Kërko

AGJËRIMI - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 2407

HADITHI 16

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Ndodh që disa agjërues të mos kenë gjë tjetër nga agjërimi i tyre pos urisë ashtu siç ndodh që disa falës të namazit të natës të mos kenë gjë tjetër pos pagjumësisë” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 17

Enes b. Maliku thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 18

“Agjërimi i muajit të durimit dhe tre ditëve nga çdo muaj, largon smirën nga gjoksi” (Ahmedi)

HADITHI 19

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush ha dhe pi në harresë duke qenë agjërueshëm, le ta plotësojë agjërimin e tij ngase atij i dha ushqim dhe pije Allahu” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 20

Xhabiri r.a. tregon: Gjersa i Dërguari i Allahut ishte në udhëtim, pa një njeri rreth të cilit ishin tubuar njerëz dhe i bënin hije. I pyeti: ç‘i ka ndodhur? Thanë: është agjërueshëm. I Dërguari tha: nuk është vepër e mirë agjërimi në udhëtim” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 21

Zejd b. Halid El-Xhuhenij thotë: ka thënë i Dërguari i Allahut: kush i jep iftar një agjëruesi, merr shpërblim po aq sa ai, mirëpo pa iu mangësuar agjëruesit shpërblimi” (Ahmedi)

HADITHI 22

Ibën Abasi përcjellë se i Dërguari i Allahut lidhur me Natën e Kadrit ka thënë: “Kërkojeni në dhjetëshin e fundit të ramazanit” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 23

Abdullah b. Omeri përcjellë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kiametit. Agjërimi do të thotë: o Zot, e kam penguar nga ushqimi dhe epshi gjatë ditës, më mundëso të ndërmjtësoj për të! Kurani do të thotë: e kam penguar nga fjetja gjatë natës, më mundëso të ndërmjetësoj për të! Atyre dyve do ju mundësohet ndërmjetësimi.” (Ahmedi)

HADITHI 24

Aishja r.a. tregon: I Dërguari i Allahut kur hynte në dhjetëshin e fundit, shtërngonte rripin, gjallëronte natën dhe zgjonte familjen” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 25

Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut bënte itikaf në dhjetëshin e fundit” (Buhariu)

HADITHI 26

Aishja r.a. tregon: Thash o i Dërguar i Allahut, sikur ta dija cila është Nata e Kadrit, çfarë do duhej të thosha? Tha: thuaj: o Allah, ti je Falës, e do faljen, më fal mua!” (Ahmedi)

HADITHI 27

Ebu Ejub El-Ensari përcjellë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush agjëron ramazanin dhe ia bashkangjet më pas gjashtë ditë të shevalit, llogaritet sikur të kishte agjëruar tërë kohën” (Muslimi)

HADITHI 28

Ebu Katade r.a. përcjellë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Tre ditë nga çdo muaj dhe ramazani deri në tjetrin, kjo llogaritet sikur të agjëruarit e tërë kohës” (Muslimi)

HADITHI 29

Ibën Omeri r.a. thotë: “I Dërguari e bëri obligim zekatul fitrin për njerëzit, një pjatë (sa’ë) me hurma ose me elb për çdo të lirë apo skallv, mashkull apo femër nga muslimanët.” (Buhariu dhe Muslimi)

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 562

Në shkencat e zhvillimit ekonomik, muslimanët akuzohen nga ekonomistët industrial se agjërimi i tyre vonon prodhimin dhe pengon rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Kjo nuk është e saktë, pasi ka njerëz që u rritet prodhimi me agjërim dhe njerëz, prodhimi i të cilëve mbetet i njëjtë. Po, mund të ndodhë në disa raste që të ketë njerëz që u ulet prodhimi nga agjërimi. Çështja ka nevojë për një studim real, në të cilin rastet e rritjes mund të kompensohen me rastet e mangësive dhe të mos ketë vonesa në punë dhe prodhim. Duhet mbajtur mend gjithashtu se janë në pyetje kushtet shëndetësore dhe punët e rënda që mund të kërkojnë ndërprerjen e agjërimit në Ramazan dhe kompensimin e tij nëpërmjet ushqyerjes së të varfërve duke ju dhënë iftare.
Në vendet tona arabe dhe islame shihet se në disa vende njerëzit flenë ditën, pa e lënë pas dore namazin dhe punojnë natën, prandaj prodhimi nuk vonohet domosdoshmërisht.
Nga ana tjetër, shohim se orari zyrtar i punës në administratë dhe biznese fillon në orën dhjetë të mëngjesit në vend të orës tetë, kështu që ora e punës zvogëlohet në dy orë.
Supozimi se agjërimi çon në njëfarë vonese të prodhimit drejt bilancit neto, kjo nuk i intereson atij në nivel individual dhe kolektiv, pasi individi ka nevojë edhe për një pushim javor dhe një pushim vjetor, në të cilin ai pushon nga barra e përditshme e punës. Nuk është domosdoshmërisht e ditur që i bie prodhimi, sepse ai pas pushimit do të kthehet më i fuqishëm dhe më produktiv. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “‘Tepruesi nuk arrinë rrugën ta kaloj, e as mbi shpinën e devës të qëndroj.”
Ashtu si individi ka nevojë për një pushim në të cilin mendja dhe trupi i tij mund të pushojnë, ai ka nevojë për një pushim vjetor në të cilin ai mund të pushojë me përkushtim dhe të pushojë i shëndetshëm nga barrat e ushqimit dhe pijeve. Duke supozuar se prodhimi i tij zvogëlohet gjatë muajit të Ramazanit, të mirat shëndetësore të agjërimit do ta ruajnë shëndetin e agjëruesit dhe ai do të kthehet pas agjërimit si një person më i shëndetshëm dhe më energjik.
Rrjedhimisht, pikëpamja e studiuesve të ekonomisë dhe zhvillimit industrial për agjërimin është e pjesshme dhe e njëanshme, duke marrë parasysh vetëm një aspekt dhe duke neglizhuar të gjitha aspektet e tjera që kanë një vlerë kompensuese që mund ta tejkalojë vlerën e supozuar që mungon. Allahu e di më së miri.

Shkruajti: Dr. Refik Junus El-Misrij
Përktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani

0 3223

Hadithe të Pejgamberit lidhur me agjërimin 1/2

HADITHI 1:

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kur vjen ramazani, dyert e xhenetit hapen, dyert e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët prangosen” (Muslimi)

HADITHI 2:

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Natën e parë të muajit ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, dyert e Zjarrit mbyllet dhe nuk mbetë asnjë derë hapur, dyert e xhenetit happen dhe nuk mbetë asnjë derë mbyllur dhe një thirrës thërret: o ti që do të mirën, nisu! O ti që do të keqen, ndalo! Allahu do zgjedh kë do të lirojë nga Zjarri edhe atë për çdo natë.” (Tirmidhiu, Albani e vlerëson si hasen)

HADITHI 3

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “ Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër, ramazani deri në ramazan i shlyejnë gjunahet mes tyre përderisa qëndrohet larg mëkateve të mëdha.” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 4

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush agjëron ramazanin me besim të plotë dhe me shpresë në shpërblimin e Allahut, i fallen mëkatet që ka bërë në të kaluarën” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 5

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush nuk braktis fjalët e kota dhe të punuarit me to, Allahu nuk ka nevojë prej tij që ai të braktis ngrënien dhe pierjen” (Buhariu)

HADITHI 6

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Kush falë namazin e natës gjatë ramazanit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i fallen mëkatet që ka bërë në të kaluarën” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 7

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Agjërimi më i çmuar pas ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut muharem dhe namazi më i çmuar pas atij farz është namazi i natës” (Nesaiu, Albani e vlerëson si hasen”

HADITHI 8

Abdullah b. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshminë se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e ramazanit” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 9

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Agjëruesi ka dy gëzime: një gëzim ku bën iftar dhe një gëzim kur do të takohet me Zotin e Tij” (Muslimi)

HADITHI 10

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Është i urryer ai njeri që emrin tim e dëgjon të përmendet e nuk më çon salavat. Është i urryer ai njeri hyn në ramazan dhe del prej tij pa iu falur mëkatet. Është i urryer ai njeri që dy prindërit e tij plaken duke qenë tek aid he nuk hyn në xhenet shkaku i tyre” (Tirmidhiu, Albani e vlerëson si hasen)

HADITHI 11

Sehël b. Sa’d, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “në Xhenet ka një derë që quhet Rejan, nëpër të hyjnë në Xhenet agjëruesit ditën e Kiametit. Pos atyre nuk hyn nëpër të askush tjetër. Do të thuhet: ku janë agjëruesit? Pastaj do të hynë përmes saj dhe kur të hyjë i fundit, ajo derë mbyllet dhe nuk hapet më” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 12

Ebu Seid El-Hudriu thotë: kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu ia largon fytyrën nga Zjarri shtatëdhjetë vite” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 13

Abdullah b. Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “ umreja në ramazan është e barabartë me një haxh” (Buhariu)

HADITHI 14

Abdullah b. Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I Dërguari i Allahu ishte më bujari nga njerëzit, e në ramazan kur takonte Xhibrilin ishte edhe më bujar. E takontë çdo natë të ramazanit dhe dhe ai (Xhibrili) ia mësonte Kuranin, e atëherë ai bëhej më bujar se era e lehtë (që përfshin gjithçka)” (Buhariu dhe Muslimi)

HADITHI 15

Ebu Hurerje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjellë se i Dërguari i Allahu ka thënë: “Allahu thotë: çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është për mua dhe Ubnë do ta shpërblej. Agjërimi është mburojë. Kur dikush nga ju të agjërojë, le të mos flet fjalë të pahijshme e as të mos grindet. Nëse dikush e shanë apo e sulmon, le të thotë: unë jam njeri që agjëroj. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e miskut” (Buhariu dhe Muslimi)

0 1173

عن جابر بن عبد الله رضي الله عنهما قال: “كان رسول الله صلى الله عليه وسلم في سفر فرأى رجلًا قد اجتمع الناس عليه، وقد ظلل عليه، فقال: « ما له؟» قالوا: رجل صائم، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: «ليس من البر الصوم في السفر»” (رواه البخاري ومسلم).
Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhuma se ka thënë:
I Dërguari alejhiselam ishtë në një udhëtim dhe pa një grumbull njerëzish dhe një person që po i bënin hije,
Tha: “Çfarë i ndodhi atij?”
Thanë: Është agjërueshëm.
Tha: “Nuk është prej devotshmërisë, agjërimi në udhëtim” (Buhariu dhe Muslimi)

  • Dijetarët janë të një zëri duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme, se udhëtarit i lejohet agjërimi nëse dëshiron, por i lejohet edhe mos agjërimi, me kusht që ato ditë ti kompensojë pas muajit të ramazanit.
  • Por nëse agjërimi shkakton vuajtje e vështirsi për udhëtarin, konsiderohet vepër e urrejtur (mekruh) me konsensus të dijetarve islam, duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur dhe në rregullat e përgjithshme të islamit.

0 1572

1. Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval është sunnet, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë të Shevalit, i llogaritet sikur të ketë agjëruar tërë vitin.” Pra, është sunnet që një person të agjërojë gjashtë ditë të muajit Sheval.

2. Fukahatë (juristët islamë) thonë: “Më e mira është që këto gjashtë ditë të jenë menjëherë pas ditës së Bajramit, për shkak se nga fillimi të fillojnë drejt veprave të mira dhe preferohet të jenë ditët e njëpasnjëshme, sepse kjo është shpesh më e lehtë dhe për shkak se paraprakisht këtë urdhër e bën të ligjshëm.”

3. Sunnet është që të agjërohen këto ditë pas shpagimeve nga ditët e Ramazanit, e jo para tyre. Nëse personi duhet të shpaguajë ditë nga Ramazani, por fillimisht i agjëron gjashtë ditët e Shevalit para ditëve të shpagimit, atëherë ai nuk e merr shpërblimin për këtë, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin …”. Nëse ka ndonjë gjë nga kjo, nuk është e saktë të thuhet se ai e agjëroi Ramazanin, por përkundrazi e agjëroi një pjesë të tij dhe kjo çështje nuk bazohet në mosmarrëveshjen për agjërimin vullnetar para se t’i agjërojë ditët e pa agjëruara nga Ramazani. Sepse ky agjërim vullnetar, e kam fjalën për gjashtë ditët e muajit Sheval, janë ditët të cilat Profeti sal-lAllahu alejhu ue sel-lem, i kufizoi pas muajit të Ramazanit. Disa njerëz ishin nën iluzionin se ai mendonte se bazohej në mosmarrëveshjen në lidhje me vlefshmërinë e agjërimit vullnetar para muajit të Ramazanit dhe u përmend se kishte një ndryshim në të. Ndërsa ne kemi treguar se ka më shumë të ngjarë që agjërimi vullnetar të jetë i lejueshëm dhe i saktë, përveç nëse koha është e shkurtër për agjërimin që duhet shpaguar.

4. Nëse e vonon agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit në fillim të muajit dhe nuk i fillon ato, atëherë lejohet t’i fillosh më pas, sipas fjalës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “…pastaj i pason me gjashtë ditë të Shevalit.” Pra, nëse nuk i agjëron në fillim të muajit, nuk ka gjë të keqe nëse i agjëron ditët tjera brenda muajit. Por, nxitimi dhe pasimi i tyre një pas një është më i mirë se vonimi dhe agjërimi i tyre ndaras, sepse të nxit drejt bërjes së veprave të mira.

____________________________

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Në: “Sherh El-Mumtea”, 4/465-466]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

0 867

Ibën Haxher El-Askalani duke komentuar hadithin pejgamberik “agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej atë” thotë:
Kurtubiu ka thënë: pasi që veprat e ndryshme mund të bëhen për sy e faqe ndërsa agjërimi nuk duket me thjeshtë veprimin e tij, përveç Allahut, Allahu për këtë arsye e veçoi për Vete. Për këtë tha në hadithin kudsij: “…braktis ëndejt e tij për shkak Meje”
Ibën El-Xheuzij ka thënë: “të gjitha adhurimet shfaqen me vetë veprimin e tyre dhe ajo që shfaqet rrallë herë shpëton nga ndonjë njollosje nga syefaqësia, për dallim nga agjërimi.” Këtë përgjgije e pëlque edhe El-Mazirij dhe e vërtetoi Kurtubiu se veprat e birit të Ademit pasi janë të ekspozuara nda syefaqësisë, ato ju bashkëngjiten atyre (pra njerëzve) për dallim nga agjërimi, gjendja e atij që nuk ushqehet sepse është i ngopur është e njejtë me gjendjen e atij që nuk ushqehet sepse është duke adhuruar Allahun me agjërim, d.m.th. kanë pamjen e njejtë nga jashtë.
Ibën Haxheri thotë: thënia se në agjërim nuk ka syefaqësi d.m.th. nuk mund t’i ekspozohet syefaqësisë me veprim, mirëpo me fjalë një gjë e tillë është e mundur si p.sh. ai që është duke agjëruar dhe i informon të tjerët për këtë, ka mundësi që t’i prishet nijeti me syefaqësi nga ky aspekt. Pra, ndërhyrja e syefaqësisë në agjërim është e mundur vetëm nga fjalët për dallim nga veprat tjera tek të cilat syefaqësia mund të ndërhyjë me vetë veprimin e tyre.
Disa dijetarë u mudnuan t’i bashkëngjesin agjërimit ndonjë adhurim tjetër në këtë cilësi dhe përmendën dhikrin me fjalën la ilahe il-lallah, sepse bëhet vetëm me gjuhë dhe mund të bëhet në prani të njerëzve pa u vërejtur.
Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

0 1344

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Agjërimi është mburojë. Kur ndonjëri prej jush të jetë me agjërim, atë ditë nuk duhet ta fëlliqë
gojën dhe nuk duhet të bërtasë, edhe nëse ndonjëri e shan apo e mallkon, le t’i thotë: unë jam agjërues. Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu në Ditën e Gjykimit, sesa era e miskut. Agjëruesi ka dy gëzime: në kohën e çeljes gëzohet me çeljen dhe kur të takohet me Allahun do të gëzohet me shpërblimin e agjërimit që pati bërë”.

E shënon Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadith na mëson se agjërimi është mbrojtës dhe na ruan nga gjërat që kemi frikë; ai na mbron nga rënia në gjynahe, e të cilat janë shkaktarë të dënimit, “agjërimi është mburojë nga zjarri”.

Kështu që, besimtari duhet të kujdeset për agjërimin, dhe atë duke u pajisur me sjellje të mira e duke u larguar nga të këqijat, në mënyrë që edhe agjërimi t’i jep frytet e duhura, dhe të sjell faljen e premtuar.

Veprat e këqija që u përmendën janë edhe më të shëmtuara gjatë agjërimit.

Agjërim i saktë e i pranuar është agjërimi i gjymtyrëve nga gjynahet, agjërimi i gjuhës nga gënjeshtra e fjalët e liga, agjërimi i barkut nga ushqimi.

Agjërimi është një shkollë edukative, na mëson butësinë, durimin e sinqeritetin, na nxit për moral të mirë, për fjalë e vepra të mira.

Koha e agjërimit është shumë e shtrejtë, nuk bën të harxhohet në gjëra që neve na shkatërrojnë, e që ndikojnë direkt në dobësimin e shpërblimit të agjërimit, bile mund edhe ta asgjësojnë.

O Zot, prano prej nesh, ti je Ai që dëgjon dhe di çdo gjë.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

0 4190

PYETJE: “Allahu dëshiron që të merren lehtësimet e Tij…”, a është kuptimi i këtij hadithi se duhet patjetër të mos agjëroj nëse jam në udhëtim?

PËRGJIGJE: Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet qofshin mbi Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë pasuesit e tij.
Në vijim: Dijetarët janë ndarë në mendime rreth asaj se cila është më e mirë për udhëtarin, agjërimi apo prishja e agjërimit.
Hanefitë, malikitë dhe shafitë, si dhe një mendim tek hanbelitë kanë mendimin se agjërimi është më i mirë, nëse agjërimi nuk e lodhë dhe nuk e dobëson agjëruesin. Hanefitë dhe Shafitë e kanë shprehur qartë se kjo është e lejuar.
Ata u argumentuan me Fjalën e të Lartësuarit: “O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim…” [El-Bekare: 183], deri te ajeti: “Që të plotësoni numrin.” [El-Bekare: 185]. Ajetet tregojnë se agjërimi është vendosmëri (obligueshmëri) dhe iftari (prishja e agjërimit) është lehtësim dhe nuk ka dyshim se obligueshmëria është më e mirë, siç u përcaktua në baza. Ibn Rushdi ka thënë: “Ajo që është lehtësim, më e mira është që të lihet lehtësimi.”
Ata gjithashtu argumentohen me hadithin e Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: “Ne dolëm me të dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, gjatë muajit të Ramazanit në nxehtësi të madhe… nuk kishte agjërues prej nesh përveç Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Abdullah bin Ravaha.”
Hanbelitë kanë mendim se prishja e agjërimit në udhëtim është më e mirë.
El-Hirakij ka thënë: “Për udhëtarin preferohet (është më mirë) prishja e agjërimit.”
El-Merdavij ka thënë: “Ky është medhhebi.” Dhe në librin “El-Iknaà” thuhet: “Udhëtarit të cilit i lejohet shkurtimi i namazit, e ka sunnet prishjen e agjërimit dhe e ka të urryer agjërimin edhe nëse nuk ndien vështirësi.” Ky është mendimi i shokëve tanë, pavarësisht nëse ndien vështirësi apo jo. Ky është edhe medhhebi i Ibn Umerit dhe Ibn Abbasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, si dhe i Sejidit, Shabiut dhe Euzaiut.
Këta janë argumentuar edhe me hadithit e Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: “Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.” Ka shtuar në një transmetim tjetër: “Ju porosisë për lehtësimin e Allahut, të cilin ua ka lehtësuar juve, prandaj pranojini ato.”
Imam Neveviu dhe Kemal ibn Hemmam thonë: “Hadithet që tregojnë se prishja e agjërimit është më e mirë, me to kihet parasysh kur agjërimi i dëmton dhe në disa prej tyre kjo tregohet qartë. Këtu patjetër duhet interpretim që të punohet me të gjitha hadithet dhe kjo është më parësore sesa të neglizhosh disa prej tyre ose të pretendosh shfuqizim pa argumente të prera.”
Ata që kanë barazuar midis agjërimit dhe prishjes në udhëtim, argumentohen me hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila ka thënë: “Hamza ibn Amr El-Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e kishte pyetur Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “A të agjëroj gjatë udhëtimit?” – ai ishte që agjëronte shumë.
Profeti i tha: “Nëse do, agjëro, e nëse do, prishe (mos agjëro).” [Muttefekun alejhi].
Më e sakta është: medhhebi i hanbelive, se prishja e agjërimit në udhëtim është më e mirë, sipas hadithit të Hamza ibn Amr El-Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i kishte thënë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, unë gjej te vetja ime forcë që të agjëroj gjatë udhëtimit, a kam gjunah për këtë?”
Profeti i tha: “Ky është një lehtësim nga Allahu. Kushdo që e merr atë, ka bërë diçka të mirë dhe kush dëshiron të agjëroj, nuk ka gjunah.” [Transmeton Muslimi]. Në hadith tjetër: “Allahu dëshiron që t’i veproni (t’i merrni) lehtësimet e Tij, ashtu siç urren t’i bëni mëkat Atij.” Në version tjetër: “Ashtu siç dëshiron t’i shfrytëzoni obligimet e Tij.”
Kjo nuk bie në kundërshtim me lejueshmërinë e agjërimit për atë që nuk ka vështirësi dhe gjen tek vetha e tij fuqi, kështu që nuk ka asgjë të keqe për të. Transmeton Muslimi nga Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, doli Vitin e Çlirimit për në Mekë në muajin Ramazan, agjëroi derisa arriti në Kuraā El-Gamijm (vend midis Medines dhe Mekës) dhe sahabët ishin agjërues bashkë me të, pastaj kërkoi një enë me ujë dhe e ngriti derisa njerëzit e panë dhe pastaj e piu.
Pas kësaj atij i thanë: “Disa njerëz e mbajtën agjërimin.”
Profeti u tha: “Ata janë të pabindurit (kundërshtues), ata janë të pabindurit.”
E në një transmetim tjetër: “Atij iu tha: “Njerëzve u është vështirësuar agjërimi dhe po shohin se çfarë do veprosh, kështu që ai kërkoi një enë me ujë pas ikindisë.”
Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atë që agjëronte me vështirësi e përshkroi si të pabindur.
Allahu më mirë e di!

Burimi: www.islamweb.net
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

0 885

I Dërguari i Allahut ka thënë: “kush nuk braktis fjalët e kota dhe veprimin sipas tyre, nuk është e nevojshme për Allahun (që ky njeri) të braktis hajen dhe pijen e tij” (Sahih El-Buhari)
Udhëzimi profetik na meson në këtë hadith domethënës se parësore gjatë agjërimit është disiplinimi moral dhe pastërtia e sjelljeve tona në raport me njerëzit tjerë.
Bejadaviu, thotë: “nuk është synim i agjërimit vetë uria dhe etja, por ajo që rezulton prej tij nga thyerja e epsheve, shndërrimi i nepsit ndjellëkeq në neps të qetë.”
Pra, qëllimi i agjërimit është zhvillimi i fuqisë së vullnetit të mirë nëpërmjet ushtrimit të frenimit të vetes.
Frenimi i vetes është shpirti i devotshmërisë e cila nuk mund të fuqizohet perveç se me: abstenim nga ëndjet instiktive, abstenim nga kërkesat e nepsit ndjellëkeq siç është zemërimi, mashtrimi, gënjeshtra, padrejtësia, përgojimi, tradhtia e tjerë.
Për këtë, Allahu i madhëruar thotë: “o ju që keni besuar, juve ju është bërë obligim agjërimi ashtu siç iu bë obligim atyre që ishin para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm” (Bekare: 183)
Pra, urtësia e agjërimit është ‘zhvillimi i devotshmërisë’ e devotshmëria është qëndrim moral që formohet duke pasur kujdes, duke u mbrojtur, përmbajtur, abstenuar nga gjëra të dëmshme, degjeneruese të ndaluara në ligjin islam.
Agim Bekiri

NA NDIQNI NË