SHENJA E KATËRT: NAMAZI ËSHTË DRITË

SHENJA E KATËRT: NAMAZI ËSHTË DRITË

0 1510

Prej shenjave më të mëdha të suksesit është që saherë që dëgjon thirrjen (hajje ala salah, hajje alal felah): eja në namaz , eja në shpëtim; të shpejtosh drejt abdesit, e kjo është shenjë e imanit dhe e suksesit.

Po. Ngrihu dhe fale namazin saherë që e dëgjon këtë thirrje, po pate mundësi shko para se ta dëgjosh, kështu vihet në dukje sinqeriteti dhe dashuria, dhe është shenjë e suksesit dhe shpëtimit.

Përgatitja për namaz, ecja për në xhami, dhe përkujdesi për safin e parë, që shumë njerëz tani nuk po e vlerësojnë safin e parë, sikur ta dinin vlerën e madhe do ecnin deri në xhami edhe zhagas me gjynjë.

Ubej ibën Kabi (radijAllahu anhu) ka thënë: ishte një njeri me shtëpi shumë larg prej xhamisë, s’kishte njeri më larg se ai, dhe nuk mungonte në nëmaz, i është thënë: sikur të kishe blerë një gomar që të ecësh në errësirën e natës apo gjatë vapës së ditës. Ai tha: nuk më bën të lumtur nëse xhaminë e kam në skaj të xhamisë, unë dëshiroj që hapat e mija për në xhami gjatë shkruarjes dhe kthimit të më regjistrohen. I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) tha: Allahu t’i ka mbledhur gjitha ato (shpërblime).” Në një transmetim tjetër: “ty të takon atë që e ke llogaritur.” E shënon Muslimi.

Neveviu ka thënë: Këtu vërtetohet shpërblimi për hapat gjatë shkruarjes dhe kthimit.

A nuk ka thënë Allahu i madhëruar: “i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur.” Jasin, 12.

Disa prej atyre që i ka begatuar Allahu, kanë arritur që t’i paraprijnë namazit qoftë edhe me ca minuta para ezanit, duke u përkujdesur dhe garuar për vlerën dhe shpërblimin e namazit, e Allahu nuk humb shpërblimin e atij që bën një vepër të mirë.

Allahu thotë: “Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të dërguarve të Tij.” Hadid, 21.

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) përcjell se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: A t’ju tregoj për diç që ju shlyen mëkatet dhe ju ngre në grada. Thanë: Gjithsesi , o i dërguar i Allahut! Ai tha: Përsosja e abdesit në kohëra të vështira, hapat e shpeshta për në xhami, dhe pritja e namazit pas namazi. Kjo është si roje gjatë luftës.

Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.” Isra, 78.

Pra namazi është dritë, kështu ka thënë i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), është dritë në fytyrë, në zemër, dritë në gjithë jetën dhe dritë në ditën e Kijametit, “Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai.” Nur, 35.

Enesi (radijAllahu anhu) përcjell: Gjëja e parë për të cilën do të llogaritet njeriu ditën e Kijametit është namazi, nëse namazin e ka në rregull, gjithë punët tjera do t’i ketë në rregull, e nëse atë nuk e ka në rregull, edhe punët tjera nuk do t’i ketë në rregull.

Namazi është çelësi i suksesit për të mirat e dynjasë dhe ahiretit.

Namazi është dritë, është udhëzim është derë e suksesit.

Namazi është burim i përlujes, modestisë, e lutjes.

Ja pra, këto janë dyert që janë hapur për ne, a ka kush që i shfrytëzon? Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Namazi është lidhje me Allahun e madhëruar, dhe për aq sa njeriu është i lidhur me Zotin do i hapen atij dyert e mirësive, e ndërpriten në rrënjë të këqijat, e mbi të do të derdhen suskese nga Zoti, shëndeti, fitimi, pasuria, qetësia, kënaqësia, gëzimi e gjithë rrugëtimet e tija do të jenë të gjelbëruara e të lehtësuara.

Ikrimeh na tregon për veten e tij dhe thotë: Nuk ka ndodh që të thërret ezani, që kur kam pranuar islamin, vetëm se unë isha në xhami, i përgatitur me mallëngjim.

Duhet të pyesim veten, si është halli jonë me namazin.

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: shtylla e fesë, e që feja ngrihet përmes kësaj shtylle është: pesë namazet farz, kështu që duhet kushtuar kujdes për këto namaze.

Gazaliu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Allahu pranon nga namazi i njeriut për aq sa do të jetë përulja dhe përkushtimi në namaz, kështu adhuro Allahun në namaz sikur ta shohësh Atë, edhe pse ti nuk e sheh, Ai të sheh ty. Nëse në atë namaz nuk prezenton zemra dhe nuk qetësohen gjymtyrët kjo tregon se nuk e njeh sa duhet Allahun e madhëruar, duhet ta shërosh zemrën që ndoshta do të jetë me ty kur falesh, sepse nga namazi mbetet vetëm ajo që ke qenë i vetëdijshëm përgjatë namazit.

Amar ibën Jasir përcjell se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: njeriu e përfundon namazin, e nuk i regjistrohet atij përveç se një e dhjeta e namazit, apo një e nënta, apo një e teta, apo një e shtata, apo një e gjashta, apo një e pesta, apo një e katërta, apo një e treta apo një e dyta.

Këtë na e sqaron dijetari i mirënjohur ibën Uthejmin (Allahu  e mëshiroftë) ku thotë: dëshmoj para Allahut se sikur ne ta falnim namazin sikur që duhet do të dilnim nga namazi me iman dhe devotshmëri të ngulitur në zemra.

Po, shkaqet e suksesit, shpëtimit, e dritës dalin nga xhamia, nëse sheh një njeri i cili shpeshton shkuarjen në xhami pesë herë në ditë, dije se Allahu ia do të mirën dhe suksesin.

Për shkak pozitës dhe madhështisë që ka namazi, është gjëja e parë për çfarë do të pyetet njeriu ditën e Kijametit.

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT – SHENJA E KATËRT: NAMAZI ËSHTË DRITË

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM