AGJËRIMI DHE FRENIMI I VETES

AGJËRIMI DHE FRENIMI I VETES

0 893

I Dërguari i Allahut ka thënë: “kush nuk braktis fjalët e kota dhe veprimin sipas tyre, nuk është e nevojshme për Allahun (që ky njeri) të braktis hajen dhe pijen e tij” (Sahih El-Buhari)
Udhëzimi profetik na meson në këtë hadith domethënës se parësore gjatë agjërimit është disiplinimi moral dhe pastërtia e sjelljeve tona në raport me njerëzit tjerë.
Bejadaviu, thotë: “nuk është synim i agjërimit vetë uria dhe etja, por ajo që rezulton prej tij nga thyerja e epsheve, shndërrimi i nepsit ndjellëkeq në neps të qetë.”
Pra, qëllimi i agjërimit është zhvillimi i fuqisë së vullnetit të mirë nëpërmjet ushtrimit të frenimit të vetes.
Frenimi i vetes është shpirti i devotshmërisë e cila nuk mund të fuqizohet perveç se me: abstenim nga ëndjet instiktive, abstenim nga kërkesat e nepsit ndjellëkeq siç është zemërimi, mashtrimi, gënjeshtra, padrejtësia, përgojimi, tradhtia e tjerë.
Për këtë, Allahu i madhëruar thotë: “o ju që keni besuar, juve ju është bërë obligim agjërimi ashtu siç iu bë obligim atyre që ishin para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm” (Bekare: 183)
Pra, urtësia e agjërimit është ‘zhvillimi i devotshmërisë’ e devotshmëria është qëndrim moral që formohet duke pasur kujdes, duke u mbrojtur, përmbajtur, abstenuar nga gjëra të dëmshme, degjeneruese të ndaluara në ligjin islam.
Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM