përmendet vetëm ihsani përfshin islamin dhe imanin.

  • Është me rëndësi ti dimë disa qështje sa i përket lënsit të namazit:

    a.Të gjithë dijetarët janë të një mendimit se mos falja e një namazi është prej mëkatëve më të mëdha pas shirkut.

   b.Ehlusuneti janë të bashkuar gjithherë, edhe atëherë kur kanë mendime të ndryshme. E sa i përket mendimit të përkrahur nga ne se, lënësi i namazit është jobesimtar atëherë kur e braktis atë në tërësi, ky mendim është i veçantë shikuar nga fakti se ai i bën bashkë argumentet e të dy palëve të dijetarëve, gjegjësisht argumentet që dëshmojnë se, kjo vepër është kufër, po edhe argumentet që nuk konsistojnë në diçka të tillë.

   c.Tekfiri (të gjykuarit se një person se është pabesimtar) është procedurë tjetër që i takon gjyqit islam dhe dijetarëve të mirëfilltë, e jo individave.

     d.Tekfiri pengohet nëse bëhet fjalë për çështje të atilla që nuk ka koncenzus në mesin e dijetarëve, pra, janë çështje me mospajtime dhe divergjenca.

HADITHI I TRETË

Përgatiti komentimin Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com

0 1323

Përcillet nga nëna e besimtarëve Aisheja (radijallahu anha) se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(ثلاث أحلف عليهن : لا يجعل الله تعالى من له سهم في الإسلام كمن لا سهم له و أسهم الإسلام ثلاثة : الصلاة و الصوم و الزكاة و لا يتولى الله عبدا في الدنيا فيوليه غيره يوم القيامة و لا يحب رجل قوما إلا جعله الله معهم و الرابعة لو حلفت عليها رجوت أن لا آثم : لا يستر الله عبدا في الدنيا إلا ستره يوم القيامة)

“Tre gjëra janë për të cilat betohem për to janë:

1 – Allahu i Madhëruar nuk e bën atë që ka hise në Islam si atë që nuk ka hise, a hiset e islamit janë tre:

  1. Namazi,
  2. agjërimi dhe
  3. zekati.

2- Atë që Allahu e e miqëson nga robërit, nuk mundet ta miqësojë ndonjë tjetër në Ditën e Kijametit,

3 – E nuk e do njeriu ndonjë popull, e mos ta bëjë Allahu me ata

dhe e katërta po të betohem për të, shpresoj të mos gaboj: nuk e mbulon Allahu ndonjë rob në dynja, përpos se e mbulon në Ditën e Kijametit.”

Transmeton: Ahmedi, Nesaiu, Hakimi, Bejhekiu nga Aisheja; Ebu J’ala ng Ibn Mesudi dhe Taberani nga Ebu Emame.

Përktheu: Hoxhë Ali Shabani

0 2392

Pyetja: Nëna ime nuk është në gjendje të agjërojë muajin Ramazan, prandaj unë  paguaj fidje në emër të saj për çdo Ramazan. A më lejohet që fidjeja t’u jepet fëmijëve dhe nipërve të saj si ushqim për iftar?

Dhe a lejohet t’i jepet fidjeja për mos agjërim disa nxënësve në shkollë?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Së pari:

Nëse një person nuk mund të agjërojë për shkak të moshës së vjetër ose sëmundjes nga e cila nuk ka shpresë për shërim, atëherë i lejohet të mos agjërojë, por duhet të ushqejë një person të varfër për çdo ditë, sepse Allahu thotë:

Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” Sureja Bekare: 184.

Abdullah ibën Abasi ka thënë: Ky ajet nuk është shfuqizuar, andaj i referohet një plaku apo një gruaje të vjetër që nuk mund të agjërojë; ata duhet të ushqejnë nga një person të varfër për çdo ditë. E transmeton Buhariu, 4505.

Kjo vlen edhe për një person që është i sëmurë dhe nuk ka shpresë për t’u shëruar, ka të njejten gjendje si në rastin e një plaku që nuk mund të agjërojë. (Al-Mugni, 4/396).

Prandaj mund të kuptohet se kjo fidje (shpagiim) duhet t’u jepet vetëm të varfërve, e çdo secilit.

Nëse fëmijët, nipërit e mbesat dhe studentët e përmendur në pyetje janë të pasur dhe nuk janë të varfër, nuk lejohet t’u jepet kjo fidje atyre.

Së dyti:

Sa i përket dhënies së kësaj fidje fëmijëve dhe nipërve, dijetarët e konsiderojnë këtë fidje si nxjerrje e zekatit; nuk lejohet që t’ia jap atë atyre për të cilët ai është i detyruar të shpenzojë.

Prej atyre që njeriu është i detyruar të shpenzojë janë prindërit e gjyshërit dhe fëmijët e nipërit.

Ibën Kudameh në (el-Mugni, 11/374) ka thënë:

“Është e detyrueshme të shpenzosh për gjyshërit dhe gjyshet, pavarësisht se sa larg arrijë dhe mbi fëmijët e fëmijëve, pavarësisht se sa larg arrijnë. Kjo është gjithashtu thënija e Shafiut dhe Theurit, dhe dijetarëve të fikhut.”

Bazuar në këtë, nuk lejohet të jepni fidjen fëmijëve dhe nipërve, sepse nëna juaj është e detyruar të shpenzojë mbi to.

Imam Shafiu në (el-Um, 7/68) ka thënë:

“Nuk lejohet të japësh ushqimin që jepet si shlyerje për një zotim për këdo, përveç një muslimani të lirë që ka nevojë; nëse ushqimi i jepet një dhimiji (jomuslimani që jeton nën sundimin mysliman) që ka nevojë, ose një muslimani që nuk ka nevojë, kjo nuk i pranohet dhe është njëjtë me atë që nuk ka bërë asgjë; dhe ai duhet ta përsërisë atë. E njëjta gjë vlen nëse i jep ushqim një personi për të cilin ai është i detyruar të shpenzojë, kur të kuptojë çështjen duhet të përsërisë.”

Ndërsa në (Esna el-Metalib, 3/369):

Sa i përket të ngratërve dhe të varfërve, ata konsiderohen se janë mes atyre që kanë të drejtën e zekatit, dhe nuk llogaritet nëse i jepet një jomuslimani … ose atij për t cili është i detyruar të shpenzojë … sepse kefareti (shlyerja ) është një e drejtë e Allahut, kështu që të njëjtat kushte aplikohen si me zekatin.

Por nëse nëna juaj nuk mund të shpenzojë për ta, sepse ajo nuk është e pasur, atëherë ajo nuk është e detyruar të shpenzojë për ta, sepse Allahu thotë:

Allahu nuk e ngarkon një person përtej mundësisë së tij.” Bekare, 286.

Në këtë rast, i lejohet asaj që të japë fidjen atyre.

Në dy sahihet është shënuar se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i tha një njeriu që pati marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan, kur Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i dha hurma që t’i jep ato si shpagim, e ai e informoi të dërguarin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) se ai ishte familja më e varfër në Medine, e i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha atij: “Ushqeje familjen tënde.”

Hafidh ibën Haxheri në librin (al-Fat’h) tha:

Ibën Dekik el-Idi ka thënë: Ka disa pikëpamje të ndryshme në lidhje me këtë histori. Është thënë se kjo tregon se kefareti (shpagimi) bie në rastet e vështirësive, sepse shpagimi nuk mund t’i jepet vetvetes ose familjarëve të vet.

Shumica thanë se shpagimi nuk bie në rastet e vështirësive dhe se atij që i është dhënë leja për të bërë këtë nuk ishte kefaret, por ishte lëmoshë që iu dha nga Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për këtë njeri dhe familjen e tij.

Të tjerët thanë se për shkak se ai nuk mund të shpenzonte për familjen e tij, atij iu lejua t’u jepte atyre prej këtij kefareti. Ky është kuptimi i hadithit.

Shejh Takiu Din (shejhul-Islam Ibën Tejmije) tha: Një mendim i fortë është se ajo nuk është dhënë si një shpagim, por u dha si një lëmoshë ndaj tij dhe familjes së tij, sepse ishte e qartë se ata kishin nevojë.

Nga ajo që u përmend më sipër mund të kuptohet se nuk lejohet t’i japësh shpagimin atyre që detyrohesh të shpenzosh, por nëse një person është i varfër dhe nuk mund të shpenzojë mbi ata, atëherë disa nga dijetarët janë të mendimit se lejohet t’i japësh fidjen atyre.

Në përfundim: Nëse nëna juaj është e pasur dhe mund të përballojë shpenzimet për ata, atëherë nuk lejohet për të që t’u japë atyre fidjet e saj ose shpagimin. Por nëse ajo nuk mund të përballojë shpenzimet e tyre, lejohet që ajo t’i japë atyre fidjet e saj ose shpagimin.

Së treti:

Nëse ajo e jep atë me anë të ushqimit për një person që agjëron, nuk ka asgjë të keqe me këtë, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të ajetit: “duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.”

Kjo mund të jetë me një shpërblim më të madh, sepse ai i jep ushqim një personi që agjëron. Por me kusht që personi të jetë i varfër, siç u tha më lart.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1870

1. AGJËRIMI – agjërimi nuk është vetëm të larguarit nga ushqimi dhe pija, por përfshin edhe shmangien nga vepra e mëkatit, zemërimit të Allahut, përgojimit, bartjes së fjalëve, gënjeshtrës dhe vjedhjes.

2. LEXIMI I KUR’ANIT FAMËLARTË – prej veprave më të dashura të Allahut në muajin e Ramazanit është leximi i Kur’anit, kështu që Allahu për leximin e një harfi (shkronje) shpërblen dhjetëfish, ndërsa mund edhe t’ia shumëfishojë kujt të dëshirojë.

3. NAMAZI DHE SHPESHTIMI I TYRE – përveç pesë namazeve obligative, është e sugjeruar që të falen edhe namazet që janë sunnet, nafile, e sidomos namazi i teravisë me xhemat.

4. MBAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE – është e zakonshme që në këtë muaj të shenjtë të shkëmbejmë vizita midis të dashurve tanë dhe farefisit, e cila pasqyron dashuri të shëndoshë.

5. SADAKAJA (LËMOSHA) – është një nga veprat më të mira që Allahu i shpërblen, qoftë pasuri, ushqim apo veshje. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ishte më bujari në muajin e Ramazanit.

6. PËRMENDJA E ALLAHUT TË MADHËRUAR – dhikri (përmendja e Allahut), tesbihu (madhërimi i Allahut), istigfari (kërkimfalja nga Allahu), janë shpërblim i dyfishuar në Ramazan, kështu që istigfari (kërkimfalja nga Allahu) i hap dyert e furnizimit, e lehtëson shqetësimin, e largon njeriun nga mëkatet dhe e afron kah përmendja e Allahut.

7. ZEKATI – muslimani duhet që në këtë muaj të jep zekatin për nevojtarët dhe të varfërit.

8. ITIKAFI (IZOLIMI NË XHAMI) – muslimani dëshiron të kalojë pjesën më të madhe të kohës në xhami, të falet, të lexojë Kur’an dhe të përmend Allahun, veçanërisht në fund të Ramazanit dhe të kërkojë Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit.

9. GJALLËRIMI I NATËS SË KADRIT – I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u bëri thirrje shokëve të tij për të kërkuar Natën e Kadrit dhe për ta gjallëruar atë. Kjo, sepse Allahu i Madhëruar i ka dhënë nderim të veçantë kësaj nate dhe e ngriti atë për shkak se në gjallërimin e saj ka shpërblime të mëdha dhe përfitime për muslimanët. Allahu do t’i falë ata që janë ngritur për namaz në këtë natë, do t’ua fale gjitha mëkatet e mëparshme.

10. TË ULURIT NË XHAMI DERISA TË LIND DIELLI – është mustehab (e pëlqyer) që të qëndrosh ulur në xhami pas namazit të sabahut deri në lindjen e diellit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thirrte shokët e tij që të qëndrojnë ulur në xhami.

11. UMREJA GJATË DITËVE TË RAMAZANIT – është njejtë sikur të bësh haxhin për shkak të vështirësive që i ka haxhi në kohën e vet.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1105

عَنْ عُمَرَ أَيْضًا قَالَ: “بَيْنَمَا نَحْنُ جُلُوسٌ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ذَاتَ يَوْمٍ، إذْ طَلَعَ عَلَيْنَا رَجُلٌ شَدِيدُ بَيَاضِ الثِّيَابِ، شَدِيدُ سَوَادِ الشَّعْرِ، لَا يُرَى عَلَيْهِ أَثَرُ السَّفَرِ، وَلَا يَعْرِفُهُ مِنَّا أَحَدٌ، حَتَّى جَلَسَ إلَى النَّبِيِّ ﷺ ، فَأَسْنَدَ رُكْبَتَيْهِ إلَى رُكْبَتَيْهِ، وَوَضَعَ كَفَّيْهِ عَلَى فَخْذَيْهِ، وَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ أَخْبِرْنِي عَنْ الْإِسْلَامِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ: “الْإِسْلَامُ أَنْ تَشْهَدَ أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَتُقِيمَ الصَّلَاةَ، وَتُؤْتِيَ الزَّكَاةَ، وَتَصُومَ رَمَضَانَ، وَتَحُجَّ الْبَيْتَ إنْ اسْتَطَعْت إلَيْهِ سَبِيلًا”. قَالَ: صَدَقْت. فَعَجِبْنَا لَهُ يَسْأَلُهُ وَيُصَدِّقُهُ! قَالَ: فَأَخْبِرْنِي عَنْ الْإِيمَانِ. قَالَ: “أَنْ تُؤْمِنَ بِاَللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ، وَتُؤْمِنَ بِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ”. قَالَ: صَدَقْت. قَالَ: فَأَخْبِرْنِي عَنْ الْإِحْسَانِ. قَالَ: “أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ كَأَنَّك تَرَاهُ، فَإِنْ لَمْ تَكُنْ تَرَاهُ فَإِنَّهُ يَرَاك”. قَالَ: فَأَخْبِرْنِي عَنْ السَّاعَةِ. قَالَ: “مَا الْمَسْئُولُ عَنْهَا بِأَعْلَمَ مِنْ السَّائِلِ”. قَالَ: فَأَخْبِرْنِي عَنْ أَمَارَاتِهَا؟ قَالَ: “أَنْ تَلِدَ الْأَمَةُ رَبَّتَهَا، وَأَنْ تَرَى الْحُفَاةَ الْعُرَاةَ الْعَالَةَ رِعَاءَ الشَّاءِ يَتَطَاوَلُونَ فِي الْبُنْيَانِ”. ثُمَّ انْطَلَقَ، فَلَبِثْنَا مَلِيًّا، ثُمَّ قَالَ: “يَا عُمَرُ أَتَدْرِي مَنْ السَّائِلُ؟” قَلَتْ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: “فَإِنَّهُ جِبْرِيلُ أَتَاكُمْ يُعَلِّمُكُمْ دِينَكُمْ”.

[رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:8

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, po ashtu ka thënë:

“Një ditë, ndërsa rrinim ulur tek i Dërguari i Allahut u shfaq një njeri fort rrobëbardhë e tejet flokëzi, tek i cili nuk vëreheshin shenja udhëtimi. Atë nuk e njihte asnjëri prej nesh. U ul pranë Pejgamberit duke i vendosur gjunjët e tij afër gjunjëve të të Dërguarit e duke i vënë shuplakat e duarve të tij mbi kofshët e veta, me ç’rast pyeti: “O Muhamed, më trego për Islamin.” I Dërguari i Allahut tha: “Islami është të dëshmosh se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhillëkun (këtë të fundit) po pate mundësi (materiale).” Ai i tha: “Ashtu është.” Ne u çuditëm, ngase vetë e pyeste, vetë ia vërtetonte! Ai tha: “Më trego për besimin (imanin).” I Dërguari tha: “Besimi është të besosh në Allahun, në engjëjt, në librat e Tij, në të dërguarit, në Ditën e Fundit dhe të besosh në paracaktimin (kaderin), qoftë i mirë apo i keq.” Ai i tha: “Ashtu është. Më trego për ihsanin (bamirsin).” I Dërguari tha: “Ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë Atë. Edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai gjithsesi të sheh ty.” Ai i tha: “Më trego për Kiametin.” I Dërguari tha: “Në lidhje me këtë i pyeturi nuk di më shumë sesa pyetësi.” Ai i tha: “Atëherë, tregomë për shenjat e tij.” I Dërguari tha: “(Kiameti vjen) kur robëresha ta lindë zonjën e saj dhe kur t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit, fukarenjtë e barinjtë e deleve duke garuar për të bërë ndërtesa sa më të larta.” Pastaj, ai u largua, kurse ne qëndruam për një kohë. Më pas, i Dërguari më tha: “O Omer, a e di kush është ai që pyeste.” Unë thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Ai qe Xhibrili, erdhi për t’jua mësuar fenë.”

E shënon Muslimi [numër 8].

Dobitë e Hadithit:

  1. Modestia dhe morali i lartë i të dërguarit (alejhi selam) i cili ulej me shokët e tij dhe ata rinin me të.
  2. Melekët kanë mundësi të marrin forma të tjera përpos formës së tyre .
  3. Respekti dhe edukata me mësuesin ashtu siç veproi Xhibrili (alejhi selam).
  4. Lejohet loja me fjalë për të fshehur qëllimin kur ky nuk është i dëmshëm.
  5. Shtyllat e Imanit janë gjashtë ato jenë:

Besimi në Allahun përfshin:

  1. Besimi në ekzistimin e Allahut.
  2. Besimi se Allahu është Krijues.
  3. Besimi se vetëm Allahu meriton adhurimin.
  4. Besimi në emrat dhe cilësitë e bukura të Allahut.

Besimi në melekët përfshin:

  1. Besimi në ekzistimin e tyre.
  2. Besimi i posaçëm në emrat e të cilave i dimë.
  3. Besimi i veçantë në ato cilësi të cilat i dimë.
  4. Besimi i veçantë në veprat të cilat i kemi njohur.

Besimi në librat përfshin:

  1. Besimi se janë të shpallura nga Allahu.
  2. Besimi i veçantë në ato libra emrat të cilëve i dimë.
  3. Besimi në vërtetësinë e lajmeve që përmenden në to.
  4. Veprimi sipas parimeve që nuk janë të abroguar ( المنسوخ ).

Besimi në të dërguarit përfshin:

  1. Besimi se shpalljet e tyre janë të vërteta nga Allahu.
  2. Besimi i veçantë në ata pejgamberë emrat të cilëve i dimë.
  3. Besimi i veçantë për lajmet që dimë për ta.
  4. Veprimi sipas sheriatit të atij dërguarit i cili na është dërguar neve.

Besimi në ditëm e fundit (Ahiret) përfshin:

  1. Besimi në ringjallje.
  2. Besimi në llogari-dhënie.
  3. Besimi në xhenet dhe xhehenem.

Besimi në përcaktim (Kader) përfshin:

  1. Besimi se Allahu është i Gjithëdijshëm.
  2. Besimi se Allahu ka regjistruar çdo send.
  3. Besimi se çdo gjë ndodh me vullnetin e Allahut.
  4. Besimi se Allahu ka krijuar çdo send.
  5. Shtyllat e islamit janë pesë.
  6. Ihsani (bamirësia) ndahet në dy pjesë:
  7. Ihsani me Allahun në kryerjen e adhurimeve dhe ndahet në dy gradë:

Grada e parë: Ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë Atë.

   Grada e dytë: Edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai gjithsesi të sheh ty.

  1. Ihsani (bamirësia) me krijesat nëpërmjet katër formave/mënyrave:

Forma e parë: Bamirësi me Pasuri.

Forma e dytë: Bamirësi me Pozitë.

Forma e tretë: Bamirësi me Dituri.

Forma e katër: Bamirësi me Trup.

  1. Momentin e kiametit nuk e di askush tjetër përpos Allahut.
  2. Shenjat e kiametit ndahen në tri grupe sipas ndodhjes së tyre:
    – Shenjat që kanë ndodhur.
    – Shenjat që ende ndodhin.
    – Shenjat e mëdha që janë afër kiametit.
  3. Kur nuk dimë diçka duhet kërkuar shenjat e saj.
  4. Mësuesi duhet ta shpalosë atë që nxënësit nuk e dinë.
  5. Pyetësi për një çështje të dijes llogaritet mësues për ata që e dëgjojnë përgjigjen.

 

Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin e përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com

 

0 3912

Pyetja: I kam investuar paratë në një biznes, si një partner me një person, ku ai kishte përgjegjësi të mirret me punën, por mënyra e tij për të kryer biznesin nuk më pëlqente dhe kështu që unë pë një kohë nuk kërkova ndonjë fitim prej tij, po edhe ai nuk më dha gjë, e  pasi që kaluan tri vite i kërkova atij shumën time që i kisha dhënë, por, ai justifikohej, e më thoshte: gjendja ime e tanishme nuk më mundëson, dhe vazhdonte të më premtojë disa afate kohore, herë pas here, unë jam i bindur që ai do të më paguajë borxhin, por dua të pyes; nëse unë duhet të paguaj zekatin për këto para?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Borxhi i një huadhënësi musliman, nuk përjajshtohet nga njëra prej dy rasteve:

(i) Borxhi të jetë tek dikush që e pranon atë si borxh, e di shumën e marrur dhe është i gatshëm ta paguajë atë.

(ii) Borxhi të jetë tek dikush që e pranon atë, por ai është në vështirësi ta paguajë, apo e vonon pagesën, ose të jetë në dorën e atij që e mohon atë.

Në rastin e parë, ai (huadhënësi) duhet të paguajë zekatin për paratë e dhëna borxh, duke ia shtuar ato pasurisë që ka, kështu që ai duhet të paguajë zekatin mbi gjithë pasurinë e tij, për çdo vit, edhe nëse atij nuk i është kthyer borxhi, sepse konsiderohen si para të deponuara. Dhe po ashtu i lejohet që ta vonojë pagimin e zekatit derisa ta marrë borxhin në posedim, dhe pastaj të paguajë për të gjitha vitet e kaluara.

Në rastin e dytë, ai nuk duhet të paguajë zekatin, por nëse e merrë atë, më së miri është të paguan zekatin për një vit, edhe nëse pasuria ka qenë tek personi që është në vështirësi, apo tek ai që e vonon, ose e mohon atë, për disa vite.

Kjo është një përmbledhje e mendimit më të saktë lidhur me këtë çështje.

Ka disa mospajtime mes dijetarëve në lidhje me çështjet që kemi përmendur. Në vijim është një vështrim i shkurtër rreth mendimeve të tyre lidhur me këtë:

Në (el-Mevsu’ah el-Fik’hijeh, 23/238, 239) thuhet:

Borxhi është pronë e huadhënësit, por për shkak se nuk është në posedim të pronarit të saj, fukahatë kanë mendime të ndryshme në lidhje me të. Ibn Omeri, Aisheja, Ikrimeja, dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) janë të mendimit se nuk ka zekat për borxhin e dhënë dhe arsyeja për këtë është se ajo pasuri nuk mund të rritet (përmes investimit), kështu që nuk ka zekat, siku që nuk jipet për sendet që mbahen për përdorim personal.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se borxhi që ka arritur periudhën kohore për zekat është dy llojësh: që shpresohet se do të paguhet dhe ai për të cilin nuk ka shpresë se do të paguhet.

a) Borxhi që shpresohet se do të paguhet dhe është në duar të atij që e pranon dhe është i gatshëm ta paguajë atë; në lidhje me këtë ka disa pikëpamje:

1-Këtë e pohojnë Hanefitë dhe Hanbelitë, i këtij mendimi është edhe Theuri; se zakati duhet të paguhet çdo vit nga huadhënësi, sepse është pasuri që i përket atij; por, ai nuk e jep zekatin deri në momentin kur t’i pranojë paratë, dhe se kur t’i posedon, ai duhet të paguajë zakatin për të gjitha vitet e kaluara.

Arsyetimi i këtij mendimi është se: është një borxh i konfirmuar në përgjegjësinë e dikujt, kështu që ai nuk duhet të paguajë zekatin para se ta posedon atë, dhe për shkak se ai nuk mund të përfiton prej tij për momentin, kështu që ai nuk duhet të paguan zekat për pasurinë që ai nuk po e përdor. Sa i takon pasurisë së deponuar, pronari mund ta marrë atë në çdo kohë, e nuk bën pjesë në këtë kategori, bile për këtë (pasurinë e deponuar) ai duhet të paguajë zekatin për çdo vit.

2-Mendimi më e saktë i Shafiut, dhe Hamad ibn ebu Sulejmanit, Is’hakut dhe Ebu Ubejdes, është se ai duhet të paguajë zekatin në fund të çdo viti (e jo të pret derisa të pranon borxhin, për dallim prej të parëve) për borxhin që shpreson se do të paguhet, njejtë si për pasurinë që e posedon, sepse ai është në gjendje ta marrë atë dhe ta menaxhojë.

3-Malikitë ndajnë borxhin në disa kategori: disa prej borxheve duhet të paguhen çdo vit, përkatësisht borxhi i tregtarit, ai që blen dhe shet për tregti; për shumën e fituar nga mallrat e tregtisë.

E për disa borxhe, zekati duhet të paguhet një herë, pasi të ketë kaluar një vit që kur huadhënësi ka pranuar atë borxh, edhe nëse qëndron tek borxhliu për shumë vite.

E për disa lloje borxhi, nuk ka zekat për to, sikur që është borxhi që nuk është poseduar, njejtë sikur që është dhurata, mehri, ose kompensimi për një dëmtim, dhe të ngjashme.

b) Borxhi i cili nuk ka shpresë se mund të kthehet; si të jetë tek një person i cili është në vështirësi për ta kthyer, ose tek një që e mohon se ka borxh ose që e vonon pagesën. Për këtë ka disa mendime.

1-Mendimi i Hanefive në këtë rast, njëkohësisht është edhe mendimi i Katades, Is’hakut, Ebu Theurit, dhe është një prej transmetimeve të Ahmedit dhe është fjalë e Shafiut, se: nuk ka zekat për të, sepse nuk është në posedim të tij, dhe se nuk është ai në gjendje ta përdorë atë.

2-Mendimi i dytë, është mendimi i Theurit, Ebu Ubejdes, dhe është një transmetim tjetër nga Ahmedi dhe fjala më e saktë e Shafiut, se ai duhet të paguajë zekatin në momentin kur t’i kthehet borxhi për të gjitha vitet e kaluara, mbështetur në fjalën e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me borxhin e pasigurt: “Nëse ai është i sinqertë, atëherë le të paguajë zekatin kur ta merr në posedim borxhin, për vitet e kaluara.”

3-Maliku është i mendimit se ai duhet të paguan zekatin vetëm një herë kur ta posedon atë, edhe nëse qëndron tek borxhliu për disa vite. Ky është mendimi edhe i Omer ibn Abdul-Azizit, Hasan el Basriut, Lejthit dhe Evzait.

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë), pasi që diskutoi mendimet mbi këtë çështje, tha:

Mendimi më i saktë është se zekati duhet të paguhet për çdo vit, nëse borxhi është tek një që është i pasur dhe i gatshëm ta paguajë atë, sepse është në dispozitën e pasurisë së poseduar; por e jep zekatin në momentin kur ta posedon borxhin, përpos nëse dëshiron, e paguan me zekatin pasurisë së tij (ende pa e pranuar nga borxhliu). I pari është një lehtësim, e i dyti është një virtyt, dhe është mënyra më e shpejtë në përmbushjen e detyrës.

Por nëse është tek një njeri që e vonon pagesën, ose tek një person që është në vështirësi, atëherë nuk ka zekat për të, edhe nëse qëndron për dhjetë vite tek ai, sepse ai nuk është në gjendje ta shfrytëzojë atë pasuri, por në momentin kur ta merr atë, ai nxjerr zakatin vetëm një herë, për vitin në të cilin ai posedoi pasurinë dhe nuk duhet të paguajë zekat për vitet që kanë kaluar.

Këtë mendim e përmend Shejh el-Ankari në librin e tij nga Shejhul Islam Muhamed ibn Abdul Vehabit dhe nipërit e tij (Allahu i mëshiroftë). Është gjithashtu mendimi i Imam Malikut (Allahu e mëshiroftë) dhe ky është mendimi më i saktë, për arsyet e mëposhtme:

  1. Është e ngjashme me zekatin e frutave, për të cilat duhet të paguhet zekati kur ato të vilen dhe të fitohet një shumë e caktuar, Shejhul Islam përzgjodhi mendimin se zekati duhet të paguhet për frytet në momentin kur të posedohen, edhe nëse nuk ka kaluar një vit i plotë.
  2. Një prej kushteve të obligueshmërisë së zekatit është që njeriu të jetë në gjendje ta paguajë atë; atëherë kur është në gjendje ta paguajë atë, atëherë e jep zekatin.
  3. Ngase mund të kenë kaluar disa muaj të vitit, para se ta jepte atë si borxh.
  4. Zekati bie për vitet e kaluara, por detyrohet të paguajë zekatin për vitin në të cilin ai e merr në posedim, ky është një lloj lehtësimi për pronarin, sepse si mund ta detyrojmë atë të paguajë zekatin kur ai është i detyruar t’i japë afat atij i cili është në vështirësi? Po ashtu është një lehtësim për personin që është në vështirësi, duke i dhënë atij më shumë kohë.

Ngjashëm me këtë është pasuria e fshehur dhe e harruar. Nëse një person ka varrosur pasurinë e tij nga frika se mund të vidhet, dhe harron vendndodhjen e tij, në këtë rast ai paguan zekatin vetëm për vitin kur ta gjejë pasurinë.

Kështu edhe nëse pasuria që është vjedhur, e qëndron tek vjedhësi për disa vite, atëherë kur pronari i saj arrin ta gjejë atë; ai e paguan zekatin vetëm për një vit, si borxhi që i është dhënë atij që është në vështirësi.

(Sherh el-Mumti ala Zad el-Mustekni, 6/27, 28).

Për në fund:

Ju duhet të paguani zakatin për këto para, për tre vitet gjatë të cilave keni qenë partneritet me shokun tuaj.

Pas kësaj – që nga fillimi i marrëveshjes suaj me të për t’i kthyer paratë – këto para janë shndërruar në borxh tek shoku juaj. Duket qartë se gjendja e tij është e vështirë, kështu që ju nuk duhet të paguani zekat për këto para derisa t’i keni ato në posedim, e vetëm atëherë ju e paguani zekatin vetëm për një vit, edhe nëse borxhi ka qëndruar tek shoku juaj për disa vite.

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË