SA PESHON AGJËRIMI?

SA PESHON AGJËRIMI?

0 976

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu thotë: çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, një e mirë shpërblehet me dhjetë herë e deri në shtatëqind, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, ai (njeriu) e le ushqimin, pijen e kënaqësitë e tija për Mua.”
E shënon Buhariu dhe Muslimi

Çdo vepër është për Allahun, por agjërimi është dalluar për arsyen se në agjërim nuk depërton syefaqësia, sikur që mund t’i mvishet veprave tjera.
Mjafton për vlerë të agjërimit përvetësimi që e bëri Allahu, ku tha: “agjërimi është për Mua”.

Fjala e tij: “ai (njeriu) e le ushqimin, pijen e kënaqësitë e tija për Mua.” Aludon në sinqeritet, ndërsa kuptimi i kënaqësisë në hadith është kontakti intim i bashkëshortëve në periudhën kohore përderisa janë agjërueshëm, gjatë ditës, besimtari e mbron veten e tij edhe nga intimiteti i lejuar për një kohë kaq të gjatë që nuk haset jashta Ramazanit, posaçërisht në ditët e gjata.
Të braktis njeriu diç për të cilën ai ka pasion e dëshirë është adhurim i synuar për të cilën ai shpërblehet, agjërimi është një raport i fshehtë mes robit dhe Allahut, larg syve të njerëzve.

Ky hadith na tregon se agjërimi nuk përkufizohet me shtatëqind shpërblime, por Allahu e shumfishon më tepër, sepse agjërimi është pjesë e durimit, e Allahu thotë: “ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa kufi.” Sureja Zumer, 10.
Njashtu ky hadith na mëson për kuptimin fetar të agjërimit, e që nënkupton abstenim nga ushqimi, pija e kënaqësitë në formë rituali për Allahun e madhëruar.
Agjërimi pra, na bën të kuptojmë se jemi robër të Allahut, dhe vetëm Atij i nëshntrohemi, ngase Allahu në një kohë na urdhëron që të ushqehemi, e poqëse agjërojmë do ishte mëkat, sikurse që është agjërimi i ditës së Fitr Bajramit, e në raste tjera na obligon me agjërim, që nëse nuk agjërojm jemi mëkatarë, ky është nënshtrim i vërtet ndaj Allahut, dhe i tillë duhet të jetë një musliman gjatë gjithë jetës së tij, aty ku Allahu e urdhëron vepron, e aty ku Ai e ndalon ndalet.

Lusim Allahun të mos na privojë nga shpërblimi i agjërimit
#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 505