Rrënjët e mëkateve

Rrënjët e mëkateve

0 698

Mëkatet janë të shumta dhe të ndryshme. Dijetarët mëkatet i kanë ndarë në mëkate të mëdha dhe mëkate të vogla.
Mëkate të mëdha janë ato mëkate që penalizohen me dënim të caktuar (hadd) në këtë botë si p.sh. zinaja, vrasja, vjedhja, apo ato vepruesi i të cilave kërcënohet me hidhërim apo dënim nga Allahu në ahiret, ose ato mëkate të cilat i ka mallkuar Allahu dhe Pejgamberi vepruesit e tyre.
Mëkate të vogla janë të gjitha ato mëkate që nuk përfshihen në përkufizimin e lartëpërmendur.
Mirëpo, të gjitha mëkatet rrënjët i kanë në tre veprime të shëmtuara, siç potencon Ibën Kajim El-Xheuzij, Allahu e mëshiroftë! Ai thotë:
“Rrënjët e të gjitha mëkateve, të mëdha apo të vogla janë tre: lidhja e zemrës me dikë tjetër pos Allahut, dëgjueshmëria ndaj fuqisë së hidhërimit dhe dëgjueshmëria ndaj fuqisë së epshit, ndryshe thënë, ato janë: shirku, padrejtësia dhe imoraliteti. Kulmi i të lidhurit me dikë tjetër pos Allahut është shirku. Kulmi i dëgjueshmërisë ndaj forcës së hidhërimit është vrasja dhe kulmi i dëgjueshmërisë ndaj forcës së epshit është zinaja. Për këtë arsye, Allahu i përmendi këto tre mëkate bashkërisht në suren Furkan: 68
“Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.”

Përktheu: Hoxhë Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM