PROGRAMI DITOR NË RAMAZAN

PROGRAMI DITOR NË RAMAZAN

0 818

1- Kryerja e farzeve (obligimeve).
Falja e namazit farz në kohë me xhemat është më e dashur për Allahun se namazi vullnetar, leximi i Kur’anit, umreja dhe të gjitha namazet e tjera zëvendësuese të një adhuruesi. Allahu në hadith kudsij thotë: “Robi Im nuk më afrohet me diçka më të dashur për Mua sesa ajo që ia kam bërë obligim.”
Nëse umreja në Ramazan është haxhi zëvendësues, pra i barabartë me haxhin, atëherë si thua për namazin farz që është një nga shtyllat e Islamit?!

2- Kujdesi ndaj sunneteve revatib (para dhe pas farzeve).
Sunnetet revatib janë dymbëdhjetë: 2 para sababut, 4 para dreke, 2 pas dreke, 2 pas akshami dhe 2 pas jacie.
Kazaja (shpagimi) i rekateve revatib: nuk duhet tepruar në to. Nëse të ndodh se të ka zënë gjumi apo diçka e ngjajshme, atëherë mund t’i shpaguash (kompenzosh) duke i falur pas farzeve.

3- Namazi i teravisë dhe i natës.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nëse njeriu qëndron (në namazin e teravisë) me imamin derisa të mbarojë, Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblim sikur t’ishte falur tërë natën.”
Seid bin Xhubejri ka thënë: “Të falem me një imam që lexon suren El-Ghashije, është më e dashur për mua sesa të lexoj njëqind ajete i vetëm në namazin tim.”
Mos e humb shperblimin e namazit të teravive me imamin dhe kush deshiron ta shtojë atë më pas në shtëpinë e tij – dritë mbi dritë.

4- Lidhja (me farefisin), sadakaja dhe dhënia ushqim.
Në Sahihun e Buhariut ka ardhur: “Është pyetur i Dërguari i Allahut se Islami i kujt është më i mirë. Ai u përgjigj: “Ai që u jep ushqim njerëzve.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte më bujari në mesin e njerëzve dhe ai bëhej akoma më bujar në muajin e Ramazanit.
Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ndihma e të varfërve duke i ushqyer në muajin e Ramazanit, është një nga Sunetet e Islamit.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ai që ushqen një agjërues, do të ketë një shpërblim të ngjashëm me të.”

5- Shtimi i leximit të Kur’anit.
Ramazani është muaji i Kur’anit, andaj duhet përpjekur në leximin dhe hatmen (përfundimin e tërë) të Kur’anit. Nëse lexoni një orë natën dhe një orë gjatë ditës, në çdo orë 3 xhuza, do ta përfundoni Ramazanin me 6 hatme të Kur’anit.
E nëse njeriu nuk e plotëson atë gjatë Ramazanit, atëherë nuk do të plotësohet gjatë pjesës tjetër të vitit, përveç nëse do Allahu. Mosplotësimi i hatmes është një zhgënjim që kërkon vazhdimësinë e lutjes për të hequr shkujdesjen nga zemra.

6- Shtimi i dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes dhe pas namazeve.
Ibnul Kajjim thotë: “Njerëzit më të mirë për çdo vepër janë ata që e përmendin më shumë Allahun, kështu që agjëruesit më të mirë janë ata që e përmendin më shumë Allahun.”
Ndër dhikret më të mira janë:

  1. (La ilahe il-lAllah vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve Huve ala kul-li shej’in kadir) 100 herë;
  2. (SubhanAllahi ve bihamdihi) 100 herë;
  3. (Rabbig-firlij ve tube alejhi, inneke Ente tevvabur-Rahim) 100 herë.
    Askush prej nesh nuk duhet t’i lërë pas dore këto dhikre të mëdha dhe askush nuk është më i mirë se ndonjëri që i thotë këto, përveç atij që e ka shtuar (nga kjo).
    Gjithashtu, dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, si dhw dhikret pas namazeve.

7- Shtimi i lutjeve.
Lutja duhet të jetë një pjesë thelbësore e programit tuaj të përditshëm në Ramazan.
Kohët e përgjigjes së lutjes janë:

  • në prag të iftarit;
  • ndërmjet ezanit dhe ikametit;
  • në sexhde;
  • në uljen e fundit në namaz para selamit;
  • në fundin e natës;
    Ndryshime të mëdha për mirë, jeni pothuajse i sigurt se ato ndodhin vetëm me një lutje të sinqertë gjatë një lutjeje të vazhdueshme me një zemër prezente në momentet e pranimit të lutjes.

8- Shtimi i veprave vullnetare.
Si p.sh. namazi i duhasë, namazi ndërmjet akshamit dhe jacisë, si dhe shtimi i namazit të natës dhe vullnetar duke e vazhduar edhe në shtëpi.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nuk ndodh që një musliman të merr abdes në formën më të mirë, pastaj ngritet dhe i fal dy rekate me zemër dhe gjymtyrë prezente (në namaz), e mos t’i obligohet hyrja në Xhenet.” [Sahih Muslim].
Nuk ka gjë të keqe që nga veprat vullnetare të jetë leximi i Kur’anit gjatë këtyre netëve.

9- Pasimi i muezinit (gjatë thirrjes së ezanit) dhe gjurmimi në lutje pas tij.
Në hadithin e Tirmidhiut ka ardhur: “Nuk refuzohet lutja që bëhet mes ezanit dhe ikametit.”
El-Baxhij në librin e tij “Sherh El-Muvatta” ka thënë: “Përgjigjja e lutjes në këtë moment ka gjasa të mëdha dhe refuzimi në të është shumë i rrallë.”
Bëjeni zakonin tuaj: Përpjekia në lutje pas çdo ezani, qoftë edhe pesë minuta.
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e frymëzon lutjen, dua që atij t’i pranohet.”

10- Gjurmimi pas çastit të pranimit të lutjes për çdo natë.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Vërtetë për çdo natë në të cilën muslimani i kërkon Allahut mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër, Allahu sigurisht që ia përmbush atë dhe kjo ndodh për çdo natë.” [Sahih Muslim].
Nëse njeriu i ndan orët e natës dhe përpiqet çdo natë, ai do t’i arrijë ato në këtë muaj të shenjtë shumë herë.
Pjesa më e veçantë e saj është mesi i natës (dhe pas saj).
Ka ardh në hadith: “Lutja më e pranuar është në mes të natës…”


Përgatiti: Prof. Dr. AbdulAziz Esh-Shaija, profesor i asocuar në Departamentin e Sunnetit pranë Universitetit Islamik “Imam Muhamed ibn Saud”
Përktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM