Kërko

AGJËRIMI - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 931

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu thotë: çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, një e mirë shpërblehet me dhjetë herë e deri në shtatëqind, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, ai (njeriu) e le ushqimin, pijen e kënaqësitë e tija për Mua.”
E shënon Buhariu dhe Muslimi

Çdo vepër është për Allahun, por agjërimi është dalluar për arsyen se në agjërim nuk depërton syefaqësia, sikur që mund t’i mvishet veprave tjera.
Mjafton për vlerë të agjërimit përvetësimi që e bëri Allahu, ku tha: “agjërimi është për Mua”.

Fjala e tij: “ai (njeriu) e le ushqimin, pijen e kënaqësitë e tija për Mua.” Aludon në sinqeritet, ndërsa kuptimi i kënaqësisë në hadith është kontakti intim i bashkëshortëve në periudhën kohore përderisa janë agjërueshëm, gjatë ditës, besimtari e mbron veten e tij edhe nga intimiteti i lejuar për një kohë kaq të gjatë që nuk haset jashta Ramazanit, posaçërisht në ditët e gjata.
Të braktis njeriu diç për të cilën ai ka pasion e dëshirë është adhurim i synuar për të cilën ai shpërblehet, agjërimi është një raport i fshehtë mes robit dhe Allahut, larg syve të njerëzve.

Ky hadith na tregon se agjërimi nuk përkufizohet me shtatëqind shpërblime, por Allahu e shumfishon më tepër, sepse agjërimi është pjesë e durimit, e Allahu thotë: “ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa kufi.” Sureja Zumer, 10.
Njashtu ky hadith na mëson për kuptimin fetar të agjërimit, e që nënkupton abstenim nga ushqimi, pija e kënaqësitë në formë rituali për Allahun e madhëruar.
Agjërimi pra, na bën të kuptojmë se jemi robër të Allahut, dhe vetëm Atij i nëshntrohemi, ngase Allahu në një kohë na urdhëron që të ushqehemi, e poqëse agjërojmë do ishte mëkat, sikurse që është agjërimi i ditës së Fitr Bajramit, e në raste tjera na obligon me agjërim, që nëse nuk agjërojm jemi mëkatarë, ky është nënshtrim i vërtet ndaj Allahut, dhe i tillë duhet të jetë një musliman gjatë gjithë jetës së tij, aty ku Allahu e urdhëron vepron, e aty ku Ai e ndalon ndalet.

Lusim Allahun të mos na privojë nga shpërblimi i agjërimit
#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

0 915

Abdullah ibn Omer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Islami qëndron mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi
Ky hadith është argument i qartë që flet për obligueshmërinë e agjërimit në këtë muaj të Ramazanit, dhe se ky obligim është një nga pesë shtyllat, pjesë madhështore e fesë, Allahu e bëri obligim për njerëzit për shumë urtësi të mëdha, e fshehtësi të çuditshme, i di ato ai i cili arriti t’i njeh dhe nuk i njeh ai i cili i injoroi.
Prej urtësive e fshehtësive të agjërimit është: ky muaj është edukues për njeriun që të qon në vend urdhrin e Allahut, t’i jep përprarsi kënaqësisë së Zotit para dëshirave të tija individuale, për këtë, shumë besimtarë në të kaluarën nuk kanë pranuar ta prishin agjërimin pa pasur ndonjë arsye, përkundër rreziqeve të pushtetarëve.
Prej urtësive të agjërimit është: ky muaj është shkak për ta arritur devothsmërinë, duke respektuar çdo urdhër të Allahut, e duke u larguar prej çdo ndalese, Allahu thotë: “.” Sureja Bekare, 183.
Frytet që dalin nga agjërimi esencën e tyre e kanë nga devotshmëria.
Dhe prej urtësive është se zemra pastrohet për të medituar e për të kujtuar, sepse veprimi i epsheve e ngurtësojnë zemrën, e verbron atë nga e vërteta, ndërsa agjërimi e ruan shëndetin dhe fuqinë e zemrës dhe gjymtyrëve.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

0 1172

Kur shija e besimit e ëmbëlson zemrën, gjuha etet për fjalët që e nxisin heshtjen. Etja duke notuar në shpirtin e njomë të të eturit e fut freskinë në veten e tij për të bërë mirë. E nxit t’i qaset rrugës, ferrat e së cilës e shfaqin aromën në nuhatjen e udhëtarit. E bëjnë të lehtë në fjalë përkundër këshillave të rënda që i bart në zemrën e vet. Lutja mori kuptim kur mendja e thuri dëshirën e zemrës përmes gjuhës së shpirtit. Ndërsa nëpërmjet adhurimit, jeta arriti ta shijojë dashurinë e vërtetë duke u çliruar nga prangat e mëkatit. Ajo fjalë që agjërimin e obligoi për robin e Tij ishte që atë ta fus në kopshtin e parajsës për ta shijuar jetën e përjetësisë. Ta fus në botën e adhurimit që me syrin e zemrës dhe me shijen e shpirtit të ushqehet nëpërmjet agjërimit. Ta lë të etur që t’ia kuptojë shijen ujit dhe ta privojë nga e lejuara duke e ndaluar t’i afrohet. T’ia ndalojë të lejuarën dhe të lejuarën t’ia kufizojë në jetën e tij. Rruga e cila u nis me qëllim të pastër, edhe errësirën e bëri dritë në synimin tënd. Edhe hurma që e ëmbëlson gojën në të bërit e iftarit, njashtu edhe shuarja e etjes së tjetrit bën që ta shijosh ndjenjën e gëzimit. Iftari, ky ezani i ëmbël i myezinit i shfaqur në sofrën e agjëruesit nëpërmjet shqiptimit të lutjeve nga i përuluri. Zemra duke e kërkuar ujin në tokë, e harron që ujin e mban me vete vetëm nëse e kthen shikimin drejt qiellit. Përulja në tokë e dëshiron afrimin me qiellin dhe gjithnjë kur duart ngriten, shpresat vijnë. Vijnë nëpërmjet ushqimit të shpirtit që mbushet nga uji i syrit i mbështjellë me devotshmërinë e zemrës. Duke e shprehur nevojën për ushqimin e qiellit, në rrugën në tokë edhe pse të shtruar me lule ndodhen edhe gjembat që shpojnë gjatë të ecurit. Aq sa ujitet ushqimi i shpirtit, qetësia shtohet më tepër, por edhe sprovat lulëzojnë më shumë. Rruga e cila të thërret ta shuash etjen nëpërmjet agjërimit të mundëson që dhimbjen ta zbusësh nëpërmjet buzëqeshjes. Të bën që rrugëdaljen ta kërkosh edhe në derën e mbyllur duke u përpjekur ta gjesh çelësin e saj. Dhembshuria që lind në zemrën e qetë e shqetëson atë nga privimi i tjetrit për ta ndier botën e vërtetë në jetën e tij. Nëse në zemër e gjen burimin e qetësisë, lutja bëhet shoqëruesi yt i përditshmërisë. Nëse shiu e ujit lulen e mbjell nga dora jote, bën që erën e saj ta nuhasin edhe të tjerët. Në sofrën e iftarit, nuk ngopet syri duke e shikuar ushqimin, por ushqehet shpirti duke i shpeshtuar lutjet. Freskohet mendimi yt për t’i hapur dyert e dynjasë e cila të vetëdijëson ta kuptosh se lëmosha, përveç që e shton pasurinë tënde, e gëzon edhe veten me veprën e bërë. Gëzimi i agjëruesit në këto çaste vjen nga dera e parajsës e cila është hapur dhe e pret ardhjen e tij. E pret ta falënderojë Atë që ia mundësoi mirënjohjen për dhuntinë që ka para se të fillojë ta shijojë ushqimin që ka para vetes. Drita vetëm kur doli nga errësira dëshmoi mbi ekzistencën e saj. Edhe syri vetëm kur shikoi mbi ushqimin e zemrës e dëshmoi sinqeritetin e tij dhe nuk u pendua kurrë. Kurrë shpirti nuk u ngop prej adhurimit, ndërsa etja vetëm prej adhurimit e kërkoi shuarjen e saj. Pasi etja u bë e vetëdijshme mbi gjendjen e vet vetëm kur uji i doli përpara. Vetëm kur loti që pikoi në etje, arriti që në fshirje t’i shikojë gjurmët. Agjërimi, adhurimi i cili pas iftarit të bën ta harrosh etjen e ditës dhe të mundëson ta shijosh sevapin që mbeti me ty. Kur lutjet e zemrës dolën përmes syrit duke përfunduar në tokë nëpërmjet sexhdesë trokitën në dyert e qiellit. Te dera e parajsës është synimi ynë, por mbesim në tokë duke e ngrënë hurmën dhe duke menduar mbi qëllimin e ardhjes.

Blerim Muhaxheri

0 980

Secili adhurim ka kënaqësinë e vet. Nëse dëshiron që të shijosh kënaqësinë e agjërimit atëherë duhet të praktikosh këtë fshehtësinë në vijim.

Kur të fillosh agjërimin në këtë muaj të bekuar, mos agjëro vetem se e ke obligim agjerimin, por agjëro për arsye se t’i e don Allahun. Dhe nëse t’i agjëron me dashuri të madhe ndaj Tij dhe hyn në Ramazan me këte ndjenjë, atëherë dije se do ta shijoshë kënaqësin e Ramazanit.

Mundohu që këtë vit të rringjallësh këtë ndjenjë në zemrën tënde. Allahu na mundësoftë që këtë Ramazan të shijojmë kënaqësinë e agjërimit.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

0 1253

Vlerat dhe dobitë e agjërimit janë:

1. Agjërimi është mburojë, të mbron prej epsheve dhe gjërave të kota.
2. Është një prej shkaqeve për të hy në Xhenet.
3. Agjërimi të bën të durueshëm.
4. Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se sa era e parfumit.
5. Agjërimi do të ndërmjetësojë për agjëruesin ditën e ringjalljes.
6. Është një derë e posaçme për agjëruesit (Rejjan) në Xhennet, nga ajo do të hynë vetëm agjëruesit dhe askush tjetër.
7. Agjëruesit i pranohet duaja, sidomos pak para iftarit.

Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë:
“E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” Bekare 186.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

0 2320

Preferohet që agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të jetë ashtu siç është në medh’hebin Shafi, gjithashtu Ahmedi dhe Davudi dhe ata që janë dakort me ta.
Kjo është sipas thënies së të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem): “Kush e agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”

[Hadithin e shënojnë: Ahmedi dhe Muslimi dhe As’hab Es Sunen (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh) nga Ebu Ejub El-Ensari].

Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit njëherësh të gjashta apo të ndara në fillim të Shevalit, në mes të tij ose në fund të tij. Ibn Kudame në ‘El-Mugnij’ ka thënë: “Nuk ka dallim mes agjërimit rreshtas apo ndaras në fillim apo në fund të muajit, sepse hadithi është transmetuar i përgjithshëm dhe nuk është i kufizuar.

Mirësia e agjërimit të këtyre ditëve është se bashkë me muajin (e Ramazanit) bëhen 36 ditë (agjërimi) dhe një vepër e mirë shumëzohet (më e pakta) me dhjetë, e kështu bëhen sa agjërimi i 360 ditëve.

Burimi: Faqja zyrtare e Shejh Vahid AbduSelam El-Bali
Nga arabishtja: Amir Shabani

0 11453

Pyetja: Si duhet që një person të bëjë nijetin e tij për të agjëruar Ramazanin? Kur duhet të bëjë nijetin?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

“Qëllimi (nijeti) nënkupton vendosmëri për të agjëruar. Është e domosdoshme që nijeti të jetë natën, për çdo natë në muajin Ramazan “.

(Fetava Lexhneh Daimeh, vëllimi 10, f.246)

“Disa dijetarë janë të mendimit se: në adhurime që është i kushtëzuar vazhdueshmëria, mjafton që të bëhet nijet herën e parë, përveç kur ndërprehet për ndonjë arsye, atëherë duhet të përsërisë nijetin e tij. Kështu që, nëse një person e bën nijet të agjërojë në ditën e parë të Ramazanit se ai do të agjërojë këtë muaj, kjo është e mjaftueshme për tërë muajin, për aq sa që ai nuk ka ndonjë arsyetim për të ndërprerë agjërimin e tij, si udhëtimi gjatë Ramazanit. Në atë rast, kur ai dëshiron të rifillojë agjërimin, ai duhet të bëjë përsëri nijet agjërimin.

Ky është mendimi më i saktë, sepse të gjithë muslimanët, nëse i pyetni, do të thonë se ata kanë ndërmend të agjërojnë tërë muajin nga fillimi deri në fund. Pra, edhe në qoftë se qëllimi nuk është realizuar në vepra, ajo është realizuar në kuptimin e dispozitës, sepse parimi bazë është se agjërimi nuk ndërprehet. Prandaj themi se nëse vazhdimësia në agjërim ndërprehet për ndonjë arsye të lejuar, dhe fillon agjërimin përsëri, nijeti duhet të ripërtërihet. Ky është mendimi që të qetëson shpirtin”.

Marrë nga: Sherh Mumti, vëllimi i 6, f. 369-370.

Islamqa.info / albislam.com

Përkthimi: Shpend Zeneli

0 2152

Agjërimi është prej adhurime më madhore, është specifikë e të devotshëmve dhe vepërmirëve.

Agjërimi është adhurim, i cili e afron muslimanin tek Allahu xhele ue ala.

Agjërimi pastron zemrën e besimtarit dhe karakterin e tij nga veset e liga dhe morali i keq.

Agjërimi është shkolla e devotshmërisë dhe udhëzimit të drejtë, kush hyn në këtë shkollë dhe i përmbahet rregullave të kësaj shkolle, do të del i sukseshëm, e që ky sukses i mundëson atij stolisjen me devotshmëri dhe shpëtimin nga dënimet e Allahut në dynja dhe në ahiret.

Shumë argumente na stimulojnë në lidhje me agjërimin.

Agjërimi tek besimtari mbjell ndjenjën e mëshirës, butësisë, vëllezërisë dhe solidaritetit.

Agjërimi është i vetëkontrollit dhe shtimin të sinqeritetit. Agjërimi ka shumë dobi, por ne do i cekim disa nga më kryesoret, si dhe duke e cekur nga një argument pêr secilën dobi.

Disa nga dobitë e agjërimit janë:

  1. Agjërimi është mburojë, mbulesë, pancir nga zjarri.

Argumenti:

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Agjërimi është mburojë e cila e mbron robin e Allahut nga zjarri i xhehenemit.” (Ahmedi).

  1. Agjërimi e dobëson dhe ulë euforinë e epshit dhe dëshirës për haram: Dhe, mu për këtë arsye pejgamberi, – alejhi selam, i stimulonte për agjërim të rinjtë të cilët nuk posedonin mundësi për t’u martuar. Ngase, agjërimi e ulë dhe dobëson, zbutë dhe e zvogëlon euforinë e epshit tek njeriu.

Argumenti:

Transmetohet nga Ibën Mes’udi, se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë : “O ju tê rinjë! Kush ka mundësi të martohet, le të martohet, ngase kjo ështê metoda më e mirë për ruajtjen e shikimit dhe organit seksual (nga harami). Ndërsa, ai që nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, ngase agjërimi është shpëtim për të (nga harami).” (Buhariu dhe Muslimi).

  1. Agjërimi është shkak i hyrjes në Xhenet.

Argument: Ka ardhur në hadithe se agjërimi ēshtē rrugë e cila shpie në Xhenetin e Allahut, si dhe Allahu ka përgatitur enkas për agjëruesit një derë në Xhenet e cila quhet: Rrejan.

Transmetohet nga Ebu Umame, radijAllahu, se i ka ka thënë Muhamedit , salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “O i Dërguari i Allahut: Më udhëzo drejtë një pune me të cilën është i kënaqur Allahu? Pejgamberi alejhi selam, i tha: “Agjëro, ngase nuk ka të ngjashëm me të (qoftë shpërblim apo në arritjen e kënaqësisë së Allahut).” (Nesaiu).

Pejgamberi alejhi selam e qartësoi se nuk ka të ngjashëm me agjërimin, qoftë në afrimin e robit tek Allahu, qoftë në shpërblimet e panumërta.

Njashtu, i dërguari i Allahut, e qartësoi se Allahu ka përgatitur enkas për agjëruesit një derë në Xhenet, dhe në atë derë hyjnë vetëm agjëruesit dhe askush tjetër.

Transmetohet nga Sehl Ibën Sa’di, radijAllahu, se Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë në Xhenet është një derë e cila quhet Rrejan. Derë, në të cilën hyjnë agjëruesit, nuk hynë askush aty askush pos agjëruesve. Thuhet ose thërret një zë; “Ku janë agjëruesit? Atëherë, ngriten dhe nisen agjëruesit pêr hyrë në atë derë, dhe pasi të hyjnë agjëruesit, do të mbyllet ajo derë dhe nuk do të hyjë më askush pas tyre.” (Buhariu dhe Muslimi).

  1. Agjërimi ndërmjetëson tek Allahu për agjëruesit:

Argumenti:

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, radijAllahu, se Muhamedi , salaAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë tek Allahu në ditën e gjykimit për robin e Allahut. Agjërimi, thotë: O Allahu im! Ia ndalova këtij ushqimin dhe epshet gjatë ditës, ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Kur’ani, thotë; O Allahu im! Ia ndalova këtij gjumin natën, ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Tha(pejgamberi alejhi selam): Do të ndërmjetësojnë ( me lejen e Allahut, Kur’ani dhe agjêrimi për ata që ua bëjnë hyzmetin).” (Ahmedi ).

  1. Agjërimi është prej shkaqeve kryesore për shlyerjen e mëkateve:

Argumenti:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë : “Kush e agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë tek Allahu, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Dmth: Agjërimi duhet të kryhet në dy mënyra pêr t’u arritur shlyerja e mëkateve:

1. Duhet të agjërojë me Iman, duke besuar fuqishëm se Allahu ia ka bërë obligim atij agjërimin.

2. Duhet të shpresoj fuqishëm tek Allahu pêr shpêrblimin e agjërimit.

  1. Shpërblim madhor dhe i pacaktuar;

Argumenti;

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: Allahu xhele ue ala, ka thënë : “Çdo punë që e vepron i biri Ademit është për të, pêrveç agjêrimit, Ai është pêr Mua dhe Unë e shpërblej pêr Të. Në transmetimin e Muslimit, qëndron kështu: Çdo vepër e birit tê Ademit shpërblehet (shumfishohet) prej dhjetëfish deri në shtatëqindfish, Allahu thotë: Përveç agjërimit, Ai është pêr Mua dhe Unë e shpërblej për Të. Ngase (I biri Ademit) largohet nga ushqimi dhe epshi i Tij, vetëm për hirë Timin (vetëm për Mua).” (Buhariu dhe Muslimi ).

Allahu e veçoi dhe zgjodhi për veten e Tij agjërimin nga të gjitha adhurimet tjera, për disa gjëra:

1. Ngase agjërimi nga pozitë dhe vlerë të madhe tek Allahu.

2. Agjërimi është punë e fshehtë e cila mbetet sekret mes robit dhe Allahut.

3. Dhe askush nuk mund ta dijë pos Allahut se a është agjërueshëm filani apo jo.

  1. Agjërimi sjell lumturi në dunja dhe ahiret:

Argumenti:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë : “Për agjëruesin ka dy gëzime: Gëzimi me rastin e çeljes së iftarit dhe gëzimi me rastin e takimit me Zotin e Tij.” ( Buhariu dhe Muslimi).

Gëzimi i parë: Në çeljen e iftarit të tij, gëzohet me begatitë e panumërta të cilat ia ka dhënë Allahu, siç janë;

1. Kryerja e agjërimit në mënyrë të plotë.

2. Dhe që ja lejoi ushqimin në iftar, ushqim i cili ishte i ndaluar gjatë ditës.

3. Dhe që Allahu ia mundësoi tê jetë shëndosh dhe mirë pêr të agjêruar.

Gëzimi i dytë; Takimi me Zotin e tij, duke shikuar dhe shijuar shpërblimet e panumërta që i ka pêrgatitur Allahu për agjërimin e tij, dhe ky gëzim bëhet edhe më madhorë kur njeriu e gjen të kënaqur Zotin e Tij me të në momentet më të vështira.

  1. Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme dhe më e dashur tek Allahu sesa era e parfumit:

Tek njerëzit mund kjo erë është e urryer, ndërsa tek Allahu kjo erë e cila del nga goja e agjëruesit ështê më e dashur dhe më me vlerë sesa era e parfumit. Dhe, kjo tregon vlerên e madhe që e ka agjërimi tek Allahu xhele ue ala.

Argument: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im (i Muhamedit alejhi selam ): Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut. ” (Buahriu dhe Muslimi ).

  1. Agjërimi është shkak i pranimit të lutjes;

Argument:

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Lutje e agjêruesit nuk refuzohet.” (Bejhekiu, e saktësoi Shejh Albani).

Transmetohet se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë agjêruesit në çastet e iftarit të tij nuk i refuzohet lutja.” (Ibn Maxhe dhe Hakimi).

Allahu na mundësoftë ta arrijmë kënaqësinë, mëshirën dhe faljen e Tij në Ramazan.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 1066

Njerëzit dyndeshin tek Eameshi, Allahu e mëshiroftë, dhe filluan ta pyesnin për agjërimin e ditës së dyshimtë saqë u shtuan pyetjet rreth asaj çështjeje. Ai ishte lodhur prej pyetjeve të shumta të tyre dhe i dërgoi në shtëpinë e tij për t’i sjellur atij një shegë dhe e vendosën para tij dhe ju tha: “Nëse një njeri dëshiron të bëjë një pyetje le të marrë një kokërr shege dhe le ta hajë atë, pastaj njeriut do t’i mjaftojë pyetja dhe do t’i mjaftojë përgjigjja për vehten e vet.”

Shejh Muhamed ibn Salih El-Munexhid

Nga arabishtja: Amir Shabani

0 3118

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Dijetarët janë ndarë në mendime në lidhje me agjërimin vullnetar përpara se të kompensohen ditët e agjërimit të muajit Ramazan.

Disa dijetarë janë të mendimit se “nuk është i vlefshëm agjërimi vullnetar para se të agjërohen ditët e humbura dhe se ai që e bën këtë është mëkatar”.

Arsyeja që ata dhanë këtë deklaratë ishte se një veprim jo i detyrueshëm nuk duhet të bëhet para një veprimi të detyrueshëm.

Disa dijetarë tjerë thanë se lejohet për aq që koha nuk është e ngushtë dhe e shkurtër. Ata thanë: Për aq sa koha është mjaftueshme, lejohet  për të agjëron agjërim vullnetar (nafile), sikur ai i cili që fal namazin vullnetar para atij farz (obligativ). Përshembull, koha e namazit të drekës fillon pasi dielli të arrijë kulmin e saj dhe përfundon kur hija e një objekti është e barabartë me gjatësinë e saj, kështu që mund ta vonojë namazin deri në fund të kohës së tij dhe gjatë kësaj periudhe lejohet të falen namaze vullnetare, sepse ka kohë të mjaftueshme.

Kjo është pikëpamja e shumicës së dijetarëve dhe është mendimi i zgjedhur nga Shejh Muhamed ibn Uthejmin, i cili tha: “Kjo është pikëpamja më e saktë dhe se agjërimi i tij është i vlefshëm dhe ai nuk është mëkatar, sepse kjo është një analogji e qartë … Allahu thotë: “ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar).” Bekare, 185

Kjo do të thotë se ai duhet të kompensojë (agjërimin e ditëve të humbura) në ditët e tjera, por Allahu nuk ka parashikuar që ato duhet të jenë ditë të njëpasnjëshme; që nëse Ai e kishte përcaktuar atë, atëherë ata do të duhej të kompensoheshin menjëherë. Kjo tregon që në këtë çështje ka hapësirë”.

Sherh Mumti (6/448)

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË