Kërko

zekati - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 9989

باب صلة الرَّحم

عن أبي هريرة – رضي الله عنه – أنه قال: سمعت رسول الله يقول: “مَنْ سَرّهُ أَنْ يُبْسَطَ عَلَيْهِ في رِزْقِهِ وَيُنْسَأَ في أَثَرِهِ فَلْيَصِلْ رَحِمَهُ”.

9. Transmeton Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Kam dëgjuar Pejgmaberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dukë thënë: “Kush dëshiron t’i shtohet fur-nizimi dhe t’i zgjatet jeta le të respektojë farefisin.”1

Allahu i madhëruar thotë:

﴿ …وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا ﴾

“Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballëkun)”2

﴿ وَالَّذِينَ يَصِلُونَ مَا أَمَرَ اللّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ وَيَخَافُونَ سُوءَ الحِسَابِ ﴾

Në një ajet tjetër thotë: “Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën Allahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.”3

Farefis janë të afërmit të cilët i lidhë prejardhja, pa marrë parasysh a trashëgojnë njëri tjetrin apo jo, është mahrem4 apo nuk është. Disa dijetarë mendojnë se farefis janë vetëm ata që nuk mund të martohen ndërmjet tyre, mirëpo mendimi i parë është më i saktë sepse sipas të dytit përjashtohen fëmijët e axhës, hallës, dajës dhe tezes nga farefisi e që nuk është ashtu.5

Kadi Ijadi thotë: s[ka kundërshtime rreth asaj se mbajtja e lidhjes me farefisin është vaxhib (obligim) në përgjithësi dhe se ndërprerja e saj është mëkat i madh… mirëpo ky obligim është në gradë dhe disa gradë janë më të larta se tjerat. Grada më e ulët është mos heqja dorë plotësisht dhe mbajtja e lidhjes me fjalë madje edhe vetëm me selam. E tërë kjo dallon sipas dallimit të mundësisë dhe nevojës. Ndonjëherë mbajtja e lidhjes farefisnore është vaxhib e ndonjëherë mustehab (vepër e preferuar). Nëse ndokush mban lidhjet farefisnore mirëpo jo në mënyrë të plotë, nuk konsiderohet se ka ndërprerë këtë lidhje, e nëse duke pasur mundësi bën lëshime rreth këtij obligimi, nuk konsiderohet se i mban lidhjet farefisnore.6

Nga hadithi i lartpërmendur kuptojmë se shtimi i rizkut dhe bereqetit të tij, zgjatja e jetës dhe bereqetit të saj dhe udhëzimi për të bërë vepra të mira arrihen me mbajtjen e lidhjeve farefisnore.

“Pasi që Allahu i madhëruar i krijoi të gjitha krijesat: lidhja farefisnore tha: kjo është pozita që kërkon mbrojtjen Tënde nga shpërfillja e farefisit! Tha: Po, a nuk dëshiron që të mbaj lidhje me atë që mban lidhje me ty dhe t’i ndërpres më atë që i ndërpret me ty? Ajo tha: Po, si jo o Zoti im. Tha: Ajo është për ty. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: lexoni nëse dëshironi të kuptoni: “A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpritni lidhjet farefisnore?7”8

“حتى إذا فرغ من خلقه، قالت الرحم: هذا مقام العائذ بك من القطيعة، قال: نعم، أما ترضين أن أصل من وصلك، وأقطع من قطعك؟ قالت: بلى يا رب، قال: فهو لك”. قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: “فاقرؤوا إن شئتم: ﴿فهل عسيتم إن توليتم أن تفسدوا في الأرض وتقطعوا أرحامكم﴾.

Mbajtja lidhjeve farefisnore është shkak për të hyrë në Xhennet. Ebu Ejub Ensarij thotë:

أَخْبِرْنِي بِعَمَلٍ يُدْخِلُنِي الْجَنَّةَ. فَقَالَ القومُ: مَا لَهُ مَا لَهُ؟ فَقَالَ رسول اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: أَرَبٌ مَا لَهُ. فقال النبي صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: تَعْبُدُ اللَّهَ وَلاَ تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا وَتُقِيمُ الصَّلاَةَ وَتُؤْتِي الزَّكَاةَ وَتَصِلُ الرَّحِمَ ذرهاَ.

“Një njeri i tha Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të: më trego ndonjë punë e cila më fut në Xhennet! Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: sa i mprehtë që është! Pastaj tha: ta adhurosh Allahun dhe askënd mos t’ia shoqërosh Atij, ta falësh namazin, të japësh zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.”9

E lidhjet “nuk i mban ai që viziton ata që e vizitojnë, por është ai që kur i ndërpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”.10

لَيْسَ الْوَاصِلُ بالمُكَافِئِ، ولَكِنّ الوَاصِلَ الّذِي إذَا انْقَطَعَتْ رَحِمُهُ وصَلَها.

Erdhi një njeri te Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe i tha atij:

يَا رَسُولَ اللهِ إِنَّ لِي قَرَابَةً، أَصِلُهُمْ وَيَقْطَعُونِي، وَأُحْسِنُ إِلَيْهِمْ وَيُسِيئُونَ إِلَيَّ، وَأَحْلُمُ عَنْهُمْ وَيَجْهَلُونَ عَلَيَّ. فَقَالَ: “لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُمُ الْمَلَّ، وَلاَ يَزَالُ مَعَكَ مِنَ اللهِ ظَهِيرٌ عَلَيْهِمْ، مَا دُمْتَ عَلَىَ ذَلِكَ”.

“O i Dërguar i Allahut! Unë kam disa të afërm të cilët mbaj i respektoj kurse ata jo, u bëj mirë kurse atë më bëjnë keq dhe sillem butë me ta kurse ata sillen me arrogancë ndaj meje?! Tha: nëse vërtet është ashtu si thua atëherë është njësoj sikur t’i ushqesh ata me hi të nxehtë11 dhe vazhdimisht do të jetë me ty një ndihmës i Allahut kundër tyre, përderisa je në këtë gjendje.”12

Po ashtu Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

لا يدخل الجنة قاطع رحم.

“Nuk hyn në Xhenet ai i cili ndërpret lidhjet farefisnore.”13

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij

Përktheu: Agim Bekiri

1 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

2 Nisa – 1

3 Ra’d – 21

4 person me të cilin ndalohet martesa me të sh.p.

5 Fet-hul Bari – 10/414

6 Sahihul Muslim, sherh Ennevevij – 16/113

7 Muhamed – 22

8 Transmeton Buhariu

9 Transmeton Buhariu

10 Transmeton Buhariu

11 D.m.th. ata ndihen në veten e tyre të nënçmuar për shkak bamirësisë së madhe që bën ndaj tyre. Sh.p.

12 Transmeton Buhariu

13 Transmeton Buhariu

0 2798

Allahun e vetëm pa shok e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje gjynahesh kërkojmë dhe shpresojmë, e lusim Allahun xh.sh. me emrat e Tij të bukur dhe me atributet e tij të larta, të na ruaj prej së keqes e cila është pasojë e veprave tona, kë do që Allahu e udhëzon në rrugën e drejte nuk ka kush e humbë dhe kë do që Allahu e devijon nga rruga e drejtë me drejtësine e Tij nuk ka kush e udhëzon në të,

 besoj dhe deklaroj me të vërtetë dhe me të drejtë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm pa shok dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob, njeri dhe i dërguari i tij, njeriu më i përzgjedhur, u dërgua si paqe mëshirë për të gjithë botrat, paqja, begatitë, mirësitë dhe lumturia e Allahut qofshin mbi të dhe mbi gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën që ai e skicoi deri në ditën e gjykimit.

Në vijim:

O ju njerëz kini frikë Allahun ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu në librin e tij të urtë ku thotë: “O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet”.[1] Gjithashtu Allahu thotë: “O ju që besuat, kinie frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)![2]

Robër të Allahut:

 Dijeni se nga obligimet më madhështore pas njohjes së kuptimit të fjalës “La ilahe ilallah” është që robi të njeh kuptimin e dëshmisë “Muhameden resulullah”, sepse përmendja e njërës prej tyre e patjetërson tjetrën, kushtet e fjalës “La ilahe ila-Allah” janë po ato të njejtat të asaj “Muhameden resulullah” po ashtu me çfarë prishet (negacionet) njëra, prishet edhe tjetra, pra “La ilahe-ilallah” që do të thotë në përkthimin më të qëlluar dhe më saktë “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë dhe me të vërtet përveç Allahut të Vetmit të pa shok”.

Ndërsa kuptimi i dëshmisë “Muhameden resulullah”, se Muhamedi-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është i Dërguari i Allahut,d.m.th. : pranimi i saj me gojë, besimi i saj i paluhatshëm me zemër se Muhamed ibn Abdullah el-Hashimij el-Kurejshi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, të cilin Allahu e dërgoi mbi gjithë krijesat qofshin ata xhin apo njerëz.

Kjo dëshmi patjetërson: respektimin e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me atë që urdhëron, besimi në atë çfarë ai lajmëron, largimi nga ajo që ai na ndalon dhe qorton, si dhe të adhurohet Allahu vetëm se nëpërmjet asaj që ai e ligjëson . Prandaj obligohemi ti besojmë sheriatit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe ti nënshtrohemi atij: në fjalë, vepra, besim; qoftë ajo që ka të bën në lidhje me besimin në Allahun, pejgamberët, melaiket, librat e Tij, ditën e gjykimit apo kadanë dhe kaderin e Tij, apo veprimet sipas mësimeve të Tij si qoftë ajo në: shehadet, namaz, zekat, agjërimi haxhi etj… si dhe për shumë gjëra tjera të cilat janë bërë legjislative në dorën e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si: bamirësia, respektimi i prindërve, komshive, ruajtja nga përgojimi etj.

Për tri gjëra bazë që duhet ti din besimtari në jetën e tij është edhe njohja e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Përveç njohjes së Allahut dhe fesë së Tij duhet ta njeh edhe pejgamberin e Tij i cili është Muhamed ibn Abdullahu ibn Abdulmutalib ibn Hashimi, kurse Hashimi është prej Kurejshëve, kurejshët prej arabëve, e arabët janë nga pasardhësit e Ismail ibn Ibrahimit-paqja e Allahut qoftë mbi të, Halilit të dashurit të Allahut, selamet më të mira qofshin mbi të dhe mbi pejgamberin tonë. Jetoi 63 vjet, 40 vjet para pejgamberllëkut, 23 pas saj si Pejgamber dhe i Dërguar.

Pejgamber u bë me fjalën “Ikra” (lexo) pra me ajetin e parë që i zbriti të sures A’lak, u bë i dërguar më pas me suren Mudethir, vendlindja e tij ishte Mekeja. Emigroi pas dëbimit në Medine, e dërgoi Allahu që tua tërheq vërejtjen njerëzve që të largohen prej shirkut, i ka thirrur njerëzinë në njëshmërinë e Allahut, kështu veproi dhjetë vite duke thirrur vetëm se në teuhid-besim, pastaj u ngjit në qiell ku ju bë obligim falja e 5 kohëve të namazit. Në Mekë u fal tri vite pastaj u urdhërua të emigron në Medine, në vendin ku i zbritën dispozitat tjera të sheriatit, si: zekati, haxhi, agjërimi, xhihadi, ezani, urdhërimi për të mirë dhe ndalimin nga e keqja madje edhe shumë dispozita tjera. Kështu vazhdoi rruga e tij për dhjetë vitet e fundit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Vdiq i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, ndërsa feja e tij mbeti e nuk u zhduk me vdekjen e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, por ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e këshilloi umetin e tij për çdo të mirë dhe e paralajmëroi atë nga çdo e keqe. Ai është vula e të dërguarve dhe e pejgamberëve, nuk ka profet pas tij, e ka dërguar Allahu për gjithë njerëzinë, e bëri obligim respektimin dhe pasimin e tij mbi xhinët dhe njerëzit, kush e ndjek atë dhe rrugën e tij hyn në xhenet, e kush e kundërshton rrugën e tij hyn në xhehenem.

Njohja e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, arrihet duke e mësuar jetën e tij, se si ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka adhuruar Allahun, sjelljen e tij fisnike, thirrjen e tij në rrugë të Allahut, xhihadin e tij në rrugë të Allahut e kështu me radhë, pra të ketë dije mbi çdo aspekt për të-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kjo na bën me dije se çdo besimtarë i cili dëshiron që ta shton njohjen e tij mbi Muhamedin-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duhet ta lexoj jetëshkrimin e tij, pra të njihet se si ai është sjellë me Allahun e tij, në adhurimin e tij, si është sjellë me familjen e tij, si është sjellë me shokët e tij, si është sjellë me farefisin e tij, si është sjellë me fqinjët e tij, si është sjellë me besimtarët ne përgjithësi, si është sjellë me pabesimtarët, si është sjellë ne luftë e kështu me radhë, prandaj e lusim Allahun të na bën prej pasuesve të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, haptas dhe fshehtas, të na forcon në këtë rrugë deri kur ta takojmë Allahun e Ai të jetë i kënaqur me ne.

 O ju besimtarë ja këto janë obligimet që i ka umeti i tij ndaj të Dërguarit të tij:

 – Besimi i drejtë mbi të si dhe besimi i tij në çdo gjë që më të cilën është dërguar. Thotë Allahu në Kuran: “Atëherë pra, pranojeni Allahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. Allahu është i njohur për atë që veproni”.[3]

I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Jam urdhëruar ti luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe të më besojnë mua me atë çfarë jam dërguar”.[4]

Besimi në të është të besosh në profecinë e tij si dhe se Allahu atë e ka dërguar tek njerëzit dhe xhinët, të besohet çdo gjë që i ka zbritur atij, si dhe çfarë ka thënë ai, duke pasur barazi në besimin e tij në zemër, me gojë dhe në vepër, e kjo është plotësimi i besimit mbi të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në mënyrë të plotë.

–                      Obligueshmëria e respektimit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe kujdesi nga kundërshtimi i tij prandaj kur besohet ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, atëherë obligohet respektimi i tij, thotë Allahu në Kuran: ” O ju që besuat, respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju dëgjoni”.[5] Po ashtu Allahu thotë: “Çfarë t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çfarë t’ju ndalojë, përmbajuni dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”.[6]

Ebu Hurejrja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më respekton mua e ka respektuar Allahun, kush më kundërshton mua e ka kundërshtuar Allahun”.[7]

Po ashtu nga ai përcillet se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Të gjithë njerëzit do të hyn në xhenet përpos atij i cili nuk do”. – I thanë sahabët: E kush nuk do o i  Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Tha i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kush më respekton mua do të hyn në xhenet, ndërsa kush më kundërshton mua nuk do”.[8]

Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Jam dërguar para kijametit me shpatë derisa të adhurohet Allahu e të mos i bëhet shok atij, ndërsa rrizku im është bërë ndër shtizën time, kurse poshtërimi dhe mposhtja është për atë i cili më kundërshton mua, kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”.[9]

– Pasimi i sunetit të pejgamberit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, marrja e tij si model dhe ndjekja e udhëzimi të tij, Allahu thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.[10] Gjithashtu Allahu thotë: ”Ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën”.[11] Prandaj duhet ta ndjekim udhëzimin e tij, sunetin e tij, pra të mos e kundërshtojmë atë. I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i largohet sunetit tim, ai nuk është i imi”.[12]

– Prej obligimeve të këtij umeti ndaj të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është dashuria ndaj tij më shumë se familja, fëmijët, prindërit dhe të gjithë njerëzit. Allahu thotë: Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”.[13]

Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk beson ndonjëri prej jush derisa unë të jem më i dashur tek ai se fëmija i tij, prindërit e tij dhe njerëzit në përgjithësi”.[14]

Prandaj nuk ka kurrfarë dyshimi se kujt i mundësohet ta ndjek rrugën e tij, ai e shijon ëmbëlsinë e imanit, ndjen kënaqësi në këtë rrugë, madje i tejkalon të gjitha peripecitë që i dalin në këtë rrugë duke qenë i kënaqur me Allahun dhe të Dërguarin e tij -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ky njeri çdo rrugë e sheh në sheriatin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ngase ai është i kënaqur me të si i Dërguar dhe e do atë -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Pra kush e do të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, sinqerisht e pason atë ashtu siç thotë poeti:

I bën mëkat Zotit tënd derisa pretendon se e do Atë

Kjo me të vërtet në analogji është e çuditshme

Në qoftë se je i sinqertë në dashuri do ta pasoje atë

Sepse i dashuruari atë që e do e respekton

Shenjat që tregojnë se e duam të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, janë:

Pasimi i sunetit të tij, marrja si shëmbëlltyrë e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, largimi nga ndalesat e tij, ecja sipas edukatës së tij në vështirësi dhe në rehati.

– Gjithashtu prej obligimeve të umetit ndaj të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së tij është edhe ndihma e tij dhe nderimi i tij, siç thotë Allahu në Kuran: ”Që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”.[15]

Nderi i të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së tij, ndihmesa e tij duhet të jetë prezent në çdo rast të jetës së tij, sikurse me qenë prezent me të, pra kur përmenden hadithet e tij, suneti i tij, gjatë dëgjimit të emrit të tij, jetëshkrimit të tij, mësimit të sunetit të tij si dhe thirrja në thirrjen e tij si dhe ndihmesa e kësaj thirrjeje.

– Gjithashtu prej obligimeve tona ndaj të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është dërgimi i salavateve mbi të, thotë Allahu në Kuran: Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”.[16] I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush dërgon një herë salavat mbi mua, Allahu dërgon dhjetë herë salavat mbi të”.[17]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Koprrac është ai, në praninë e të cilit përmendem unë e ai nuk dërgon salavate mbi mua”.[18]

Salavatë mbi të Dërguarit e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është legjislative në shumë raste, Ibn Kethiri-Allahu e mëshiroftë, përmend 41 vende, prej tyre do të cekim si për shembull:

Salavati mbi të Dërguarit e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjatë hyrjes në xhami dhe gjatë daljes prej saj. Salavatet pas ezanit, salavatet pas ikametit, gjatë bërjes së duasë, në teshehud, në namazin e xhenazës, gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, ditën e xhuma, gjatë tubimeve dhe pas shpërndarjes nga tubimi, gjatë hutbeve si gjatë hutbeve të xhumasë, kur shkruhet emri i tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në namazin e Bajrameve ndërmjet tekbireve, në fund të duasë së kunutit, në Safa dhe Merves gjatë sajit, kur qëndron pranë varrit të tij, kur jemi ngushtë në vështirësi, pas mëkatit, si dhe në shumë vende tjera të cilat i ka cekur Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Xhelaul efham fi salati ve selami ala hajril enam”.

– Prej obligimeve të këtij umeti ndaj ti është është edhe:

            Obligueshmëria në të gjykuarit sipas gjykimit të tij, pas të cilës duhet të jetë i kënaqur me gjykimin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë Allahu në Kuran: ” Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mire”.[19] Gjithashtu Allahu thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.[20] Gjykimi me sunetin e tij dhe me sheriatin e tij vazhdon edhe pas vdekjes së tij.

– Gjithashtu prej obligimeve të këtij umeti ndaj tij është edhe:

Ngritja e pozitës së tij në vendin e duhur, duke mos e tepruar e as duke qenë neglizhent ndaj tij -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. Se ai është i Dërguari më i mirë mbi sipërfaqen e tokës nga të gjithë të dërguarit e tjerë, zotëriu i të parëve dhe të fundive. Pronari i vendit të lavdëruar (mekamul-mahmud) dhe i liqenit, hauzit në xhenet. Mirëpo përskaj të gjithë kësaj ai është njeri i cili nuk e ka në dorë dëmin dhe dobinë, as për veten e tij e as për të tjerët, veçse çfarë do Allahu, siç thotë dhe Allahu në Kuran: “Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e Allahut (e t’ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregojë se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua.[21] Gjithashtu në suren Araf thotë Allahu: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çfarë do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.[22]

Prandaj edhe i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vdiq njejtë si profetët tjerë, mirëpo mbeti feja e tij deri në ditën e gjykimit, thotë Allahu në Kuran: “Ti do jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.[23]

Me këtë kuptohet se nuk e meriton adhurimin dikush tjetër pos Allahut të pa shok, thotë Allahu në Kuran: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)![24]

Kurse në fund kërkojmë mbrojtje prej shejtanit të mallkuar, thotë Allahu në Kuran: Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”.[25]

Allahu na dhashtë bereqet neve dhe juve me Kuranin famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve me ajetet e tij dhe përkujtimin e tij të urtë, i them këto fjalë dhe kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju nga çdo mëkat, kërkoni falje sepse Allahu është Falës, mëshirues.

Për në fund:

 Fjala më e bukur është fjala e Allahut në Kuran, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e gjërat më këtë këqija janë gjërat e shpikura, risitë, bidatet. Çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje e çdo humbje e ka vendin në zjarin e xhehenemit.

Robër të Allahut:

Kinie frikë Allahun e Lartmadhëruar, dijeni se prej obligimeve më të mëdha që duhet ti din robi është ta njeh sa më shumë pejgamberin e tij si dhe ta beson atë, të vepron sipas sunetit të  tij, ta repsketon atë nga “jashtë” dhe nga “brenda”. Thotë Allahu: “Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”.[26]

Pra vëllezër dhe motra dërgoni sa më shumë salavate mbi të dërguarin më të mirë, mbi pejgamberin tonë Muhamedin të birin e Abdullahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. O Allahu lëshoj bekimet dhe mirësit tua mbi të, o Allah je i kënaqur me shokët e tij: Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun si dhe sahabët e tjerë të pejgamberit tonë në përgjithësi. O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët, poshtërsoe shirkun dhe mushrikët, ndihmoji robërit e tu të drejtë që të të njëhsojnë Ty, o Allah kërkojmë prej Teje të na falësh në dunja dhe ahiret, o Allah kërkojmë mbrojtje prej Teje nga vështirësitë e belave, nga përfundimi i keq, caktimi i keq, nga poshtrimi i armiqve. O Allah ne kërkojmë mbrojtje me Ty që të mos na largohen begatitë e Tua, shëndetin që na e ka dhënë, nga dënimi i papritur si dhe nga hidhërimi i Tij.

O Allah o Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtarët qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Na fal neve, të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mbroi ata nga dënimi në varr dhe nga dënimi i xhehenemit, më mëshirën Tënde o Mëshirues,Mëshirbërës.  Allahu thotë në Kuran: “ “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr![27]

Robër të Allahut, Allahu thotë në Kuran: ” Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.”[28]  Përmendeni Allahun e madh që Ai tju përmend juve, falenderoni Atë që tua shton të mirat, pasi që të përmendurit e Allahut është diçka e madhe Allahu e din çfarë punoni!

Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Llokman:33.

[2] Ali Imran:102.

[3] Tegabun:8.

[4] Mutefekun alejhi.

[5] Enfalë:20.

[6] Hashr:7.

[7] Transmeton Buhariu.

[8] Transmeton Buhariu.

[9] Transmeton Ahmedi, Buhariu  mualekan(pa përmendjen e zinxhirit ),ndërsa hadithi është hasen – i mirë.

[10] Ali Imran:31.

[11] Araf:158.

[12] Transmeton Buhariu.

[13] Teube:24

[14] Mutefekun alejhi.

[15] Fet’h:9.

[16] Ahzab:56.

[17] Transmeton Muslimi.

[18] Transmeton Tirmidhiu e të tjerët ndërsa hadithi është i besueshëm.

[19] Nisa:59

[20] Nisa:65

[21] Enam:50

[22] Araf:188

[23] Zumer:30

[24] Enam:162-163

[25] Ahzab:21

[26] Nur:63

[27] Bekare:201

[28] Nahl:90

0 1934

I falënderuar është Allahu, Një i vetmi, të cilit i të përgjërohet gjithçka, Ai as nuk lind, as nuk është i lindur dhe askush nuk është i barabartë (i krahasueshëm) me Atë. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, sal-lallahu alejhi ue selem, të Dërguarin e zgjedhur i cili iu dërgua njerëzimit si përgëzues dhe paralajmërues. Të bekuar qofshin familja e tij e ndershme dhe shokët e tij pishtarë ndriçues të udhëzimit.

Muslimani nuk arrin të njeh bukurinë e etikës Islame, nësë nuk kthehet mbrapa në histori për t’i analizuar parimet morale e popujve të kaluar. Nëse vepron kështu do të sheh shkallën e ultë të edukatës morale dhe do t’i shtohet bindja se Islami është fe e moralit të bukur. Ky është populli i Adit që jetonte në pallatet luksoze, në kopshtet e blerta, pranë lumenjve që rrjedhin. Ishin të fuqishëm me pamje të gjigantëve, toka dridhej kur ata ecnin, por kur morali i tyre filloi të prishet Allahu, subhanehu ue te’ala, i dënoi me thatësirë që zgjati tre vjet. Pastaj populli Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë, të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Pas dënimit trupat e njerëzve ishin të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.

I njejtë është edhe tregimi i popullit të Lutit, alejhi selam. Jeton jetë plotë begati dhe mirësi, por kur morali filloi të degjenerohet dhe kur u përhap homoseksualizmi Allahu i dënoi ashpër. Për prishjen e moralit të tyre flet ajeti të cilët kur dëshiruan të dëbojnë Lutin, alejhi selam, thanë: “Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të pastër”. (El A’raf, 82). Kjo fjalë e tyre flet për prishjen e moralit ngase nuk e dëbon dot njeriun e pastër përveç atij që parapëlqen papastërtinë për shkak të prishjes së peshores që i mundëson të dallon të mirën prej të keqes.

Të këtillë janë gjithë historitë e popujve që janë ndëshkuar me shkatërrim, prishja e moralit ishte fillimi i devijimit. Një poet bukur ka thënë:

Një popull do të mbetet në jetë deri sa ka moral, kur të humb morali edhe ata do të humben.

 

Lumturia e popujve nuk realizohet tërësisht nëse ai popull nuk stoliset me virtyte dhe moral të bukur. Një mendimtar perëndimor ka shkruar: Lumturia e popullit nuk është pasuria e tij, as fuqia që e zotëron e as bukuria e ndërtimeve të tij. Lumturia e një populli është në fëmijët burrat dhe gratë të ditur dhe të edukuar në mirësjellje, në mendjet e ndriçuara dhe në moralin zbukurues. Këta janë lumturia e vërtetë e një populli, forca e tij dhe madhëria kryesore. (Libri Morali në Islam, fq. 14)

Nëse e analizojmë Islamin do të shohim lidhshmëri të ngushtë dhe të fortë mes moralit (virtyteve) dhe parimeve kryesore të kësaj feje. Këtë e lexojmë qartë në fjalën e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: “Jam dërguar që t’i përkryej virtytet e larta”.

Vlerën e moralit e vërteton edhe ajeti në të cilin Allahu, subhanehu ue te’ala, e lvdëron Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, me fjalët: “Ti je me virtyte madhore” (El Kalem, 4)

Shtyllat e Islamit, që janë lidhjet mes Allahut dhe robit dhe që paraqesin detyrat që i kemi ndaj Tij,  synojnë të fisnikërojnë shpirtin njerëzor. Për namazit, Allahu në Kuran thotë: “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar” (El Ankebut, 45)

Zekati e pastron shpirtin nga njollat e koprracisë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!” (Et Teube, 103) Pastrimi i përmendur, e ka kuptimin e rritjes dhe shtimit të virtyteve.

Gjatë agjërimit është e ndaluar ngritja e zërit dhe fyerja dhe poashtu gjatë Haxhillëkut: “Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.“ (El Bekare, 197)

Nga e përmendura më lartë del në shesh se Islami si fe ka vendosur rregulla që e mbrojnë njeriun nga shthurja morale, nëpërmjet adhurimeve që ruajnë dhe ripërtërijnë lidhjen mes Krijuesit dhe të krijuarve.

Të nderuar, njeriu nuk do të arrin të zbukurohet me virtyte të larta nëse ato nuk burojnë nga akideja e pastër dhe e çiltër. Besimi është vendi ku buron morali, prandaj Muhamed El Behij, bukur ka shkruar: “Sistemi etik i Islamit është fryt i besimit të pastër, ndikues dhe të shkëlqyeshëm islam. Morali i lartë është gjurmë e adhurimeve të kryera në formën e duhur dhe rezultat i nënshtrimit të çiltër ndaj Allahut.” ((د. محمد البهي: الغزالي وفلسفته الأخلاقية والصوفية ص 9 نقلاً من كتاب الأخلاق في الإسلام ص 17

Lutja jonë e fundit është: I falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve.

Përktheu: Talha Kurtishi

0 2061

Allahun e falënderoj, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Allahut. Gjendja e umetit na imponon që t’ju përkujtojmë me disa gjëra që u bëjnë dobi myslimanëve, me disa shkaqe fetare, që ndihmojnë në ndryshimin e situatës duke i larguar pasojat e këqija e musibeteve me të cilat ballafaqohen.

Këto faktorë fetarë mund të përdoren nga çdokush, për ta ndihmuar vetveten dhe umetin, derisa shumë faktorë tjerë material nuk janë në dispozicion të shumicës së myslimanëve. Namazi është prej shkaqeve më të dalluara fetare për lehtësimin e vështirësive dhe pengimin e sprovave.

Të dërguarit dhe të devotshmit ishin në dijeni të plotë për pozitën e lartë që e ka namazi në mesin e adhurimeve të tjera. Për këtë shkak në situatat e vështira të sprovave ata prehjen e tyre i gjenin në namaz. Suhejbi, radijallahu anhu, tregon: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, pas faljes së namazit i pëshpëriste disa fjalë që nuk i kuptonim… prej atyre fjalëve ishte edhe këshilla: Ata (dmth. Pejgamberët) kërkonin prehje në namaz. (Ahmedi dhe Ibën Hibbani sipas vlerësimit të Albanit hadithi është i saktë dhe i plotëson kushtet e imamëve Buhariu dhe Muslimi)

Imam Ahmedi në Musnedin e tij e transmeton hadithin e Aliut, radijallahu anhu: Në natën e Bedrit gjithë ishim në gjumë përveç Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili natën e kaloi, nën një dru, duke qarë dhe duke u falur. (Ahmedi, Ibën Hibbani dhe Ibën Huzejme sipas vlerësimit të Albanit transmetimi është i saktë)

Namazi dhe lutja janë përmendur edhe në çastet e ballafaqimit të dy taborëve. Ibën Mes’udi, radijallahu anhu, rrëfen: Në ditën e Bedrit i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u falë dhe nuk kamë parë askënd të lutet aq shumë sa i dërguari i Allahut. Lutej duke thënë: O Allah ma jep atë që ma premtove.

Ummu Seleme, radijallahu anha, rrëfen: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u zgjua natën dhe tha: I lartësuar qoftë Allahu, sa sprova kanë zbritur sonte dhe sa thesare janë hapur. Zgjoni banoret e dhomave (që të falen), sepse shumë të veshura në dynja do të janë të zhveshura në ahiret. (Buhari)

Në një transmetim tjetër është përmendur qartë shtojca që të falen. Ibën Haxheri duke e komentuar hadithin thotë: Është i preferuar përshpejtimi me namaz, në momentin e frikës prej së keqes. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.” (El Bekare, 45) Kur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, preokupohej me ndonjë çështje prehje kërkonte me namaz dhe i urdhëronte, me namaz, ata që shihnin ëndërr të keqe. (Fet’hul Bari, 1/211)

Çështjen e namazit pas ëndrrës së keqe e ka përmendur qartë imam Muslimi në hadithin, që prej të Dërguarit të Allahut e përcjell Ebu Hurejre, radijallahu anhu, teksti i të cilish është: Nëse dikush prej juve sheh (në ëndërr) diçka që urren le të çohet dhe le të falet.

Abdullah ibën Nadri tregon, me ka treguar i ati se në kohën e Enesit, radijallahu anhu, kishte ndodh errësimi i qiellit. Njerëzit kishin shkuar te Enesi dhe e kanë pyetur: A ndodhte kjo në kohën e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem? Tha: Allahu na ruajt, kur forcohej fryrja e erës  shpejtonim në xhami për tu fal, duke u frikuar se mos ka filluar kiameti. (Hakimi në Mustedrekun e tij)

Alkameja, Allahu e mëshiroftë thoshte: Kur të frikoheni nga ndonjë gjë që e shihni në horizontin e qiellit shpejtoni në namaz. (Ibën Ebi Shejbe në Musannef)

Ibën Abbasit, radijallahu anhuma, i erdhi lajmi për vdekjen e vëllait duke qenë në udhëtim. U ndal në skaj të udhës, zbriti dhe i fali dy regate dhe pastaj u kthye te deveja duke thënë: Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz!

Namazi, duaja dhe gjithashtu leximi i Kuranit janë prej gjëra me të dobishme që ndihmojnë që njeriu të jetë stabil gjatë sprovave. Rezultati i këtyre adhurimeve është frika, kthimi tek Allahu dhe afrimi pranë Tij. Kështu njeriu e fiton mbrojtjen hyjnore që u është premtuar besimtarëve. Ky është edhe me adhurimet tjera si lëmosha, zekati, agjërimi, haxhillëku, umreja…

Nuk ka dështim më të madh se sa të angazhohet njeriu me diçka tjetër përveç adhurimit dhe e anashkalon kërkimin e ndihmës prej Allahut me namaz. Të dështuar janë edhe ata që kohë të gjatë kalojnë duke e përcjellë situatën e muslimanëve, pastaj fillojnë dhe kritikojnë ata që nuk ndihmojnë përmirësimin e gjendjes duke i akuzuar fillimisht dijetarët. Të tillët duke mos lëvizur aspak në drejtim të përmirësimit në njërën dorë e kanë telekomandën ndërsa në dorën tjetër filxhanin e kafesë, e gojën e kanë plotë mallkim!

Përktheu: Talha Kurtishi

0 1244

O hoxhallarë – imam! O politikan! O studentë! O mendje të ndritura! O ju që keni vlera dhe ideale!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

 Në epokën e qytetërimit dhe civilizimit botëror, zhvillimi teknik dhe teknologjik njerëzit i ka ngritur në botën e materializmit. Në anën tjetër, ata kanë pësuar rënie drastike në botën e idealizmit, moralit dhe ndërgjegjes. Janë ngjitur në kozmos, por këmbët i kanë mbetur në batak dhe llucë.

Muslimanët nga këto arritje trashëguan mykun, imoralitetin, prishjen, çoroditjen; duke i pasuar dhe ndjekur të tjetër nuk mundën ta arrinin qytetërimin, por as nuk mundën ta ruajnë e ta kultivojnë burrërinë, sidomos të rinjtë, të cilët po përjetojnë një gjendje të dhimbshme në ditët e sotme. Shikimi i tyre është i mangët për shkak të mjegullës para syve. Të vërtetat janë të zbehura. Pak prej tyre e dallojnë të saktën prej të pasaktës.

Të rinjtë mund të arsyetohen sepse mjetet e informimit, mediumet, i kanë tjetërsuar rregullat duke i kthyer në të kundërtën. Po ashtu e kanë ndryshuar edhe kuptimin e burrërisë te të rinjtë. Kështu që komiku trashaluq, artisti me famë, lojtari i shkathët janë bërë ikona të burrërisë. Të gjitha këto ikona me bagazh pasigurie dhe dyshimi po përfaqësojnë dhe prezantojnë “vlerat burrërore”.

Islami në realitet ofron vlera të tjera të tipareve burrërore, duke vlerësuar në bazë të parimeve të besimit, të vendosmërisë dhe peshores së fuqisë logjike. Kërkohet nga të rinjtë që të jenë burra me tipare dhe veti burrërore, të jenë burra e jo të vegjël dhe jo vetëm meshkuj. Sa dallim i madh është mes mashkullores dhe burrërores.

Allahu i Lartësuar në Kuran përmendë mbi pesëdhjetë herë “burrërinë”, ndonjëherë pati për qëllim llojin, ndonjëherë vetitë (tiparet) dhe në disa raste që të dyja së bashku.

Të shohim në vazhdim disa karakteristika të veçanta të burrërisë, të cilat janë të përmendura në Kuran dhe Sunet. Ky vështrim le të jetë mësim dhe vetëdijesim për të gjithë mendjendriturit.

 – Burrëria e karakterizuar si pastërti, si në kuptimin material (lëndor) edhe moral

Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka burra që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.”(Tevbe, 108 )

 – Burrëria veti e atyre që kanë lidhje të sinqertë me Allahun

Allahu i Lartësuar thotë: “Midis besimtarëve ka burra të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (Ahzab, 23. )

 – Burrat preferencë kanë ahiretin para dynjasë.

Allahu i Lartësuar thotë: “…burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” (Nur, 37)

 Të nderuar musliman!

 Askush nuk dëshiron të cilësohet si jo burrë. Çdo njëri mburret dhe krenohet kur cilësohet si burrë. Po ashtu edhe prindërit dëshirojnë që fëmijët të cilësohen me tiparet burrërore. Ëndërr e çdo të riu është që të ketë tipare të tilla.

 Kurani përdori shprehjen “burrë” për t’i treguar vetitë e plota të besimit dhe sakrificës. Po ashtu burrat e përmendur në Kuran janë ata të cilët kanë besim të thellë dhe çështjet e dynjasë nuk e nëpërkëmbin në favor të botës së ardhshme. Përdorimi i tjetër i termit “burrë” tregon për vendosmërinë burrërore për ta ndihmuar dhe publikuar të vërtetën.

Njeriu duhet të plotësojë disa komponentë të burrërisë, të kompletojë disa pjesë përbërëse për t’u cilësuar me këto veti. Prej tyre disa po i përmendim.

– Ambiciet dhe synimet e larta

Ambicia është shenjë e potencës, personin e ngrit në nivele të larta madhore të zhvillimit dhe ngritjes me dituri dhe punë. Fjala e urtë thotë: “ambicia (entuziazmi) është gjysma e potencës”. Pra, ai që ka synime të larta i paraprin gjërave dhe në këtë mënyrë veprimet rezultojnë me suksese.

Njeriu duhet të jetë larg çdo loje dhe zbavitje që ul dhe nënvlerëson synimet madhore. Mesazhi islam dënon kotësinë, pavlerën dhe padobinë, të cilat e therin dhe e vrasin krenarinë dhe fisnikërinë burrërore.

– Përkushtimi, dinjiteti dhe krenaria

Ata që kultivojnë trimërinë, përkushtimin, zellin, këta janë krenarë me veten dhe nuk lejojnë injorimin, nënçmimin, poshtërimin. Islami i edukoi bijtë e vet në heroizëm dhe ideale të larta për ta përkrahur dhe përmbajtur të vërtetën për hir të Allahut të Lartësuar.

– Besnikëria

Të qenët besnik do të thotë të veshësh petkun e burrërisë. Muhamedi alejhi selam ishte njeri besnik, që u dëshmua edhe para shpalljes dhe pas tij me qëndrime besnikërie. Këtë gjë e dëshmuan jo vetëm miqtë, por edhe armiqtë e tij.

 O hoxhallarë – imam!

O politikan!

O studentë!

O mendje të ndritura!

O ju që keni vlera dhe ideale!

 Nuk ka hajër nëse nuk ja kujtoj së pari vetes dhe juve fjalën Allahut të Lartësuar:

Keni frikë Allahun e Lartësuar.

“Kushdo që ka frik Allahun dhe përmbush detyrimet ndaj Tij, Ai do të sjell rrugdalje për të dalë (nga çdo vështirësi).’’ (Talak, 2)

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.’’ (Talak, 4)

“Kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.’’ (Talak, 5)

0 10202

Muaji i Ramazanit është muaji i madh të cilin besimtarët mezi e presin, madje kur hyn ky muaj i bekuar ia numërojnë edhe ditët se sa kanë kaluar dhe sa kanë mbetur. Kështu që para se hym në këtë muaj na obligohet që ti mësojmë disa dispozita bazë që kanë të bëjnë me këtë muaj, duke mos e anashkaluar moralin dhe sjelljen që duhet ta kemi në këtë muaj. Duke synuar që agjërimi jonë të jetë i pranuar, duhet që të dimë tepër saktë se çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar për agjëruesin në këtë muaj.

    Llojet e njerëzve në pritjen e muajit të Ramazanit:

 Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

   Pas disa ditëve na vjen muaji më i madh prej muajve të tjerë të vitit, muaji i bekuar i Ramazanit, muaj të cilin çdo herë besimtarët e presim me padurim. Në veçanti për këtë muaj janë të kujdesshëm njerëzit e mirë të cilët prej përpara hyrjes së këtij muaj pregatiten shpirtërisht dhe moralisht madje edhe duke i numëruar ditët deri sa të hy ky muaj i bereqetshëm. Kurse me hyrjen e këtij muaji ata sikurse ringjallen shpirtërisht, i përgëzojnë të tjerët për ardhjen e tij, ua urojnë të gjithë besimtarëve hyrjen e këtij muaji dhe vetë janë tepër të gëzuar. Njerëzit gjatë pritjes së këtij muaji janë disa llojesh:

–           Ka nga njerëzit që gëzohen me tregëtinë që bejnë në këtë muaj, për shkak të fluksit të madh të klientëve besimtarë ,që blejnë për të ngrënë në këtë muaj, e si pasojë kjo u sjell atyre shumë të mira materiale, pra këta njerëz nuk i gëzohen muajit të Ramazanit porse tregtisë në të.

–           Ka nga njerëzit që me hyrjen e këtij muaji janë edhe më të lirë se në muajt tjerë dhe i gëzohen kësaj kohë të lirë për ta kaluar natën duke shikuar seriale të ndryshme, duke u zbavitur me shoqërinë, duke luajtur lojra të ndryshme, duke ndëgjuar muzikë, duke ndejt natën deri në syfyr kurse të nesërmen duke u zgjuar vonë vetëm e vetëm që të kaloj sa ma pak kohë i agjërueshëm sepse shpesh për këtë lloj njerëzish agjërimi është i vështirë dhe i pavlefshëm.

–           Porse ka nga njerëzit të cilët përveç që ia din vlerën këtij muaji, ata garojnë në vepra të mira, e planifikojnë kohën në mënyrë më të mirë të mundshme dhe atë  për të lexuar Kuran, për të bërë dua, para iftarit dhe syfyrit, për të falë namaz natë dhe taravi, për të vizituar farefisin, duke u marë me organizime të ndryshme të cilat janë në dobi të shoqërisë ku jeton ai sikurse është organizimi i mbledhjes së zekatit, shpërndarjes së fitrave, pregatitjes së iftareve etj.

  1 – Vlera e muajit të Ramazanit:

 

  Dije vëlla i dashur se besimtari i mençur është ai i cili çdo herë Ramazanin në të cilin jeton e konsideron si të fundit, kjo na bën neve që ta presim këtë muaj seriozisht qoftë vetëm me nijet. Pasi që nëse Allahu nuk na e mundëson ta agjërojmë në gjithë muajin të na shkruhen shpërblimet edhe të agjërimit edhe të namazit vetëm pse e kemi pasur nijet të falemi dhe të agjërojmë në këtë muaj.

   Për këtë muaj i Dërgauri i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Kur vjen muaji i ramazanit happen dyert e xhenetit…”

   Hapen dyert e kujt…o rob i Allahut përse!?

   Ato janë dyert e xhenetit! Dyer të cilat kur happen nuhatet era e xhenetit sa udhëtari që kalon duke ecur dyzet vjet. Dyert e xhenetit në të cilat ka atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka ndëgjuar e as që mendja e njeriut mund ta ketë imagjinuar, do të happen këta dyer pas pak ditësh, kështu që pregatitu për të se ndoshta një prej banorëve të tij e ti nuk e di një gjë të tillë. Po ashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” …mbyllen dyert e xhehenemit…”. Po o robi i Allahut xhehenemi në muajin e Ramazanit mbyllet. Pos kësaj Allahu liron nga zjarri i xhehenemit njerëz çdo natë gjatë muajit të ramazanit.

   Kështu që nxito që të jesh i liruar nga zjarri i xhehenemit në muajin e Ramazanit, sepse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë në hadithin e Xhibrilit (paqa e Allahut qofshin mbi të):” i shkatëruar qoftë ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen mëkatet”.

   Gjithashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “ Thëret një thirrës gjatë ramazanit: O kërkues i së mirës urdhëro vepro, o kërkues i të keqes ndalo (frenohu). Allahu liron nga zjarri i xhehenemit çdo natë njerëz.

   Kurse Allahu në Kuran thotë:” O ju të cilët keni besuar agjërimi u është bërë obigim juve, ashtu siç ishte për popujt para jush.”(Bekare:183) Obligim nga ana e Allahut jo për të na rënduar ose për të na e bërë agjërimin të sikletshëm por agjërimi nënkupton se ka qenë një gjë e ligjësuar edhe në popujt e mëhershme, kështu që neve jemi vetëm edhe një umet tjetër që na obligohet kjo dispozitë fetare ashtu siç ka qenë në popujt e mëhershëm vetëm që ta arim devotshëmrinë sepse Allahu në Kuran thotë:” që të bëheni të devotshëm.(Bekare:183) Pra nga ku shihet se ky është edhe pikësynimi bazë i agjërimit të muajit të Ramazanit.”

   Andaj është vetëm Allahu Ai i Cili ndihmon në agjërim ,gjatë Ramazanit derisa të arish devotshëmrinë, ngase shejtanët në këtë muaj lidhen, për këtë arsye shpesh dëgjojmë që mëkatarët pendohen gjatë këtij muaj, gratë e zbulara mbulohen, shumë të tjerë udhëzohen, ata që deri atë ditë e kanë lënë namazin fillojnë ta falin, ata që janë treguar dorështrënguar në pasurinë e tyre e japin zekatin madje japin edhe sadaka. Madje nuk habitemi kur dëgjojmë se në këtë muaj edhe njerëz zullumqarë apo kriminel që njihen ndër njerëzit fillojnë dhe futen në xhami për namaze të ndryshme, apo për namazin e taravive apo në dhjetë ditshin e fundit duke shpresuar që natën e kadrit ta kalojnë në adhurim sa do pak.

   Prandaj mendo o rob i Allahut pse ndodh kjo pikërisht në këtë muaj?! E gjitha kjo për shkak mëshirës së madhe që zbret Allahu në këtë muaj dhe për shkak të mospasjes akces të shejtanëve ndaj njerëzve, pasi që ata në këtë muaj lidhen siç na tregohet për këtë në hadithin e saktë. Mos haro vëlla i dashur kërcënimin që përmban hadithi i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” ishkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë ai i cili e arin muajin e Ramazanit dhe nuk i falën mëkatet.” Kurse për të na u falur mëkatet e dim se çduhet bërë, pasi edhe për këtë na tregon hadithi tjetër i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku thotë:” Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut do ti fallen mëkatet e kaluara.” Pra ky është muaji i zbritjes së mëshirave, muaji i faljes, thjesht thënë muaji i shanseve të mëdha me pak mund dhe sakrificë.

   Në këtë muaj nuk kanë të mbaruar mirësite dhe begatitë e Allahut apo lehtësimet që ai i ka bërë për robërit e tij të dobët dhe neglizhent, pra fjala është për natën e kadrit. Natë që siç dihet vlën më shumë se 1000 muaj. Prandaj vëlla përkujto nëse je nga ata që nuk dallohen me adhurim apo me përkushtim në këtë muaj qoftë në namaze nafile, në namazin e natës, në sadaka apo në leximin e Kuranit famëlarte atëherë shiko e mos u bëj neglizhent edhe në dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar, sepse në njërën prej tyre fshihet kjo natë e cila është privilegj vetëm i këtij ummeti, pra i ummetit më të privilegjuar në shumë aspekte. Fillimisht ta ndëgjojme se si ka folur Allahu për këtë natë të madhe, thotë ai në suren e cila e mban dhe emrin e kësaj nate madhështore:” Çfarë është nata e Kadrit? Ku e din ti se çfarë është nata e Kadrit? Nata e kadrit është natë më e vlefshme se një mijë muaj. Gjatë kësaj nate zbresin melekët dhe shpirti besnik (Xhibrili) me lejen e Zotit tënd për çdo çështje. Paqë për ta (njerëzit) derisa të del agimi.”(Kadr:1-5) Kurse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ai i cili falet natën e Kadrit me besim dhe bindje në shpërblimin e Allahut do ti falen mëkatet e kaluara.” Tani ajo që të mbetet ty o vëlla i dashur është që mos të të shpëtoj nga duart kjo natë e madhe, pasi që nëse gjatë muajit e sheh dhe e ndjen veten se nuk ke qenë nga ata që kanë punuar mjaftueshëm për t’ju falur mëkatet atëherë kjo është rasti i fundit dhe rasti më i mirë për ta mbyllur këtë muaji në një mënyrë sa më të mirë, vetëm mendoje o vëlla i dashur mundi i një nate do të shkruhet se je falur dhe lutur për çdo natë, për 83 vjet e më shumë radhazi, prandaj ndalu dhe mendo se ai ia vlen apo jo?!

   2 – A e din se çfarë është agjërimi?

 

   Agjërim nuk do të thotë abstenim nga ngrënia, pirja dhe marëdhëniet intime,  mirëpo është vepra më të cilën kënaqen të devotshmit, muaji i cili nxit pastrimin e përgjithshëm të robërve besimtarë nga çdo gjë e keqe dhe jo e mirë , si në aspektin shëndetësorë, shpirtërorë po edhe të moral dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për të kënaqur Allahun, pasi që në islam siç dihet çdo vepër sa do e vogël qoftë ajo është e lidhur me Të, pra çdo herë duke shpresuar shpërblimin nga ana e Tij. Prandaj vëlla i dashur pyete veten se për kë e ke lënë ushqimin, pirjen dhe epshin tënd? Thotë Allahu në hadithin kudsi:” Çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është i imi.” Medito vëlla se kush të ka urdhëruar të agjërosh dhe mendo se kjo qenka diçka e veçantë nga adhurimet tjera pasi që i Lartmadhëruari shpërblen për të në mënyrë speciale, e kjo pa dyshim se ky shpërblim duhet të jetë diçka shumë më i veçantë se shpërblimet e veprave tjera.

    Kush të ndalon të hash kur je i vetmuar, askush nuk të sheh! Por këtë besimtari këtë e bën nga frikërespekti ndaj Allahut, nga ndenja e mbikqyerjes së vazhdueshme nga ana e Allahut, prandaj dhe në hadith ka ardhur:”…përveç agjërimit, Ai është i imi e Unë për të shpërblej.” pra ashtu sikurse robi edhe në fshehtësi ruhet dhe nuk e tradhëton agjërimin , ashtu edhe shpërblimi për të është sekret midis Allahut dhe robit të Tij.

   A mund ta di agjëruesi se çfarë shpërblimi ka pregatitur Allahu për të? Kur të hyn besimtarët në xhenet, agjëruesit prej tyre do të kenë të hapur edhe një derë më shumë , pra një hyrje të veçantë e cila quhet Rejan. E siç dihet nga kjo derë nuk mund të hy kush pos asgjëruesve, pasi që ata duruan në vape, të etur e të uritur e përbajtën veten nga epshet e këtë vetëm pse Allahu ua kishte obliguar, e shpërblimi i atyre që hyn në këtë derë pa dyshim se është i veçantë, thotë Allahu për durimtarët:” Me të vërtetë durimtarët shpërblehen pa llogari.”(Zumer:10)

   Gjatë muajit të Ramazanit ka zbritur Kurani nga Lehfi-Mahfudh (libër në të cilin është shkruar çdo gjë që do të ndodh prej krimijit të parë që ka krijuar Allahu e deri në ditën e gjykimit) në qiellin e kësaj bote, e më pas ka zbritur në tokë për 23 vite radhazi sipas nevojës, pra gjatë periudhës kur i Dërgauri i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte pejgamber, thotë Allahu në Kuran:” Muaji i ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë nga e kota.”(Bekare:185)

   3 – Leximi i Kuranit tek të parët tanë të mirë – selefi:

 

   Imam Shafi – Allahu e mëshiroftë, gjatë muajit të Ramazanit është transmetuar se ka bërë 60 hatme Kurani, pra një hatme gjatë ditës e një gjatë natës! Po mund të thuash se suneti është në 3 ditë një hatme, por … dikush e ka ditur se ky muaj është shumë më ndryshe nga njëmbëdhjetë muajt tjerë, pra muaj i veçantë prandaj dhe qasja e tyre ndaj Kuranit në këtë muaj ka qenë i tillë, hatme pas hatme.

   Imam Maliku – Allahu e mëshiroftë, imami i Darul-Hixhres (Medines) gjatë muajit të Ramazanit i lente librat e dijes dhe veçohej duke lexuar librin e Allahut kurse ligjeratat në këtë muaj i kishte të gjitha për vlerat e këtij muaji mëdhështorë.

   Medito vëlla se si ta parët tonë të mirë – selefët pra kanë jetuar në këtë muaj, pra e vetmja gjë që njihnin ishte Kurani. Dihet se udhqimi i ulemave të mëdhej ka qenë dija gjatë 24 orëve 7 ditë, pa pushim, rastet se si ata e kanë kërkuar atë, e kanë vlerësuar atë, kanë sakrifikuar për të, janë krejt këta që të lënë për të dëshiruar e të mahnisin, POR në muajin e Ramazanit kjo DIJE është lënë anash e është marrë Kurani për tu lexuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

   Prandaj vëlla dhe ti motër eja tu përngjasojmë dijetarëve në këtë muaj, pra e kem pak më të lehtë , ta shfletojmë Kuranin vazhdimisht duke e lexuar, të meditojmë rreth tij, të falemi natën me të, të mësojmë përmendësh nga ai sa më shumë, ti mësojmë të paktën dispozitat bazë të tij me të cilat biem ndesh çdo ditë, javë apo vit, si abdesti, namazi, agjërimi, zekati, xhumaja etj.

   4 – Pranimi i lutjeve gjatë muajit të Ramazanit:

 

   Dije se për agjëruesin ka lutje e cila nuk i kthehet prapa…vallë a e din se cila lutje?

   Disa nga dijetarët kanë thënë se ajo është para iftarit. Kështu që përgatitu vëlla i dashur para se të thirrë ezani i akshamit, ndaje një kohë për lutje, kthehu nga kibleja ngrej duart në qiell dhe si fillim kërko nga Zoti yt Bujar të ta pranoj agjërimin tënd, më pas kërko dhe kërko… se nevojat tua nuk mbarojnë, o më i varfëri i të varfërve kërko që Allahu të të shpëtoj nga zjarri i xhehenemit, të ti fal mëkatet, të të ruaj nga dënimi i varrit, të të ruaj nga përfundimi i keq…pasi që pranimi i lutjeve në këtë kohë është e garantuar, për këtë dëshmon fjala e Allahut në Kuran:” E kur robërit e mij të më luten mua, unë jam afër tyre i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. (Bekare:186) Medito o rob i Allahut se ky muaj është pikërisht muaj i faljes dhe mëshirës, prandaj mos e humbë këtë shansë që mund mos të përsëritet më në jetën tënde!

   5 – Muaji i ramazanit, muaji i largimit nga mëkatet:

 

   A thua vallë është e arsyeshme që edhe gjatë këtij muaji të vazhdohet në mëkate ndaj Allahut?

   A thua vallë si mund të jetë puna me ata të cilët e kanë kaluar kohën e lirë duke shikuar televizor, duke dëgjuar muzikë, kanë biseduar gjëra të pa vlera, kanë qenë neglizhent ndaj namazit, kanë ngrënë kamatë, kanë vrapuar pas gravë që i kanë të ndaluara, të gjitha këto para muajit të Ramazanit dhe mendojnë të vazhdojnë edhe në këtë muaj në këtë mënyrë pa ndryshuar aspak!?

   Vëlla i dashur dhe motër e dashur pa dyshim se ky muaj është rasti më i mirë për tu distancuar ti dhe për ti nxit që edhe tjerët të largohen nga këto vepra njëherë e përgjithmonë, të bëjmë një pendim të sinqertë dhe të thellë, të mendojmë se pas kësaj na pret vetëm se takimi me të Lartësuarin, të Cilit duhet ti japim llogari për gjithë të mirat që i kemi shfrytëzuar dhe atë pak “borxh” që na e ka obliguar a e kemi “paguar” pra a i këmi kryer.

   Pra a nuk është koha që krahas agjërimit që pothuaj shumica e njerëzve e kryjne por e shoqërojnë me mëkate nga më të ndryshmet, ti lëmë këto mëkate por përkundrazi të bëjmë vepra më te cilat do të dalim fitimtarë? Ti e din mirë se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin i cili shoqërohet me fjalë të rrejshme dhe me veprat sipas këtyre fjalëve.

   Pra medito se a del fitues apo humbës nëse ti e len ngrënien, pirjen dhe kënaqësitë bashkshortore por nga ana tjetër zhytesh në biseda boshe, bartje fjalësh, përgojime, shikim në të ndaluarën, je neglizhent ndaj namazit, nuk ndahesh nga muzika e kështu me radhë? Besoj se përfundimin e di prandaj lute Allahun për të të ndihmuar kurse vet sakrifikohu që të bësh ndryshime të sinqerta që ato të ta sjellin udhëzimin dhe qëndrueshmërinë në fene e Allahut deri në vdekje.

   6 – Argumenentet e obligueshmërisë së agjërimit të muajit të agjërimin dhe kushtet e agjërimit:

 

   Falenderimi i takon Allahut të vetëm pa shok, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, pas të cilit nuk ka më profet e as shpallje pas tij.

   Në vijim:

   Të nderuar vëllezër dhe motra! Agjërimi është obligim – vaxhib duke u argumentuar me:

  1. Kuran, thotë Allahu në librin e Tij:” Ju është bërë obligim agjërimi juve ashtu siç ishte obligim për popujt para jush.(Bekare 183)
  2. Sunet, thotë i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimin i ramazanit dhe shkuarja në haxh kush ka mundësi.
  3. Koncenzusi – ixhmaja e dijetarëve të islamit – të gjithë dijetarët e islamit janë të pajtimit për obligueshmërinë e agjërimit të muajit të Ramazanit

Madje dijetarët e islamit kanë thënë se agjërimi i muajit të ramazanit është obligim për:

  1. a) Çdo besimtarë – pra për jobesimtarin nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit por do të jep llogari për të.
  2. b) Çdo besimtarë të mençur – pra nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit për ata që janë të çmendur, gjithashtu edhe për ata të cilat kanë sëmundje mendore që e humbin vetveten për një kohë dhe nuk janë të vetëdishëm se çfarë kanë bërë në atë kohë, për ata që janë të shtyrë në moshë dhe nuk dinë gjë, pra për pleqërinë e thellë, madje për këta nuk ka nevojë as te jepet fidje – pra të ushqehet një i varfër çdo ditë apo edhe të agjërohet për ta, pasi që për këto grupe njerëzish nuk shkruan lapsi ose thënë ndryshe nuk meren në llogari për këtë periudhë kohore.
  3. c) Çdo fëmij i cili ka hy në moshën e pubertetit – pra nuk është obligim për ata të cilët nuk e kanë aritur këtë moshë, mirëpo është e preferushme që të ushtrohen kohë pas kohe prej në fëmijëri ashtu siç vepronin sahabët me fëmijët e tyre. Siç dihet ata i kanë përgatitur fëmijët e tyre me agjërim që të adaptohen me të duke i shpërqendruar kur ankoheshin nga uria me lojra apo gjësende të tjera derisa vinte koha e iftarit.
  4. d) Çdo besimtarë i shëndetshëm – pra nuk është obligim agjërimi për të sëmurët, për ata të cilët pritet që të shërohen, i kompenzon ditët e pa agjëruara pas shërimit, kurse për ata të sëmurë që nuk pritet që të shërohen ata obligohen që të ushqejnë çdo ditë nga një të varfër.
  5. e) Çdo besimtarë i vendit – pra nuk është obligim agjërimi për ata të cilët janë mysafir dhe udhëtarë, pasi që Allahu thotë në Kuran:” E ai i cili është i sëmurë nga ju apo është në udhëtim le të agjëroj ditë të tjera (kur të shërohet ose kur të jetë vendali).” (Bekare:184)

7 – Çfarë e prish agjërimin?

 

Robër të Allahut dijeni se nuk e prish agjërimin pos asaj që e ka sqaruar Allahu dhe i Dërguari i Tij – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:

  1. Ngrënia dhe pirja – ka thënë Allahu në Kuran:” Hani dhe pini derisa të bëhet i qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim.” (Bekare:187)

Por duhet dalluar se kur njeriu han dhe pin me vetëdije agjërimi i tij është prishur pa dyshim por kur njeriu hanë ose pin nga haresa kjo nuk e prish atë. Duhet dalluar gjithashtu edhe rastet kur njeriu sëmuret dhe detyrohet ta prish agjërimin apo kur atij i imponohet prishja e agjërimit nga dikush me dhunë.

  1.  Mardhëniet intime – thotë Allahu në Kuran:” Natën e ajgërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” pra marëdhëniet intime e prishin agjërimin edhe nëse gjatë tyre bashkshortët nuk ejakulojnë. Pra marëdhënie quhen edhe vetëm penetrimi i kokës së organit të mashkullit në organin e femrës, që do të thotë se largimi edhe nga paraloja për ato që nuk mund të përmbajnë veten do të ishte obligim në këto raste. Sepse prishja e agjërimit me vetëdije në këtë mënyrë është mëkatë i madh dhe ka dëmshpërblim – kefaret, e ai është agjërimi i 60 ditëve rrjesht.
  2.  Vjellja me qëllim – dhe kjo pa marë parasysh a përdoren gishtat si stimulues gjatë vjelljes,  apo edhe me nuhatjen e diçkaje të keqe, me shtypjen e barkut apo edhe me mjete tjera, por vetëm që vjellja të jetë e qëllimshme. Prandaj nëse kjo ndodh pa arsye personi i nënshtrohet dëmshpërblimit i cili siç dihet është agjërimi i një ditë.

Kurse ata që vjellin si pasojë e sëmundjes apo ndonjë çrregullimi të stomakut nuk u prishet agjërimi, pra agjërimi i tyre është në rregull dhe për këtë është argument hadithi i të Dërguarit të Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Kujt i vjen të vjell për të nuk ka kompensin, ndërsa ai i cili vjell me qëllim ai duhet ta kompensoj.”

  1.  Dalja e spermës – pra dalja e saj me epsh e prish agjërimin, pra kur kjo bëhet me dëshirë pa marë parasysh a bëhet me dorën e tij apo të gruas së tij apo edhe më ndonjë mjet tjetër, agjërimi prishet. Por nëse kjo ndodh në këtë mënyrë, në dallim nga marëdhëniet intime edhe nëse bënet me vetëdije kjo nuk e detyron personin që të agjëroj 60 ditë, pra nuk ka dëmshpërblim për këtë, por duhet vetëm ta kompensoj këtë ditë që e ka prishur me një ditë tjetër.

Kurse në rastet kur personit i del sperma gjatë gjumit apo qoftë edhe nga ndonjë sëmundje kjo nuk e prish agjërimin, pasi që prishja në këtë aspekt quhet ajo e daljes së saj me epsh, pra me vetëdije.

  1.  Hixhameja – nxjerrja e gjakut nga trupi

Edhe pse ka kundërthënie në lidhje më hixhamen, pjesa e cila mendon se e prish janë argumentuar me hadithin e të Dërguarit të Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” E ka prishur agjërimin ai i cili ka bërë hixhame dhe ai tek i cili është bërë hixhameja.” Edhe pse këtë hadith më pas e ka abroguar hadith tjetër sipas një pjesë të dijetarëve dhe e kanë konsideruar si jo të saktë pjesa tjetër e atyre që thuan se nuk e prish agjërimin hixhemeja, me e mira është që gjatë agjërimit të mos bëhet hixhameja, pasi që ajo shpesh ndikon edhe në gjendjen shëndetsore të atij që e bën hixhamen, e si pasojë ai më vonë mund edhe ta prish nga pamundësia për ta vazhduar agjërimin deri në fund të ditës.

8 – Gjërat që nuk e prishin agjërimin:

 

Gjërat për të cilat njerëzit madje i din edhe si prishës të agjërimit porse ato nuk e prishin janë:

  1. Gëlltitja e pështymës – pra gëlltitja e saj nuk e prish agjërimin, përpos nëse e nxjerr këlbazën nga goja më e mira është që ta pështy atë e jo ta gëlltit.
  2. Misfaku-druri me të cilin pastrohen dhëmbët – hadithi i cili transmetohet për misfakun “Përdoreni misfakun në mëngjes e mos e përdorni në mbrëmje.” Nuk është i saktë, prandaj themi se përdorimi i misfakut është i preferueshëm të përdoret qoftë në mëngjes qoftë në mbrëmje. Ndërsa misfaku i cili ka shije të limonit, të nanes apo diç të ngjajshme, nuk duhet përdorur gjatë agjëirimit pasi që përmbajnë elemente shtesë mbi shijen e misfakut, kështu që nuk lejohet të përdoren lloje të tilla të misfaqeve gjatë agjërimit.
  3. Gusli apo larja e trupit – kushdo që lahet gjatë agjërimit në Ramazan nuk e prish agjërimin.
  4. Ai i cili zgjohet xhunub – qoftë ai i cili kryen marëdhënie gjatë natës e më pas zgjohet pas imsakut apo hyn koha për të agjëruar e ku është akoma xhunub, qoftë ai i cili zgjohet xhunub si pasojë e ëndërave qoftë edhe pas hyrjes së kohës së imsakut, pra kohës së agjërimit, të dy detyrohen vetëm të marrin gusël dhe agjërimi i tyrë është në rregull.
  5. Vënia e kënës dhe rimelit (tek gratë) – këto nuk e prishin agjërimin qoftë edhe zbukurime tjera që mund të vendosen.
  6. Pikat (medikamentet) në sy dhe në vesh nuk e prishin agjërimin.
  7. Gjatë abestit nëse nuk teprohet me ujin gjatë futjes në gojë dhe në hundë, pra mos kaloj poshtë ose të gëlltitet.
  8. Injeksionet joushqyese – jo çfarë do lloj injeksioni e prish agjërimin, të gjithë ata injeksione që nuk kanë karakter ushqyes nuk e prishin agjërimin, përveç atyre që e zëvendësojnë ngrënien dhe pirjen.

E lusim Allahun që të na jap dije të dobishme mbi gjithë ato dispozita që e kemi obligim mësimin e tyre, siç janë abdesti, namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj. vetëm e vetëm që në çdo vend ku ne jetojmë të reflektojme pozitivisht në këtë aspekt, të jemi nga ata që ua mësojmë edhe të tjerëve këto gjëra, pasi që sot umeti ynë vuan shumë nga sëmundja e pa dijes, madje edhe në dispozitat bazë të fesë tonë. E pa dyshim se Allahu është Ndihmëtari ynë më i mirë.

9 – Dispozita e paraprirjes së muajit të Ramazanit me agjërim dhe bërja e nijetit gjatë natës:

 

Vëllezër dhe motra të nderuara i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të, ka thënë:” Mos e paraprini muajin e ramazanit me agjërim një apo dy ditë përpara tij, përpos atyre që kanë agjëruar vazhdimisht.” Prandaj të kemi kujdes që mos agjërojmë në ditën e fundit të muajit Shaban, duke menduar se më sigurt është të agjërohet një ditë përpara se mos ajo ditë është dita e parë e muajit të Ramazanit pasi që edhe për këtë ka thënë vetë i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Ai i cili e agjëron ditën e dyshimtë (dita e cila dyshohet a është e Ramazanit apo jo) e ka kundërshtuar ebul Kasimin (kunja e profetit s.a.v.s.) përpos dikujt i cili ka agjëruar vazhdimisht.

Po ashtu besimtari duhet ta bën nijetin gjatë natës para imsakut (hyrjes se kohës së agjërimit) edhe atë qysh në natën e parë të Ramazanit, sepse nuk ka agjërim ai i cili nuk a e ka bërë nijetin për agjërim para imsakut. Andaj kushdo që e bën nijetin për të agjëruar pas imsakut ky person nuk ka agjërim dhe nuk i llogaritet ajo ditë se e ka agjëruar, përpos nëse e ka agjërimin nafile, pasi që gjatë nafileve ka të drejt ta bën nijetin deri para namazit të drekës.

E lusim Allahun ti furnizoj muslimanët me dije të dobishme, ti udhëzoj në fenë e vërtetë dhe ti bëj pasues të rrugës së Muhamedit – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Përgatiti dhe përshtati: Nexhat Ceka

0 1391


Pyetje: Unë jam një myslimane nga Bulgaria. Më parë kemi jetuar nën regjimin komunist dhe nuk kemi ditur gjë për islamin, madje shumica e adhurimeve kanë qenë të ndaluara. Unë nuk kam dituar për Islamin asgjë deri në moshën 20 vjeçare. Pas kësaj fillova të praktikoj fenë e Allahut. Pyetja ime për ju është: a duhet t’i bëj kaza namazin dhe agjërimin që më kanë kaluar pa i kryer? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Së pari: falënderojmë Allahun i cili ju ka shpëtuar nga regjimi i padrejtë, degjenerues komunist, pas shtypjes që ju bëri myslimanëve 40 vite me radhë duke rrënuar xhamitë dhe duke i  shndërruar disa prej tyre në muze, duke mbyllur medresetë e duke ndryshuar emrat e myslimanëve dhe duke ndryshuar identitetin e tyre.

Mirëpo, Allahu prapëseprapë e plotëson dritën e Tij edhe pse këtë e urrejnë mosbesimtarët. Ja, sistemi komunist me gjithë tiraninë dhe despotizmin u shkatërrua më 1989 dhe myslimanët u gëzuan shumë, u kthyen në xhamitë e tyre të vjetra duke i rinovuar e duke i përmirësuar, duke u kthyer në mësimin e Kuranit, myslimanet duke iu kthyer hixhabit etj. Lusim Allahun e madhëruar që myslimanët t’i kthejë në fenë e tyre, t’i ndihmojë ata dhe t’i bëjë krenarë kurse armikun e tyre ta poshtërojë!

Së dyti: në Bulgari është rritur një gjeneratë e myslimanëve nën regjimin komunist të cilët nuk dinë gjë për Islamin edhe pse ata janë myslimanë ngase regjimi i pengoi ata nga feja e tyre. I ndalonte që të fusin madje edhe Kuranin dhe literaturë islame në Bulgari. Këta që nuk dinë gjë nga dispozitat e fesë Islame, adhurimet e farzet nuk kanë për obligim t’i bëjnë kaza (t’i kompensojnë) ato adhurime (që ju kanë kaluar) sepse myslimani nëse nuk mund të këtë qasje në diturinë e sheriatit si dhe nëse nuk i arrijnë dispozitat e tij, nuk obligohet me diç në bazë të fjalës së Allahut: “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij”(Bekare: 286)

Shejhulislam ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “të gjitha pajtohen se ai që është në vendin e kufrit, ka besuar dhe është i paaftë për të emigruar, nuk obligohet me obligime që s’mund t’i bëj, porse obligohet aq sa mundet. Gjithashtu përderisa nuk e njeh një dispozitë, nëse nuk e di se namazi është obligim, dhe qëndron pa u falur një kohë, nuk obligohet t’i kompensojë ato namaze që s’i ka falur sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ky është medhhebi i Ebu Hanifes, dhahirijve dhe njëri trasnmetim i medhhebit të Ahmedit. E njëjta vlen për obligimet tjera siç janë agjërimi i Ramazanit, dhënia e zekatit etj. Nëse nuk ka ditur për ndalimin e alkoolit dhe pi, nuk dënohet me pajtimin e të gjithë myslimanëve, mospajtimi është rreth kompensimit të namazeve. Esenca e këtij mospajtimi kthehet tek pyetja: a obligohet me detyrat fetare ai që nuk i di ato apo askush nuk obligohet derisa t’i mësojë të njëjtat? E drejta është se gjykimi nuk pohohet derisa t’i mundësohet njohja ( e obligimeve) dhe se nuk i kompenson nëse nuk ka pasur njohuri për ato obligime. Është vërtetuar në hadith të saktë se dikush prej sahabëve ka ngrënë pas hyrjes së kohës sa sabahut në Ramazan, gjersa  është dalluar peri i bardh prej të ziut dhe nuk u urdhëruan nga i Dërguari që ta kompensojnë atë ditë. Dikush prej tyre qëndronte xhunub një periudhë kohore saqë nuk falej dhe nuk e dinte se namazi lejohej me tejemum sikur Ebu Dherri, Omer ibën Hattabi dhe Amari, mirëpo i Dërguari nuk i urdhëroi të kompensonin namazin.

Nuk ka dyshim se disa myslimanë në Meke dhe rrethinë vazhduan të faleshin drejt Mesxhidul Aksasë derisa ju erdh derogimi dhe nuk u urdhëruan të kompensojnë namazet. Shembuj të këtillë ka shumë. Kjo që thamë përputhet me themelin e të parëve tanë dhe shumicës dërmuese: se Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive. Detyrimi më një vepër ka një parakusht që është mundësia dhe dënimi nuk bëhet përpos në lënien e një urdhri apo veprimin e një ndalese mirëpo pas arritjes së argumentit.” (Mexhmuul Fetava 19/225)

Në bazë të kësaj themi që nuk e keni për obligim kompensimin e ibadeteve që nuk e keni ditur se janë obligime.

Këshilla ime për ju është që t’i rrekeni mësimit të dispozitave fetare, të mësoni fenë, të kujdeseni të njihni Islamin dhe të veproni sipas tij, të edukoni gjeneratat e reja në të në mënyrë që të mund të ballafaqoheni me sfidat me të cilat përballeni në vendin tuaj. Lusim Allahun që ta ngrit Islamin dhe myslimanët! Allahu e di më së miri.

Islam.qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 2898

Një nga begatitë e Allahut mbi këtë Umet dhe nga mirësitë e Tij është se e ka begatuar me festa (muaj) të mirë. Besimi i muslimanit shtohet varësisht nga devotshmëria e tij dhe afrohet tek Allahu me vepra të cilat të afrojnë tek Allahu.

Prej këtyre rasteve është muaji i Ramazanit, muaji në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj, muaji në të cilin lidhen shejtanët, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, mirëpo për fat të keq i shohim disa muslimanë të cilët nuk e njohin këtë muaj ashtu siç e meriton të pritet dhe të kalohet, disa herë duke bërë punë të cilat e zemërojnë Allahun, apo vepra të cilat nuk kanë kurrfarë dobie kurse i mençur është ai i cili e ka shfrytëzuar kohën duke punuar vepra të mira.

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetes dhe veprave tona. Cilin e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i cili është Një pa ortak dëshmoj se Muhammedi alejhi selam është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që besuat, kinie frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, po vetëm duke qenë muslimanë” (Ali Imran, 102)

“O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej tyre dyve u shtuan shumë burra e edhe gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës” (Nisa, 1)

“O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh” (Ahzab, 70-71)

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mire udhëzimi i Muhammedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është devijim nga rruga e vërtetë, e çdo devijim përfundon në xhehenem.

Të nderuar dhe të dashurit e mi, ju të cilët jeni prezent dhe ju të cilët dëgjoni, Allahu ju bëftë të buzëqeshur çdoherë dhe ju dhëntë jetë të hairit duke na i bërë hapat tona të qëlluara për nga rruga e vërtetë. E lus Allahun e madh, Zotin e Arshit fisnik të na bashkojë në xhenetin e Tij si vëllezër duke qëndruar pranë njëri tjetrit, gjithashtu e lus Allahun të na ruajë neve prej sprovave (fitneve) të dukshme dhe të padukshme dhe të na bëjë udhëzues në rrugën e drejtë e jo për në rrugën e gabuar.

Tema e kësaj ligjerate ështëNdjesë o Ramazan”, pse kjo temë? Çfarë ka në brendësinë e saj? Janë disa tituj: Pse po kërkojmë ndjesë; Ndalu dhe mendo para filimit; Muaji i Ramazanit; Ju është bërë obligim agjërimi gjatë tij; Çfarë kërkohet prej teje dhe prej meje; Ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj; Të huajt me agjërimin; Lajme nga agjëruesit; Llojet e agjëruesve; Na vjen keq Ramazan; Thirrja e fundit…

Pse kërkojmë ndjesë?!

Kërkojmë ndjesë dhe falje nga shkaku se çdo vit po i përsërisim të njëjtat gabime gjatë Ramazanit. Para Ramazanit bëjmë pregatitje, themi për veten tonë me shpresë se në Ramazan do të falemi shumë gjatë natës, do të bëjmë hatme Kuranin kaq herë, do të japim sadaka, mirëpo posa të fillojë Ramazani, kalojnë vetëm ditët e para të Ramazanit, kur na prishen planet e bëra e na humbet dëshira për realizim të planeve tona. Shkaku është se dëshirojmë ta obligojmë veten tonë me vepra të cilat nuk i kemi bërë para Ramazanit, kjo është edhe shkaku pse misioni ynë në këtë muaj nuk mbaron me sukses. Andaj pyete veten :

Kur jemi falur për herë të fundit natën gjatë tërë vitit?

Kur e kemi bërë hatmen e fundit para Ramazanit?

Kur kemi agjëruar për së fundi herë, para Ramazanit?

Kurse për besimtarët e parë i tërë viti ishte sikurse muaji i Ramazanit. Kur hynte tek ata muaji i Ramazanit ngriheshin ambiciet e tyre për të bërë vepra të mira.

Prandaj prej në fillim të Ramazanit kërkojmë ndjesë pasi që shumica prej nesh do t’i përsërisin gabimet e kaluara, para këtij viti e prisnim Ramazanin njëlloj sikurse këto ditë dhe e ruanim fillimin e tij, mirëpo pastaj çfarë?

Allahu e ka thënë të vërtetën kur thotë:Dhe kush është më Fjalësinqertë se Allahu”.”Dhe kush është tregues më i mirë se Allahu”. Allahu thotë:Ne këto ditë i ndërrojmë (ua japim në përdorim) mes njerëzve”.[1] Të vërtetën e ka thënë Allahu kur ka thënë:Allahu e rrotullon ditën dhe natën , këto janë argumente për popullin e kuptueshëm”.[2]

Ibën Kethiri – Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: Kalojnë ditët me shpejtësi bashkë me ne drejt exhelit tonë, duke qenë në mbikëqyrje të Allahut, minutat të cilat kalojnë dhe çastet nga jeta e jonë kalojnë dhe nuk kthehen edhe ne qoftë se për t’i kthyer shpenzojmë tokën të mbushur me arë dhe argjend.

Dije i dashur, se frymëmarrjet tua janë të numëruara, se exheli është i afatizuar gjithashtu dije vëlla i dashur se nga mirësitë e Allahut mbi ne është: na ka mundësuar ta arrijmë këtë muaj të bekuar. Sa ka prej njerëzve të cilët kanë vdekur dhe nuk e kanë mbërri këtë muaj, sa prej të dashurve tanë janë nën dhe, sa ka nga ata të cilët vitin e kaluar agjëruan dhe festuan Bajramin me ne, e sot ku janë ata? I ka bërë vdekja të mungojnë prej nesh, dheu i ka kalbur kurse familjarët i kanë harruar sikur të mos kishin ekzistuar. Vëlla i dashur merr edhe ti diçka prej këtij hadithit, i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë:Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave: Kohën e lirë para se të angazhohesh, shëndetin para sëmundjes, rininë para pleqërisë, pasurinë para varfërisë dhe jetën para vdekjes”.[3]

Mundohu vëlla i dashur të bëhesh siç ka thënë i Dërguari i Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur është pyetur cili njeri është më i mirë, e ai ka thënë: “Ai i cili jeton gjatë dhe bën vepra të mira”.

Poeti thotë:

O Zoti ynë u mundova të jetoj më dikë veç Teje

mirëpo zemra ime qetësohet vetëm se me Ty o Zot.

Muaji i Ramazanit?

 

Thotë Allahu në Kuran: (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falënderoni. [4]

Transmeton Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i ka përgëzuar sahabët gjatë hyrjes së muajit të Ramazanit duke u thënë: Ju është afruar muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, Allahu jua ka bërë obligim agjërimin e tij, në të hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen shejtanit, në këtë ka një natë e cila është më e vlefshme se një mijë muaj”.[5]

Ibën Rexhepi -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ky hadith është bazë për përshëndetjen e njëri tjetrit kur të hyjë muaji i Ramazanit, si të mos përgëzohet besimtari me hapjen e dyerve të xhenetit? A mos vallë të mos përgëzohet mëkatari për mbylljen e dyerve të xhenetit? Si të mos përgëzohet i mençuri për një kohë kur lidhen shejtanët, a mund t’i ngjasojë ndonjë kohë kësaj kohe?

Muala ibën Fadël -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Selefi e lutnin Allahun gjashtë muaj të plotë ta arrijnë muajin e Ramazanit, e pas Ramazanit e lutnin Allahun gjashtë muaj tjerë t’ua pranojë Ramazanin.

Jahja ibën Kethiri -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Prej duave të selefit ishte: O Allah ma mundëso ta arrij Ramazanin dhe mundësoma që edhe Ramazani të arrij tek unë (të ketë ndikim tek unë) dhe pastaj na i prano o Zot agjërimin tonë, o Zot i gjithë krijesave.

Mirë se vjen o Ramazan

Muaji më i mirë, muaji i bekuar, muaji bujar, i vlefshëm, në këtë muaji ka zbritur Kurani dhe librat tjerë qiellorë, në Ramazan është prezentë ndërmjetësimi (shefati) me agjërim dhe me Kuran.

Në Ramazan është namazi i teravisë, namazi i natës, në Ramazan është e pranishme teubeja – pendimi kurse nga ana tjetër është falja e mëkateve, gjatë Ramazanit lidhen shejtanët, hapen dyert e xhenetit e mbyllen dyert e xhehenemit, në Ramazan sundon bujaria, mirësia e Allahut dhe lirimi i robërve të Tij nga zjarri i xhehenemit. Ramazani është muaji i durimit, mirënjohjes, muaji i duave, është muaji i xhihadit dhe i fitoreve.

Si të mos gëzohet besimtari me këtë muaj i cili i ka të gjitha të mirat…thotë poeti:

Ndërmjet fletëve të thella ia dhamë banimin

Si mundet ti apo dikush tjetër prej njerëzve ta harrojë

Si kur ti ke qen i dashuri im kur isha fëmijë

Duke ecur më të mirat tuaja dhe veçoritë tua të ngritura

Dhe çdoherë në atmosferën tënde nuk kam tradhtuar premtimin

As nuk kanë kaluar ditët vetëm se të kam kujtuar

Është plakur trupi im nga dashuria ndaj teje

Dhe vazhdon zemra ime në dashuri ndaj teje si zemër e një djali të ri

Kurse ne dy kemi takim dashurie çdo vit

Takim në të cilin dridhen gjithë ndjenjat e mia

Syri im dëgjimi im zemra ime janë me ty

Si jo kur unë me shpirt jam njeri

Gjatë natës e kemi takimin kryesorë

Duke e shfrytëzuar natën dhe duke u kënaqur me ty

Nuri i yt e bën terrin e natës dritë mëngjesi

Nuk ka ma mirë se ky rizgjim i madh

Të takoj një muaj mirëpo në fundin tënd

Kalon si një mik i cili na duket se kalon shumë shpejt

Me pastrim në Ramazanin e hairit dhe mirësive

Na bashkon dashuria për Allahun

Jo malli jo pozita, mirëpo frika ndaj Allahut

Të njohim çdoherë me shenjat tua

E dimë vlerën tënde dhe garojmë kur je ti

Sepse garat në kohën tënde janë të lavdëruara në përfundim

Agjëruam u falëm me besim në Allahun dhe

Shpresë në shpërblimin e Tij

Me vepra vullnetare sepse nuk ka dhunë në vullnet

Gjithmonë me ajetet kuranore ndriçojmë

Sikur loti i pastër me sinqeritet

Veshi dëgjon syri loton shpirti frikësohet

Zemra dridhet ndjesë o Ramazan nuk të njohëm

Ashtu siç meriton

Ju është bërë obligim agjërimi?

 

Allahu thotë në Kuran: O ju të cilët keni besuar ju është bërë obligim agjërimi, siç ishte obligim për popujt para jush kështu që të bëheni të devotshëm”.[6]

Urtësia e agjërimit: Nuk është nga qëllimet e agjërimit që besimtari të frenohet vetëm nga të ngrënit, pirja dhe marrëdhëniet intime me nikahun e tij, mirëpo siç thotë Allahu që të bëheni të devotshëm madje për këtë jep shenjë fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili thotë:Kush nuk i lë fjalët e këqija dhe punën me ata, dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë që ai person ta lë ngrënien dhe pirjen e tij”.

Fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, “Fjala e keqe” në hadith ka për qëllim: Çdo fjalë të ndaluar apo punë e vepër sipas asaj fjale, kurse “injoranca” në hadith ka për qëllim armiqësinë me njerëzit dhe mos përmbajtja e vetes, moskontrollimi i vetvetes gjatë ramazanit.

 

Çfarë kërkohet prej nesh:

Arritja e devotshmërisë së vërtet: Ky është qëllimi më i madh dhe cilësia e cila ka humbur te shumëkush prej muslimanëve.

Allahu në Kuran thotë: Ne u patëm sugjeruar atyre të cilëve u është dhënë libri para jush madje edhe juve që ta keni frikë Allahun”.[7] Kurse i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë:Ki frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje më një të mirë dhe me njerëzit sillu me moral të lartë”.

Kuptimi i devotshmërisë: Definicioni më i thjeshtë siç e kanë cekur dijetarët është: Të veprosh me çfarë je urdhëruar dhe të largohesh nga ajo çfarë je ndaluar. A thua me të vërtet e kemi arritur devotshmërinë e vërtet me agjërimin tonë apo jemi bërë prej atyre të cilët gjatë ditës u ruhen mëkateve, kurse gjatë natës bëjnë mëkate apo e kundërta?

Omer ibën Abdulazizi -Allahu e mëshiroftë, ia shkroi një letër një personit me këto fjalë: Të këshilloj të kesh frikë Allahun, sepse veç saj Allahu nuk pranon diçka tjetër, Allahu nuk i mëshiron përveçse të devotshmit dhe se nuk shpërblen përveçse nëpërmjet saj, këshilluesit e saj janë shumë (ata të cilët këshillojnë me devotshmëri) kurse ata të cilët punojnë sipas saj janë pak. Allahu na bëftë prej të devotshmëve.

Frika ndaj Allahut është sekreti, fshehtësia më e mirë dhe stolisja më e mirë e besimtarin, depoja më e madhe, Allahu në Kuran thotë:Ahireti i Zotit tënd është për të devotshmit”.[8]

Disa transmetime të njerëzve të devotshëm:

Imam Buhariu -Allahu e mëshiroftë, ka thënë:Nuk kam përgojuar ndonjë musliman prej kur kam hyrë në pubertet”.

Muhamed ibën Uasiut -Allahu e mëshiroftë, i është thënë: Pse kur rrin me ne nuk mbështetesh? – tha: Mbështetet ai i cili është i lirë i rehatshëm kurse unë akoma jam i frikësuar, e kam drojë nga dënimi i Allahut.

Abdullah ibën Vehbit -Allahu e mëshiroftë, i është lexuar ajeti kuranor ku thotë: Përkujto kur banorët e xhehenemit grinden në zjarr, e të dobëtit u thonë të mëdhenjve: Ne kemi qenë ithtarët tuaj në dynja a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit në zjarr… e Abdullahut i ra të fikët nga frika ndaj Allahut.

Mesruku -Allahu e mëshiroftë, njëherë kur ka shkuar për në Haxh nuk ka fjetur përveçse në sexhde.

Njëri prej selefit ka thënë:Nuk kam gënjyer prej kur kam kuptuar se gënjeshtra e shkatërron gënjeshtarin”.

Sulejman ed Darani ka thënë: “Çdo ditë e shikoj veten time në pasqyrë se mos më është nxirë fytyra ime nga mëkatet e mia”.

Kjo pra ka qenë gjendja e tyre e atëherë t’i bëjmë një pyetje vetes tonë se si është halli ynë?! Ne jemi veshur si më mirë, hamë shumë më mirë kurse nga ana tjetër e kemi harruar premtimin e Allahut, xhenetin, e kjo si pasojë e shpresës tonë të gjatë. Mëshirën Tënde kërkojmë o Zot.

Pse o vëllai im e do aq shumë këtë botë, pse e lidh zemrën ngushtë me dynjanë? Në qoftë se sytë nuk rrjedhin lot nga frika e Allahut, nuk e falënderojmë Allahun gjatë natës, në qoftë se nuk i mbushim hallkat e dhikrit me njerëz, nuk agjërojmë ditët e nxehta, nuk japim sadaka fshehtas, a ka kuptim jeta kështu?!

Kanë thënë disa nga selefi: Në qoftë se nuk mund të falesh natën dhe të agjërosh gjatë ditës dije o vëllaiu im se me të vërtet je privuar dhe ke humbur diçka të madhe.

Allahu në Kuran thotë: Është e vërtet se të devotshmit do të jenë në xhenete dhe lumenj, në një vend të kënaqshëm tek Sunduesi i plotfuqishëm”.[9] Këto janë vetëm disa nga lajmet e tyre, kurse Allahu gjithashtu thotë: Për atë të cilin dëshiron të përparojë në të mira apo të shkojë mbrapa”.[10]

Ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj?

 

I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Ka filluar islami i huaj dhe do të kthehet përsëri si i huaj, mirëpo përgëzime për ata ta huajt”.

Ai i cili lexon apo dëgjon tregimet e selefit dhe pak prej të vonshmëve e kupton se kjo fe jeton e huaj tek njerëzit e vet në këtë kohë, kush dëgjon për agjërimin e tyre, namazin e tyre, xhihadin e tyre e kupton se në kohën e sotme ka nevojë të madhe për reforma brenda muslimanëve dhe kthimin në atë në të cilin ishin të parët tanë.

Prandaj imam Maliku-Allahu e mëshiroftë thotë: “Nuk mund të rregullohet fundi i këtij Umeti përveçse me atë që u rregullua fillimi i tij”. E ajo pa dyshim se është kapja fortë për teuhidin e Allahut dhe për sunetin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pra ta kuptojmë fenë ashtu siç e kanë kuptuar të parët tanë të mirë pasi që për këtë ka urdhëruar edhe vet i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: pasoni mua dhe shokët e mi” apo në transmetimin tjetërPasoni kalifët e drejtë”.

Të dashur vëllezër dhe motra ejani bashkë të shikojmë disa tregime tëtë huajve-gurabave” në raport me agjërimin e tyre në Ramazan që ta kuptojmë se pse duhet kërkuar ndjesë nga Ramazani, kur ne sot e shohim se si ka qenë qasja e tyre ndaj agjërimit.

Gurabatë dhe agjërimi:

 

Ibën Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Omeri nuk ka vdekur derisa e ka plotësuar agjërimin e tij.

Ndërsa Othmani, prijësi i të devotshmëve dhe ekzekutuesi i të prishurve, për të Ebu Nuajmi thotë: Dita e tij ishte përplot me agjërim dhe uri, kurse nata e tij ishte me namaz dhe sexhde, i përgëzuar me xhenet, e i kapluar nga një fatkeqësi (për vrasjen e tij).

Zubejr ibën Abdullah transmeton nga gjyshja e tij e cila thotë: Othmani agjëronte shpesh, falej natën përveç se një pjesë në fillim të natës. E vranë duke qenë i agjërueshëm, Mus’hafin e kishte para vetes duke lexuar, ndërsa lotët i pikonin çdo herë mbi mjekrën dhe mollëzat e faqeve të tij. Ai ishte i dashuri i të Dërguarit të Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ministri i drejtë, njeriu i katërt nga mirësia, i cili ka shkel në kohën tonë mbi sipërfaqen e tokës. (pas Muhamedit, Ebu Bekrit dhe Omerit -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta).

Ebu Talha el-Ensarij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për të cilin i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Zëri i Ebu Talhës në ushtri vlen sa 1000 burra”. – Enesi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë: Kur ishte gjallë Ebu Talha i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ai nuk agjëronte shkaku i luftës, mirëpo kur vdiq i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, çdoherë ishte agjërueshëm përveç se në dy ditët e Bajrameve.

Ebu Derda -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, zotëria i lexuesve të Kuranit, i urti i këtij Umeti ka thënë:Kam qenë tregtarë përpara se t’i vijë shpallja të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur i erdhi shpallja atëherë merresha edhe me tregti edhe bëja ibadet, mirëpo nuk pajtoheshin njëra me tjetrën, atëherë iu rreka ibadetit dhe e lash tregtinë”.

Gruaja e Ebu Derdasë -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë për të:Nuk ka pasur nevojë për dynjanë, falej natën, agjëronte gjatë ditës”. Koha e tyre ishte e gjitha në përkushtim ndaj Allahut.

Abdullah ibën Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, imami i cili meriton të ndiqet, adhuruesi i Allahut gjatë natës, mjafton për të fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë:Sa i mirë është Abdullahu sikur të falej natën”.

Nafiu thotë për Ibën Omerin -Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Ai nuk agjëronte në udhëtim, kurse kur ishte vendas rrallë herë e takoje duke mos agjëruar.

Sejid ibën Xhubejri -Allahu e mëshiroftë, thotë: Kur i erdhi vdekja Ibën Omerit tha:Nuk jam pishman nga dynjaja përveç tri gjërave: Agjërimi gjatë ditëve të nxehta, faljes gjatë natës dhe se unë nuk e kam luftuar grupin e rebelëve (fietul-bagije) të cilët na kanë sunduar d.m.th Haxhaxhin.

Rexha ibën Hajve transmeton nga Ebu Umameja -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: E përgatiti i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, një ushtri, unë ju afrova dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lute Allahun që të vdes si shehid. – Kurse i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më tha:O Allah bëni të kthehen shëndoshë dhe me plotë plaçkë lufte”. – Pas kësaj ne luftuam dhe u kthyem shëndosh e mirë dhe me shumë plaçkë lufte derisa e përsëriti këtë fjalë tri herë në tri luftëra të ndryshme kur unë i thashë që ta lus Allahun që të bie shehid. – Pastaj erdha tek ai përsëri dhe i thashë: Të kam ardhur tri herë radhazi të lutem që ta lusësh Allahun që të vdes si shehid kurse ti më the: O Allah shpëtoji këta dhe jepu plaçkë lufte. – Kurse ne luftuam dhe fituam plaçkë luftë, o i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më urdhëro me një vepër që në qoftë se e veproj do të hy në xhenet. – Atëherë ai më tha:Të urdhëroj të agjërosh sepse nuk ka vepër si ajo”. – Pastaj transmetuesi thotë: Në shtëpinë e Ebu Umames nuk ndizej zjarr gjatë ditës, vetëm se kur i vinte ndonjë mysafir, për këtë kur e shihnin se në shtëpinë e tij është ndezur zjarri e dinin se në shtëpinë e Ebu Umames kishte ndonjë mysafir.

Ebu Derda -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë: Dilnim me të Dërguarin e Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në disa udhëtime të tija gjatë ditëve shumë të nxehta, derisa e vendosnim dorën mbi kokë (për tu mbrojtur nga dielli i fuqishëm) prej nxehtësisë së madhe, nuk agjëronte askush prej nesh përveç Abdullah ibën Revahës-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.[11]

Mesruk ibën Abdurahmani -Allahu e mëshiroftë, i cili ishte i njohur me diturinë e tij dhe lavdërohej shumë nga besimtarët,  e mbante besën e dhënë, e adhuronte Allahun me dashuri të plotë, tregon Shabiu për të dhe thotë:

“E vizitova një ditë Mesrukun në një ditë kur ai ishte agjërueshëm, Aisheja bashkëshortja e tij e kishte adaptuar një vajzë të cilës i kishte vendosur emrin Aishe të cilës nuk ia prishte qejfin kurrë. Një ditë vajza e saj i drejtohet dhe i thotë:

O babai im ha pak dhe pi diçka. – i tha ai: Çfarë dëshiron të thuash me këtë oj bija ime? – Ajo i tha: Të mirën tënde. – Tha Mesruku: Oj vajza ime unë të mirën time e kërkoj në atë ditë, kur dita është e gjatë sa 50 000 vjet (d.m.th. ai ka punuar pikërisht për këtë ditë).

Si është puna e këtyre njerëzve tek Allahu dhe çfarë ka përgatitur Allahu për ta?

Allahu në Kuran thotë: Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë shumë afër tyre”.[12] – Derisa thotë Allahu në fund për shpërblimin e tyre: Ky është shpërblimi juaj, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm”.[13]

Ala ibën Zijad, i përmalluar, i përgatitur për ta takuar Allahun, ishte i devotshëm, e punonte atë çfarë e fliste, qante shumë prej frikës së Allahut. Nga Hisham ibën Hasan transmetohet se ka thënë:Ushqimi i Ala ibën Zijadit ishte një regife (copë) buke për një ditë të tërë, agjëronte derisa të vinte nata, falej derisa rrëzohej prej namazit të gjatë”.

Një ditë hyri tek ai Enes ibën Malik dhe Hasen ibën Ali -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe i thanë: Allahu nuk të ka urdhëruar kështu. – Tha: Unë me të vërtet jam rob, nuk lë ndonjë vepër pa bërë derisa kam mundësi ta bëj.

Dikush i tha Ala ibën Zijadit: Të pash në ëndërr sikur ishe në xhenet. – Tha: Mjerë ti, a nuk gjeti shejtani përveç meje dhe teje dikë tjetër për ta tallur.

Selme ibën Seid thotë: Është parë në ëndërr Ala ibën Zijadi nga dikush se është në xhenet, jetoi pas asaj dite edhe tri ditë, e në ato ditë vetëm se ka qarë. As që ka fjetur as ka ngrënë diçka, dikur iu afrua Haseni dhe i tha: O vëllai im a do ta vrasësh veten tënde, se je përgëzuar me xhenet? – Atëherë Alau filloi të qajë edhe më shumë, hëngri diçka atë natë pasi që ishte agjërueshëm kur erdhi iftari.

Allahu për këta në Kuran thotë: E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë. Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së Surit), dhe do t’i presin engjëjt (duke u uruar): “Kjo është dita e juaj që u premtohej”. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palosim qiellin sikurse palosja e fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi ynë, e Ne e bëjmë këtë. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Levhi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. E Ne të dërguam ty (o Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”.[14]

Poeti thotë:

Lëreni të qetë e mos e pengoni

Sepse e ka kuptuar atë që ju nuk e keni kuptuar

E pa flamurin e udhëzimit dhe vrapoi pas tij

Dhe kërkoi diçka që ju nuk e kërkuat

Ju përgjigj thirrjes së tij kur e thirrën

I çoi në vend urdhrat e tij

Kurse ju i latë mangët ata

Ku është njeriu i mençur dhe i zgjuar

E shijoi ushqimin të cilin nuk e shijuat

Allahu në Kuran thotë: Ato janë Xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur”.[15] Koha e tyre ishte vetëm për Allahun, sa të mëdha ishin ambiciet e tyre, çfarë fjalësh mund t’i përshkruajnë veprat e tyre, tani të dëgjojmë disa lajme të grave të devotshme.

Aisheja e bija e Ebu Bekrit:

Abdurahman ibën Kasimi tregon për Aishen -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ajo agjëronte çdoherë ndërsa Urveja transmeton dhe thotë se Aisheja agjëronte vazhdimisht. Kurse Kasimi thotë: Agjëronte tërë vitin përveç ditëve të Bajrameve.

Njëherë Muaviju -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i dërgoi 1000 dërhem Aishes -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila kur i mori këta para ua shpërndau të varfërve dhe në fund nuk i mbeti për vete asgjë. – Berira, shërbëtorja e saj i tha: Ti je me agjërim, sikur të na kishe lënë një dërhem të kishim blerë mish. – i tha Aisheja- Allahu qoftë i kënaqur prej saj: Mos ma merr për të madhe sikur të ma kishe kujtuar më herët do të veproja ashtu. – Kjo është e sinqerta e bija e të sinqertit, e dashura e të dashurit tonë paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e pastër nga punët e këqija.

Hafsa e bija e Omerit:

Hafsa e bija e Omerit -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, falej natën dhe agjëronte gjatë ditës, transmeton Kajs ibën Zejdi se: i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e divorcoi Hafsën -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, dhe një ditë hyrën tek ajo dy dajallarët e saj Kudameja dhe Othman ibën Mat-uni kurse ajo filloi të qajë dhe tha: Vallahi nuk më ka lënë nga shkaku i ngrënies tepër. – Kur erdhi i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,  ajo u mbulua, tha i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:Më tha Xhibrili ktheje Hafsën sepse ajo me të vërtet falet shumë dhe agjëron, madje ajo është gruaja jote në xhenet”. – Cila dëshmi është me e madhe se dëshmia e Allahut dhe Xhibrilit për Hafsën -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kurse begatia më e madhe për të është se ajo do të jetë gruaja e tij në xhenet.

Nafiu tregon dhe thotë: Vdiq Hafsa -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, pa bërë iftar duke qenë agjërueshëm.

Rahla, robëresha e Muavijut

Seid ibën Abdulazizi tregon dhe thotë: Nuk ka as në Sham e as në Irak ndonjë grua më të mirë se Rahla. Njëherë atë e vizituan disa lexues të Kuranit dhe i folën ta merr veten me të mirë, të ketë kujdes për veten e saj. – E ajo u tha: Çfarë kam unë dhe trupi im për ta marrë veten me të mirë, ngase ditët janë të shkurtra, kush nuk bën sot diçka nesër nuk mund të bën asgjë. Vallahi o vëllezërit e mi do të falem derisa të më punojnë gjymtyrët e mia, do t’i agjëroj tërë ditët e jetës sime, do të qaj për Allahun sa të kenë lot sytë e mi. – U ndalë pak dhe përsëri tha: Cili prej jush do ta urdhërojë robin e tij diçka e ai mos ta dëgjon zotërinë e vet? Allahu e mëshiroftë atë, ka agjëruar derisa është nxirë, është falur derisa ka pasur fuqi, ka qarë derisa janë tharë lotët.

Transmetohet gjithashtu se ka thënë: Dituria për veten time ma shpon zemrën dhe ma ngrin zemrën, vallahi do të dëshiroja sikur Allahu të mos më kishte krijuar e të mos kisha qenë e përmendur kurrë. Puna e asaj ishte: shkonte në bregdet dhe i merrte me vete rrobat e muxhahidëve e i lante për hir të Allahut.

Allahu për këta njerëz thotë: “Ata përpiqeshin për punë të mira, na luteshin duke shpresuar dhe me frikë dhe ishin të përkulur ndaj Nesh”.[16] Gjithashtu kur ata do të hynë në xhenet thotë: Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është Bamirës, Mëshirues”. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as fallxhor, as i çmendur”.[17] Na fal Ramazan…

Llojet e agjëruesve:

 

Vëlla dhe motër e dashur, këto janë cilësitë e agjëruesve sot, i ceki nga shkaku se të kthehemi në vetvete e të marrim ndjesë duke thënë: Na fal Ramazan.

Ai i cili agjëron vetëm duke ndenjur i uritur dhe i etur – agjërimi i tij është traditë.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga gjithë haramet, kamatës – agjërimi i këtij është adhurim dhe traditë.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga mëkatet dhe gjynahet madje edhe iftarin e bën për hir të Allahut – agjërimi i këtij është për të arritur kënaqësinë e Allahut.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga të këqijat ndërsa iftari i tij është teubeja tek Allahu – agjërimi i këtij personi e bën atë të devotshëm.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga përgojimi, shpifja, bartja e fjalëve kurse iftarin e bën me lexim të Kuranit – agjërimi i këtij është agjërim i vërtet.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga veprat e këqija kurse iftarin e bën duke medituar – agjërimi i këtij e bën atë të lumtur.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga syefaqësia dhe bën iftar me sinqeritet vetëm për Allahun – agjërimi i këtij është i shëndoshë.

Ai i cili agjëron duke i kundërshtuar epshet e tij dhe bën iftar duke e falenderuar Allahun – agjërimi këtë person e bën fitues.

Ai i cili agjëron duke luftuar të mos bëj vepra të shëmtuara dhe bën iftar duke i parë veprat e tij të dobëta – agjërimi këtë person e bën muxhahid.

Ai i cili agjëron, e din se jeta është e shkurtër dhe e bën iftarin duke e pritur exhelin, vdekjen e tij – agjërimi këtë person e bën asket, zahid.

Ibën Kajimi -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Agjërimi është mbulesa e të devotshmëve, xheneti i luftëtarëve, kopshti i bamirësve, atyre që janë afër Zotit të botëve, u mjafton për këtë argument fjala e Allahut në hadithin kudsi kur thotë:Agjërimi është i imi dhe Unë shpërblej për të”.

Thotë poeti:

O ti i cili vjen për devotshmëri, në sytë e tu është dashuria

Jam përmalluar për ty dhe sa e sa shpejton zemra për tek ti

Kam duruar një vit për ty duke shpresuar të kthehesh përsëri

Shpirti im a thua afrohet dalja e tij

Allahu na ka begatuar kur na vjen me gjithë ato begati

Gjatë teje të devotshmit ngrihen në shkallë të larta

Kurse për përtacët të korrat e tyre janë thatë janë boshë

Kanë thënë për agjërimin:

– Kënaqësia e vetmisë

– Burrëria e hapur

– Vullneti i fuqishëm

– Muaji i lirisë dhe liria është adhurimi i plotë ndaj Allahut, kurse me plotësimin e adhurimit arrihet liria e plotë.

Ramazani muaji i forcës: (Nuk është i fortë ai i cili del në dyluftim, mirëpo ai i cili e përmban veten kur hidhërohet). Kanë thënë: Agjërimi është: durim, respektim dhe ligj. A mundet një Umet t’i ketë këto cilësi e t’i shkojnë punët huq, apo ushtri e cila i ka këto cilësi e të mposhtet?!

Dije se Allahu me agjërim dëshiron të na bëjë të fortë dhe besnik, ki kujdes vëlla dhe motër të mos na vjen Ramazani dhe të na gjejë të dobët e frikacak. Nuk premton koha të flasim përGurabatë -Të huajt” në raportet e tyre me Kuranin, leximin e tyre, namazin e natës, adhuruesit, lutësit, modestët, dhuruesit e sadakave, trimëritë e trimave, flijimet e tyre në xhihad mirëpo na mjafton kjo e cila dëgjuam për ta nga lajmet e tyre, ndërsa i mençuri kupton me shenja.

Ramazani ka qenë më parë muaji i adhurimit, ixhtihadit dhe për ta ka qenë njëjtë si gjatë tij ashtu edhe pas tij, kurse si është halli ynë sot?! Dëgjuat disa nga lajmet prandaj tani të përsërisim të gjithë me një zë: Ndjesë Ramazan…

Në disa hulumtime dhe ankesa të cilat u janë bërë njerëzve të lëmenjve të ndryshme, studentëve, punëtorëve se si ata e kalojnë kohën gjatë muajit të Ramazanit, e gjithë puna e tyre vërteton fjalën e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë:Ka filluar islami i huaj dhe do të kthehet përsëri i huaj”.

Dikush prej tyre thotë: E kaloj kohën tërë natën duke shikuar televizor, duke shikuar programe satelitore derisa të hy koha e sabahut, kështu veproj unë bashkë me shokët e mi, na fal Ramazan…

Një tjetër thotë: Mua koha më kalon duke i ndjekur rresht ndeshjet sportive gjatë tërë Ramazanit, na fal Ramazan…

Tjetri thotë: E kaloj kohën gjatë Ramazanit duke luajtur letra tërë natën, na fal Ramazan…

Një tjetër thotë: E kaloj Ramazanin duke shëtitur nëpër kopshte dhe rrugë të ndryshme. Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi!?

Mjerë Umeti i cili luan me këtë lojë siç luan fëmija me fëmijët, ndërsa kur imami lexon në namaz ndonjë sure gjatë këtij muaji dhe e zgjat pak, e llogarisim atë sure shumë të gjatë. Kurse klasa punëtore thotë: Qëndrimi gjatë gjithë natës pa gjumë pastaj përtaci e lodhje gjatë tërë ditës, e rezultati i kësaj është: vërejtje për ta lëshuar nga puna, fjalë të rënda nga drejtorët etj.

Dikush tjetër thotë: Unë jam më mirë se tjerët ngase unë mund të fli në zyrë…, pra ka humbur amaneti me të cilën janë ngritur toka dhe qielli.

Dikush tjetër thotë: Në Ramazan mungoj shumë në punë dhe shpesh kam mosmarrëveshje me kolegët e mi të punës.

Kurse imamët e xhamive edhe ata ankohen duke bërë thirrje bashkë me ne “na fal Ramazan…”

Në disa takime me imamët e xhamive disa prej tyre tregojnë dhe thonë se xhematlitë shtohen gjatë Ramazanit, kthehen njerëzit në rrugën e Allahut ndërsa të tjerët ankohen dhe thonë se edhe gjatë Ramazanit ka të tillë të cilët janë përtacë në veçanti kur bëhet fjalë për namazin e drekës dhe të ikindisë, ku ata mungojnë me të madhe, kurse në namazin e sabahut me xhemat prezentojnë me të madhe, e kjo pasi që tek ata është bërë nata ditë e dita natë.

Ndërsa për sa i përket tregjeve dëgjoi haberet e tyre: Sa ju përket kafehaneve, njëri nga kafexhitë është pyetur se si shkon puna në kafe gjatë ramazanit dhe jashtë saj. U përgjigj: Puna në Ramazan shtohet shumë sepse shtohen myshteritë dyfish më shumë se jashtë ramazanit. Kështu pra është gjendja jonë, muslimanët e kalojnë tërë kohën e tyre në letra,duhan shishe. Andaj !!!! si të mos bërtasim me zërin më të lartë dhe të themi :Na fal Ramazan, ndjesë”.

Ndërsa djemtë lozin me vetura tërë natën… pyet vëlla se ku është kujdestari i tyre. Ndërsa gratë duke shëtitur nëpër tregje duke bërë pazarllëqe prej më të ndryshmeve, si ato ushqimore, të ëmbëlsirave, pijeve e kështu me radhë. Vallë a për kësi gjëra është bërë obligim Ramazani!? Disa nga nënat e shkreta i presin djemtë e tyre deri në syfyr t’u kthehen djemtë e tyre. Ndërsa tregu… fol e mos u ndal! Ku është ibadeti ? Ku shkon mundi?! Vallë jeta a nuk është e kufizuar me afat?

Dikush prej tyre thotë :Bie të fle pas namazit të sabahut pastaj çohem pas namazit të iqindisë, sepse gjumi është ibadet! Dikush tjetër thotë : Babai im më zgjon për iftar, bile në disa raste iftarin e ha pak para jacije. Them të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me disa myshteri nëpër kafe ishin këto pyetje: që prej kur jeni këtu? Tha: prej në ora 00:00. Deri kur do të qëndroni këtu? Thotë: deri në syfyr. A punoni diku? Po, jam në punë shtetërore. Po vallë a nuk vonoheni në punë? Thotë: Vonohem pak, pastaj e vazhdoj gjumin në zyrë.  Ky është Ramazani i sodit, tek shumica e njerëzve.

Mjerë për boshllëkun e këtyre agjëruesve.

Mjerë për neglizhencën e tyre.

Edhe njëherë na fal Ramazan, nuk ta dimë vlerën aq sa e ke.

Mjerë për ne çka na ka mashtruar!

Mjerë për ne sa injorant që jemi!

Mjerë për ne për çfarë jemi krijuar!

Për xhenet apo për xhehenem!

O terr i mjegullave të pakujdesisë në zemër shpërndahu

O shkëlqimi i devotshmërisë lind dhe ndriço

Oj vepër në fletushkën e mirë çohu dhe përgëzo

Oj zemër e agjëruesit frikohu përulu

O këmbë e namazfalësit të natës çohu

bjer në sexhde dhe në ruku për Zotin tënd

O syri i atij që është vigjilent mos flejë po çohu falu

O mëkat i gjunahqarëve ik dhe mos u kthe

Oj tokë me ajër përmbyt me ujin tënd

O qiell i shpirtit rrëmbe

Oj logjikë e shëndoshë zgjohu

Oj ambicie e të dashuruarve jo për Allah mos u kënaq

Ju ofrova juve materialin e agjëruesve, prandaj çdokush dëgjoi se Ramazani ju thërret dhe ju thotë: O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai jua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”  Myzhde për atë i cili i përgjigjet thirrjes dhe ia qëllon, mjerë për atë i cili largohet nga dera e hyrjes.. a nuk të mjafton fjala e Allahut: “Agjërimi është i imi dhe unë shpërblej për të”

O Zot faljen tënde shpresoj nga nuri yt i kam ngritur duart

Qaj qan loti im si dhe qan vajtimi im

Lotët e mi e kanë mbushur një enë plot

Asnjëherë nuk ka ilaç o Zot kënd ta thërras pos teje

Ti je shpresa ime pas errësirës

Lësho o Zoti im dritën tënde sepse unë jam i etur

Sepse nuk e di nga të pij ujë të freskët e të pastër

Sepse as uji i bregdetit nuk e shuan etjen time në mua

Mëshirën tënde o Zot e pres

ky është gjynahu im që më pengon nga devotshmëria

Ajo ishte rruga ime ndërsa më ka mbet rruga me njolla

O Zot nga Ti kërkoj të mi falësh mëkatet

Në dallgët e errëta që s’ka shpëtim nga to

Zhytem fundosem mirëpo nuk e humbi shpresën tek Ti

Nuk e di deri tash a më ke fal apo jo unë prapëseprapë të lutem

O Zot, shumë interesant me atë i cili të njeh Ty pastaj lut tjetërkënd pos Teje, interesant me atë i cili e dëgjon thirrësin Tënd pastaj vonohet prej Teje! Na fal Ramazan …Na fal sepse nuk ta dimë vlerën ashtu siç e meriton.

O Allah mos na privo nga të mirat e Tua nga shkaku i të këqijave tona, O Allah na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin, O Allah na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin, O Allah na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin, na mundëso të agjërojmë gjatë tij, të falemi natën në të, me besim dhe shpresë në shpërblimin Tënd, O më i Lartëmadhëruari, o Allah na mundëso që gjatë tij të bëjmë vepra të mira, të largohemi prej mëkateve dhe gjynaheve, na bashko gjithë neve, na i bashko safet tona, na drejto prijësit tanë, ndihmoju muxhahidëve, dijetarëve, thirrësve në rrugë të Allahut, jepu sukses rinisë sonë, pleqve tanë, grave tona, që të pendohen sinqerisht dhe na përforco deri në vdekje o Zot i botëve! O Zot ne i bëmë padrejtësi vetes sonë, po qe se Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë ne do të jemi prej të humburve. Kërkoj falje nga Allahu i Madh. Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij në përgjithësi.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Ali imran,140.

[2] Nur:44.

[3] Transmeton Hakimi.

[4] Bekare:185, a) transmeton Talha ibën Ubejdullah -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe thotë: Një beduin me flokë të shprishura erdhi te i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe tha: O Lajmëtar i Allahut! Më informo çfarë ka bërë Allahu të obliguar për mua lidhur me faljen (namazin)!” Ai u përgjigj:Je i detyruar t’i kryesh pesë faljet e detyrueshme gjatë ditës dhe natës (24 orëve) me përkryerje, përveç nëse dëshiron të falesh edhe vullnetarisht (nafile).” Beduini pastaj pyeti:Më informo çfarë ka bërë Allahu të obliguar për mua lidhur me agjërimin (saum)?” Ai u përgjigj:Duhet të agjërosh gjatë tërë muajit të Ramazanit, përveç nëse dëshiron të agjërosh edhe vullnetarisht (nafile). Beduini pastaj pyeti:Më trego çfarë sasie zekati ka urdhëruar Allahu për mua?” Kështu i Dërguari i Allahut –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e njoftoi për të gjitha ligjet (fundamentale) të Islamit. Atëherë beduini tha:Pasha Atë që të ka nderuar, unë as nuk do të bëj ndonjë vepër vullnetare, e as që do të pakësoj diçka nga ajo që më ka urdhëruar Allahu.” I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha:Nëse e thotë të vërtetën, do të ketë sukses (do të hyjë në Xhennet).” (Transmeton Buhariu vëll. 3, nr. 115).

  1. b) Transmetoi Ebu Hurejre -Allahu qoftë I kënaqur prej tij, se I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Agjërimi është mburojë (prej zjarrit)prandaj agjëruesi duhet ta lë kontaktin seksual me gruan e vet dhe nuk guxon të sillet keq dhe me paturpësi, dhe nëse dikush e sulmon ose e shan, le t’i thotë dy herë “Unë agjëroj”. (ShihFet’hul bari vëll. 5 fq. 5) Gjithashtu i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë te Allahu sesa era e miskut”. Transmeton i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, prej Zotit të tij se Ai ka thënë:Agjëruesi ka lënë ushqimin, pirjen dhe kënaqësitë për hir Tim. Agjë­rimi është për Mua, dhe unë do ta shpërblej për këtë, dhe shpërblimi për veprat e mira i është shumuar për dhjetë herë”. (Transmeton Buhariu, vëll. 3, nr. 118). Edhe pse të gjitha veprat e adhurimit janë për Allahun, këtu Allahu e veçon agjërimin, sepse agjërimi nuk mund të praktikohet për t’u treguar, siç nuk mund ta dijë askush se a agjëron ndonjë njeri apo jo, përveç Allahut. Prandaj, agjërimi është vepër e pastër që nuk mund të kryhet me dyfytyrësi. (ShihFet’hul-bari vëll. 5, fq. 10).
  2. c) Transmeton Ebu Hurejre -Allahu qoftë i kënaqur prej tij se Dërguari i Allahu -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Allahu nuk ka nevojë që dikush ta lë ushqimin (për hir të agjërimit) nëse nuk i le të folurit e rrejshëm, dëshminë e rrejshme, të vepruarit me këto (rrena) dhe veprat e këqija. (D.m.th. Allahu nuk do t’ia pranojë agjërimin)” (Transmeton Buhariu, vëll. 3, nr. 127). (ShihFet’hul-bari” vëll. 5, fq. 18)

[5] Transmeton Ahmedi, Nesaiu

[6] Bekare:183

[7] Nisa:131

[8] Zuhruf:35

[9] Kamer:54-55

[10] Mudhethir:37

[11] Transmeton Buhariu dhe Muslimi

[12] Insan:11-14

[13] Insan:22

[14] Enbija:101-107

[15] Merjem:63

[16] Enbija:90

[17] Tur:25-29

0 1974

Hutbeja e parë

Lavd-falënderimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fëmijë, as ortak në sundim, e as ndihmëtar! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i pa ortak; I Lartësuar me një lartësim të madh është nga ajo që thonë zullumqarët dhe mohuesit!

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, e dërgoi Allahu përpara çastit të Kiametit: përgëzues, e qortues, thirrës për tek Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues, -Allahu e lavdëroftë dhe e shpëtoftë atë, shokët e tij e të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit-!

Më tej: O njerëz, druani Allahut dhe respektojeni!

Robër të Allahut! Me të vërtetë shtylla e parë prej shtyllave të Islamit është shehadeti: Dëshmia se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe që Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Dhe kjo shtyllë është themeli mbi të cilin ngrihen shtyllat e tjera, mbi të ndërtohen dispozitat e fesë, e ky themel po qe i shëndoshë e i fortë, punët e tjera përqendrohen e do të jenë të pranuara tek Allahu dhe do t’i bëjnë dobi vepruesit; e kjo shtyllë po u prish, të gjithë punët e tjera shkatërrohen e bëhen “hi e pluhur” (Furkan 23), e bëhen “si mjegulla (fatamorgana) në rrafshinë, të cilën, i etshmi e konsideron ujë, por kur të arrijë tek ai vend, nuk gjen asgjë” (Nur 39),  e bëhen “si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme” (Ibrahim 18), bëhet vetëm lodhje për vepruesin e tyre në këtë botë, e keqardhje, qeder dhe shkatërrim në ditën e Kiametit!

Robër të Allahut! Me të vërtetë dy dëshmitë kanë kuptim, po edhe kërkesa, e patjetër shqiptuesi i tyre të njeh atë domethënie e të punojë me atë kërkesë, ngase veç shqiptimi në vete nuk i bën dobi. E, kuptimi i “La ilahe il-lAllah”, është: Pohimi se nuk meriton adhurimin askush përveç Allahut dhe se çdo i adhuruar përveç Tij është i kotë: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi” (Haxh 62) E, kërkesa e dëshmisë “La ilahe il-lAllah”, është: Të njësosh Allahun me adhurim dhe të mos adhurosh askënd bashkë me Të; ngase kur thua: Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, ti veçse ke shpallur distancim nga çdo i adhuruar përveç Allahut dhe i je përkushtuar adhurimit të Allahut të Vetëm, veprimit të asaj që të ka urdhëruar dhe lënies së asaj që të ka ndaluar. Po pra, atëbotë kur Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, u tha mushrikëve: “Thuani: La ilahe il-lAllah”, ata e kuptuan nga kjo se ai kërkon nga ata adhurimin e Allahut të Vetëm dhe lënien e adhurimit të idhujve, andaj u ndalën nga të thënit e kësaj fjale dhe e kundështuan, e thanë: “A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme! Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!” (Sad 5-7) Kjo është pra kuptimi i “La ilahe il-lAllah” të bësh adhurimin për një të adhuruar (për Allahun, të adhuruarin e vërtetë, sh.p.) dhe braktisja e çdokujt përveç Tij; e, mushrikët këtë e kishin kuptuar ngase ishin arabë elokuentë, kurse sot adhuresit e varreve nuk e kuptojnë dot domethënien e “La ilahe il-lAllah”, e as që dinë për kërkesat e saj, andaj ata thonë: “La ilahe il-lAllah” e prap i adhurojnë të vdekurit. Mushrikët e parë ishin më të ditur se këta për domethënien dhe kërkesat e “La ilahe il-lAllah”. Këta adhurues varresh thonë: “La ilahe il-lAllah”, po megjithëkëtë thonë: O Alij! O Husejn! O AbdulKadër! U luten të vdekurve e u kërkojnë ndihmë atyre për kryerjen e nevojave e kërkesave dhe heqjen e vuajtjeve, bëjnë tavaf rreth varreve të tyre e presin kurbane për ta, e vallë çfarë kuptimi ka tek këta “La ilahe il-lAllah”, e ç’dobi mund të kenë nga kjo?! Me të vërtetë ata janë një popull që nuk mendojnë, “Harruan Allahun (nuk iu bindën), prandaj Ai i harroi (nga mëshira) (Teube 67) “Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqia. Po, Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues” (Teube 37)

Robër të Allahut! Nga kërkesat e “La ilahe il-lAllah” është të falësh namazin, që është shtylla e dytë pas shehadetit. Allahu,subhanehu ve teala, ka thënë: “Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe.”(Teube 11) Dhe gjithashtu, prej kërkesave të dëshmisë “La ilahe il-lAllah” është të japësh zekatin, të agjërosh muajin ramazan dhe të kryesh Haxhin nëse ke mundësit’i kryesh obligimet fetare dhe të lësh ndalesat. Sahabët, radijallahu anhum, nën komandën e Ebu Bekër Sidikut, radijallahu anhu, patën luftuar ata që kishin ndalë zekatin, e që edhe këta thoshin: “La ilahe il-lAllah”, e sahabët thanë: “Me të vërtetë zekati është hak i “La ilahe il-Allah””. I është thënë Hasan Basriut, rahimehullah: “Njerëzit po thonë: Kush thotë: “La ilahe il-lAllah”, do të hyjë në Xhennet”, e ai atëherë u tha: “Kush thotë fjalën “La ilahe il-lAllah” dhe i ka kryer hakun që ka dhe ia ka përmbushur detyrimet, po, do të hyjë në Xhennet”. Vehb ibën Munebihu i pati thënë atij që e pyeti: “A nuk është “La ilahe il-Allah” çelësi i Xhennetit?” se: “Po si jo, porse s’ka çelës veçse i ka edhe dhëmbët, e nëse vjen me çelës që ka dhëmbë atëherë ka për t’u hapur, e përndryshe jo, s’të hapet”.

Robër të Allahut! Po sikur shirku i madh që e rrënon dhe e kundërshton “La ilahe il-lAllah”, ashtu edhe mëkatet e tjera e mangësojnë kërkesën e kësaj fjale dhe ia pakësojnë shpërblimin, varësisht prej gjynahut që del nga robi; Nga muslimani është e kërkuar të thotë: “La ilahe il-lAllah”, dhe t’ia di domethënien e saj dhe të punojë me kërkesën e saj haptazi e fshehurazi, e të drejtohet në të. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë” (Zuhruf 86) “…kush dëshmoi të vërtetën…” d.m.th.: tha: “La ilahe il-lAllah”,“…e ata e dinë…” me zemrat e tyre se ç’fjalë shqiptuan me gjuhët e tyre. Keni frikë Allahun o robër të Allahut, njiheni domethënien e kësaj dëshmie dhe punoni me kërkesat e saj, ngase nuk është për qëllim nga ajo thjesht vetëm shqiptimi, duke mos pasur kuptim, bindje të argumentuar për të dhe vepër me të, ngase kësisoj është e padobishme, pra s’të sjell dobi. Kërkoj mbrojtje tek Allahu të më ruajë nga shejtani i mallkuar, “Ne, nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos i kemi shpallur atij: “Ska të adhuruar me të drejtë përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!” (Enbija 25).

Hutbeja e dytë

Lavd-falënderimi i takon Allahut që e dërgoi Pejgamberin me udhëzim dhe fe të vërtetë që të dominon mbi çdo fe, e i mjaftoi Allahu për Dëshmitar; Dëshmoj se nuk të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm e pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, -Allahu e lavdëroftë dhe e shpëtoftë atë, shokët e tij e të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit-!

Më tej: O njerëz, kuptimi i “Eshhedu ene Muhameden resulullah” është: Të vërtetuarit me bindje në zemër se Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, është i Dërguar nga ana e Allahut. E, kërkesa e kësaj dëshmie përmblidhet në katër çështje: Respektimi i tij në atë që ka urdhëruar, besimi në atë që ka lajmëruar, shmangia e frenimi nga ajo që ka ndaluar dhe të adhurosh Allahun me atë që ai ka ligjësuar. Kur ti dëshmon se ai është i Dërguar i Allahut obligohesh ta respektosh në atë që ty të ka urdhëruar, e të largohesh nga ajo që të ka ndaluar dhe ta besosh në atë që lajmëron për Allahun, subhanehu ue teala, për fshehtësirat e së kaluarës e të së ardhmes, dhe të mos afrohesh tek Allahu me diçka prej adhurimeve përveç nëse është në përputhshmëri me Sheriatin e tij, pra të lësh shpikjet e risitë-bidatet, të braktisësh fjalët që janë në kundërshtimin me Sunetin e tij, sado që thënësi i atyre fjalëve të ketë arritur dije e kuptim. Çdonjërit prej nesh i merret fjala, e i lihet, përveç të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem. Imam Maliku, rahimehullah, thotë: “Çdo njërit prej nesh i merret fjala, e i kthehet (s’i pranohet), përveç pronarit të këtij varri!”, -dhe bëri me shenjë nga varri i të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem. Imam Muhamed ibën Idriz Shafiu, rahimehullah ka thënë: “Të gjithë dijetarët janë të një mendimi se secilido që i qartësohet Suneti i të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kurrsesi nuk i takon atij ta lë atë për fjalën e ndokujt tjetër”. Imam Ahmed ibën Hanbeli, rahimehullah, thotë: “Jam i çuditur me njerëzit, e njohën isnadin (zinxhirin e hadithit) dhe saktësinë e tij, dhe megjithëkëtë shkojnë tek mendimi i Sufjanit, ndërsa Allahu,subhanehu ue teala, thotë: “…le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhrit të tij, që të mos i arrijë ndonjë fitne ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm.” (Nur 63) Vallë, a e di ç’është fitne? Fitneja është shirku; Kam druajtjen që nëse dikush i kthen prapa disa fjalë të tij, sal-lallahu alejhi ue selem, paskëtaj të bie në zemrën e tij diç nga devijimi e të shkatërrohet, e Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Çka t’ju jep i Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbahuni prej saj… (Hashër 7) Robër të Allahut! T’i keni frikë Allahut dhe ta respektoni, e ta keni në dijeni se fjala më e mirë është libri i Allahut, e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, e punët më të këqija janë ato të shpikurat.

Përktheu: Mirsim Maliqi

Burimi; albislam.com

Marrë nga libri: Salih el-Fevzan, “El Hutabul minberijeh fil munasebatil asrijeh”, botim i Mektebetul Mearif lin neshri uet teuzië’, vëll. 1, f. 7-11

0 2421

Me të vërtetë, lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes (shpirtrave) tonë dhe prej punëve tona të liga. Atë të cilin Allahu e udhëzon, nuk ka se kush ta humbë, dhe atë të cilin Allahu e ka lënë në humbje nuk ka se kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij me sinqeritet deri në Ditën e Gjykimit, dhe Allahu i bekoftë të gjithë ata me shumë bekime.

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!(Aliimranë 102)

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Ennisa, 1)

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.(Ahzabë, 70-71)

Vëlla i dashur!

Eja me mua të të dhuroj një plan të pasur.

Fillimisht, së bashku me mua përsërit fjalën e të dashurit tënd, Muhamedit salallahu alejhi ve selem: “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve!” (Shënon Buhariu)

Vëlla i dashur, a nuk erdhi koha të largohesh nga brengat dhe hidhërimet e dynjasë?!

Vëlla i dashur, a nuk ka ardhur momenti ta largosh nga trupi paaftësinë dhe dembelinë?!

Vëlla i dashur, a nuk erdhi koha ta pastrosh zemrën nga koprracia dhe frika?!

Vëlla i dashur, a nuk ka ardhur koha ta paguash borxhin dhe ta kryesh hakun tënd ndaj Allahut, i Cili të ka dhuruar dhunti dhe të mira të panumërta?!

Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen?(Hadidë: 16)

Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!” (Hadidë: 17)

Vlera e dhjetëditëshit të Dhul-hixhes

Vëllezërit e mi!

Vërtet ju dua për hir të Allahut të Lartësuar dhe e lus Allahun të na mbledhë me këtë dashuri nën hijen e Arshit të Tij, pasi nuk ekziston hije tjetër pos saj!

Allahu im, bëji veprat tona të gjitha të mira, bëji ato të sinqerta vetëm për Ty!

Mëso, vëlla i dashur, se Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur kohën. Pjesa më e dashur për Allahun janë muajt e shenjtë, ndërsa prej muajve të shenjtë më i dashuri është Dhul-hixheja, kurse prej këtij muaji më të dashura janë dhjetë ditët e para të tij.

Ky dhjetëditësh nuk është si një dhjetëshe e zakontë, por përfshin dhe përmbledh në vetvete dhjetë merita dhe cilësi të larta.

E para:

E dyta: Këto ditë i ka quajtur “ditët e caktuara” duke thënë: “…dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara.” (Haxh: 28)

E treta:

Gjithashtu, Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Shënon Ahmedi)

E katërta: Muhamedi salallahu alejhi ve selem porosit për veprime të hajrit në këto ditë.

E pesta: Muhamedi salallahu alejhi ve selem urdhëroi që në këto ditë të madhërohet Allahu dhe të falënderohet.

E gjashta: Në këto ditë gjendet dita e tervijes.

E shtata: Gjatë këtyre ditëve është edhe dita e Arafatit, agjërimi i së cilës fshin gjynahet e dy viteve.

E teta: Të mirat e këtyre ditëve shumëfishohen. Disa prej selefit kanë thënë: “Nuk ka ditë më të dashura për Allahun sesa adhurimi (ibadeti) për Të gjatë këtyre dhjetë ditëve të Dhul-hixhes, kur çdo ditë është e barabartë me një vit agjërim, falja për çdo natë e namazit të natës është si namazi në Natën e Kadrit.”

Ibni Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur më të, ka thënë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më e dashur për Allahun sesa këto dhjetë ditë, prandaj shpeshtoni sa më shumë “La ilahe il-lAllah”, “Allahu ekber” dhe “El-hamdu lil-lah”. Një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është e barabartë me një vit agjërim dhe veprat në këto ditë shumëfishohen deri në shtatëqind fish.”

Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Për dhjetëshen e Dhul-hixhes është thënë se çdo ditë ka vlerën e një mijë ditëve, dita e Arafatit të dhjetë mijë ditëve.” (Shënon Bejhekiu, Asfahaniu, Mundhiriu dhe thotë se isnadi i Bejhekiut bën.)

Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më ka ardhur lajmi se puna në njërën prej dhjetë ditëve është si vlera e luftës në rrugën e Allahut, kur agjërimi bëhet ditën e roja natën.”

Hasan el-Basriu ka thënë: “Agjërimi i një dite nga kjo dhjetëshe barazohet me dy muaj.”

E nënta: Në këtë dhjetëshe është haxhi.

E dhjeta: Është dita e Bajramit, ndër ditët më me vlerë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit e pastaj dita që vjen pas saj.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

Kujdes vëlla sepse pa dyshim që këto dhjetë ditë janë një mundësi e madhe në jetën tënde, një faqe e re në raportin tënd me Allahun. Këto janë ditët më të mira të Allahut.

Mendo që këto ditë janë më të vlefshme se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur për Allahun sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del dikush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Shënon Buhariu)

Shikoni se si shprehën habi sahabët, saqë thanë: “As xhihadi?” Sepse xhihadi është shkalla më e lartë e Islamit.

Shiko, vëlla i dashur, se si kjo dhjetëshe ka arritur shkallën më të lartë. Dobia tjetër që të njeh me një vlerë tjetër të kësaj dhjetëshe është fjala e Allahut të Lartësuar:

Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh.” (Araf, 142)

Disa studiues të tefsirit kanë thënë se “dhjetë të tjera” janë dhjetëshja e Dhul-hixhes.

Shiko se si Allahu i dhuroi mirësi Musait alejhis selam dhe të Dërguarit tonë, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem, duke i shpallur atij se pas tridhjetë netëve u desh të plotësohen edhe dhjetë ditë të Dhul-hixhes.

Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka vepër që gjatë ditëve të vitit është më e mirë sesa në dhjetëshen e Dhul-hixhes.”

Allahu i Lartësuar e nderoi Muhamedin salallahu alejhi ve selem dhe umetin e tij duke u dhënë çdo vit nga tridhjetë net të bekuara, që janë ato të Ramazanit. Këtë vlerë shtesë e plotësoi edhe me dhjetë ditët e Dhul-hixhes.

Pa dyshim që ky është një rast i volitshëm për të filluar një faqe të re me Allahun e Lartësuar, shans për të fituar sevape të pakufishme. Është shansi për të fituar të mira që janë më të vlefshme se të shpenzuarit e pasurisë, jetës dhe shpirtit në xhihad.

Ky është shansi për ripërtëritjen dhe rimbushjen e zemrës tënde.

Ibni Rexhepi thotë: “ Çdo njeri nuk e ka mundësinë e vizitës së Qabes çdo vit, ndërsa haxhi është detyrim një herë në jetë për atë që ka mundësi. Kështu që këtë dhjetëshe e ka bërë që të jenë pjesëmarrës, pra të jenë të njëjtë si pjesëmarrësit në haxh ashtu edhe jopjesëmarrësit. Kush nuk mund të shkojë në haxh këtë vit, i vlerësohet vepra e tij në shtëpi këto dhjetë ditë si më të vlefshme se xhihadi, që është më i vlefshëm se haxhi.”

Ditët e para të Dhul-hixhes janë ditët për të cilat Allahu i Lartësuar betohet. Betimi fillon me agimin duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët”, që këto ditë të jenë agim i ri në jetën tënde.

Atëherë, pas gjithë kësaj që u tha, patjetër që duhet të kesh një plan të qartë dhe të menduar mirë, që në fund të dhjetë ditëve të jesh fitues. Largoje përtesën dhe dembelinë dhe cakto qëllimin tënd. Atëherë projektet në vijim të jenë jo vetëm propozim, por detyrim. Realizoji të gjitha, të paktën një herë në jetë.

  1. Projekti i Kuranit

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Israë: 82)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut ka nga një shpërblim, kurse çdo shpërblim dhjetëfishohet. Nuk them se ‘eliflammimi’ është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Përkujtoje Allahun, lexoje Kuranin që është shpirti juaj në qiell, dhe përkujtimi i juaji në tokë.” (Shënon Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Vëlla i dashur, patjetër bëje të paktën një hatme Kurani gjatë këtyre dhjetë ditëve dhe gjatë leximit të Kuranit zbriti ajetet e tij në zemër si shërim. Kërko shërimin e zemrës tënde në Kuran. Analizo çdo ajet, mendo për çdo fjalë e çdo germë.

Është pyetur Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, si ishin shokët e Muhamedit salallahu alejhi ve selem kur e dëgjonin Kuranin? Ajo tha: “Sytë e tyre lotonin dhe lëkurat u dridheshin.” Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka shpallur fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.” (Zumer: 23)

Për ta bërë hatme Kuranin gjatë dhjetë ditëve lexo nga tre xhuze çdo ditë.

Po të jesh gati, të përgëzoj.

Tre xhuze, duke i llogaritur me nga dhjetë sevape (shpërblime), bëjnë gjysmë milioni shpërblime.

Urdhëro dhe shpejto. Gjysmë milioni të mira, fitim i pastër ditor vetëm prej Kuranit.

Pastaj surpriza tjetër: gjatë këtyre ditëve të bekuara të mirat shumëfishohen, kështu që një milion bëhet miliona.

Kurani të ofron miliona shpërblime, prandaj le të fillojmë t’i marrim.

  1. Projekti i banketit për çdo namaz

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush shkon në xhami ose vjen nga xhamia, Allahu, i përgatit në xhenet vendbanim (konak) sa herë që shkon dhe vjen.” (Shënon Ibni Hibbani, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

Konaku është dhoma ku priten dhe gostiten mysafirët. Ky është një banket dhe unë po të ofroj skemën e këtij banketi:

  1. Fillo përgatitjen për namaz dhjetë minuta para ezanit. Ti e ke të qartë se fillimi i vërtetë i namazit është abdesti. Muhamedi sallahu aljehi ve selem thotë: “Kur robi i Allahut merr abdest dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija. Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet. Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij. Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij. Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët. Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve. Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdestit).” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson shih.)
  2. Ndieje gjatë marrjes së abdestit çdo fjalë të këtij hadithi. Shikoje ujin kur rrjedh prej gishtave, shikoje ujin kur pikat bien nga mjekra, kështu pastrohesh nga gjynahet dhe e ndien veten në atë moment të pastër.
  3. Dil për në namaz, por të lutem që këtë ta ndiesh, ta përjetosh. Të kërkosh kënaqësi sa herë që i lëviz këmbët dhe ta shohësh veten duke u ngritur në një shkallë dhe largim të një gabimi.
  4. Futu në xhami para ezanit dhe qëndro për një moment duke përmbledhur nijetet (qëllimet) e tua me zemër të gjallë. Largoje shejtanin, harroji hallet (shqetësimet), izolohu nga dynjaja.
  5. Ndiqe ezanin me prezencën e zemrës. Allahu ekber, Allahu është më i madh se çdo hall i yti. Allahu ekber, Allahu është më i madh sesa angazhimet e tua. Allahu ekber, Allahu është më i madh se fatkeqësia jote. Allahu ekber, Allahu është më i madh se mëkatet e tua. Allahu ekber , Allahu është më i madh se çdo gjë.
  6. Bëj salavate mbi të dashurin tënd, Muhamedin salallahu alejhi ve selem, sa të mundesh. Lutju Allahut për ndërmjetësim. Më pas fal sunetet para farzit me qetësi, me prezencën e zemrës dhe përqendrim të madh.
  7. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson shih.) Ngriji duart me përulësi, modesti, i nënshtruar. Lutju Allahut, çelësat e mirësisë janë në duart e Tij, që të ta hapë një derë të mëshirës së Tij. Angazhohu në dua, bëj sikur qan, sepse fëmija, kur kërkon diçka, nëse nuk i jepet qan.
  8. Përpiqu të falesh pas imamit apo pranë tij, në mënyrë që të ndikohet zemra gjatë leximit të Kuranit. Angazhohu që të mos humbasësh asgjë nga namazi.
  9. Ndieje se gjatë namazit je para Allahut të Lartësuar, sunduesit të mbretërve. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kur të falni namaz, mos lëvizni (përqendrohuni), ngase Allahu  i Lartësuar vazhdon të qëndrojë përballë robit të Tij derisa të mos shpërqendrohet (nga namazi).” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson shih.) Kjo vlen gjatë qëndrimit në këmbë.
  10. Ndieje rukunë, madhërimin e Zotit, përulësinë e Tij. Sexhdja është një kënaqësi e veçantë, së cilës asgjë nuk mund t’i afrohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (Alek, 19). Ndieje afërsinë dhe nënshtrimin, se kështu do të lartësohesh, sepse sa herë që bën një sexhde për Allahun, Ai të ngre një shkallë.
  11. Lutju shumë Allahut në sexhde, edhe pas teshehudit edhe para selamit. Këto janë vende që lutja pranohet, sidomos kur i lutesh Allahut me emrin e Tij të madh. Ai përgjigjet dhe kur i kërkon, ta jep. Muhamedi salallahu alejhi ve selem hyri në xhami dhe pa një njeri që lutej pas namazit me lutjen “Allahume eseluke ja Allah el-ehad es-samed, el-ledhi lem jelid, ve lem juled, ve lem jekun lehu kufuven ehad. en tegfire li dhunubi. in-neke entel gafurur-rehim”. () Muhamedi salallahu alejhi ve selem tha: “Ai e fali atë. E fali atë. E fali atë.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
  12. Pas selamit qëndro mirë, duke e ruajtur energjinë e namazit, duke e ndier arritjen e kënaqësisë së syrit pas leximit të Kuranit, dhikrit, duasë, rukusë, sexhdes. Pastaj fillo me duatë (edhkar) e ligjshme dhe të gjitha kryeji me qetësi.
  13. Pastaj fale sunetin pas farzit, duke i përmbledhur ndjenjat e abdestit, shkuarjes në xhami, ndjekjes së ezanit.
  14. Këshillë: Lexo edhe një herë pikat e lartpërmendura që të përjetosh atë që të ka përgatitur Allahu në xhenet. Vendbanimi, konaku i Allahut të Lartësuar është nder nga Ai. Atëherë urdhëro e merr nga frytet e shumta dhe të bëfshin mirë!

–          Kujto hadithet që flasin për vlerën e abdestit në faljen e gjynaheve;

–          Kujto vlerën e duasë pas abdestit, kur hapen tetë dyert e xhenetit dhe ke mundësinë e hyrjes nga cila dëshiron;

–          Shkuarja në xhami ka shpërblime të shumta, si fshirje të mëkateve, ngritje të shkallëve, etj.;

–          Shpërblimi i ezanit përfundon me shefat (ndërmjetësim);

–          Shpërblimi i pritjes së namazit ka sevapin e namazit dhe duatë e melaikeve.

–          Pastaj është sevapi i tekbirit fillestar, i namazit me xhemat, i safit të parë, i anës së djathtë të safit;

–          Sevapet e dhikrit, suneteve.

Për Allahun, ju betohem: A nuk është ky një banket?!

Për Allahun, më tregoni kush mund ta humbë këtë gosti, nëse ka mundësi të marrë pjesë?!

  1. Projekti i dhikrit

Allahu i Lartësuar thotë:

O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje! Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.” (Ahzab: 41-43)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

Duhet ta kemi të qartë se dhikri, është më i madh se çdo gjë.

Merre me mend, përkujtimi i Allahut është më i madh se namazi! Allahu i Lartësuar thotë:

“Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (Ankebut: 45)

Imagjino, përkujtimi i Allahut është më i madh se zekati!

Mendo, përkujtimi i Allahut të Lartësuar është më i madh se xhihadi në rrugën e Allahut! Ebu Dardaja thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: “A doni t’ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më fisnike, më të ngritur te Sunduesi juaj, gjithashtu më e mirë për ju sesa shpërndarja (dhënia) e arit dhe argjendit, po ashtu edhe më e mirë për ju se takimi me armikun dhe bërja e luftës?” I thanë po. Tha: “Dhikrullahi teala, përkujtimi i Allahut të Lartësuar.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Allahu i Lartësuar thotë: “…përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë.” (Enisa: 103)

Natën e ditën, në tokë e det, në udhëtim e në shtëpi, në pasuri e varfëri, të sëmurë a të shëndetshëm, haptas e fshehtazi, pra në çdo gjendje. Fjalët më të mëdha në përgjithësi gjatë këtyre ditëve janë “Subhanallah, Elhamdu lilah, La ilahe il-lallah, Allah ekber”, fjalë të përjetshme. Kështu na informoi Muhamedi salallahu alejhi ve selem, se çdo fjalë mbjell nga një pemë në xhenet dhe shpërblimi i çdo fjale tek Allahu është sa kodra e Uhudit.

Xhafer bin Sulejmani thotë: “E kam parë Thabit el-Benanin në tubimet e diturisë që ndalej nga fjalimi dhe shqiptonte Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-lallah, Allahu ekber ve lil-lahil hamd. Dhe thoshte se këto janë ditët e dhikrit.”

Ti mund të bësh një pyetje: Kur t’i shqiptoj këto fjalë?

Të përgjigjem: Mësoje veten… mësoje veten… mësoje veten:

  1. Duke ecur rrugës;
  2. Në shtrat, kur bie të flesh;
  3. Gjatë bisedës, duke ngrënë;
  4. Duke shkuar më herët në xhami.

Nëse do edhe diçka më tepër, është edhe më mirë për ty:

  • Istigfar (kërkim falje) për vetveten.

I Dërguari i Allahut thotë: “Kush dëshiron të kënaqet me regjistrin e vet, le ta shpeshtojë istigfarin.”(Shënon Bejhekiu, Albani e vlerëson sahih.)

  • Istigfar (kërkim falje) për besimtarët dhe besimtaret.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush bën istigfar për besimtarët dhe besimtaret, Allahu ia shënon nga një të mirë për çdo besimtar dhe besimtare.” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

  • Salavatet për Muhamedin salallahu alejhi ve selem.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush bie një herë në salavat për mua, Allahu dhjetë herë bën dua për të.” (Shënon Muslimi)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Sa herë që një musliman bie në salavate për mua, bien në salavate melaiket për të dhe atëherë robi le të bjerë në salavate ose le t’i shpeshtojë ato.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson hasen.)

Salavati i melaikeve është istigfar, ndërsa salavati i Allahut të Lartësuar është mëshirë.

Nëse i përmbahesh asaj që u tha më lart dhe bën dhikër jo më pak se një mijë herë në ditë, kjo do të thotë 5000 fidanë të mbjellë në xhenet. Po të vazhdosh kështu me dhikër gjatë këtyre dhjetë ditëve, parafytyro se si do të jetë kopshti yt në xhenet!

Parafytyro 100 000 fidanë në xhenet që do t’i kesh në pronësi vetëm për dhjetë ditë!

Një rast shumë i volitshëm, që nuk duhet humbur.

  1. Projekti i agjërimit

Prej udhëzimeve (Sunetit) të Muhamedit salallahu alejhi ve selem ishte që ta agjëronte ditën e nëntë (Arafatin) të Dhul-hixhes. Nga disa gra të Muhamedit salallahu alejhi ve selem mësojmë se Muhamedi salallahu alejhi ve selem agjëronte ditën e nëntë të Dhul-hixhes, tri ditët e çdo muaji dhe çdo të hënë dhe të enjte.”(Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, për agjërimin e dhjetë ditëve thotë se është mustehab shumë i preferuar.

Atëherë agjëroji të nënta ditët, që të gjitha. Mos e humb asnjërën. Edhe nëse dikush të thotë se hadithi është i dobët, ti shfrytëzo frytet e agjërimit vullnetar në përgjithësi.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, fytyrën e tij Allahu e largon nga xhehenemi shtatëdhjetë vjet.” (Mutefekun alejhi, Buhariu dhe Muslimi.)

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, në rast të pamundësisë për ta kryer haxhin, është se e bëri këtë të fundit shoqërues në shpërblime me atë që ka shkuar në haxh.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Tre vetave nuk u refuzohen lutjet.” Njëri prej tyre është “agjëruesi.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush e përfundon jetën me agjërimin e një dite, ka hyrë në xhenet.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Allahu dhe melaiket e Tij luten për ata që ngrihen në syfyr.(Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Këto janë disa fryte të agjërimit vullnetar. Vlera e këtyre ditëve të rikujton kohën e muajit Ramazan. Sido që të jetë, ti je fitues.

  1. Projekti i haxhit dhe umres

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat dhe qëndron duke përmendur Allahun derisa të lindë dielli, për të ka shpërblime si një haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.(Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Në këtë qëndrim duhet:

–          të lexohet Kurani;

–          të lexohen edhkaret (lutjet e mëngjesit);

–          të ripërtërihet teubeja (pendimi);

–          të bëhet lutje në vetmi;

–          të falen ata që të kanë bërë padrejtësi;

–          të kërkohet falje prej Allahut të Lartësuar;

–          të bëhen ibadete (adhurime) të tjera.

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, në rast të pamundësisë për ta kryer haxhin, e bëri këtë të fundit shoqërues në shpërblime me atë që ka shkuar në haxh.

Këtu kemi disa punë që e kanë shpërblimin si haxhi dhe umreja, kuptohet në pamundësinë e kryerjes së tyre.

Së pari: Dhikri, lutjet pas çdo namazi.

Ebu Hurejra tregon: “Disa të varfër erdhën tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut! Të pasurit na e kaluan me të mira: ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, ata japin sadaka (ndihmojnë), por ne nuk kemi me çfarë të ndihmojmë. Ata japin në rrugën e Allahut, por ne nuk kemi çfarë të japim.” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem tha: “A doni t’ju tregoj diçka që nëse e punoni, nuk ka kush jua kalon (me shpërblime) dhe nuk ka kush ju mbërrin, me përjashtim të atij që vepron njësoj si ju?Atëherë pas çdo namazi thoni subhanallah tridhjetë e tri herë; elhamdu lilah tridhjetë e tri herë dhe Allahu ekber tridhjetë e tri herë.” (Mutefekun alejhi, Buhariu dhe Muslimi.)

Së dyti: Namazi i jacisë dhe i sabahut me xhemat.

Ukbeja bin Andul Gaffari ka thënë: “Namazi i jacisë me xhemat është si një haxh dhe namazi i sabahut me xhemat si një umre.”

Së treti: Namazi i sabahut me xhemat dhe dhikri deri pas lindjes së diellit dhe falja e dy rekateve.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat dhe qëndron duke përmendur Allahun derisa të lindë dielli, për të ka shpërblime si një haxhi dhe umre të plotë, të plotë të plotë.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Së katërti: Falja e namazit me xhemat dhe falja e namazit vullnetar.

Kush shkon për t’i falur namazet obligative me xhemat është sikurse një haxhi dhe kush shkon për të falur namaz vullnetar është me vlerën e një umreje vullnetare.” (Sahihul Xhami, Albani e vlerëson hasen.)

Së pesti: Namazi në xhaminë Kuba.

Kush lahet në shtëpinë e vet, më pas vjen në xhaminë Kuba dhe falet në të, ka shpërblimin e një umreje.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Së gjashti: Falja e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit.

Ibni Rexhebi thotë: “Muhabef bin Selimi ka thënë: “Dalja në Fitër Bajram ka shpërblimin e një umreje dhe dalja në Kurban Bajram ka shpërblimin e një haxhi.”

  1. Projekti “KANATIRUL-FRIDVS”

(pasuria e grumbulluar në sasi të mëdha)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush fal namaz vullnetar me dhjetë ajete, nuk regjistrohet për gafil (neglizhent), kush falet me njëqind ajete shënohet prej kanitinëve (adhuruesve të devotshëm e të denjë) dhe kush fal namaz me një mijë ajete shënohet prej mukantirinëve (personi me pasuri të panumërt).” (Shënon Ebu Davudi)

Projekti ka të bëjë me faljen vullnetare për çdo natë me një mijë ajete, për çdo natë fiton pasuri të mëdha dhe të panumërta në xhenet. Por nëse nuk mund të falësh namaz vullnetar me një mijë ajete, fal namaz me njëqind ajete që të listohesh te “kanitinët”.

Hasan el-Basriu ka thënë: “Namazin e natës e lënë vetëm ata që kanë bërë gjynahe.”

Seid bin Xhubejri, kur hynin dhjetë ditët, angazhohej shumë në adhurim dhe thoshte: “Mos i fikni dritat në këto dhjetë net.”

Të mirat e namazit të natës:

ka në xhenet dhoma që anën e jashtme e sheh nga brenda, kurse anën e brendshme e sheh nga jashtë.

  1. Falësi i namazit të natës është njëri prej atyre të treve me të cilët Allahu qesh. E, kur Allahu qesh me robin e Tij, ai rob nuk do të ketë llogari.
  2. Namazi i natës është traditë e njerëzve të mirë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë për të: “Ështëtraditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.) Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës.
  3. Allahu e ka fshehur shpërblimin për falësin e namazit të natës dhe thotë: “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Sexhde: 17)
  4. Namazi i natës në dynja e lehtëson qëndrimin në këmbë në Ditën e Gjykimit.
  5. Nëse e bën nijet për namaz të natës dhe nuk mund të ngrihesh, të regjistrohet nijeti i bërë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kur një njeri duke falur namazin e natës e mund gjumi, Allahu i Lartësuar ia shënon shpërblimin e namazit dhe gjumin sadaka.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

  1. Projekti i vëllazërisë për Allahun

Prej robërve të Allahut ka njerëz të tillë që nuk janë Pejgamberë e as shehidë, ndërsa Pejgamberët dhe shehidët këta i shikojnë me kënaqësi për pozitën që kanë ata tek Allahu i Lartësuar.” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, na trego kush janë këta.” Tha: “Ata janë një popull që janë dashur për Allahun, nuk kanë qenë familjarë mes vete e as që i ka lidhur pasuria. Por, pasha Allahun, vërtet fytyrat e tyre janë me nur (dritë) dhe ata janë në dritë, ata nuk frikësohen kur frikësohen njerëzit dhe nuk pikëllohen kur mërziten njerëzit”, dhe lexoi ajetin: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.” (Junus, 62)

Po të propozoj që së paku një herë në këto dhjetë ditë t’i ftosh shokët e tu për iftar. Para akshamit bëni vetëm gjysmë ore dhikër e dua, kurse pas iftarit edhe një gjysmë ore dhe dëgjoni Kuran. Më pas dhuroju ndonjë libër ose CD, që të fitosh:

  1. Sevapin e agjëruesit;
  2. Sevapin e davetit në rrugën e Allahut;
  3. Sevapin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja;
  4. Sevapin e ndihmës për të mirë.

  1. Projekti i lidhjes familjare

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “O njerëz! Jepni selam (përshëndetuni), jepni ushqim, mbani lidhjet farefisnore, falni namaz natën kur njerëzit janë në gjumë, do të hyni në xhenet me selame. (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Farefisnia mbetet e varur tek Arshi dhe thotë: “Kush e vazhdon lidhjen me mua, ai ka vazhduar lidhjen me Allahun. E, kush ndërpret lidhjen me mua, ai ka ndërprerë lidhjen me Allahun.” (Shënon Muslimi)

Atëherë kujdesu që së paku një orë në ditë ta ndash për:

  1. T’u sjellë mirës ndaj prindërve;
  2. Të vizituar ndonjë të afërm;
  3. Të respektuar fqinjët;
  4. Të gëzuar muslimanët.

  1. Projekti i ditës së Arafatit

Vlerat e ditës së Arafatit:

  1. Në këtë ditë është plotësuar feja.

Kjo shpjegohet në disa aspekte:

–          Muslimanët nuk e kryenin më parë haxhin, derisa ai u bë detyrim dhe  kështu u kompletuan shtyllat e Islamit.

–          Allahu i Lartësuar e ktheu në rregullat e Ibrahimit, e mohoi shirkun dhe idhujtarët nuk u përzien më me muslimanët, u rrënuan shenjat e injorancës dhe u ndalua tavafi rreth Qabes lakuriq.

–          Pas kësaj dite nuk pati më dispozita mbi hallallin dhe haramin.

  1. Në këtë ditë u plotësua dhuntia e Allahut duke realizuar faljen.
  2. Është festë për pasuesit e Islamit.
  3. Është ditë çift. Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem për çiftin dhe tekun.” (Fexhër: 3), kurse teku është dita e Bajramit.
  4. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë më shumë që Allahu liron njerëz nga zjarri sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” (Shënon Muslimi)
  5. Arafati është ndër ditët më të vlefshme. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
  6. Është dita e haxhit.
  7. Është dita e faljes së mëkateve. Transmetohet në formën mevkuf nga Ibni Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk mbetet askush në ditën e Arafatit që ka sado pak iman e të mos jetë falur.” Një njeri i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ata që janë në Arafat apo njerëzit në përgjithësi?” Tha: “Të gjithë njerëzit në përgjithësi.” (Shënon Abd bin Hamid në “Musnedin” e tij, 842.)
  8. Aliu, biri i Ebu Talibit, thotë: “Nuk ka ditë në tokë që Allahu nuk liron nga zjarri. Kurse dita që lirohen më së shumti është dita e Arafatit. Atëherë shpeshtoni lutjen: “O Allah, liroje qafën time nga zjarri.”
  9.  Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve.

Vëlla i dashur!

A e ke kuptuar vlerën e kësaj dite?

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)

Atëherë së bashku le të bëjmë një llogari: agjërim 12 orë baras me 24 muaj falje.

Agjërim 12 orë = Falje 24 muaj

Le të bëjmë edhe një llogari:

1 orë agjërim = 2-muaj falje

Domethënë për çdo 60 minuta agjërim, 60 ditë falje.

A është ndonjë i mençur që dëshiron ta humbasë minutën? Pa dyshim që jo.

  1. Projekti i ditës së Bajramit

Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme.

Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos të biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve.

Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.”

Plani i kësaj dite:

  1. Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve.
  2. Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët.
  3. Ther kurban.

 

Shanset e arta

  1. Çdo ditë ti ndërton nga një shtëpi në xhenet nëse fal vetëm 12 rekate sunete.  “Nëse një rob musliman i fal për Allahun çdo ditë nga 12 rekate vullnetare, që nuk janë detyrim (farz), Allahu ia ndërton një shtëpi në xhenet.” (Shënon Muslimi) Llogarit pak: për 10 ditë, dhjetë shtëpi në xhenet.
  2. Çdo ditë ti ndërton nga një pallat në xhenet. Lexo suren Ihlas (Kulhuvallahu ehad…) 10 herë në ditë dhe çdo ditë Allahu ta ndërton një pallat në xhenet. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon “Kulhuvallahu ehad” dhjetë herë, i ndërtohet një pallat në xhenet.” (Shënon Daremiu, 3429, është mursel.)
  3. Mos harro t’i gëzosh familjet e varfra duke i vizituar para Bajramit dhe duke u dhuruar para, ushqime e rroba.
  4. Mundohu ta praktikosh premtimin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem që brenda ditës të realizohen agjërimi, përcjellja e xhenazes, vizita e të sëmurit, sadakaja, se të hapen të gjitha dyert e xhenetit.

Hyrje
Vlera e dhjetëditëshit të Dhul-hixhes
1 – Projekti i Kuranit
2 – Projekti i banketit për çdo namaz
3 – Projekti i “dhikrit”
4 – Projekti i agjërimit
5 – Projekti i haxhit dhe umres
6 – Projekti “KANATIRUL-FRIDVS”
7 – Projekti i vëllazërisë për Allahun
8  – Projekti i lidhjes familjare
9 – Projekti i ditës së Arafatit
10 – Projekti i ditës së Bajramit
Shanset e arta

Përktheu dhe përshtatiUlvi Fejzullahu

Burimi; albislam.com

NA NDIQNI NË