SPROVAT DHE DËNIMET NË VARR

SPROVAT DHE DËNIMET NË VARR

0 2281

Në koleksionin e Buhariut dhe atë të Muslimit, që kanë përmbledhur hadithe të dërguarit të Allahut, Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem!, transmetojnë nga Ibën Abasi rastin se i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem!, kaloi pranë dy varreve dhe tha se të varrosurit në to po dënohen dhe atë jo për ndonjë gjë që e kishin vështirë ta kryenin; njëri – tha ai, nuk ruhej prej papastërtisë gjatë urinimit, ndërsa tjetri merrej me bartje të fjalëve me qëllime negative. Pastaj e mori një degë të njomë, e theu në dysh dhe i mbolli në të dy varret. Të pranishmit e pyeten: përse veprove kështu o i dërguar i Allahut? Ai tha: “Ndoshta derisa janë të njoma do të ndihmojnë në lehtësimin e dënimit të atyre dyve.”

(عن عبد الله بن عباس رضي الله عنهمار قال : مرّ النبي صلى الله عليه وسلم بقبرين ، فقال : إنهما ليعذبان ، وما يعذبان في كبير ؛ أما أحدهما فكان لا يستتر من البول ، وأما الآخر فكان يمشي بالنميمة ، ثم أخذ جريدة رطبة فشقها نصفين ، فغرز في كل قبر واحدة . فقالوا : يا رسول الله لم فعلت هذا ؟ قال : لعله يخفف عنهما ما لم ييبسا)

Disa dobi nga hadithi;

1. Aludon se urina e njeriut është e papastër.

2. Obligohemi të ruhemi nga stërpikat e urinës.

3. Prej shkaqeve që shumë njerëz dënohen në varr është moskujdesi gjatë urinimit dhe bartja e fjalëve.

4. Vërtetimi se dënimi i varrit ndodh.

5. Bartja e fjalëve është prej mëkateve të mëdha.

6. Moskujdesi gjatë urinimit nga papastërtia është prej mëkateve të mëdha.

7. Zemërgjërësia dhe dhembshmëria e resulullahut, salAllahu alejhi ue selem! , me umeti e tij, saqë edhe ndaj mëkatarëve kishte dhembshmëri.

8. Nuk lejohet mbjellja e degës tek varri dikujt, ngase ne nuk e dim të fshehtën, ky veprim ishte i veqant për resulullahun, salAllahu alejhi ue selem!

9. Pëlqehet dhe preferohet t’ia fshehim dhe mbulojmë të metat ithtarëve të mëkatit.

10. Kujdesi i veqant i shokëve të resulullahut, salAllahu alejhi ue selem! , që t’i përcjellin prej tij fjalët dhe veprat e tij.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolloi; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM