THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 37

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 37

0 2004

1. Malik ibn Enes, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk përmirësohet njeriu derisa t’i braktisë ato gjëra dhe angazhime që nuk i interesojnë. Nëse ndodh kështu, Allahu ka për ta hapur zemrën e tij.” – [El-Kadi Ajjad në “Tertib El-Mudarik”, 209/1]

2. Umer ibn AbdulAzizi, Allahu e mëshiroftë, i ka thënë të birit: “O biri im, nëse e dëgjon një fjalë për ndonjë nga muslimanët, atëherë mos mendo keq deri ke mundësi të mendosh mirë.” – [El-Hilje]

3. Vehb ibn Munbih, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Një burrë prej të devotshmëve i tha të birit: “O biri im, mos u bën prej atyre që e kërkojnë botën tjetër pa asnjë vepër dhe e vonojnë pendimin duke e zgjatur shpresën.”” – [Ibn Ebi Dunja në “Et-Teube”, 28]

4. Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse shfaqet dituria në një qytet ose lagje, atëherë pakësohet e keqja tek banorët e saj. Nëse fshehet dituria atje, do të shfaqet e keqja dhe trazira.” – [I’lam El-Muvekkijin]

5. El-Menavij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Gjëja që më së shumti i fut në zjarr ata që e veçojnë Allahun në adhurim, është padrejtësia (hyrja në hak) ndaj njerëzve.” – [Fejd el-Kadir, 565/3]

6. Disa njerëz të urtë kanë thënë: “Vetpëlqimi (mahnitja) e merr mësysh punën. Ashtu siç mësyshi e fut njeriun në varr dhe e vdes, po ashtu edhe vetpëlqimi i vdes veprat e njeriut dhe i asgjëson veprimet e tij.” – [Fejd El-Kadir]

7. Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ashtu siç nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut Një, ashtu nuk ka të pasuar me të drejtë përveç të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.” – [Muteferrikat, kaseta nr. 175]

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM