POROSI PROFETIKE

POROSI PROFETIKE

0 1220

Porosi të dobishme profetike

Përcillet nga Ebu Hurejreja radijallahu anhu se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

)اتق المحارم تكن أعبد الناس و ارض بما قسم الله لك تكن أغنى الناس و أحسن إلى جارك تكن مؤمنا و أحب للناس ما تحب لنفسك تكن مسلما و لا تكثر الضحك فإن كثرة الضحك تميت القلب (

“Ke kujdes në ndalesat (haramet), do të jesh më i nënshtruari (adhurues) mes njerëzve, kënaqu me atë që ta ka caktuar Allahu ty, do të jesh njeriu më i pasur, sillu mirë me fqiun, do të jesh besimtar, dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të jesh musliman dhe mos e shpeshto të qeshmen, se qeshja e tepërt e vdes zemrën!

Transmeton: Ahmedi në Musned, Tirmidhiu në Sunen dhe Bejhekiu në Shuabul-iman

Në këtë hadith janë përmbledhur pesë porosi ku i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) e këshillon këtë umet dhe e edukon me edukatë shembullore tejet të dobishme që të jetë shoqëria islame shoqëria më e dalluar në mesin e njerëzimit dhe në mbar botën.

Ato porosi pra janë sin ë vijim:

1. Kujdesi nga haramet, ndalesat e Allahut,

2. Kënaqësia me ndarjen e furnizmit të Allahut,

3. Sjellja e mirë me fqiun,

4. Dashja për tjerët atë që do për vete dhe

5. Mosteprimi në të qeshur.

E para: Kujdesi nga haramet, ndalesat e Allahut

Ndalesat e Allahut janë kufijtë e Tij dhe ato nuk duhet të shkilen. Prej adhurimeve më të dashura të Allahut janë kujdesi i besimtarit në ndalesat e Allahut – haramet. Kjo vërehet në mënyrë eksplicite edhe në hadithin në fjalë ku i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) thotë “Ke kujdes nga ndalesat (haramet), do të jesh më i nënshtruari (adhurues) mes njerëzve“.

E dyta: Kënaqësia me ndarjen e furnizmit të Allahut

Allahu i Madhëruar i furnizon robërit e Tij besimtarë dhe jobesimtarë. U ndan atyre sa të dojë, i jep kuj të dojë dhe kur ai do. Nga besimi është që ta dimë dhe t’i besojmë këtij realiteti dhe poashtu duhet të jemi të bindur në të duke qenë të kënaqur me ndarjen e Allahut. Kjo kënaqësi njeriun e bën të ndihet më i pasuri, sepse në njëfarë mënyre e frenon lakminë e cila është shumë e dëmshme dhe e pronarin e saj e shpie në situata jo të lakmueshme.

E treta: Sjellja e mirë me fqiun

Të gjithë ne jetojmë të rrethuar me fqinjë, andaj feja islame urdhëron që me fqinjët të sillemi sa më mirë, e mos t’i dëmtojmë. Kjo sjellje e dëshmon besimin e besimtarit musliman.

E katërta: Dashja për tjerët atë që do për vete

Kjo porosi profetike tregon për interesimin e besimtarit që duhet ta ketë për tjerët dhe të jetë larg egoizmit.

E pesta: Mosteprimi në të qeshur

Feja islame çdo herë e porositë individin që i përket fesë isalme të jetë i përmbajtur, mesatar dhe mos ta teprojë në asgjë. I dërguari i Allahut i cili njoftohet nga Allahu i gjithdijshëm për fshehtësitë e ndryshme, ka porositur që mos ta teprojmë në të qeshur, pasiqë ajo e dëmton zemrën dhe e vdes, a dihet se zemra është organi më i rëndësishëm në trupin e njeriut.

Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar.

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM