TË GJITHË FORMOHEN NË MITRËN E NËNËS

TË GJITHË FORMOHEN NË MITRËN E NËNËS

0 1268

عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ -رضي الله عنه- قَالَ: حَدَّثَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ -وَهُوَ الصَّادِقُ الْمَصْدُوقُ-: “إنَّ أَحَدَكُمْ يُجْمَعُ خَلْقُهُ فِي بَطْنِ أُمِّهِ أَرْبَعِينَ يَوْمًا نُطْفَةً، ثُمَّ يَكُونُ عَلَقَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يَكُونُ مُضْغَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يُرْسَلُ إلَيْهِ الْمَلَكُ فَيَنْفُخُ فِيهِ الرُّوحَ، وَيُؤْمَرُ بِأَرْبَعِ كَلِمَاتٍ: بِكَتْبِ رِزْقِهِ، وَأَجَلِهِ، وَعَمَلِهِ، وَشَقِيٍّ أَمْ سَعِيدٍ؛ فَوَاللَّهِ الَّذِي لَا إلَهَ غَيْرُهُ إنَّ أَحَدَكُمْ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الْجَنَّةِ حَتَّى مَا يَكُونُ بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا إلَّا ذِرَاعٌ فَيَسْبِقُ عَلَيْهِ الْكِتَابُ فَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ فَيَدْخُلُهَا، وَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ حَتَّى مَا يَكُونُ بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا إلَّا ذِرَاعٌ فَيَسْبِقُ عَلَيْهِ الْكِتَابُ فَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَيَدْخُلُهَا”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:3208]، وَمُسْلِمٌ [رقم:2643].

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ që është më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, na thoshte:

“Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) dyzet ditë si një pikë uji, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë. Pas kësaj, i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë rriskun (furnizimin), jetëgjatësinë, punën dhe në do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën e amshuar). Betohem në Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të.”

E shënojnë Buhariu [numër 3208] dhe Muslimi [numër 2643].

Dobitë e Hdithit:

1. Njeriu duhet ta vërtetojë fjalën e tij në rast kur lajmëron për diç që është e panjohur në mesin e njerëzve.

2. Zhvillohet krijimi i njeriut në barkun e nënës sipas mënyrës që na tregoi i dërguari Allahut.

3. Fryerja e shpirtit në ebrion bëhet pas katër muajve ashtu siç kuptohet nga hadithi.

4. Engjëjt janë robër të Allahut, urdhërohen dhe ndalohen.

5. Engjëjt fryejnë shpirtra me lejen e Allahut dhe shkruajnë.

6. Engjëjt urdhërohen të shkruajnë katër gjëra; riskun (furnizimin), jetëgjatësinë, punët dhe a do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën e amshuar).

7. Risku (furnizimi) është dy llojë:

a.Risku me të cilin mirëmbahet feja.

b.Risku me të cilin mirëmbahet trupi.

8. Kujdesi që kushtoi Allahu ndaj krijesave të tij ngase obligoi engjëjt në barqet e nënave në jetën e dynjasë dhe në botën e amshueshme.

9. Besimi në kader por në të njëjtën kohë njeriu posedon zgjedhjen e veprave të mira ose të këqia.

10. Ndryshimi i veprave para vdekjes varet nga zemra dhe sinqeriti që e posedon njeriu e jo që është padrejtësi në caktimin e Allahut, ashtu siç është përmendur në një hadith tjetër.

11. Kush mban në vete nijet (qëllim) të keq, Allahu do t’ia shfaqë atë duke e bërë që të angazhohet me të kotën, kështu që njerëzit mendojnë se ai ka devijuar e ka ndryshuar, ndërsa në realitet kjo është vetëm e brendshmja e tij e shfaqur në mesin e njerëzve.

12. Besimtari vazhdimisht duhet të lutet që Allahu t’ia forcojë besimin deri në vdekje.

HADITHI I KATËRT

Përgatiti komentimin Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM