Kërko

AGJËRIMI - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 1166

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim me të Dërguarin e Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- dhe tha:

يَا مَعْشَرَ الشَّبَابِ مَنْ اسْتَطَاعَ منكُم الْبَاءَةَ فَلْيَتَزَوَّجْ ، فَإِنَّهُ أَغَضُّ لِلْبَصَرِ ، وَأَحْصَنُ لِلْفَرْجِ ، وَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَعَلَيْهِ بِالصَّوْمِ فَإِنَّهُ لَهُ وِجَاءٌ

“O ju të rinj! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet. Sepse, martesa është mburojë për syrin dhe pastërti (ndershmëri) për organin gjenital (mbrojtje nga haramet). Ndërsa, Ai i cili nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”

Në këtë hadith mësojmë dy dobi madhështore prej shumë dobive të agjërimit, e ato janë:

1. Ruajtja e shikimit dhe

2. Ruajtja e ndershmërisë së organit.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1650

Pyetja: Nëse agjëruesi gjatë agjërimit vullnetarë e prish agjërimin, a duhet ta kompenzoj agjërimin e asaj ditë më vonë?!

Përgjigje: Nuk e ka obligim ta kompenzoj atë ditë, por nëse do ta arrij shpërblimin le ta agjëroj atë ditë (le ta kompenzoj).

Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1610

Peytje: Nëse gruaja gjatë ditës së nëntë, dhjetë e të njëmbëdhjetë të muajit Muharrem ka qenë me menstruacione, a lejojet për të që ta kompensojë atë ditë pasi që të pastrohet?

Përgjigjja: Lavdfalënderimi i takon Allahut.

Kush nuk arrin të agjërojë ditën e Ashures, ai nuk e kompenson atë ditë, për arsye se nuk ka bazë ky veprim. Dhe se shpërblimi është i ndërlidhur me agjërimin e ditës së dhjetë të muajit Muharrem, dhe realisht ajo ditë ka kaluar.

Dijetari i njohur ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

Nëse një grua në ditën e Ashures është me menstruacione, a duhet që ta kompensojë atë ditë? A ekziston ndonjë rregull fetar rreth agjërimit vullnetar që kompensohet, dhe cili nuk kompensohet? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Ai u përgjigj: Nafilet (veprat vullnetare) janë dy llojesh:

  1. Lloji i parë janë nafilet që janë me shkas, dhe
  2. Lloji i dytë ato nafile që veprohen pa ndonjë shkas.

Lloji i parë i nafileve që janë me shkas përfundojnë me përfundimin e shkasit dhe nuk kompensohet. Si përshembull; falja e dy reqateve namaz përshëndetëse në xhami. Nëse një person vije në xhami dhe ulet për një kohë të gjatë, më pas dëshiron të ngrihet e të fal ato dy reqate përshëndetëse të xhamisë, në fakt ato dy reqate nuk konsiderohen si përshëndetëse të xhamisë, sepse ky namaz është me shkas, e në momentin që shkaku humbet humb edhe ligjësimi i atij namazi.

Njejtë me këtë, edhe agjërimi i ditës së Arafatit dhe ditës se Ashures, nëse njeriu e vonon agjërimin e ditës se Arafatit apo ditës së Ashures pa arsye, padyshim se nuk i kompenson, qoftë edhe nëse i kompenson nuk përfiton, pra nuk ka arritur shpërblimin e agjërimit sikur të jetë dita e Arafatit apo dita e Ashures.

Saqë, qoftë edhe nëse njeriu nuk ka arritur të agjëron, me arsye, si gruaja me mentruacione, apo në kohë të lehonisë, apo njeriu i sëmurë, -ajo që dihet qartë është se- ata nuk duhet t’i kompensojnë ato ditë, ngase agjërimi është veçuar me një ditë të caktuar, mbaron dispozita e saj me përfundimin e asaj dite.” Marrur nga libri: Mexhmu’ el fetava ibn Uthejmin. 20/43.

Por, ai i cili ka arsye për mosagjërimin e ditës së Ashures, si; gruaja me mentruacione, apo në lehoni, i sëmuri, apo udhëtari. Dhe se ka qenë zakon i tyre agjërimi i kësaj dite, apo kanë pasur nijetin që ta agjërojnë këtë ditë, ata do shpërblehen, mbështetur në hadithin që e shënon Buhariu nga Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili na përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur njeriu të sëmuret apo të jetë udhëtar, i regjistrohet (shpërblimi) njejtë sikur që ka vepruar kur ka qenë në vendin e tij dhe i shëndoshë.”

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjala e tij (i regjistrohet njejtë sikur që ka vepruar kur ka qenë në vendin e tij dhe i shëndoshë), ky hadith ka të bëjë me atë person i cili ka qenë duke vepruar një adhurim, e njëherit është penguar nga ai adhurim, dhe nijeti i tij ka qenë që të vazhdon me atë adhurim, po të mos pengohej.”

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

0 1161

Ebu Umame el Bahilij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i thashë të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: O i dërguari i Allahut! Më urdhëro për një gjë, që do e marr prej teje, me të cilën do të më bëjë dobi Allahu mua. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Përmbaju agjërimit, ngase nuk ka të ngjashëm me agjërimin”.

Në një transmetim: “nuk ka të barabartë me të”. E shënon Ahmedi, Nesaiu, Bejhakiu me zingjir të transmetimit autentik.

Raxhe ibn Hajvete, i cili transmetoi hadithin nga Ebu Umame, thotë: Nuk i kemi parë, as Ebu Umamen, as gruan e tij, e as shërbetorin, në gjendje tjetër, vetëm se agjërueshëm. Në shtëpinë e Ebu Umames nuk shihej tymi gjatë ditës, përveç nëse kishin mysafir, pra, nëse shihej tym në shtëpinë e tyre dihej se në shtëpinë e tyre kishte një mysafir.

SHPJEGIM I HADITHIT

Ky hadith madhështor na nxit që të shpeshtojmë agjërimin, pasi që nuk ka të barabartë në shpërblim me asnjë prej veprave tjera të mira, siç theksoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Njëjtë, nuk ka të ngjashëm me agjërimin në përmirësimin e zemrave dhe pastrimin e shpirtrave, nuk ka të ngjashëm në mundjen e djajve, prej xhinëve dhe njerëzve, nuk ka të ngjashëm në ngritjen e gradave dhe shlyerje të mëkateve, nuk ka të ngjashëm në prezencën e mëshirimit tek muslimanët mes njëri-tjetrit, nuk ka të ngjashëm në edukimin e individëve e në përmirësimin e shoqërive, barazimit mes njerëzve, nuk ka të ngjashëm në përmirësimin e trupave, ruajtjen prej sëmundjeve dhe sigurinë e shëndetit, e shumë gjërave tjera.

Imam Menaviu në librin e tij ‘Fejdul Kadir’ duke u argumentuar me këtë hadith thotë: “Pasi që agjërimi forcon zemrën dhe mendjen, shton mprehtësinë mendore dhe moralin e lartë. Kur njeriu agjëron mësohet të ushqehet më pak, stabilizohen epshet e tija, ngrihen prej tij çdo materje e mëkatit nga rrënjët e saj, kështu që futet në mirësi në çdo aspekt, dhe rrethohet me të mira nga çdo anë”.

Imam Sindi në shpjegimin e tij të ‘Sunen Nesai’ ka thënë: “Nuk ka të ngjashëm me agjërimin në thyerjen e epshit, ngase e shtyen nefsin, i cili e tërheq në vepra të këqija dhe e shtyen shejtanin, apo, nuk ka të ngjashëm në shpërblimin e madh që ka…, mund që me fjalën agjërim të nënkuptohet; pengimi i vetes nga gjëra që nuk i kanë hije, dhe agjërimi është devotshmëri e plotë, dhe Allahu i Madhëruar, thotë: “Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat, 13.

Sahabët e nderuar dhe tabiinët, kanë shënuar shembuj shembullorë në përfitimin nga shkolla e agjërimit, Ebu el Mutevekil, ka thënë: “Ebu Hurejra dhe shokët e tija, kur agjëronin qëndronin në xhami”.

Shabiu ka thënë: “Omeri ka thënë: Agjërim, nuk është vetëm agjërim prej ushqimit e pijes, por njëkohësisht është ajgërim nga gënjeshtra, nga e kota, dëfrimi e betimi i rrejshëm”.

Kethir ibn Hisham përcjell nga Xhaferi i cili ka thënë: “Kam dëgjuar Mejmunin duke thënë: Agjërimi më i lehtë është braktisja e ushqimit e pijes”.

Shabiu përcjell nga Aliu të ketë thënë: “Agjërim nuk është vetëm agjërim prej ushqimit e pijes, por njëkohësisht është agjërim nga gënjeshtra, nga e kota, e nga dëfrimi”.

Muxhahidi ka thënë: “Dy cilësi kush i ruan, shpëton agjërimi i tij; përgojimi dhe gënjeshtra”.

T’i ushtrojmë shpirtrat tonë të agjërojnë, e le të jetë ky agjërim si agjërimi i të parëve të këtij umeti, e të arrijmë me agjërim atë që ata e arritën, e të na begaton Allahu, e të jemi prej atyre që hynë në xhenet përmes derës ‘Rejan’.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

HADITHI I NJËZETË

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1784

Të nderuar vllezër besimtarë, kjo është xhumaja e fundit e muajit Ramazan dhe ne po i afrohemi fundit të këtij muaji.

Muaji i Ramazanit na erdh me shumë begati.

Prej tyre: arritja e devotshmërisë.

Allahu  i Madhëruar ka thënë:

ياأيها الذين آمنوا كتب عليكم الصيام كما كتب على الذين من قبلكم لعلكم تتقون

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm “ Bekare: 183

Ne shpresojm ta kishim arritur devotshmërinë.

E si jo, kur ne në muajin e Ramazanit agjërojmë ditën dhe falemi natën.

Lexojmë Librin e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje.

I lutemi Allahut të na i shtojë veprat e mira, të na i fal gjynahet, të na bëjë banor të xhenetit, të na ruajë nga zjarri I xhehenemit, tu ndihmojë besimtarëve në mbarë botën dhe të na bashkojë në të vërtetën e të na largojë nga e kota.

Me arritjen e devotshëmrisë, muaji i Ramazanit me agjërim na mëson dhe edukon edhe në solidarizim me të varfërit, për tu kujdesur për ta dhe për t’i ndihmuar.

Çdo herë i dërguari i Allahut, kur ka ardhur fundi i muajit të Ramazanit, i ka porositur sahabët me dhënien e sadakatul-fitrit.

Ibn Omeri radijallahu anhu ka thënë:

فرض رسول الله – صلى الله عليه وسلم – زكاة الفطر صاعًا من تمر أو صاعًا من شعير على العبد والحر، والذكر والأنثى، والصغير والكبير من المسلمين، وأمر بها أن تؤدى قبل خروج الناس إلى الصلاة

“I dërguari i Allahut –salAllahu alejhi ve selem – e ka bërë obligim sadakatul-fitrin një s’aë me hurma, apo një s’aë me drith për robin dhe për të lirin, për mashkullin dhe femrën, për të voglin dhe për të madhin nga muslimanët dhe ka urdhëruar që ajo të bëhet para se të dalin njerëzit për namaz.“ Mutefekun alejhi

Çfarë është urtësia për dhënien e zekatul-fitrit?

Përcillet nga Ibn Abasi, radijAllahu anhu se ka thënë:

“فرض رسول الله زكاة الفطر طهرة للصائم من اللغو والرفث، وطعمة للمساكين فمن أداها قبل الصلاة فهي زكاة مقبولة، ومن أداها بعد الصلاة فهي صدقة من الصدقات

“ I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem e ka obliguar për ta bërë pastrim për agjëruesin nga gjërat e kota dhe kundërvajtjet dhe njëkohësisht ushqim për të vafrfërit. Andaj ai që e jep para namazit (dmth të sabahut), ajo është zekat I pranuar, ndërsa ai që e jep pas namazit, ajo është lëmoshë nga lëmoshat e rëndomta.“

Prandaj vëllezër të nderuar besimtarë, megjithë ibadet që i bëjmë në muajin e Ramazanit të cilat ia kushtojmë të vetmit Allahut të Madhëruar, ne duhet ta dëshmojmë besimin tonë duke e ndjekur shtegun e devotshmërisë dhe poashtu të bujarisë.

Besimtari i devotshëm, domosdo duhet të jetë bujar. Ashtu Allahu subhanehu ve teala e ka mësuar dhe ia ka bërë muajin e Ramazanit model optimal.

تتجافى جنوبهم عن المضاجع يدعون ربهم خوفا وطمعا ومما رزقناهم ينفقون

I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. “ Sexhde: 16

Ai që falë namaz dhe ai që agjëron ai është i devotshëm, ai devotshmi është dorëdhan dhe bujar.

E lusim Allahun e Madhëruar të na bëjë besimtarë të devotshëm, e të na bëjë bujarë, të na ruaja nga shfrenimi dhe nga kopracia.

والله يدعو إلى دار السلام ويهدي من يشاء إلى صراط مستقيم

Allahu thërret për në venbanimin e paqës – xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë..“ Junus: 25

Hytbeja e dytë

Hyrje

Vëllezër të nderuar besimtarë, të arrishë devotshmërinë, është arritje madhështore. Ajo arritje është një sukses i madh.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وسارعوا إلى مغفرة من ربكم وجنة عرضها السماوات والأرض أعدت للمتقين ( 133 ) الذين ينفقون في السراء والضراء والكاظمين الغيظ والعافين عن الناس والله يحب المحسنين ( 134

Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.* Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit. “ Ali Imran: 133, 134

Në këtë ajet Allahu tregoi kush janë të devotshmit.

Janë ata të cilët:

  • Japin kur janë në gjendje të mirë dhe kur janë në gjendje të vështirë,
  • E frenojnë mllefin,
  • I falin njerëzit.

Kështu të do Allahu – Allahu i do bamirësit

E lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që në këtë Ramazan të na ket pastruar zemrat ngë gjërat e liga, e të na mbush me iman dhe gjëra të dobishme.

E lusim Allahun të Gjithëdijshmin që në këtë Ramazan mos të na mbetet në zemrat tona asnjë mendim i keq për vëllezërit besimtarë.

E lusim Allahun Fuqiplotë që t’i mëshirojë besimtarët në mbarë botën dhe t’u ndihmojë nevojtarëve.

Ai ka mundësi të bëjë gjithçka.

Hoxhë Ali Shabani

0 1565

Hyrja

Adhurimet janë të ndryshme, prej tyre që janë

  • Të zemrës – sinqeriteti.
  • Të gjymtyrëve – namazi, agjërimi, haxhi.
  • Të gjuhës – teubeja, istigfari, dhikri.
  • Materiale – zekati, sadakaja.

 

Të gjitha këto ibadete njeriu duhet t’i bëjë për Allahun dhe mos t’ia shoqërojë askë.

Agjërimi si një adhurim madhështor, është shumë i veçantë.

Ai e edukon besimtarin me një edukim shpirtëror. E bën të meditojë dhe zbulon horizonte të reja në të ardhmen e tij.

Prej adhurimeve në të cilat ndikon agjërimi është:

  1. Devotshmëria dhe poashtu
  2. Sabri

Braktisja e ushqimit, pijes, epsheve me agjërim dëshmon për se ai besimtar ka devotshmëri (takva) dhe durim (sabër) dhe se me agjërim ai vazhdimisht është duke i kultivuar këto dy gjëra.

* Çka nëse njeriu arrin devotshmërinë dhe bëhet durimtarë?

E para; Devotshmëria

  1. I devotshmi është më i ndershmi te Allahu i Madhëruar:

إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ

“… e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshëm.“ Huxhurat, 13

  1. Për të devotshmit Kur’ani është udhëzim.

“Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.“ Bekare, 1, 2

  1. Xheneti është i pregatitur për të devotshmit

وَسَارِعُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ (133)

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.“ Ali Imran, 133

Poashtu ka thënë:

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ

“Të devotshmit janë në kopshte e burime.“ Dharijat, 15

  1. Allahu është me të devotshmit

وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ  التوبة: 36

“… e dijeni se Allahu është me të devotshmit.“ Teube, 36

  1. Allahu i do të devotshmit

 ))بَلَىٰ مَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِ وَاتَّقَىٰ فَإِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ  ((آل عمران: 76

“Po kush e përmbush amanetin e vet me besnikëri dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, Allahu i do të devotsmit.“ Ali Imran, 76

  1. Për të devotshmin ka rrugëdalje dhe furnizim

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا (2) وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ

“… e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i bën rrugëdalje, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…“ Talak, 2, 3

  1. Të devotshmëve Allahu u bën dallues, ua shlyen të këqiat dhe i fal

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَل لَّكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ  الأنفال: 29

“O ju të cilët keni besuar, nëse i frikësoheni Allahut, do të bën për ju dallues, do tua shlyjë mëkatet dhe do tu falë. Allahu është pronar i mërisëve të mëdha.“ Enfal, 29

Përfundim i hytbes

Hytbeja e dytë

Atë që përmendëm më parë se Agjërimi bën edukimin shpirtëror të besimtarit dhe e bën të dëvotshëm, poashtu agjërimi ndikon te njeriu në durimin e tij. Ai, dmth besimtari, çdo ditë edukohet me sabër duke bërë durim në atë që Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar. Edhe kështu kalitet në këtë lloj adhurimi të cilin Allahu i Madhëruar e do shumë.

Këtë e shohim në fjalët e Allahut subhanehu ve teala:

  1. të përgëzohen durimtarët

“ … po ti jepju myzhde durimtarëve.“ Bekare, 155

  1. Allahu është me durimtarët:

“… bëni durim se Allahu është me të durueshmit.“ Enfal, 46

  1. Allahu i do durimtarët:

“ … Allahu i do durimtarët.“ Ali Imran, 146

Sa i përket shpërblimit të durimtarëve, Allahu I Madhëruar ka thënë:

” Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi” Insan, 12

”.. ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” Zumer, 10

”… E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan. ” Nahël, 96

E lusim Allahun që me agjërim në këtë muaj të bekuar të na bëj prej të devotshmëve dhe prej durimtarëve.

0 1730

Hoxhë Ali Shabani

Hytbeja e parë

Të nderuar vllezër besimtarë, e falenderojmë Allahun e Madhëruar me falenderime siç i takojnë madhërisë së Tij, Atë e falenderojmë për të gjitha begatitë në përgjithësi dhe e falenderojmë për begatinë e islamit në veçanti.

Dërgojmë salavate ndaj pejgamberit tonë Muhamedit, – salAllahu alejhi ve selem, ndaj familjes tij, ndaj sahabëve të tij dhe ndaj atyre që e pasojnë rrugën e tij.

Ai, Allahu na ka krijuar dhe veprat që ne i bëjmë: E Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni. “ Safat: 96

Allahu i Madhëruar i ka krijuar veprat tona.

Prej këtyre veprave;

  • Ato të cilat janë shumë të dobishme për njeriun, Allahu i ka dashur shumë dhe ua ka obliguar robërve të vet, dmth, i ka bërë FARZ.
  • Ato të cilat janë të dobishme, edhe ato i ka dashur, por jo si këto të parat, andaj i ka lënë në vullnetin e robërve të Tij, dmth, i ka bërë MUSTEHAB –SUNET.
  • Ato vepra të cilat janë shumë të dëmshme për njeriun, Allahu i ka urrejtur me një urrejtje të madhe dhe ua ka ndaluar robërve të Tij rreptësisht dmth i ka bërë HARAM.
  • Ato vepra të cilat janë më pak të dëmshme, i ka urrejtuar Allahu për robërit e Vet, por më pak se të parat dhe i ka ndaluar me një ndalesë më të rëndomtë, dmth, i ka bërë MEKRUH.
  • Edhe një lloj i veprave që janë mes këtyre, Allahu i ka lënë të lira për robërit e Tij ,dmth, i ka bërë MUBAH.

Agjërimin në muajin e Ramazanit, Allahu i Madhëruar e ka obliguar për robërit e Tij pasiqë është shumë i dobishëm dhe Allahu e ka dashur shumë.

Cilat janë dobitë e agjërimit?

Dobitë e agjërimit e sidomos në muajin e Ramazanit janë të shumëfishta.

Janë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Në këtë botë dobitë nga agjërimi janë:

  • Shëndetësore – regjenerohen qelizat në trup.
  • Ekonomike – harxhimet pakësohen.
  • Socilale – solidarizohemi me të varfërit.
  • Morale – I mësojmë shqisat dhe gjymtyrët të agjërojnë.
  • Fetare  – largohemi më tepër nga mëkatet.

 

Në botën tjetër janë të shumta, prej tyre;

1 – Shpërblim i veçantë nga Allahu.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë:

كل عمل ابن آدم له إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزى به

“… të gjitha veprat e birit të Ademit janë për të, përpos agjërimit, ai është për Mua dhe unë shpërblej për të…

2 – Agjërimi të mbron nga zjarri i Xhehenemit.

والصيام جُنَّة

… agjërimi është mbrojtje (nga zjarri i Xhehenemit) …“

3 – Era e gojës së agjëruesit më e mirë se parfumi.

والذي نفس محمَّد ببده لخلوف فم الصائم أطيب عند الله يوم القيامة من ريح المسك

“… pasha Atë në dorë të cilit është shpirti im, era e gojës së agjëruesit është më e mirë se era e parfumit …

4 – Do të hynë në Xhenet nëpër derën e veçantë për agjëruesit.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë:

“إن في الجنة بابا يقال له الريان يدخل منه الصائمون يوم القيامة لا يدخل منه أحد غيرهم يقال: أين الصائمون؟ فيقومون لا يدخل منه أحد غيرهم، فإذا دخلوا أغلق فلم يدخل منه أحد” (2).

Me të vërtetë në xhenet është një derë që quhet rejan, hynë nëpër të agjëruesit në ditën e Kjametit, nuk hyn nëpër të askush pos tyre. Do të thuhet: ku janë agjëruesit? Ata do të ngriten dhe nuk hyn askush pos tyre, e kur të hynë, ajo mbyllet dhe nuk hyn askush në të.“ Mutefekun alejhi

5 – Do të gëzohet shumë kur ta takojë Allahun në Ditën e Gjykimit.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë: agjëruesi i ka dy gëzime, e prej tyre e dyta është në Ditën e Kijametit:

وإذا لقى ربه فرح بصومه

“… e kur ta takojë Zotin e tij, do të gëzohet me agjërimin e tij.“

* * *

Këto janë disa dobi të agjërimit në këtë botë dhe në botën tjetër.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na i bëjë të mundur ti arrijmë, të na i pranon veprat e mira dhe të na i falë mëkatet.

E them atë që ndëgjuat dhe kërkoj falje për mua dhe për ju, kërkoni falje prej Allahut se ai falë shumë.

HYTBEJA E DYTË

Parasegjithash, agjërimi është adhurim me të cilin ne e adhurojmë Allahun, por ne jemi të vetëdijshëm se atë që na i ka urdhëruar Allahu, padyshim se është në dobinë tonë si në dynja poashtu edhe në Ahiret.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَأَن تَصُومُوا خَيْرٌ لَّكُمْ

“… poqëse agjëroni, është më mirë për ju …“ Bekare: 184

Megjithatë shumë nga njerëzit për agjërimin kanë mendim se është i vështirë, Allahu i Madhëruar ka thënë:

يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ

“… Allahu dëshiron për ju lehtësim, e nuk dëshiron për ju vështirësi …“ Bekare: 184

E lusim Allahun e Madhëruar të na frymëzojë për vepra të mira

E të jemi të dobishëm për vete dhe shoqërinë.

Amin

Rabbena atina fiddunja haseneten ve fil ahireti hasenetn ve kina adhabennar

(o Zoti ynë, na jep të mira në dynja dhe në Ahiret na jep të mira dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit.)

Rabbena-gfir li li validejja lil-muëminine jeme jekumul-hisab

(Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën kur do të bëhet llogaria)

All-llahumme inna nes-seluke ilmen nafia(n), ve rizkan tajjiben ve amelen mutekabil-la.

(o Allah, ne të kërkojmë të na japësh dituri të dobishme, furnizim të pastër dhe vepra të pranuara.

Allahumme erinal-hakka hakkan ver-zuknat-tibah, ve erina batilen batila ver-zuknaxh-tinaba

(O Allah, na trego të vërtetën me të vërtetë dhe na I bën të mundur ta pasojmë dhe na e trego të kotën me të kotë dhe na bën të mundur ti largohemi.)

All-llahummeg-fir lil-muëminine vel-muëminat, vel-muslimine vel-muslimat, el-ahjae minhum vel-emvat.

(O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.)

Allahumme eizzil-islame vel-muslimin, ve edhil-lesh-shirke vel-mushrikin

(O Allah, force islamin dhe muslimanët dhe poshtëroje shirkun dhe mushrikët)

Innallahe jeëmuru bil-adli ve-ihsani ve itai dhil-kurba ve jenha anil-fahshai vel-munkeri vel-bagij, jaidhukum leal-lekum tedhekkrun

(All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.)

0 1276

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (El Bekare : 186)

Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku) me ata që përulen.” (El Bekare: 43 ).

Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.” ( Sure en Nur: 56).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që agjëron Ramazanin me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara që i ka bërë.” (Buhariu : 38 dhe Muslimi : 760).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që e falë namazin e natës gjatë Ramazanit me Iman dhe bindje, në shpërblimin e Allahut, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 37 dhe Muslimi : 759).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që e falë namazin në natën e kadrit me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 1901 dhe Muslimi : 760).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radijAllahuma, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Islami është ngritur mbi pesë shtylla, e ato janë: 1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. 2. Dëshmia se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Tij. 3. Falja e namazit. 4. Dhënia e zekatit. 5. Dhe kryerja e haxhit. ( Buhariu: 8 dhe Muslimi : 16).

Muslimani urdhërohet t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj Allahut, sidomos faljen e pesë kohëve të namazit. Ngase, namazi është një nga shtyllat kryesore të fesë së Allahut. Namazi është obligimi më madhorë pēr muslimanit pas shehadetit. Detyrim është për çdo besimtarë dhe besimtare ta falë namazin në Ramazan dhe pas Ramazanit. Namazin duhet ta falë muslimani dhe muslimaneja në kohën e tij me bindje, qetësi dhe përkushtim.

Vazhdon…

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 2578

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare: 183).

(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” (El Bekare : 185).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Në natën e parë të Ramazanit prangosen shejtanët dhe exhinët. Mbyllen dyert e Xhehenemit dhe asnjë derë nuk mbetet e hapur. Hapen dyert e Xhenetit dhe asnjë derë nuk mbetet e mbyllur. Dhe thërret një thirrës: O ti kërkues i mirësisë, angazhohu edhe më shumë në kërkimin e mirësive (punëve të mira). O ti që kërkon të keqen (mëkatet), tërhiqu dhe stopoje veten nga e keqja. Dhe, për çdo natë Allahu liron nga zjarri i Xhehenemit shumë persona.”

(Tirmidhiu; 682, Ibën Maxhe: 1642. E vlerësoi si tē vërtetë shejh Albani ).

Transmetohet nga Ubade Ibën Samiti, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begative. Allahu ju mbulon me mëshirën e Tij në këtë muaj. Njashtu, në këtë muaj Allahu ua shlyen mëkatet dhe ua pranon lutjet. Allahu ju shikon se si bëni gara me njëri tjetrin (në vepra të mira) gjatë këtij muaji dhe krenohet para melaikeve. Paraqitni vetëm vepra të mira para Allahut (në këtë muaj), ngase nuk ka dyshim se i mjerë është ai që në këtë muaj i mohohet dhe nuk e kaplon mëshira e Allahut.

(Taberiu në librat e tij: Mu’xhemul Kebir, Mexhmu ez Zeuaid: 3/344, Shejh Albani e vlerësoi si daif në librin e tij daif tergib ue terhib: 592).

Pra, i dërguari, salAllahu alejhi ue selem, i përgëzonte shokët e tij në lidhje me ardhjen e këtij muaj të begatë. Njashtu, i njoftonte se në këtë muaj të begatë hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen shejtanët.

Mirësinë e Allahut për arritjen e muajit të bekuar të Ramazanit , muslimani duhet ta shfrytëzojë sa më shumë në adhurimin e Allahut, kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija.

Vazhdon…..

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË