Përsiatje rreth Israsë dhe Miraxhit

Përsiatje rreth Israsë dhe Miraxhit

0 854

Isra është udhëtimi natën i të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem prej Mekes e deri në mesxhidu Aksa që e bëri me Xhibrilin alejhi selam të hipur në Burak.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit) “ Isra, 1
Miraxh është ngritja e të dërguarit të Allahut prej në Mesxhidul Aksa e në mbi shtatë qiej ku do të takohet me Zotin e tij.
Kjo ndodhi madhështore të dërguarit salallahu alejhi ve selem i ka ndodhur në periudhën mekase ku ai ballafaqohej çdo ditë me përgenjeshtruesit e tij. Ata që I besonin, ishin një numër i vogël.
Ky udhëtim, kjo ngritje i dhanë një fuqi dhe vullnet të ri të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem. Përsiatja e kësaj ndodhie të njëtën e bën me besimtarin.
Të ndalemi dhe të admirojmë se çfarë ndodhi:
I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem duke qenë I shtrirë në shtratin e tij, i hapet pullazi dhe vjen Xhibrili me një enë nga xheneti me ujë të zmezaemti dhe ia hapë gjoksin, ia pastron zemrën nga ajo pjesa e djallit. Edhe kjo ishte një parapregatitje për këtë udhëtim. Xhibrili me vete kishte një gjallesë të bardhë në formë të kalit të quajtur Burak. I dërguari pas udhëtimit me të e ka përshkruar se ka lëvizur me shpejtësi ashtuqë aty ku mbaronte shikimi, Buraku e qite thundrën e tij.
Kur kanë arritur në Aksa është falur në mesxhidul-Aksa. Xhami nga tre xhamitë e shenjta. Edhe kjo është një mesazh për besimtarët se ajo xhami është e tyre dhe nuk duhet të lihet në duar të uzurpuarve.
Pastaj kur u ngrit në qiell, është takuar me pejgamberët. Ky takim ka pasur rëndësi shumë të madhe për të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem. Edhe besimtarëit që synon për një sukses, ai duhet të takohet me njerëz të mbrirë dhe të përfitojë nga ata nga përvoja e tyre.
Në qiellin e shtatë Xhibrili ndalet dhe i thotë të dërguarit se ai aty e marron udhëtimin. Aty është kufiri i tijm ndërsa pejgamberi salallahu alejhi ve selem duhej ta vazhdonte udhëtimin. Kështu është vella i nderuar, krijesa melek, ndalet, kurse krijesa njeri vazhdon udhëtimin përtej. Kështu Allahu i Madhëruar e ka ngritur të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem edhe mbi pozitat e melaikeve.
Në fillim arrin në Sidretul-munteha, pema e madhe sa që kalorësit do ti duhej shtatëdhjetë vite për ta kaluar hijes e saj. Te kjo është xheneti Me’va.
Në vazhdim I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e pa xhenetin dhe banorët e tij kënaqen në të, e pa xhehenemin dhe si banorët e tij vuajnë në të.
Pastaj, …
… pastaj ndodhi ajo që është më e madhja, takimi me Allahun e Madhëruar pa ndërmjetësimin e Xhibrilit. Në këtë takim Allahu ia bën obligim namazin.
Pasi është kthyer në Meke te populli I tij, ai në jetën e tij u ka thënë sahabëve:
حُبِّبَ إليَّ من دُنْياكمُ النِّساءُ والطِّيبُ وجُعِلَت قُرَّةُ عَيني في الصَّلاةِ
“Më janë bërë të dashura nga dynjaja grtaë (bashkëshortet), parfumet, por kënaqsia ime më është bërë në namaz.“ Tra. Nesaiu
Andaj vëlla i dashur, namazi është miraxhi i besimtarit dhe kënaqësia e tij.

Ali Shabani
01.03.2022

GJITHASHTU NË ALBISLAM