RISKU DHE SHKAQET E SHTIMIT TË RISKUT

RISKU DHE SHKAQET E SHTIMIT TË RISKUT

0 7272

Vërtetë se risku (furnizimi) është në dorë të Allahut, Ai e shpërndan tek krijesat e Tij ashtu siç Ai do, dhe të marrurit e saj është kërkesë e çdo njeriu, e cila nuk është e kufizuar në aspektin material. Risku (furnizimi) përfshin edhe shumë mirësi tjera, siç është shëndeti, kënaqësia, pasardhësit, madje edhe në dashuri, ashtu siç i ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, Hadixhes “Unë vërtetë jam furnizuar më dashuri”. Allahu i Madhëruar i sqaroi shkaqet për shtimin e riskut (furnizimit) në ajetet kur’anore, siç vijojnë:

  1. Frika ndaj Allahut: Allahu ju ka premtuar atyre që kanë frikërespekt ndaj Allahut se do t’i furnizojë andej nga nuk e mendojnë dhe nuk e shpresojnë, ju bën atyre dalje nga çdo ngushtësi, duke përfshirë ngushtësinë e dunjasë dhe ahiretit, kështuqë njeriu duhet t’ju shmanget mëkateve dhe gabimeve.
  2. Të shtuarit e istigfarit (kërkimfaljes) dhe teubes (pendimit) kur bën mëkate: Allahu i Madhëruar thotë: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë”  Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” [Nuh: 10-12]. Andaj, njeriu duhet të; kërkojë falje natë e ditë dhe të nxitojë në pendim kur bën mëkate.
  3. Të mbështeturit në Allahun e Madhëruar: I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nësë i mbështetesh Allahut ashtu siç e meriton mbështetja ndaj Tij, do të të furnizojë ashtu si# e furnizon zogun, i cili del i uritur dhe kthehet I ngopur.” [Transmeton Ahmedi]. Allahu ka sundim mbi gjithçka, dhe në Dorën e Tij janë çelësat e qiellit dhe të tokës, pra kushdo që i mbështetet Atij, ai ka llogari. Këtu vlen të përmendet rëndësia e dallimit mes mbështetje dhe varësi. Se Allahu i Madhëruar urdhëron që të mbështetemi tek Ai pas marrjes së shkaqeve, do të thotë se njeriu përpiqet në kërkimin e riskut (furnizimit), dhe do të ndërmerr prezantime dhe shkaqe, do të mëson, do të aftësohet, zhvillohet, do të kërkojë punë dhe më pas do të mbështetet në Allahun. Megjithatë, dijetarët e ndajnë riskun (furnizimin) në dy aspekte:
  • të lodhurit në kërkimin e riskut (furnizimit); dhe
  • risku (furnizimi) që vjen pa u lodhur siç është pasuria të cilën e merr njeriu nga trashëgimia.

    1. Haxhi dhe umreja: këto e zhdukin varfërinë

  • Mbajtja e lidhjeve farefisnore: I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, na sugjeroi se me ruajtjen e lidhjeve farefisnore na shtohet risku (furnizimi), dhe i shlyen të këqijat nga njeriu, kështuqë njeriu duhet t’i ruajë lidhjet farefisnore, pasiqë ajo është në dobinë e ahiretit të të dy palëve, e zgjeron riskun (furnizimin), e shton dashurinë mes të afërmive, e kënaq Allahun e Madhëruar, dhe treegohet se ruajtja e lidhjeve farefisnore është e lidhur me Arshin e të Gjithëmëshirshmit, po i ruajte lidhjet e para, ruhet edhe e dyta; po i shkëpute lidhjet e para, shkëputet edhe e dyta.
  • Të shpenzuarit në rrugë të Allahut: Esenca e pasurisë në Islam është e Allahut e Madhëruar, dhe Ai ka urdhëruar që të varfërit dhe nevojtarët të jenë pjesë e saj, dhe Ai ju premtoi se kush shpenzon ashtu siç është urdhëruar, do t’ua zëvendësojë atë (pasurinë) me më të mirë, do t’u shumëfishohet në këtë botë dhe ata gjithashtu do të kenë shpërblim të dyfishuar në ahiret, ashtu sikurse bamirësia për ata që kanë nevojë për ndihmë morale, ose ju ndihmojnë në çdo çështje të jetës sado që të jetë e vogël.
  • Falënderimi i Allahut për mirësitë: Muslimani duhet që ta lavdërojë dhe falënderojë Allahun për bekimin e gjërë që ka, dhe kush falënderon Allahun, është e drejta e Allahut që t’ia shtojë të mirat.
  • Martesa: Allahu e ka bërë martesën nga shkaqet e riskut (furnizimit), dhe siç transmetohet nga Omer ibn Hattabi radijAllahu anhu, kur kërkonte që të martohet për t’u furnizuar, u bazua në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij.” [Nur: 32]
  • Adhurimi: Kush është i preokupuar me adhurm ndaj Allahut, Allahu do ta furnizojë atë, dhe kush e braktis adhurimin ndaj Tij, Allahu do ta zë atë dhe do t’ia ndërpret furnizimin, ashtu siç është e detyruar që t’i kthemi Allahut me lutje, me përulësi, me kërkim të furnizimit, dhe kjo duhet bërë urgjentisht.

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM